Jump to content

Durrësi

Coordinates: 41°18′40″N 19°26′21″E / 41.31111°N 19.43917°E / 41.31111; 19.43917
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Durrësit)
Durrës
Bashki e Shqipërisë dhe qytet
Në drejtim të akrepave të orës, nga sipër poshtë: Bregdeti, Mozaikë te një bazilikë brenda Amfiteatrit të Durrësit, Torra Veneciane, Kolegji Shqiptar, Kisha e Shën Astit dhe apostulit Pal, Muret antike të Kështjellës së Durrësit, Amfiteatri, Sheshi Iliria
Durrësi is located in Earth
Durrësi (Earth)
Koordinatat: 41°18′40″N 19°26′21″E / 41.31111°N 19.43917°E / 41.31111; 19.43917
ShtetShqipëria
ThemeluarShekulli 7 para Krishtit
Qeveria
 • LlojiKryetar bashkie e këshill bashkiak
 • TrupiKëshilli bashkiak i Durrësit
 • Kryetar bashkieEmiriana Sako (PS)
Sipërfaqja
 • Bashki338,30 km2 (13,060 sq mi)
Popullsia
 (2011)
 • Bashki
175.110
 • Dendësia (Bashki)517/km2 (1,340/sq mi)
 • Njesi administrative
113.249
Emri i banorëveDurrsak/e
Zona kohoreUTC+1 (CET)
 • Verës (DST)UTC+2 (CEST)
Kodi postar
2000
Prefiksi+355 52
Faqja zyrtaredurres.gov.al

Durrësi është qyteti i dytë më i madh në Shqipëri.[1] Shtrihet në pjesën qendrore të Ultësirës Perëndimore shqiptare, buzë Detit Adriatik rreth 37 km, në perëndim të Tiranës. Ai ndodhet 44 km në perëndim të Krujës, 110 km në jug të Shkodrës dhe 123 km në veri të Vlorës.

Ai është qyteteti më i lashtë në Shqipëri. Gjetjet arkeologjike pranë Kepit të Palit, 8 km në veri të qendrës aktuale, na tregojnë për një vendbanim të themeluar që në periudhën e Neolitit të Vonë[2] nga një popullësi e panjohur e cila përdorte materiale të importuara nga ishujt e CikladësDetin Egje.[3] Burimet historike, veçanërisht ato të periudhës romake dhe bizantine, na japin një histori të pandërprerë të Durrësit, të paktën që nga epoka e Bronzit të Vonë.[4] Në vitin 627 p.e.s. në vendbanimin e lashtë të Epidamnit u vendos edhe një koloni greke e cila i dha atij profilin e një polisi grek.[5] Luftërat e vazhdueshme, fatkeqësitë natyrore, paqëndrueshmëria politike dhe demografike dhe mbi të gjitha sundimi i Perandorisë Osmane[6] pas vitit 1501, ka bërë që shumë pak nga historia e tij të ruhet aktualisht për turistët dhe studiuesit.

Sot Durrësi është qyteti i dyti më i rëndësishëm në Shqipëri për nga ekonomia dhe demografia.[7] Më shumë se 10% e të gjithë PBB në vend gjenerohet nga Qarku i Durrësit.[8] Sipas censusit të vitit 2011, në territorin e bashkisë së re Durrës banojnë 175,110 vetë ndërsa sipas regjistrit civil të vitit 2021 popullsia rezidente është 299,989 vetë.[9] Qyteti është qendra e Prefekturës dhe Qarkut të Durrësit.

Ekonomia e qytetit ka si bosht kryesor Portin. Porti i Durrësit, më i madhi në vend, ndodhet përballë porteve italiane të Barit (220 km) dhe Brindisit (150 km) dhe siguron lidhjen detare me të gjitha destinacionet kryesore në Detin Mesdhe dhe me gjerë. Aty përpunohet mbi 90 për qind e të gjithë volumit të ngarkim-shkarkimeve portuale në rang vendi.[10] Durrësi është gjithashtu nyja infrastrukturore më e rëndësishme e Shqipërisë pasi lidh jugun e vendit me veriun dhe gjithashtu është pikënnisja dhe pikëmbërritja e të gjithë rrjetit të Hekurudhës Shqiptare.

Durrësi është i famshëm për Amfiteatrin e tij madhështor i cili daton në fillim të shekullit II e.s. Ai është gjithashtu i njohur për disa monumente të rëndësishme si Termat Romake, Forumi Romak, muri i ndërtuar nga perandori Anastas I Dicorus, Bazilika e Shën Mëhillit, Torra Veneciane, Kisha shën Luçia, etj. Ministria e Kulturës gjatë viteve ka shpallur 57 monumente kulture në Qarkun e Durrësit.[11] Aty ndodhen disa muze si Muzeu Arkeologjik, Muzeu Etnografik dhe Galeria e Artit Pamor “Nikolet Vasia”. Qyteti ka disa monumente dhe vepra arti me histori të veçantë si Monumenti i Rezistencës, Monumenti i Mujo Ulqinakut apo Statuja e Rodonit.

Prejardhja e emrit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dyrrahu, nipi i Epidamnit. E lindi Melisa, bija e Epidamnit, me hyjin e detit. Në krahasim me gjyshin, Dyrrahu edhe lindjen e ka gjysmë të hyjnizuar. Këtu me rëndësi është e dhëna që jep Stefan Bizantini se më përpara me emrin Dyrrah është quajtur gadishulli, ku u ndërtua fillimisht qyteti. Më pas, në një dorë të dytë ndërtimi, limani i poshtëm i qytetit u quajt Dyrrah. Me kalimin e kohës, mbas një bashkëjetese emrash, emri Dyrrah u bë sundues (çka ka mundësi të jetë edhe refleks i një binomi të kultit të Epidamnit e të Dyrrahut njëkohësisht; më tej emri Dyrrah u bë përfundimtar. Theksojmë origjinën e kultit të Dyrrahut nga bota e mitologjisë detare, siç ka ndodhur me shumë legjenda të tjera ilire.

Epidamni, heroi e kulti i taulantëve, të cilët e mbajnë si themelues të qytetit, në të vërtetë përpara ardhjes së kolonistëve dorë të vitit 627 para erës sonë. Legjenda e jep si mbret të "barbarëve" (kupto: "taulantëve"), që u kultëzua si krijues jo vetëm i qytetit, por edhe i gjenealogjisë legjendare të dinastisë mbretërore ilire me qendërqytetin dhe me arealin e tij të gjerë.

Në këtë rast kemi një hero vendas, jo një hyjni në kuptimin e vërtetë të fjalës. Krijimi i kultit të tij është në natyrën e krijimit të miteve të heronjve, të hyjnizimit të kultit të të parëve. I njëjti proces ka ndodhur në krijimin e shumë legjendave ilire. Kështu, Stefan Bizantini shënon legjendën e emërtimit të liburnëve sipas një heroi me emrin Liburn, legjendën e emërtimit të Ambrakisë sipas Ambrakut, të birit të Thesprotit të Laokonit (në një variant të dytë nga Ambrakia, vajza e Egjeut), të mbiquajtjes së krahinës së molosëve Afeidantes nga mbreti Afeidas, i Hellopisë nga Hellopi, i biri i Jonit (një legjendë tjetër shënon se Hellopia quhej dhe krahina rreth Dodonës molose e banorët e saj quheshin helloi dhe selloi), të qytetit të Efyras nga emri Efryrit, të birit të Amarakut të Thesprotit, të qytetit Lynkos të Epidamnit është tipologjik për këto lloj legjendash. Ky kult dokumentohet fort edhe në kohën, kur qyteti quhej me emrin Dyrrah, sepse është zbuluar një monument i një personi me pushtet në këtë qytet në shekullin II të erës sonë, që quhej Syr Epidamni, në emrin e të cilit Leon Hezej me të drejtë sheh një jehonë të kultit të stërgjyshit legjendar ilir, të themeluesit të parë. Prokopi i Gazës në "Panagjerikun" kushtuar perandorit të Bizantit Aleks Durrsakut, me origjinë nga ky qytet, thotë shprehimisht se këtu "lindi heroi vendas, që i dha emrin qytetit". Pra, në shekullin V e VI është i gjallë kulti i Epidamnit. Bile deri në shekullin XI Ana Komnena e përmend jehonën e këtij emri me atribute mitologjike.

Natyrisht Epidamni nuk hyn në "elitën" e panteonit ilir: më tepër se një hyjni të mirëfilltë, kemi një njeri të vdekshëm të hyjnizuar. Se ç'rol ka luajtur kulti i tij sot nuk jemi në gjendje të përgjigjemi me hollësi.

Durrësi mund të krahasohet me qytetet më të mëdha të Mesdheut të lashtë dhe mesjetar. Qyteti i Dyrrahut u ndërtua nga ilirët taulantë, dallëndyshasit në shekujt XIII–XI p. K. Banorët e parë të Dyrrahut, para ilirëve të quajtur protoilir, pellazgë, ngritën në rrethinat e këtij qyteti, vendbanimet e para parahistorike. Në kushtet e një klime mesdhetare, vendi më i përshtatshëm për banim ishte ajo e lumit Erzen (Ululeus) si dhe Ultësira Perëndimore përreth saj. Në bregdetin e Gjirit të Durrësit u vendos qendra e parë apo limani me emrin Dyrrah. Sipas autorëve të lashtë, ky qytet u themelua nga dy mbretër me origjinë ilire të quajtur Dyrrah dhe Epidamn. Ai kishte edhe punishte të punimit të qeramikës, të metaleve, të pëlhurave të lëkurës, kantier për ndërtimin e anijeve etj. Dëshmi e zhvillimit të tregtisë janë monedhat prej bronzi e argjendi që janë prerë në Dyrrah. Ndërsa për lulëzimin urban dëshmon mozaiku i një dyshemeje, i quajtur Bukuroshja e Durrësit. Nga shekulli I–III e. s., qyteti i Dyrrahut përjetoi një periudhë lulëzimi, u bë qendër dhe porti kryesor i brigjeve të Adriatikut lindor.

Durrësi është i vendosur në brigjet e detit Adriatik, rreth 30 kilometra (në vijë të drejtë) në perëndim të Tiranës. Sot, qyteti përhapet jashtë në vendbanimet e ndërtimeve në fushën nga lindja. Vendi është mjaft i ulët në jug në gjirin e Durrësit.Ne jug eshte i kufizuar me qytetin e Kavajes.

Politika në Durrës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Durrësi është një qytet që ka të bëjë me lëvizjet politike. Mjafton të përmendim zgjedhjet e vitit 2001, ku partia socialiste fitoi 6 nga 7 deputetë. Gjë e cila u përmbys në zgjedhjet e vitit 2005, ku demokratët fituan të gjithë deputetët në Durrës duke siguruar edhe pushtetin.[nevojitet citimi]

Durrësi ndodhet rreth 35 km larg Tiranës kryeqytetit të Shqipërisë. Është qendra e sistemit hekurudhor shqiptar.

Gjithashtu Durrësi është edhe porti më i rëndësishëm në vend dhe lidhet me Italinë me anë të trageteve të linjës Durrës – Bari, Durrës – Ankona, Durrës – Trieste. Lidhet me Slloveninë me anë të tragetit të linjës Durrës – Kuper. Për më tepër Durrësi është edhe pikënisja e korridorit 8, si dhe kryqëzim i linjave më të rëndësishme të autorrugëve, ku më e rëndësishmja është linja Durrës - Kukës - Morinë e cila lidh Shqipërinë me Kosovën duke shkurtuar largësinë e udhëtimit.

Klima në Durrës është e ulët 5℃ në janar dhe e lartë 28℃ në korrik dhe gusht. Qershori, korriku dhe gushti janë muajt më të nxehtë dhe më të thatë.


Durrës - Temperatura dhe reshjet mesatare mujore
Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrikk Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor
Temp. Maks. (°C) 11 12 15 18 23 28 30 30 26 22 17 12 Ø 20,3
Temp. Mini. (°C) 4 5 8 11 15 19 21 21 17 14 10 6 Ø 12,6
Reshje (mm) 91 103 99 83 63 50 31 43 118 80 146 140 Σ 1.047
T
e
m
p
e
r
a
t
u
r
a
11
4
12
5
15
8
18
11
23
15
28
19
30
21
30
21
26
17
22
14
17
10
12
6
Jan Shku Mar Pri Maj Qer Kor Gush Shta Tet Nën Dhje
R
e
s
h
j
e
91
103
99
83
63
50
31
43
118
80
146
140
Jan Shku Mar Pri Maj Qer Korr Gush Shta Tet Nën Dhje


Burimi: [12]
Xhamia e Durrësit

Konsullata në Durrës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qyteti binjakëzimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

trainier basketbolli

Shiko edhe këtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Durrësi – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
  1. ^ Grup, Autorësh (2008). Fjalori Enciklopedik Shqiptar (bot. 2nd). Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 550.
  2. ^ Ilir, Gjipali (2012). Epoka e Gurit dhe Shqiperia, Ilir Gjipali. Tirana: Botart. ISBN 9789928116192.
  3. ^ Ruka, Rudenc (2019). "pXRF analysis of obsidian artifacts from Albania: Crossroads or cul-de-sac?". ResearchGate (në anglisht).
  4. ^ Hatibi, Dorian (2021). Historia e Durrësit: Shënime Kronologjike (bot. 1st). Durrës: Botime Jozef. ISBN 9789928317971.
  5. ^ Jerome (1905). The Chronicon (në anglisht). Përkthyer nga Pearse, Roger.
  6. ^ Sullioti, Italo (2010). Gjashtë muaj mbretërimi në Shqipëri. Tiranë. fq. 88–90.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  7. ^ "Durrësi bëhet qyteti i dytë më i madh në vend". Revista Monitor.
  8. ^ "Gross Domestic Product by Statistical Regions in Albania, year 2021" (PDF). INSTAT (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 13 shtator 2023. Marrë më 31 janar 2024.
  9. ^ "Pasaporta e Bashkisë Durrës". Porta Vendore.
  10. ^ "Pasaporta e Bashkisë Durrës". Porta Vendore.
  11. ^ "Lista e Monumenteve të Kulturës në Qarkun e Durrësit" (PDF).
  12. ^ Myweather2.com