Komuna e Klinës
Ky artikull merret me Komunën e Klinës. Për qytetin e Klinës shiko në faqen përkatëse.
Komuna e Klinës | |
---|---|
Komunë | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 42,813 |
{{{postal_code_type}}} | 32000 |
Faqja zyrtare | KK Klinë |
Komuna e Klinës është një komunë në pjesën qendrore të Kosovës, ndodhet në Rajonin e Pajës ndërsa selia administrative e komunës është në qytetin e Klinës.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shek. e parë të erës së re territori i Klinës si dhe i gjithë Dardanisë gjëndej nën sundimin e Perandorisë Romake në ç'kohë në afërsi të Klinës përmendet Dersniku si qendër municipale e farefisit Dardan. Pas rënies së Perandorisë Romake, Dardania, pra edhe Klina me rrethinë, u vërshua nga sllavët, e cila dyndje në gadishullin Ballkanik mori fund në shek. VIII. Pas ndarjes së Perandorisë Romake, Klina me rrethinë ra nën sundimin Bizantino-Grek. Pas krishterizmit bizantin, ai sllav ndikoi që këto anë me vendbanimet mesjetare dhe me kishat parasllave të përvetësohen nga sllavët. Në shekullin e parë të erës sonë, gjatë sundimit romak, si qendër municipale e fisit dardan përmendet edhe Dersniku, ndërsa gjatë sundimit bizantin hasim në gjurmët e kishës së Paskalicës me kambanore në fshatin Videjë. Profirogoniti në traktin e tij të njohur "Shënime për popujt" shkruan në vitin 948-952, se ndër qytetet e banuara dendur është edhe Dersniku - "Desstinik". Vendbanim i hershëm është edhe Dollci i sotëm, i cili ishte i shënuar me emrin Zalug në hartën e Manastirit të Hilandarit në vitin 1200 nga Solovjevi. Pas rënies nën turqit, jeta e shqiptarëve ishte e vështirë. Ç'prej atëherë Klinën e karakterizon edhe larmia fetare.Popullësia e këtyre trevave merrej kryesisht me bujqësi e cila ishte mjaft e zhvilluar.
Klina identifikohet si vendbanim i hershëm Ilir, me emër Chinna, të cilën e hasim te Ptolomeu që në vitet 87-150 (në hartën e Ptolomeut). Ky lokalitet i lashtë ilir shtrihej në bregun e majtë të rrjedhës së epërme të Drinit të Bardhë, që i përgjigjet realitetit të sotëm gjeografik. Kjo date si dhe Ujvara e Mirushës u bënë edhe simbol i amblemës së qytetit të Klinës. Chinna në kuptimin Cin shpjegohet si kin në mes të Drinit të Bardhë dhe lumit Klina.Banorët e këtyre viseve nuk pushuan se luftuari për liri deri në ditët e sotme
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Bërkova | Binxha | Bokshiqi | Budisalca | Caraviku | Çabiqi | Çeskova | Çupeva | Deiqi | Dobërdoli | Dollca | Dollova | Dranashiqi | Drenoci | Dërsniku | Dugajeva | Dushi | Dushi i Vogël | Gllareva | Grabanica | Grabca | Gremniku | Gjurgjeviku i Madh | Gjurgjeviku i Vogël | Jagoda | Jashanica | Jelloci | Kërnica | Klinaca | Këpuzi | Krusheva e Madhe | Krushevë e Vogël | Leskoci | Nagllava | Përçeva | Pjetërqi i Epërm | Pjetërqi i Poshtëm | Pogragja | Radulloci | Ranoci | Resniku | Rigjeva | Rudica | Sferka | Siqeva | Stupa | Shtupeli | Ujmira | Videja | Volljaku | Zabërgja | Zajmi | Zllakuqani
Stema e shtetit |
|