Jump to content

Naim Frashëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Naim bej Frashëri)
Naim Frashëri
Portreti i Naim Frashërit
Portreti i Naim Frashërit
U lind më25 maj, 1846
Frashër, Perandoria Osmane
Vdiq më20 tetor, 1900
Stamboll, Perandoria Osmane
GjuhaShqip
Arabisht
Turqisht
Greqisht
Persisht
Frengjisht
KombësiaShqiptar
NënshtetësiaOsman
Edukimi1870
Zosimea, Janinë
Gjinitë letrareRomanticizmi
Lëvizja letrareRilindja Kombëtare
Punët e shquaraBagëti e Bujqësi, Fletore e Bektashinjet
Bashkëshortja/etHatixhe
FëmijëtNerqeze
Nevrezi
Të afërmitAbdyl Frashëri (vëlla)
Sami Frashëri (vëlla)
Mid'hat Frashëri (nip)
Ali Sami Yen (nip)
Firma

Naim bej Frashëri i njohur më së shumti si Naim Frashëri (Frashër, 25 maj 1846 - Stamboll, 20 tetor 1900) ka qenë nëpunës dhe intelektual i Perandorisë Osmane, poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare, hartues tekstesh, përkthyesi i parë i pjesëve të Kur'anit në gjuhë shqipe dhe veprimtar i shquar i arsimit kombëtar shqiptar. Shihet si nismëtari i letërsisë shqiptare dhe një nga ikonat kulturore shqiptare më ndikuese të shekullit të 19. I gjendur me pozita të larta në administratën osmane deri kur vdiq, mes të tjerash ndihmoi në nxjerrjen e lejes për Mësonjëtoren e Korçës si dhe të GramatikësKristoforidhit.

Naimi me të vëllezërit, Abdylin dhe Samiun, u lindën në Frashër dhe më tej u shkolluan, u rritën dhe punuan në qendrat, Janinë e Stamboll. Përgjatë arsimimit dhe kultivimit të tij nxuri gjuhët më të rëndësishme të realitetit të kohës, arabishten, persishten, turqishten, greqishten dhe frëngjishten. Kësodore qe prej atyre intelektualëve të mjedisit osman të shekullit të 19 që gëzonin qasje dhe vlerësonin si kulturën lindore që i rrethonte, si atë perëndimore. Ai ishte rilindasi jonë Shqiptarë,vazhdoi vjershën Bageti e Bujqësi dhe Mall si poezitë e para dhe veprat e tij.[1]

Kontributi i tij numëron 22 vepra të shtrira në 4 gjuhë, duke filluar me turqishten, persishten, greqishten dhe shqipen; si gramatika gjuhe, tekste divulgative shkencore, arsimore, përkthime dhe krijime origjinale.

Duke parë tek besimi i tij një të mesme të artë edhe për çështjen kombëtare shqiptare,[1] u bë edhe autori më përfaqësues i mistikës islamegjuhën shqipe përkatësisht me veprat Fletore e Bektashinjet dhe Qerbelaja, si veprat e para të bektashizmit shqiptar.[1][2] Në tekstet mësimore që botoi gjenden edhe përkthimet e para selektive të Kur'anit në gjuhën shqipe të bëra prej tij.[3] I ndikuar nga ungjit, bejtexhinjtë Shahin dhe Dalip bej Frashëri,[4] në poezinë e tij u përpoq të gërshetonte sufizmin me filozofinë perëndimore e ideve poetike.[1] Vepra poetike e Naimit vuri bazat e letërsisë kombëtare dhe luajti rol të rëndësishëm në zgjimin e vetëdijes atdhetare. Naimi i këndoi mallit e dashurisë për atdhe, krenarisë kombëtare dhe të kaluarës së lavdishme të shqiptarëve,[5] duke u përnderuar që në gjallje të tij si "apostull i shqiptarizmës" dhe "bilbil i gjuhës shqipe",[6] ai hodhi themelet për zhvillimin e mëtejshëm të letërsisë shqipe.

U lind në fshatin Frashër, Vilajeti i Janinës (sot në rrethin e Përmetit), fëmija i katërt i Halit bej Frashërit (1797–1859) dhe Emine hanëm Myteveliu (1814–1861).[7][8] Nga i ati ishin pasardhës timarlinjsh me prejardhje nga Berati që më vonë u njohën si Dulellarët, ndërsa familja e së ëmës qenë pinjoj të Iljaz bej Mirahorit, themeluesit të Korçës.[9]

Në vendlindje bëri mësimet fillore dhe nisi të mësonte turqishten osmane, arabishten dhe persishtenTeqenë e Frashërit,[10] si myhib bektashi.[11] Pas vdekjes së prindërve, me në krye vëllain e madh që ishte bërë zot shtëpie, Abdylin, më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek "Zosimea" më 1869.[10] Në "Zosimea" mori një kulturë të gjërë për kohën, u njoh me kulturat dhe letërsitë klasike,[12] mësoi greqishten e re, greqishten e vjetër, gjuhën latine dhe gjuhën frënge. Atje ra në kontakt me idetë e iluminizmit frëng dhe veprat e Rusoit e Volterit.[13] Vijoi të merrej privatisht me gjuhët klasike të lindjes (elsine-i selase). Në këtë periudhë u përqendrua edhe në fushat e interesit të tij jetëgjata: poetët persë dhe Iluminizmi frëng.[14]

Pasi u diplomua më 1870,[14] më 1871 shkoi në Stamboll, ku qëndroi vetëm tetë muaj. Duke shpresuar të trajtonte në klimën e thatë të malësive shqiptare, prej të cilit vuante që fëmijë, u kthye në Janinë ku qëndroi dy vjet i pa zënë punë shteti. Me shpresën se do t'i përmirësohet shëndeti del shpesh në gjueti.[15] Nisi punë si nëpunës në Berat dhe më pas qe drejtor dogane në Sarandë në vitet 1874-1877. I munduar edhe nga reumatizma, e shtrënguan të largohej nga Saranda dhe shkoi për kurim gjashtë muaj në llixhat e BadenitPerandorinë Gjermane. E përjetoi rëndë vdekjen e parakohshme të vëllait Sherifit nga turbekulozi. Më 1877 u kthye në Janinë. Është i shqetësuar për fatin e Shqipërisë dhe përcjell me kujdes veprimtarinë politike të shqiptarëve në botën e huaj. Vëllai i vogël, Samiu, syrgjynoset për arsye politike në ishullin Rodos, ndërsa vëllai tjetër Tahsini ndërroi jetë nga tuberkulozi.[16] Më 1878 punoi tetë muaj si drejtor të dhjetash (ashari mydiri) në Berat. Më 1882 u vendos përfundimisht në Stamboll,[17] ku punoi në fillim në detyrën e anëtarit e pastaj të Kryetarit të Komisionit të Inspektimit dhe Kontrollit dhe më vonë, të Kryetarit të Këshillit të Lartë të Arsimit dhe të Zëvendësministrit të Arsimit. Aii u martua, ndoshta në pjesën e dytë të viteve ’70 të shek XIX, me Hatixhenë, e cila thirrej shkurtimisht Hexhe, vajza e një berberi nga Shkodra, e cila jetoi dy apo tre vjet më shumë pas ndarjes nga jeta të Naimit. Naimi dhe Hatixheja patën dy vajza, e para e quajtur Nerqeze, nuk jetoi as tre vjet, vdiq më 1881. Vajza e dytë, Nevrezi, u lind dhe u shkollua në Stamboll dhe më pas u martua me Xhafer Luarasin, dhe më pas me Shahin Kolonjën.[10]

Pas arrestimit të Abdylit në Janinë në fund të prillit 1881, nisi të luajë një rol të rëndësishëm në veprimtarinë kombëtare të shqiptarëve të atjeshëm. Mori pjesë në punën e Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare dhe të Shoqërisë së të shtypuri shkronja shqip.[18] Kishte interes për thesarin shpirtëror të popullit shqiptar, gjë që e shtyu të punonte bashkë me vëllain rreth një fjalori të shqipes i cili do të mbetej pa botuar.[19]

Në vitin 1883 nisi botimi i revistës Drita, ku në shkrimet e veta Naimi përdorte inicialet N.H.F.[20][21] Pasi autoritetet osmane ndaluan shkrimin e shqipes, veprat nisën të botoheshin në Bukuresht dhe më pas në Sofie.[22] Më 1887, me Samiun nxorrën nga Porta e Lartë lejen për hapjen e një shkolle private shqipe në Korçë, ku tekstet i përgatiste Naimi.[23]

Pas 4 viteve duke lënguar, ndërroi jetë ndaj të gdhirë në orën 2 pas mesnate duke hyrë e shtuna, më 20 tetor 1900 në shtëpinë e tij në Këzëll Toprak, Kadikoy. Varrimi u bë të nesërmen, ditën e diel, 21 tetor 1900, në Teqen e Bektashinjëve të Merdiven Qoit në Stamboll. Varri u ngrit në krah të varrit të Abdyl Frashërit, i cili ishte i veshur i tëri me mermer të bardhë dhe, mbi të, një pllakë e zezë ku qenë gdhendur fjalët e Naimit: “Hybdyl vatan minel yman”, që do të thotë: “Të gjithë duhet t’i jemi mirënjohës Mëmëdheut”.[10]

Riatdhesimi i eshtrave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Eshtrat e Naimit shteti shqiptar i solli në Shqipëri në kuadrin e 25 vjetorit të Pavarësisë, më 2 qershor 1937. Ishte ditë e mërkurë, ora 15.30, kur mbërriti arkivoli me vija kuq e zi me eshtrat e Naimit. Komandanti i Përgjithshëm i Xhandarmërisë nënkoloneli Shefki Shatku, që i solli eshtrat nga Stambolli, ia dorëzoi arkivolin me eshtrat e Naimit kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Abedin Nepravishtës. I përcjellur nga autoritetet, populli dhe Eshref Frashëri nga trungu i Dulellarëve, arkivoli u vendos në Teqen Bektashiane të Tiranës.[10]

Gjuhët e huaja të nxëna nga mësimet private, fillore dhe më tej përgjatë shkollimit në Janinë bënë që Naimi ishte një shembull parësor i intelektualit osman të shekullit të XIX që ndihej njëlloj i ambientuar si me kulturën Lindore ashtu dhe Perëndimore.[24] Si autor i gjithsej njëzetedy veprave, shkroi në katër gjuhë të ndryshme: katër në osmanishte, dy në persishte, dy në greqishte dhe pesëmbëdhjetë në shqipe. Duke qenë se ishte në një post delikat si drejtor i këshillit të censurës në Ministrinë e Arsimit të perandorisë, me mundësi në disa raste për t'i bërë bisht ndalimit të librave dhe botimeve në shqipe nga ana e Portës së Lartë, Naimi e pa të arsyeshme të mos përdorte emrin e mbiemrin në shumë nga botimet e veta, por të shënonte vetëm 'nga N.H.', 'nga N.H.F.', ose 'nga N.F.'[18]

Në turqisht, persisht dhe greqisht

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Busti në Tiranë

Duke pasë qenë edhe njohës të gjuhëve më të rëndësishme si të lindjes ashtu edhe të perëndimit, Naimi me Samiun ishin gjithashtu ndër të parët të interesuar për filologjinë moderne. Vepra e parë e Naimit është një gramatikë e gjuhës perse "Rregullat e persishtes sipas metodës së re" (tr. Kavâid-i farisiyye dar tarz-i nevîn) më 1871, nënshkruar Mehmet Naim, nëpunës i Drejtorisë së Shtypit. Duke pasur gjithsej ka 168 faqe, kjo vepër është e ndarë në dy pjesë: pjesa e parë ka 85 faqe dhe në atë jepen të dhëna rreth rregullave të gjuhës perse, sidomos për pjesën morfologjike të kësaj gjuhe, kurse pjesa e dytë e cila ka 83 faqe, përbëhet nga katër ushtrime dhe një fjalor në fund me disa fjalë persisht–osmanisht. Kjo e bën të jetë edhe gramatika e parë moderne e gjuhës perse, një vit para asaj të Mirza Habib Esfehanit, me të cilit mendohet se Naimi njihej dhe ka bashkëpunuar me të në gazetën Ahter që botohej në Stamboll.[25]

Më 1881 ne serinë e botimeve Cep Kütüphanesi (xhep qytyphanesi, biblioteka e xhepit) botuar nga Samiu, doli punimin i dytë i Naimit në gjuhën turke "Shpikje dhe zbulime" (Ihtiraat ve keşfiyyat. Mihran Matbaası. Cep Kütüphanesi Nr. 15. Istanbul 1298) ku radhit për shpikjet dhe zbulimet, nga mulliri dhe ora deri te elektriciteti, telegrafi dhe fotografia. Qëllimi i kësaj serie librash xhepi ishte të divulgoheshin risitë shkencore e teknologjike tek lexuesi.[14]

Ky merak për kulturën perse dhe vargjet e Saadiut, Hafezit, bëri që të shkruante dhe botonte vargje në persisht, duke ndjekur traditën e letërsisë perse dhe modelet e poetëve të parapëlqyer më 1884 vëllimin me poezi prozaike "Katër stinët" (tr. Fusuli erbea), sipas një shablloni të panjohur francez. Pas një viti, më 1885 botoi përmbledhjen poetike "Ëndërrimet" (pers. Tehajjulat),[26] e përbërë nga 24 lirika të shkruara mes 1873 dhe 1882, që i përkasin traditës së letërsisë perse, por me motive nga mjedisi shqiptar i njohur prej poetit.[14]

Atyre viteve mërgata shqiptare në Stamboll, por edhe në Bukuresht, mendonin për një shtet shqiptaro-grek. Kjo e shtyu Naimin që më 1886 të botonte poemën greqisht "Dëshira e vërtetë e shqiptarëve" (gr. O alithis pothos ton Skypetaron). në të cilën shkruante për lutej një Bashkëjetesë shtetërore e shqiptarëve, grekëve dhe sllavëve. Nëntë vjet më vonë F. botoi një përmbledhje tjetër të vogël me poezi greke: "Dashuria" (O Eros. Stamboll 1895).[14]

Botimi i parë i Istori e Shqipërisë.

Më 1880 botoi poemthin e parë në shqip "Shqipëria", ku shpalli të gjitha idetë që përbëjnë trungun e veprës së tij atdhetare.[27] Kur më 1884 e përkohshmja Dituria nisi të botohej në Stamboll, Naimi u nisi një varg poezish të cilat trajtonin tema natyrore dhe shkencore në një gjuhë që fëmijët mund të kuptonin. Këto poezi u ribotuan më vonë si tekste shkollore.[14]

Nga 1885 dhe deri më 1895, pothuajse për çdo vit dilte nga shtypi në Bukuresht nga një punim i Naimit.[14] Më 1886 botoi poemën e tij të famshme Bagëti e Bujqësi, më tej katër libra për shkollat: "Vjersha për mësonjtoret e para" bazuar te fabulisti frëng La Fontaine, "E këndimit të çunavet këndonjëtoreja", (në dy vëllime, me poezi, lexime të ndryshme, njohuri të para shkencore humanitare), si dhe një "Histori të përgjithshme". Më 1888 vijoi me "Dituritë" (ribotuar më 1895 me titullin "Gjithësia", - shkenca të natyrës).[28] Më 1890 doli përmbledhja e lirikave "Lulet e verës", pastaj "Mësimet" (proza patriotike dhe të moralit) dhe "Fjala flutarake" (vjersha) më 1894, së fundi më 1898 poemat epike "Istoria e Skënderbeut" dhe "Qerbelaja".[29] Rëndësi të veçantë i dha botimit të librave për të cilët kishte nevojë shkolla shqipe.[30] Këto poema do të shpërndaheshin në dorëshkrim mes bashkëatdhetarëve të tij, pasi administrata osmane e ndaloi qarkullimin e botimeve shqip, ndërsa jashtë kufinjve kishte mundësi të kufizuara botimi.[31]

Duke qenë se rreth 30 vjet të jetës do t'i kalojë në Shqipëri, Naimi do ta kuptojë mirë traditën historike, kulturore dhe kombëtare në përgjithësi kurse letërsinë popullore në veçanti.[32] Ndikimi i poezisë popullore në veprën e Naimit është i përvetësuar dhe shtrihet edhe në fushë të mjeteve stilistike, në fushë të strukturës rrokjesore e ritmike të vargut dhe në fushë të botëpërjetimit. Një sërë figurash në veprën e tij janë me prejardhje folklorike, në radhë të parë krahasimet.[33]

Tek botimi "Mësimet", në pjesën Thelb'i Kuranit, Naimi ka botuar edhe të parin përkthim selektiv të Kur'anit në gjuhën shqipe.[3] Më 1886 botoi po ashtu një tjetër vepër në gjuhën turke, një përkthim në prozë i IliadësHomerit, duke qenë edhe hera e parë që ndonjë pjesë e eposit përkthehej në gjuhën turke. Pas nja 10 vjetëve nxorri edhe një variant në shqip që u botua në Bukuresht, Iliadhë e Omeritë.[14]

Studime të veprës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një vit pas vdekjes së Naimit, Konica shkroi artikullin "Naim H. bej Frashëri" botuar tek Albania. Po atë vit në Sofie, nipi i Naimit, Midhati shkroi artikullin "Naim Be Frashëri". Më 1925 në një libër të botuar nga studentët shqiptarë të Vjenës titulluar "Naim Frashërit, vjershëtorit dhe 'edukatorit kombëtar", Norbert Jokl në shkrimin e tij "Naim Be Frashëri dhe pasunimi i gjuhës shqipe" jep idenë e ndikimit të ideve të dijetarit gjerman, Leibniz.[34]

Për Çabejn Naimi është përfaqësuesi i romantizmit në letrat shqipe, i ndikuar nga kultura frënge, lavdëron Voltaire dhe Rousseau te Istori e Skënderbeut si lajmësit e ideve të reja. Gjurmët e poezisë popullore tek ai janë fare të imta, ndonjë mënyrë të thëni popullore, imitimi i stilit të përrallave në ndonjë vend të Qerbelasë dhe te Istori e Skënderbeut. Ndryshe nga Samiu që bashkëpunoi në reformën gjuhësore turke, Naimi u vu në shërbim të gjuhës amtare. Natyrën e vet religjioze dhe romantike e kultivoi në vepërsinë e tij tek veprat "Qerbelaja", "Fletorja e Bektashive"; por gjithashtu ai "ishte fis me Orientin; ai rron në të, është i saj", ku me Tehajjulat tregoi se sa i regjur ishte me letrat perse.[35] Sipas studjuesve, me shumë gjasë Naimi kishte kënduar edhe Rumiun, duke qenë se gjehen gjurmë të botëkuptimeve dhe ndikime të veprave të tij në opusin naimian.[36]

Duke qenë se rreth 30 vjet të jetës i kaloi në viset shqiptare, mendohet se i kuptonte traditat, kulturën dhe letërsinë popullore në veçanti.[37] Ndikimi i poezisë popullore në veprën e Naimit është i përvetësuar dhe shtrihet edhe në fushë të mjeteve stilistike, në fushë të strukturës rrokjesore e ritmike të vargut dhe në fushë të botëpërjetimit. Një sërë figurash në veprën e tij janë me prejardhje folklorike, në radhë të parë krahasimet.[38] Në poemën heroike Istori e Skënderbeut, Naimi futi shpesh figura të mitologjisë popullore ilire dhe shqiptare. Ai përdori dragojt, hijet, kuçedrat, lugetërit, shtrigat, zanat, të Bukurën e Dheut e të tjera. Në këngën VII të Istori e Skënderbeut, E Bukura e Dheut e uron Skënderbeun për fitoren e tij:[39]

:Dolli e Bukur e Dheut/ Sy-larush e qafë-gjata,/ iu qas, i tha Skënderbeut/ Të lumtë dora dhe shpata.

u shqua struktura poetike në saje të të cilës Naimi fitoi popullorësinë si njëri nga vjershëtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe. butësia e ndjenjës dhe thellësia e përsiatjes e ngjyrosin qëndrimin e tij ndaj botës.[40]

Vëllezërit Frashëri
200-Lekshi i vitit 1997 me figurën e Naim Frashërit

Vepra poetike e Naimit vuri bazat e letërsisë kombëtare dhe luajti rol të rëndësishëm në zgjimin e vetëdijes atdhetare. Me vjershat dhe poemat e tij i këndoi mallit e dashurisë për atdhe, krenarisë kombëtare dhe të kaluarës së lavdishme të shqiptarëve.[5] Pas Çlirimit u vunë në pah dhe u çmuan gjerësisht meritat dhe vlerat e punës dhe të krijimtarisë së tij, përmes studimesh të ndryshme.[nevojitet citimi]

Emrin e Naim Frashërit e mbajnë shkolla dhe institucione të ndryshme. Për meritat kulturore në Shqipëri jepet urdhri që mban emrin e poetit kombëtar.

Shteti iranian në shenjë nderimi për kontributin e tij në gjuhën perse i kushtoi një emetim special pullash postare me imazhin e poetit Frashërlli.[41]

Tituj të veprave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Ëndërrimet (Tahayyulat). (Mihran, Kostandinopel 1884 [1301 A.H.]) 66 ff;
  • Bagëti e bujqësija prej N.H.F. (Dritë, Bukuresht 1886) 23 ff;
  • E këndimit çunavet këndonjëtoreja copë e parë prej N.H.F. (Dritë, Bukuresht 1886) 55 ff;
  • E këndimit çunavet këndonjëtoreja copë e dytë prej N.H.F. (Dritë, Bukuresht 1886) 52 ff;
  • Istori e përgjithëshme për mësonjëtoret të para prej N.H.F. (Dritë, Bukuresht 1886) 116 ff;
  • Dëshira e vërtetë e shqiptarëve. (Ho alêthês pothos tôn skypetarôn hypo D. , Bukuresht 1886) 19 ff;
  • Vjersha për mësonjëtoret të para prej N.H.F. (Dritë, Bukuresht 1886) 96 ff;
  • Luletë e verësë. N.H.F. (Dituri, Bukuresht 1890) 80 ff;
  • Parajsa dhe fjala fluturake. Vjersha të N.F. (Bukuresht 1894, rebotim Dhori Koti, Korçë s.a.) 76 ff;
  • Dashuria. (Ho Erôs. Poiêmata prôtotypa eis asmata oktô met' eikonôn).

(Gerardos, Kostandinopel 1895) 32 ff;

  • Istori' e Skenderbeut. (Tipografi' e Shqipëtarëvet, Bukuresht 1898) 312 ff;
  • Qerbelaja prej N.H.F. (Dituri, Bukuresht 1898) 352 ff;
  • Kavâid-i fârisiyye dar tarz-i nevîn. (Mühendisynn Matbaasi, Kostandinopel 1871 [1288 A.H.]) 64 ff;
  • Dituritë për mësonjëtoret të para pej [sic] N.H.F. (Dituri, Bukuresht 1888) 212 ff;
  • Mësime prej N.F. (Bukuresht 1894) 126 ff;
  • Fletore e Bektashinjet. (Shtypëshkronjët të Shqipëtarëvet, Bukuresht 1896) 32 ff;
  • Ihtiraat ve keşfiyyat. Ihtiraat ve keşfiyyat. Mihran Matbaası. Cep Kütüphanesi Nr. 15. Istanbul 1298 [1881/2] 79 ff;
  • Fusul-u arba’a. Mihran Matbaası. Cep Kütüphanesi Nr. 16. Istanbul 1298 [1883] 127 ff;
  • Ilyada - Eser-i Homer. Kerabet ve Kasban Matbaası. Istanbul 1303 [1886];
  • Iliadë e Omirit. Këngë e parë kthyerë prej N.H.F. (Dituri, Bukuresht 1896) 76 ff;
  • Vepra të zgjedhura 1-2. (Akademia e Shkencave, Tiranë 1980, 1985);
  • Vepra 1-7. (Rilindja, Prishtinë 1986);
  • Vepra letrare. 1-5. (Naim Frashëri, Tiranë 1995, 1996).[18]
  • Një numër i madh shkollash të niveleve të ndryshme në territoret shqiptare e mbajnë emrin "Naim Frashëri".
  • Prerja e kartmonedhës 200 lekëshe.
  • libra mbi dhe për krijimtarinë e Naim Frashërit.
  • Pallati i Kulturës "Naim Frashëri" në Përmet.
  • Emrin përkëdhelës i përdorur nga populli dhe intelektualët: Naimi.

Shiko edhe këtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Wikisource ka një koleksion punimesh të Autorit :


  1. ^ a b c d Biernat, Agata (2013). "Albanian Political Activity in Ottoman Empire (1878-1912)" (PDF). World Journal of Islamic History and Civilization (në anglisht). IDOSI Publications. 3 (1): 2. ISSN 2225-0883.
  2. ^ Osmani, Edlira. "God in the Eagles' Country: The Bektashi Order" (PDF). iemed.org (në anglisht). Quaderns de la Mediterrània 17, 2012. fq. 113. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 nëntor 2018. Marrë më 24 korrik 2018.
  3. ^ a b Jusufi, Azmir (2 shtator 2019). "Ilo Mitko Qafëzezi dhe përkthimi i parë i pjesshëm i Kur'anit në shqip". zaninalte.al. Marrë më 8 maj 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ^ H.T.Norris (1993), Islam in the Balkans: Religion and Society Between Europe and the Arab World (në anglisht), Columbia, S.C: University of South Carolina Press, fq. 76, ISBN 9780872499775, OCLC 28067651
  5. ^ a b Akademia 2002, p. 354
  6. ^ Akademia 2002, p. 353
  7. ^ Frashëri, Alfred; Frashëri, Neki (2014). Frashëri në Historinë e Shqipërisë. Tiranë: SHBLSH e RE. fq. 119. ISBN 978-99943-2-344-9.
  8. ^ Qosja 1986, p. 7
  9. ^ Gawrych2006, p. 13
  10. ^ a b c d e Bezati, Kastriot (2012), Cili ishte fati pasardhësve të familjes së Naim Frashërit, nga vajzat deri tek Asllan Rusi: sëmundja e Naimit, vlerësimi i i Faik Konicës dhe jeta e vajzave të tij, ja trungu familjar i poetit të madh, Tirana observer. - p. 1032, 20 shtator, 2012, p. 10 - 11.
  11. ^ Merlika-Kruja, Mustafa; Baba Rexhepi (2013). Kuvend letrash me miqtë. Tiranë: Omsca-1. fq. 119–120. ISBN 9789928132321.
  12. ^ Qosja 1986, p. 18
  13. ^ Akademia 2002, p. 353
  14. ^ a b c d e f g h Kaleshi, Hasan (1974). Frashëri, Naim (në gjermanisht). Vëll. 4. München. fq. 540–542. {{cite book}}: Parametri |work= është injoruar (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  15. ^ Qosja 1986, p. 8
  16. ^ Qosja 1986, p. 9
  17. ^ Akademia 2002, p. 354
  18. ^ a b c Robert Elsie (1995), Histori e Letërsisë Shqiptare, përktheu Abdurrahman Myftiu, Tirana & Peja: Dukagjini, 1997.
  19. ^ Qosja 1986, p. 21
  20. ^ Skendi 1967, p. 146.
  21. ^ Gawrych 2006, p. 88
  22. ^ Skendi 1967, p. 128.
  23. ^ Akademia 2002, p. 251
  24. ^ Elsie 2005, p. 67
  25. ^ Rexhepi, Abdullah (11 mars 2011). "Mbi gramatikën e persishtes të Naim Frashërit". orientalizmi.wordpress.com. Marrë më 8 maj 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  26. ^ Nasho Jorgaqi, "Katër stinët" dhe fillimet romantike të Naimit, parathënie e vëllimit "Katër stinët" (1995), përkthyer nga Vexhi Buharaja, Tiranë: Albinform. f. 5-28
  27. ^ Akademia 2002, p. 354
  28. ^ Akademia 2002, p. 354
  29. ^ Akademia 2002, p. 354-355
  30. ^ Akademia 2002, p. 354
  31. ^ Akademia 2002, p. 214
  32. ^ Qosja 1986, p. 18
  33. ^ Qosja 1986, p. 22
  34. ^ Uçi, Alfred (2002). Naim Frashëri, bektashizmi dhe kombëtarizmi. Tetovë: Manifestimi Letrar Ndërkombëtar "Ditët e Naimit".
  35. ^ Çabej, Eqrem (2006). Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes. Tiranë: Çabej. fq. 104–111. ISBN 99927-33-72-1.
  36. ^ Abdullah Rexhepi, Naim Frashëri dhe kodi letrar persian: Gjurmë të Mevlana Rumiut në poezinë e Naim Frashërit, ligjeratë në konferencën "The XXXIII International Seminar for Albanian Language, Literature and Culture".
  37. ^ Qosja 1986, p. 18
  38. ^ Qosja 1986, p. 22
  39. ^ Qosja 1986, p. 26-27
  40. ^ Qosja 1986, p. 106
  41. ^ Albanian poet Naim Frasheri in Iranian postage stamps, balkaneu.com, 9 korrik 2015. Marrë më 14 shkurt 2018.