Jump to content

Tuk Jakova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tuk Jakova
Kryetar i Kuvendit Popullor
Në detyrë
1946–1946
Paraprirë ngaOmer Nishani
Pasuar ngaYmer Dishnica
Zëvendëskryeministër
Në detyrë
23 nëntor 1948 / 20 korrik 1954 – 31 korrik 1953 / 21 qershor 1955
Paraprirë ngaKoçi Xoxe / Hysni Kapo, Mehmet Shehu
Pasuar ngaH. Kapo, M. Shehu / H. Kapo, Beqir Balluku, Spiro Koleka, Koço Theodhosi zv., Manush Myftiu
Të dhëna vetjake
U lind më20 shkurt 1914
Shkodër, Komisioni Ndërkombëtar i Admiralëve
Vdiq më26 gusht 1959
Kaninë, Republika Popullore e Shqipërisë
NënshtetësiaShqiptare
Partia politikePartia Komuniste e Shqipërisë pas 1948 Partia e Punës e Shqipërisë
Bashkëshortja/etMita
Punësimimarangoz, ushtarak

Tuk Jakova, (Shkodër, 20 shkurt 1914 -  Tiranë, 26 gusht 1959) qe marangoz[1], anëtar i grupit komunist të Zef Malës, një nga pjesëtarët kryesor të komunistëve përgjatë Luftës së Dytë Botërore si komisar i Brigadës së Parë Sulmuese. Më pas president i sindikatave, sekretar i Komitetit Qendror të Partisë, min. i Financave, zv/kryeministër dhe pastaj palë pësuese e luftës brenda llojit. I hoqën gradat, titullin “Hero i Popullit” dhe e internuan familjarisht. Jakova përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[2]

Lindi në Shkodër në lagjen Fushë Çelë, i biri i Markut dhe i Luçies.[1] Babai i Tukut, Mark Jakova ishte sahatçi dhe kujunxhi, ndërsa nëna Luçia shtëpiake. Më i madhi ndër të katër djemt, Kolës, Franos dhe Filipit.[3] Për arsye ekonomike kreu vetëm arsimin fillor dhe më pas mori zanatin e marangozit, por tre vëllezërit e tjerë u shkolluan.[4]

Së bashku me Qemal Stafën, Zef Malën dhe Vasil Shanton qenë ndër veprimtarët e Grupit të Shkodrës, i cili u arrestua, gjykua dhe dënua më 1939 dhe u dënua me katër vjet burg.[1] Me organizimin e Partisë nën direktivat dhe bekimin jugosllav më 8 nëntor 1941, u zgjodh një nga shtatë anëtarët e Komitetit Qendror provizor. Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare u caktua komisari Brigadës së parë Sulmuese, i Divizionit të Parë dhe i Komparmatës së Tretë.

Kur kundërshtoi vrasjen e tre xhandarëve nga partizanët, Mugosha e quajti oportunist dhe Jakova s'e hapi më gojën.[5]

Më 6 qershor 1942 u rrethua në lagjen Tepe të Shkodrës me Sadik Bekteshin dhe Zija Dibrën, arritën të çanin rrethimin dhe vranë oficerin e kuesturës.[6]

Pas Çlirimit u caktua president i sindikatave dhe prej andej, aty nga fundi i vitit 1946, e dërgua si të ngarkuar me punë në Federatën Jugosllave. U kthye nga Beogradi në vitin 1948, në kohën kur u zhvillua Kongresi i parë i Partisë. Në atë Kongres, ai u zgjodh Sekretar i KQ të Partisë.

Për qëndrimin dhe pikëpamjet e tij në vitin 1951, Tuk Jakova u përjashtua si anëtar i Byrosë Politike i akuzuar si zbutës i luftës së klasave. Ndërsa në vitin 1955 u përjashtua nga posti i anëtarit të KQ dhe u la për t'u diskutuar qëndrimi si anëtar i partisë. Në vitin 1955 përjashtohet nga Komiteti Qendror i PPSH, ndërsa në nëntor të të njëjtit vit internohet së bashku me familjen në Berat. Pas dy vitesh, më 1957 dënohet me izolim në Kalanë e Kaninës. Në vitin 1958 shpallet tradhëtar dhe dënohet me 20 vjet heqje lirie. Vdiq një vit më vonë, më 1959, në rrethana misterioze.[4][7]

  1. ^ a b c Kaloçi D., Akuzat ndaj 73 komunistëve në gjyqin me Qemal Stafën, Shqip. - Nr. 121, 6 maj, 2007, f. 18 - 19.
  2. ^ Gazeta Standard (29 nëntor 2014). "Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që "rrëfyen" ekzekutimet në ushtrinë partizane". Marrë më 22 maj 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Loka N., Kolë Jakova muzikani, shkrimtari dhe dramaturgu që krijoi në tri epoka, Shqiptarja.com, 22 nëntor 2015.
  4. ^ a b Jakova M., Gruaja e Tuk Jakovës: si e zhduku Enveri komisarin e Brigadës së Parë, Panorama. - Nr. 2398, 7 qershor, 2009, f. 12 - 13.
  5. ^ Hoxha Ç., Fillimet e diktaturës komuniste në Shqipëri, Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, 2013, fq. 20. ISBN 978-9928-168-11-5
  6. ^ Juka, Gëzim H. (2018). Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit. Tiranë: Reklama. fq. 202. ISBN 9789928440358. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Dervishi K., Sigurimi i Shtetit 1944-1991: Historia e policisë politike të regjimit komunist, Tiranë: Shtëpia Botuese "55", 2012, fq. 90.