Kodi i mallërave 3000

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Kodi i mallërave 3000 është pjesa e numrave çelës nga 3001 të kodit të mallërave në Kosovë. Tabela e më poshtme është e shkallës së parë d.m.th çelsat më të gjatë se kater shifra nuk janë përfshirë.

Kodi i
malrave
Përshkrimi
3001 Gjendrat dhe organe të tjera për përdorim organo-terapik, të thara, nëse janë apo jo të puderzuara; ekstraktet e gjendrave apo të organeve të tjera apo të sekrecioneve të tyre për përdorim organo-terapik; heparine dhe kripërat e tij; substanca të tjera njerëzore apo shtazore të përgatitura për përdorime terapike apo profilaktike, të papërfshira dhe të paspecifikuara diku tjetër
3002 Gjaku i njerëzve; gjaku i kafshëve i përgatitur për përdorime terapike, profilaktike apo diagnostikuese; antisera dhe fraksione të tjera të gjakut dhe produktet e modifikuara imunologjike, nëse janë apo jo të fituara me anë të proceseve bioteknologjike; vaksinat, toksinat, kulturat e mikroorganizmave (përjashto tharmin) dhe produkte të ngjashme
3003 Medikamentet (përjashtuar mallrat e kreut Nr. 3002, 3005 apo 3006), të përbëra nga dy apo më shumë përbërës që kanë qenë përzier së bashku për përdorime terapike apo profilaktike, jo të vendosura në doza të caktuara apo në forma apo paketa për shitjen me pakicë
3004 Medikamentet (përjashto mallrat e kreut Nr. 3002, 3005 apo 3006) e përbëra prej produkteve te përziera apo të papërziera për përdorime terapike apo profilaktike, vendosur në doza të caktuara (duke i përfshirë ato në formë të sistemeve të administrimit transdermal) apo në forma apo paketa për shitjen me pakicë
3005 Mbushjet, garzat, fashot dhe artikuj të ngjashëm (psh, veshjet, leukoplast, poultices), të mbuluara apo të ngopura me substanca farmaceutike apo vendosur në forma apo paketa për shitjen me pakicë për qëllime medikale, kirurgjikale, dentare apo veterinare
3006 Mallrat farmaceutike të specifikuara në Shënimin 4 të këtij Kapitulli
Burimi TARIK indeksi shqip