Jump to content

Kodi i mallërave 8200

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kodi i mallërave 8200 është pjesa e numrave çelës nga 8201 të kodit të mallërave në Kosovë. Tabela e më poshtme është e shkallës së parë d.m.th çelsat më të gjatë se kater shifra nuk janë përfshirë.

Kodi i
malrave
Përshkrimi
8201 Veglat e punës së dorës, siç vijon: lopata, bel, shat, kazma, rrashqel, sfurqet dhe krehëra; akset, grep me sqepa dhe vegla të ngjashme prerëse; gërshërë krasitëse të çdo lloji; kosa, drapër, thika bari, gërshërë për krasitje gardhi, pyka druri dhe vegla të tjera të një lloji të përdorur në agrikulturë, kopshtari apo në pylltari:
8202 Sharra dore; tehet për sharrat të të gjitha llojeve (përfshirë tehet për fraze diskore, për sharra për gdhendje apo për sharra pa dhëmbëza);
8203 Limat, raspe, dara (përfshirë darat prerëse), pinca, pinceta, gërshërë për prerjen e metaleve, prerës tubash, prerës bullonash, shpuesit apo biruesit dhe vegla të ngjashme dore:
8204 Çelës dadosh dhe çelësa anglez të operuar me dorë (përfshirë çelësat përdredhjematës por nuk përfshin metravidat); çelës ballor i ndërrueshem, me ose pa dorëza:
8205 Vegla dore (përfshirë diamantet për prerjen e qelqit), të papërfshira dhe të paspecifikuara diku tjetër; llampë me fryrje zjarri; morsa, fasheta dhe artikuj të ngjashëm shtrëngues, përveçse plotësuesit dhe pjesët për dhe pjesët e veglave makine; kudhëzat; furrat portative; rrotat grirëse të operuara me dorë apo me pedale me gjithë skeletin e tyre:
8206 Veglat e dy apo më shumë krerëve Nr. 8202 deri 8205, vendosur në një grup për shitjen me pakicë
8207 Vegla të ndërrueshme për veglat e dorës, nëse janë apo jo të operueshme me fuqi, apo për veglat makine (psh, për shtypje, stampim, prerje, filetim, birim, shpim, shpim me presion, bluarje, thërmim apo shtrëngim vidash), përfshirë matricat për nxjerrjen e derdhjeve metalike apo stampim në të nxehtë të metaleve, dhe veglat për birime në shkëmb apo për shpime në tokë:
8208 Thikat dhe tehet prerës, për makinat apo për pajisjet mekanike
8209 Pllakat, shkopat, maja dhe artikuj të ngjashëm për vegla, të pamontuara, prej metaloqeramikave:
8210 Pajisje mekanike të operuara me dorë, me peshë 10 kg apo më pak, të përdorura në përgatitjen,konservimin apo ruajtjen e ushqimeve apo të pijeve
8211 Thikat me tehun prerës, në formë sharrë apo jo (përfshirë thikat për krasitje), përveçse thikave të kreut Nr. 8208, dhe tehet e tyre:
8212 Brisqet e rrojës dhe tehet e brisqeve të rrojës (përfshirë tehet e brisqeve në shirita):
8213 Gërshërë të vogla, gërshërë rrobaqepësi dhe gërshërë të ngjashme, dhe tehet e tyre
8214 Artikuj të tjerë të thikapunuesve (psh, gërshëre për prerjen e flokëve, hanxhare për kuzhinën apo për kasapet, thika për grirje apo për prerje në feta, thika për letrat); instrumentet dhe pajisjet për lyerje dhe kujdesje thonjsh (përfshirë limat e thonjëve):
8215 Lugët, pirunet, garuzhde, biralie, shërbyese keku, thika peshku, thika gjalpi, kapëse sheqeri dhe pajisje të ngjashme për tavoline apo për kuzhine:
Burimi TARIK indeksi shqip