Jump to content

Kodi i mallërave 7300

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kodi i mallërave 7300 është pjesa e numrave çelës nga 7301 të kodit të mallërave në Kosovë. Tabela e më poshtme është e shkallës së parë d.m.th çelsat më të gjatë se kater shifra nuk janë përfshirë.

Kodi i
malrave
Përshkrimi
7301 Pllaka mbërthimi prej gize dhe çeliku, nëse janë apo jo të zgavëruara, të brimuara apo bërë nga elemente të bashkuara; kënde, forma dhe seksione të salduara, prej gize dhe çeliku
7302 Materialet e ndërtimit për hekurudhat dhe tramvajet prej gize dhe çeliku, siç vijon: shinat, shinat drejtuese dhe kremalieret, shinat ndarëse, kryq i kryqëzimit qorr, shufrat për pikëzim dhe pjesë të tjera për kryqëzim, traversat, lidhjet buzë me buzë të shinave, nënshtrojë shinash, pykat e këtyre nënshtrojeve, pllakat mbështetëse, pllakat shtrënguese të shinave, pllakë bazamenti, lidhëset dhe materialet e tjera të specializuara për bashkimin dhe fiksimin e shinave
7303 Tuba, tubacione dhe profile të tjera të zgavruara, prej gize të derdhur
7304 Tuba, tubacione dhe profile te zgavëruara, pa tegel, prej gize (përveçse prej gize të derdhur) apo prej çeliku
7305 Tuba dhe tubacione të tjera (psh, të salduara, të perçinuara apo të ngjitura në mënyrë të ngjashme), që kanë një seksion kryq rrethor, diametri i jashtëm i të cilave i kalon 406.4 mm, prej gize apo çeliku
7306 Tuba, tubacione dhe profile të tjera (psh, me tegele saldimi të hapura apo të salduara, perçinuara apo të mbyllur në mënyra të ngjashme), prej gize dhe çeliku
7307 Përshtatjet e tubave dhe të tubacioneve (psh, mëngët, kthesat, bashkimet), prej gize dhe çeliku
7308 Konstruksionet (përjashto parafabrikatet e kreut Nr. 94.06) dhe pjesët e konstruksioneve (psh, urat dhe seksionet e urave, porta shluze, kullat, shtylla për grillat, çatitë, skeletet e çative, dyert dhe dritaret dhe skeletet e tyre dhe pragjet për dyert, parmake, shtylla dhe kolona) prej gize dhe çeliku; pllaka, shufra, kënde, forma, seksione, tuba dhe të ngjashmet e tyre, të përgatitur për përdorim në konstruksionet, prej gize e çeliku
7309 Rezervuaret, depozitat, kazanet dhe kontenierët e ngjashëm për çdo lloj materiali (përveçse për gazin e kompresuar apo të lëngëzuar), prej gize dhe çeliku, të një kapaciteti me tepër sesa 300 l, nëse janë apo jo të linjëzuara apo të izoluar në të nxehtë, por jo të përshtatura me pajisje mekanike apo termike
7310 Depozitat, fuçitë, bidonat, kutitë dhe kontenierët e ngjashëm, për çdo lloj materiali (përveçse për gaz të kompresuar apo të lëngëzuar), prej gize dhe çeliku, të një kapaciteti jo më tepër se 300 l, nëse janë apo jo të linjëzuara apo të izoluar në të nxehtë, por jo të përshtatura me pajisje mekanike apo termike
7311 Kontenierë për gaz të kompresuar apo të lëngëzuar, prej gize dhe çeliku
7312 Tela, litarë, kabllo, banda të gërshetuara, gremç dhe të ngjashmet e tyre, të përdredhura, prej gize dhe çeliku, jo të izoluara elektrikisht
7312 Tela, litarë, kabllo, banda të gërshetuara, gremç dhe të ngjashmet e tyre, të përdredhura, prej gize dhe çeliku, jo të izoluara elektrikisht
7313 Tela të dhëmbëzuar prej gize apo çeliku; unaza të përdredhura apo telat të vetëm të sheshtë, të dhëmbëzuar apo jo, dhe telat e dubluara lehtësisht të përdredhura, të një lloji të përdorur për gardh, prej gize apo çeliku
7314 Veshje (përfshirë shiritat pafund), grilla, rrjeta dhe gardhe, prej telave të gizës apo çelikut; metal i zgjerueshëm prej gize apo çeliku
7315 Zinxhirat dhe pjesët e tyre, prej gize apo çeliku
7316 Spiranca për anije dhe spiranca për barka dhe pjesët e tyre, prej gize apo çeliku
7317 Gozhdë, pineska, maja vizatuese, gozhdë të vijëzuara, kunje me vesh (përveç atyre të kreut 83.05) dhe artikuj të ngjashëm, prej gize apo çeliku, nëse janë apo jo me koka prej materialeve të tjera, por përjashto artikuj të tillë me koka prej bakri
7318 Vidat, bullonat, dado, vida të mëdha për dërrasa, gremç vide, përçina, gozhda të gjata në formë pyke, pyka, rondele (përfshirë rondelet me sustë) dhe artikuj të ngjashëm, prej gize apo çeliku
7319 Gjilpëra për qepje, gjilpërat për thurje, shtiza, grepa për thurje me një file, mjete të tjera për bërjen e qëndismave dhe artikuj të ngjashëm, për përdorim me dorë, prej gize apo çeliku; thumba prej gize apo çeliku, të papërfshira dhe të paspecifikuara diku tjetër
7320 Susta dhe fleta për susta, prej gize apo çeliku
7321 Stufat, soba për gatim, skarë për qymyrin në vatër, sobat për gatim (përfshirë ato me ngrohës uji për ngrohje qëndrore), hell, mangall, pipth gazi, pllakat ngrohëse dhe pajisje të ngjashme jo elektroshtëpiake, dhe pjesët prej tyre, prej gize apo çeliku
7322 Radiatorët për ngrohje qendrore, jo me ngrohje elektrike, dhe pjesët prej tyre, prej gize apo çeliku; ngrohësit e ajrit dhe shpërndarësit e ajrit të ngrohtë (përfshirë distributorët të cilët mund të shpërndajnë edhe ajër të freskët edhe ajër të kondicionuar), jo me ngrohje elektrike, të trupëzuar me ventilatorin apo fryrësin, dhe pjesët prej tyre, prej gize apo çeliku
7323 Pajisje tavoline, kuzhine dhe artikuj të tjerë shtepiake dhe pjesët e tyre, prej gize apo çeliku; lesh gize apo çeliku; pastruese tenxheresh dhe mbushje për pastrim apo llustrim, dorëzat dhe artikuj të ngjashëm të përdorur për këtë qëllim, prej gize apo çeliku
7324 Pajisje sanitare dhe pjesët prej tyre, prej gize apo çeliku
7325 Artikuj të tjerë të derdhur prej gize apo çeliku
7326 Artikuj të tjerë prej gize apo çeliku
Burimi TARIK indeksi shqip