Jump to content

Kodi i mallërave 5800

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kodi i mallërave 5800 është pjesa e numrave çelës nga 5801 të kodit të mallërave në Kosovë. Tabela e më poshtme është e shkallës së parë d.m.th çelsat më të gjatë se kater shifra nuk janë përfshirë.

Kodi i
malrave
Përshkrimi
5801 Kadife të endura me file të dala sipër dhe pëlhurat me push të krehur, përveç pëlhurave të kreut Nr. 5802 apo 5806
5802 Artikuj të përdorur për fshirje të llojit si peshqir dhe pëlhura të ngjashme të endura si peshqir, përvec pëlhurave të ngushta të kreut Nr. 5806; pëlhura tekstile me xhufka, përveç produkteve të kreut Nr. 5703
5803 Garza, përveçse pëlhurave të ngushta të kreut Nr. 5806
5804 Tylet dhe pëlhura të tjera në formë rrjete, pa përfshirë pëlhurat e endura, pëlhurat e thurura me një file apo me shumë file; tantellat në copa, në shirita apo në motive, ndryshe nga pëlhurat e kreut Nr. 6002 deri 6006
5805 Tapicerite e endura me dorë të llojit Gobelins, Flanders, Aubusson, Beauvais dhe të ngjashmet e tyre, tepicerite e punuara me gjilpërë (psh, me pika të vogla apo me syth kryq), nëse janë apo jo të ndërtuara
5806 Pëlhura të ngushta të endura, përveç mallrave të kreut Nr. 5807; pëlhura të ngushta të përbëra nga baza pa indin të bashkuara nëpërmjet nje ngjitësi (bolducs)
5807 Etiketat, simbolet dhe artikuj të ngjashëm prej materiali tekstili, në copa, në shirrita apo të prera në forma apo në masa, të paqëndisura
5808 Gajtanet në copa; zbukurimet ornamentale në copa, pa qëndisma, ndryshe nga të thurura me një file apo me shumë file; xhufkat, tufezat dhe artikuj të ngjashëm
5809 Pëlhura të endura prej fijeve metalike dhe pëlhura të endura prej fijeve të metalizuara të kreut Nr. 5605, të një lloji të përdorur në artikujt e veshjes, për mobilerite apo për qëllime të ngjashme, të paspecifikuara dhe të papërfshira diku tjetër
5810 Qëndismat në copa, në shirrita apo në motive
5811 Produktet tekstile të mbushura në copa, të përbëra nga një apo më shumë shtresa prej materiali tekstili bashkuar me mbushjen nëpërmjet qepjes apo ndryshe, përveç qëndismave të kreut Nr. 5810
Burimi TARIK indeksi shqip