Përdoruesi:Hajro Limaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

HAJRO M.LIMAJ

Zbuluesi dhe diplomati i tre luftërave


Zoti Hajro ka një jetë tepër aktive dhe me vlera të mëdha për mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare, e shprehur gjatë tre luftërave: Luftën e Ftohtë, Luftën Civile në Shqipëri në vitet 1996-1997 dhe Luftën për çlirimin e Kosovës në vitet 1998-1999.

1.Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, mbas detyrave që kreu pranë Drejtorisë së Zbulimit Informativ Ushtarak në Tiranë,ai, për 9 vjet rrjesht, 1979-1988 me detyrat e zbulimit strategjik punoi jashtë shtetit. Në këtë periudhë ai ishte i angazhuar me misionin e zbulimit të organizimit, përbërjes, disllokimit,veprimtarive ushtarake dhe kërcënimeve që mund t’i vinin Shqipërisë dhe kombit shqiptar nga shtetet objekt zbulimi të asaj kohe: Jugosllavia,Greqia,Italia,Bashkimi Republikave Socialiste Sovjetike dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga këto dy të fundit, veçanërisht nga Flota e 6 –të Amerikane dhe Flota Ruse në Mesdhe si dhe komandat e tyre në rajonin e Ballkanit dhe të brigjeve të afërta Mesdhetare. Këtë mision ai e përfundoi me sukses të plotë dhe prandaj është vlerësuar nga ministrat e mbrojtjes të asaj kohe tepër pozitivisht,ndërsa Presidiumi i Kuvendit Popullor më 18.12.1989 e dekoroi atë me “Urdhërin Ylli i Kuq i klasit të parë“.

2. Gjatë Luftës civile në Shqipëri, në vitet 1996-1997, ai ishte me detyrën e atasheut ushtarak në Republikën e Turqisë. Edhe këtu, me një angazhim të devotshëm dhe me veprimtari të spikatur diplomatike, sensibilizoi dhe ngriti në këmbë shtetin turk në mbrojtien e sovranitetit dhe të pavarsisë së Shqipërisë. Ashtu sic janë pasqyruar në librin e tij, “Midis Ankarasë dhe Tiranës” ,kolonel Limaj pritej për probleme urgjente të mbrojtjes së Shqipërisë nga presidenti i kohës, Sulejman Demirel, kryeministrja Tansu Çiler dhe Bulent Exhevit, ministri i mbrojtjes Sezgin dhe shefi i shtatmadhorisë, Gjeneral armate Ismail.H.Karadaj. Ishin takimet e tij direkte, një nga faktorët që kryeministria Tansu Çiler më 29 Mars,në krahë të kolonel Limajt, bëri deklaratën e fortë në median botrore se “Turqia është e vendosur të ruajë integritetin territorial të Shqipërisë dhe nuk do të qëndrojë pasive ndaj ngjarjeve që kërcënojnë copëtimin e Shqipërisë…prandaj nga ana e saj Turqia është e gatëshme të bëjë gjithçka për stabilizimin e gjëndjes në Shqipëri “. Në kordinim të drejtë për drejtë me kryeministrin e qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Z. Bashkim Fino,ai realizoi një mbështetje të lartë politike, ushtarake dhe logjistike nga Turqia për kapërcimin e asaj situate tepër të rrezikshme, më 1997. Përveç të tjerave, nga Turqia u vendosën në Zallher të Tiranës 900 trupa ushtarake turke në kuadrin e operacionit ndërkombëtar të paqes “Alba”.

3. Gjatë luftës çlirimtare të Kosovës, ai përsëri në kuadër të detyrës së atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë ngriti në këmbë shtetin turk për mbështetjen dhe pastaj angazhimin direkt në luftën për çlirimin e Kosovës nga Serbia e Milosheviçit. Nga takimet intensive me presidentin Demirel dhe kryeministrin e kohës, Bulent Exhevit, Turqia si anëtare e NATO-s dhe si shtet më vehte dha kontribute shumë të mëdha për çlirimin e Kosovës. Kur forcat ushtarake serbe po disllokoheshin në kufijtë veriorë të Shqipërisë, kolonel Limaj me urdhër të kryeministrit Pandeli Majko realizoi takimin urgjent të datës 29 Mars 1999 me kryeministrin Exhevit. Në konferencën e shtypit pas këtij takimi kryeministri i Turqisë deklaroi se “Shteti dhe Forcat e Armatosura të Turqisë janë në krah të popullit shqiptar dhe nuk do të lejojnë të preken kufijtë dhe tërësia territoriale e Shqipërisë.Në rast nevoje, vazhdoi Ai, Turqia do të mbrojë së bashku me Shqipërinë sovranitetin dhe pavarësinë e popullit mik dhe vëlla të Shqipërisë”.

Duke u bërë pjesë e ekipit turk të krizës kosovare,kolonel Limaj në mënyrë intensive punoi për bllokimin e flotës ruse të Sevastopolit, e cila mori urdhër nga ministri rus i mbrojtjes për të kaluar në Bosfor dhe të disllokohej në Jonin verior, nga ku do të godiste me raketa flotën ajrore të NATO-s, avionët e të cilës ngriheshin nga aeroporti ushtarak i Avianos në Itali, për të bombarduar trupat serbe në Kosovë dhe jashtë saj.Disllokimi i kësaj flote ruse në Adriatikun verior do të bllokonte përfundimisht edhe transportin detar të armatimeve luftarake që i dërgoheshin Ushtrisë Clirimtare të Kosovës nga Bosnjë-Hercegovina dhe Kroacia.

Gjithashtu, Kolonel Limaj ishte pjesë në planizimin e hapjes së koridorit të ri ajror nga bazat ushtarake të Turqisë lindore, nga ku aviacioni amerikan dhe turk do të përshkonin hapësirën ajrore Bosfor-Deti i Zi-Bullgari ose Rumani dhe do të bombardonin objektet e rëndësishme të Serbisë, kohë në të cilen u godit edhe ambasada e Kines në Beograd dhe Milosheviçi u detyrua të dorëzohej.

Kolonel Limaj ishte i pranishëm dhe tejet aktiv në ekipet e ngritjes të kampeve të refugjatëve nga Kosova në Edirne, Shkup dhe Elbasan, ku direkt, edhe ai vetë merrte pjesë në nisjen e qindra mauneve, që furrnizonin këto qendra, ku për disa muaj u strehuan me mijra shqiptarë të Kosovës.

Por, kolonel Limaj ka edhe një fushë tjetër angazhimi konkret dhe me shumë vlera. Në vitet 1994-2000, ai, nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe shtatmadhorisë turke, mundësoi të siguronte për Shqipërinë 980 bursa studimi për nxënësit e gjimnazeve ushtarake, për studentë në akademitë 4 vjeçare të Forcave Tokësore, Detare dhe Ajrore, (me diploma universitare), për studentët në Fakultetin 6 vjeçar të mjekësisë ushtarake, për kuadrot e lartë në Akademitë e Shtabit të Përgjithshëm dhe në të gjitha nivelet e tjera të kualifikimit afatshkurtër dhe afatmesëm.

Po kështu, ai ka luajtur rol të ndjeshëm edhe për mundësimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit shendetësor, ku në periudhën e tij si atashe ushtarak në Ankara, 400 ushtarakë dhe pjesëtarë nga familje ushtarakësh shqiptarë, u mjekuan dhe u kuruan falas në spitalin qëndror të Ushtrisë Turke në GATA, në Ankara.

Për këto veprimtari në shërbim të mbrojtjes dhe të sigurisë kombëtare është shkruar nga shumë pjesëmarrës apo analistë turq, shqiptarë dhe kosovarë, por edhe të huaj. Duke njohur dhe vlerësuar angazhimin dhe kontributin e Kolonel Limajt për çlirimin e Kosovës, një grup prej 6 deputetësh në Parlamentin e Kosovës, më 16 qershor 2016, me ne krye Zonjen Alma Lama i bënë Presidentit Hashim Thaçi propozimin për t’i akorduar atij titullin “Hero i Kosovës”.

Për këto suksese e merita dhe për nevojat emergjente që kishte shteti shqiptar kolonel Hajro Limajt ia shtynë mandatin e qëndrimit si atashe ushtarak në Turqi, në 5 vjet e gjysëm. Ai ishte shumë i vlerësuar nga të dy qeveritë e të dy partive, që ishin në pushtet në Shqipëri në periudhën 1994-2001, sepse kolonel Limaj kryente shumë mirë detyrat e shtetit dhe të kombit dhe qëndronte krejtësisht jashtë angazhimeve politike dhe interesave partiake.

Gjatë asaj periudhe atij i janë propozuar edhe detyrat e ministrit të Brendshëm nga qeveria Nano,me rekomandim të ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga dhe të atasheut ushtarak në Gjermani në fund të vitit 2000 nga ministri i Mbrojtjes,Ilir Gjoni,por ai me argumentat e tij, duke i falenderuar për besimin e shprehur ndaj tij, nuk i pranoi këto detyra.

Në 1 Maj të vitit 2000 Kolonel Limaj u rikthye në Atdhe në detyrën e këshilltarit të ministrit të Mbrojtjes për politikat e sigurisë kombëtare dhe inegrimin në NATO. Është i vetmi atashe ushtarak, mes diplomatëve të parë ushtarakë, të emëruar jashtë shtetit që u rikthye në atdhe, mbasi të tjerët, duke braktisur misionet morën strehim politik në Belgjikë, Amerikë dhe Gjermani.

Është nga kuadrot e paktë që vazhdoi karrierën e zbulimit informativ ushtarak dhe të diplomacisë ushtarake pa ndërprerje në të dy sistemet.(1972-2001)

Është nga kudrot më të angazhuar dhe më rezultativ për reformimin dhe ristrukturimin e Forcave të Armatosura sipas standarteve të NATO-s, veçanërisht në vitet 1992-1995 me ekspertë turq dhe amerikanë në ministrinë e Mbrojtjes.

Me dëshirën, vullnetin e tij dhe me kërkesën zyrtare të parashtruar prej tij, në vitin 2001 doli kolonel në rezervë dhe krijoi Institutin e Politikave të Sigurisë Kombëtare. Si drejtor i tij, gjatë rreth 19 viteve, ka dhënë një kontribut të shquar me komentet, analizat dhe debatet televizive në Shqipëri dhe në Kosovë për problemet e mbrojtjes dhe të sigurisë kombëtare.

Z.Limaj është autor i disa librave me analiza, komente dhe oponione. Në promovimin e librit të tij të parë, “Bota Shqiptare dhe Siguria Kombëtarë”, merrnin pjesë elita shqiptare me në krye Dritero Agollin dhe akademikun Hekuran Mara. Në vijim ka botuar librin “Midis Ankarasë dhe Tiranës 1990-2000” , i cili pasqyron me fakte dhe argumenta fillimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit politik dhe ushtarak të Shqipërisë me Turqinë, të drejtuar nga Turgut Ozal dhe pastaj Sulejman Demirel. Në librin “Në kërkim të demokracisë kushtetuese”, nga analizat dhe komentet e botuara, pasqyrohen problemet me të cilat perballej vendi ynë në zbatimin dhe mbrojtjen e kushtetutshmërisë. Në librin “Ku po e çon Erdogani Turqinë “, pasqyrohen me fakte, argumenta, referenca nga shtypi botëror, pasojat që i erdhën shtetit demokratik, ligjor dhe laik të Turqisë së Ataturkut me ndryshimet e kushtetutës dhe ngritjen e një sistemi presidencial partiak, islamizimin e politikës e të shtetit dhe kërcënimet e masat represive, antidemokratike ndaj mendimit ndryshe. Së shpejti do të botohet libri “Midis tre luftërave “, në të cilin pasqyrohet veprimtaria e tij shtetërore në periudhat e Luftës së Ftohtë, të krizës shqiptare të vitit 1997 dhe të luftës për çlirimin e Kosoves.

Hajro Limaj është “Qytetar Nderi i Vlorës”, “Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorë” dhe “Personalitet i Shquar i Labërisë” me votim të plotë dhe organizim zyrtar e ceremonial.

Arritja e këtyre sukseseve natyrisht është e lidhur edhe me arsimimin dhe kualifikimin e vazhdueshëm e të shumanshëm, që kolonel Limaj ka bërë gjatë gjithë jetës. Në dhjetor të vitit 1971 përfundoi shkëlqyshëm shkollën e lartë ushtarake, në vitet 1972-1975 vazhdoi shkollën e lartë të zbulimit informativ dhe gjuhën turke në Universitetin e Tiranës, (e njësuar me Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm), në vitin 1976 vazhdoi studimet në shkollën e zbulimit elektronik dhe kursin e gjuhës angleze; në vitin 1993 përfundoi studimet pasuniversitare në Stamboll, master shkencor për gjuhën turke; në vitin 1994 kreu katër kurse të niveleve më të lartë, nga një muaj, në Akademinë e Sigurisë Kombëtare në Stamboll; në vitin 1995 përfundoi në Ankara Akademinë diplomatike.


Zotëron tre gjuhë të huaja: turqisht, anglisht dhe italisht.

Është i martuar, me dy fëmijë, me diplomime universitare jashtë shtetit, për profesionin inxhiniere farmacoutike dhe inxhinjer informatike.

Për këtë devotshmëri dhe vlera në vlersimin e librit ” Midis Ankarasë dhe Tiranës “ . Prof. Dr. Sabit Brokaj, ish ministër i Mbrojtjes deklaroi :  

Dy atashe ushtarakë kanë bërë histori në Shqipëri: Gjeneral Halim Ramohito në Moskë dhe Kolonel Hajro Limaj në Ankara. I pari, në mbrojtje të Shqipërisë, me prishjen e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik dhe daljen nga Traktati i Varshavës. I dyti, me ngritjen e shtetit turk në mbrojtje te Shqipërisë në krizën e vitit 1997 dhe  çlirimin e Kosovës më 1999 “


Forum i Hapur me Z. Hajro Lima: Marredheniet Politike, Ekonomike, Diplomatike dhe Ushtarake ndermjet Ankarase dhe Tiranes mes viteve 1990-2000

April 13th, 2013

Universiteti Epoka vazhdon traditën e forumeve të hapura, ku figura të njohura të jetës politike, ekonomike dhe sociale në Shqipëri janë të ftuar të ndajnë njohuritë dhe përvojën e tyre me nxënësit tanë. Më 11 prill 2013 kemi pasur kënaqësinë të kemi mes nesh publicistin dhe diplomatin e njohur Z. Hajro Limaj, i cili e ka kryer misionin e Atasheut Ushtarak të Shqipërisë në Ankara, Turqi nga viti 1994 deri në vitin 2000, të cilat ishin kohë shumë të vështira për të gjithë shqiptarët në rajon. Përveç që ka qenë këshilltar i Ministrit të Mbrojtjes se ai në fakt është këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm të Kolegjeve Turke në Shqipëri. Z. Limaj është i njohur për librat e tij, mendimet dhe shkrimet në media të ndryshme të shkruara dhe vizive në Shqipëri dhe jashtë vendit; në dekadën e fundit ai ka më shumë se 1200 artikuj të botuar.

Tema e Forumit te Hapur e zotit Limaj ishte "Marrëdhëniet politike, ekonomike, diplomatike dhe ushtarake midis Shqipërisë dhe Turqisë gjatë vitit 1990 - 2000". Gjatë fjalës së tij Z. Limaj theksoi kohët e vështira ishin me të cilat përballet Shqipëria dhe Kosova në ato vite dhe ndihmë e madhe dhe udhëzime Republika e Turqisë dhënë për çështjen shqiptare në rajon. Nëpërmjet fakteve dhe shifrave të cilat janë publikuar edhe në librin e tij më të fundit "Mes Ankarasë dhe Tiranës", zoti Limaj dha një pasqyrë të mbështetjes që ai ishte në gjendje për të marrë nga Turqia në terma monetare, si dhe bursa ushtarake për mijëra studentë shqiptarë për të studiuar në akademitë më të mira ushtarake të Turqisë. Ai vuri në dukje mbështetjen e madhe që Republika e Turqisë dhënë Shqipërisë në të gjitha aspiratat e saj integruese euroatlantike, si të gjitha fondet operative dhe monetare të nevojshme për forcat ushtarake shqiptare të jetë gati për anëtarësim në NATO etj Interesante Z. Limaj tha se gjatë vit i vështirë i vitit 1997, me anë të një konference për shtyp Ish-Kryeministri turk, zonja Tansu Çiller paralajmëroi të gjithë fqinjët shqiptarë të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë, duke parandaluar një thyerje të mundshme të kufirit nga ana e tyre. Për më tepër, gjatë vitit 1999, kur Kosova ishte nën agresionit serb, Turqia ishte gati për të ndërhyrë me forcat e tyre ushtarake tokësore në Serbi në mënyrë që agresioni të merrte fund, pohoi z Limaj, edhe pse të gjitha vendet e tjera pothuajse e injoruan këtë çështje.


Faqet në kategorinë "Ushtarakë shqiptarë"

A[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

B[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

D[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dh[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

E[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

F[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

G[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gj[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

H[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

J[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

K[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

L[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

M[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

N[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

O[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

P[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Q[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

R[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rr[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

S[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]