Komuna e Albanikut
Ky artikull merret me Komunën e Albanikut. Për qytezën e Albanikut shiko në faqen përkatëse.
Komuna e Albanikut e njohur edhe si Komuna e Leposaviqit, është një komunë e cila ndodhet në rrethin e Mitrovicës, në pjesën më veriore të Kosovës. Selia administrative e kësaj komune gjendet në qytetin e Albanikut (Leposavićit).
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna e Albanikut ndodhet në veri të Kosovës. Komuna kufizohet në veri me kufirin e Serbisë, në jugperëndim kufizohet me territorin e komunës së Zubin Potokut, në jug me komunën e Zveçanit dhe të Mitrovicës së Veriut, ndërsa në një pjesë të vogël në juglindje kufizohet me territorin e Komunës së Besianës. Komuna ka gjithsej 42 fshatra. [1] territori i përgjithshëm i komunës përfshin një sipërfaqe prej 539 km². Lumi i Ibrit rrjedh nëpër territorin e komunës dhe qytetin e Albanikut. Së bashku me komunat: Komuna e Zubin Potokut, Mitrovica Jugut, Mitrovica e Veriut, komuna e Skënderajit, komuna e Vushtrrisë dhe Komuna e Zveçanit, formon Rajonin e Mitrovicës.
Popullsia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Regjistrimi i vitit 2011 nuk u mbajt në komunën e Albanikut. Të dhënat e vitit 2009 bazohen vetëm në një vlerësim.
Regjistrimi | 1948 | 1953 | 1961 | 1971 | 1981 | 1991 | 2009 |
---|---|---|---|---|---|---|---|
Banorët [1] | 14949 | 17015 | 19006 | 18124 | 16906 | 16395 | 13773 |
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Tim Bespyatov. "Kosovo censuses". Population statistics of Eastern Europe (në anglisht). Marrë më 2017-10-29.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- faqe zyrtare serbokroatisht: [] Error: {{Lang}}: no text (help)
Barja | Bellobërda | Belluqa | Berberishti | Bërzanca | Bistrica | Bistrica e Shalës | Borçani | Borova | Ceraja | Cërnotava | Cërveni | Desetaku | Dobrava | Dreni | Drenova | Duboka | Gërkaja | Gnezhdani | Graniçani | Gulia | Guvnishti | Iseva e Poshtme | Jarinja | Jashanica | Jellakca | Kajkova | Kalina | Kamenica | Kërnini i Epërm | Kërnini i Poshtëm | Kijevçiqi | Koporiqi | Koshutica | Koshutova | Kostinpotoku | Kutnja | Krushçica | Krusheva | Leshaku | Llazhina | Llozna | Majdeva | Mekiniqi | Mihaliqi | Miokoviqi | Moshnica | Ostraqi | Pllakanica | Pllaninica | Popoci | Postenja e Ibrit | Potomla | Pridvorica | Qirkoviqi | Rëvacka | Rikova | Rodeli | Rumanca | Seoca | Simiçishti | Sllatina | Soçanica | Trebiqi | Trikosa | Tvërgjani | Ullia | Vitanoviqi | Vraçeva | Vuça | Zabërgja | Zavrata | Zemanica | Zërnoseku
Stema e shtetit |
|