Ndryshimi mes inspektimeve të "F.C. Internazionale Milano"

Jump to navigation Jump to search
Edhe sezoni tjetër ishte një tjetër fatkeqsi për klubin. Inter impresionoi në ndeshjen e [[Supercoppa Italiana|Superkupës Italiane]] kundër Lazios duke marrë kryesimin falë blerjeve të reja [[Robbie Keane]] dhe [[Hakan Şükür]] – megjithatë, ata u mposhtën 4–3. Ata gjithashtu u eleminuan në raundin paraeleminator të [[UEFA Liga e Kampioneve|Ligës së Kampioneve]] nga klubi suedez [[Helsingborgs IF]], [[Álvaro Recoba]] humbi një penallti vendimtare në fund. Lippi u shkarkua pas vetëm një ndeshje të vetme në ligë e cila rezultoi humbja e parë në historinë e Interit kundër [[Reggina Calcio|Regginës]]. [[Marco Tardelli]], i zgjedhur për të zëvëndësuar Lippin, dështoi për të sjellë rezultate, dhe mbahet mend nga tifozët e Interit si trajneri që humbi derbin e qytetit me rezultatin 6–0 kundër Milanit në sezonin 2000–01. Pjestarët e tjerë të "familjes" Inter gjatë kësaj periudhë që vuajtën ishin lojtarë si Vieri dhe [[Fabio Cannavaro]], ku të dyve i ishin shkatërruar restorantet në Milano pas humbjeve kundër Milanit.
 
Në vitin 2002, Inter jo vetëm që shkoi në gjysmë-finalen e Kupës UEFA, por ishte 45 minuta larg fitimit të "Skudetos", ku ata duhej të mbanin avantazhin prej një goli në ndeshjen jashtë fushe kundër Lazios. Inter kryesonte 2–1 pas 24 minutash, por Lazio barazoi në kohën shtesë në fund të pjesës së parë dhe shënoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë duke i hapur rrugë Juventusit që të fitonte titullin.<ref>{{cite web|url=https://top-channel.tv/2011/04/07/dashtimet-ma-ta-bujshme-ta-interit/|title=Dështimet më të bujshme të Interit|publisher=Top-Channel.tv|language=sq|date=7 prill 2011|accessdate=28 prill 2020}}</ref> Në sezonin e ardhshëm, Interi e përfundoi kampionatin në vendin e dytë dhe gjithashtu arriti të shkonte në gjysëm-finalen e Ligës së Kampioneve kundër Milanit, duke u eleminuar për shkak të rregullit të golit jashtë fushe.
 
===2004–2011: Rikthimi dhe fitimi i tripletës===

Menyja e navigimit