53.516
edits
Në sezonin e ardhshëm, Moratti punësoi ish trajnerin e Juventusit [[Marcello Lippi]],<ref>{{cite web|url=https://www.tempi.it/1999-marcello-lippi-il-nuovo-allenatore-dellinter/|title=1999: Marcello Lippi è il nuovo allenatore dell’Inter|trans-title=1999: Marcello Lippi trajneri i ri i Interit|publisher=Tempi.it|language=it|author=Carlo Candiani|date=8 shtator 2011|accessdate=29 prill 2020}}</ref> dhe firmosi me lojtarë si [[Angelo Peruzzi]] dhe [[Laurent Blanc]] sëbashku me ish lojtarët e Juventusit Vieri dhe [[Vladimir Jugović]]. Skuadra j'u afrua suksesit të parë vendor që nga viti 1989 ku ata arritën në finalen e [[Coppa Italia|Kupës së Italisë]] ku u mposhtën nga Lazio.
Edhe sezoni tjetër ishte një tjetër fatkeqsi për klubin. Inter impresionoi në ndeshjen e [[Supercoppa Italiana|Superkupës Italiane]] kundër Lazios duke marrë kryesimin falë blerjeve të reja [[Robbie Keane]] dhe [[Hakan Şükür]] – megjithatë, ata u mposhtën 4–3.<ref>{{cite web|url=http://ricerca.repubblica.it/repubblica/archivio/repubblica/2000/09/09/lopez-subito-show-inter-ko.html|title=Lopez, subito show: Inter ko|trans-title=Lopez, shfaqje të menjëherëshme: Inter ko|publisher=la Repubblica|language=it|author=Corrado Sannucci|page=57|date=9 shtator 2000|accessdate=29 prill 2020}}</ref> Ata gjithashtu u eleminuan në raundin paraeleminator të [[UEFA Liga e Kampioneve|Ligës së Kampioneve]] nga klubi suedez [[Helsingborgs IF]], [[Álvaro Recoba]] humbi një penallti vendimtare në fund. Lippi u shkarkua pas vetëm një ndeshje të vetme në ligë e cila rezultoi humbja e parë në historinë e Interit kundër [[Reggina Calcio|Regginës]]. [[Marco Tardelli]], i zgjedhur për të zëvëndësuar Lippin, dështoi për të sjellë rezultate, dhe mbahet mend nga tifozët e Interit si trajneri që humbi derbin e qytetit me rezultatin 6–0 kundër Milanit në sezonin 2000–01. Pjestarët e tjerë të "familjes" Inter gjatë kësaj periudhë që vuajtën ishin lojtarë si Vieri dhe [[Fabio Cannavaro]], ku të dyve i ishin shkatërruar restorantet në Milano pas humbjeve kundër Milanit.
Në vitin 2002, Inter jo vetëm që shkoi në gjysmë-finalen e Kupës UEFA, por ishte 45 minuta larg fitimit të "
===2004–2011: Rikthimi dhe fitimi i tripletës===
|