Polinezia franceze
Polinezia franceze Pōrīnetia Farāni (ty) Polynésie française (fr) | |
---|---|
Vendndodhja e Polinezisë franceze | |
Administrimi | |
Shteti | Franca |
Statusi politik | Kolektivitet përtej
detit i Francës |
Qyteti kryesor | Papeete |
Parlamenti | |
Komisioneri i lartë i Rep. | Lionel Beffre |
Presidenti | Édouard Fritch |
Demografia | |
Popullsia | 268 270 ban. (2012) |
Dendësia | 64 ban./km2 |
Gjuha | zyrtare:frëngjishtja rajonale:reo mā’ohi tahitiane |
PBB PBB/ban. |
3,8 miliard dollar 17 500 dollarPFQ |
Gjeografia | |
Kordinatat | 17°32′S 149°34′W / 17.533°S 149.567°W |
Sipërfaqja | 4 167 km2 |
Polinezia franceze (frëngjisht:Polynésie française, shqiptimi: [pɔlinezi fʁɑ̃sɛz], tahitianisht:Pōrīnetia Farāni) është një kolektivitet përtej detit (KPD) (frëngjisht:Collectivité d'outre-mer COM ) i Francës, përbëhet nga pesë arkipelagë të cilët përbëjnë 118 ishuj, 67 prej tyre të banuar. Gjendet në jug të oqeanit paqësor, rreth 6,000 kilometra në lindje të Australisë. Zhvillimi kryesor i këtij territori mbetet turizmi, bazuar në një trashëgimi unike natyrore dhe kulturore.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky seksion është i zbrazët, pa hollësira ose i paplotë. Ndihma juaj është e mirëpritur! |
Grupi ishujve polinezian u ankesua nga Franca gjatë shekullit të 19 dhe është quajtur deri në fund të vitit 1958 «Établissements de l'Océanie» (Institucion i Oqenanisë). Analizat dhe studimi i gjetjeve arekologjike në ishuj kanë bërë të mundur që të vërtetohet se njerëzit e parë që kanë zbarkuar në polinezi rreth vitit 500 pas Krishtit, ishin popull i panjohur dhe u zhduken në mënyre misterioze. Vala e dyte e emigrimit gjeti pikërisht mbetjet e këtij qytetërimi. Sipas legjendës Inca te Peruse, një popullsi e dytë pushton polinezinë rreth vitit 1100.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky seksion është i zbrazët, pa hollësira ose i paplotë. Ndihma juaj është e mirëpritur! |
Polinezia franceze ndodhet në jug të oqeanit paqësor, rreth 6,000 kilometra në lindje të Australisë. mbulon 4.67 km² të tokës së shpërndarë mbi 2.5 milione km². Perbehet nga 118 ishuj me origjinë vullkanike ose korale, të shperndarë në pesë arkipelagë:
- Ishujt Austarale (duke përfshirë ishujt Tubuai, Rapa dhe Marotiri).
- Ishujt e Shoqërise, më të rëndësishmet, të përbërë nga:
- Ishujt e Erës (Tahiti, Moorea, ishujt Maiao e Mehetia dhe Tetiaroa)
- Ishujt e Nënerës (Raiatea, Tahaa, Huahine, Bora Bora e Maupiti)
- Ishujt Tuamotu, ishujt Gambier ( me afer Pitcairn)
- Ishujt Markez
Ishulli me i rëndësishem dhe me i populluar është Tahiti. Polinezia franceze është e vendosur në një rajon të prirur ndaj aktivitetit të dendur sizmik.
Administrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Polinezia franceze, bashkësi përtej detit, përvec kësaj që nga viti 2004 mban statusin kolektivitet përtej detit. Mbrojtja dhe ruajtja e rendit të kolektivitetit francez përtej detit, janë të siguruara nga departamentet franceze, nga Armée de terre (ushtria e tokës), Marine nationale (Marina kombëtare),nga Armée de l'Air( forcave ajrore),dhe nga xhandarmeria.
Nenndarjet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Polinezia franceze perbehet nga pesë nënndarje administrative:
Klima
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klima është tropikale, e ngrohtë dhe lagësht, por ndryshon disi nga njëri arkipelag në tjetrin. Stina e lagësht (vera) zgjat nga nëntori deri në prill. Në Tahitin Qendror reshjet e shiut bien në sasi të mëdha, çdo vit regjistrohen më tepër se 9 metra reshje shiu.
Popullsia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky seksion është i zbrazët, pa hollësira ose i paplotë. Ndihma juaj është e mirëpritur! |
Shumica dërrmuese janë me origjinë polineziane ose pjesërisht polinezianë. Pjesa tjetër, një pakicë, janë kinezë, evropianë (francezë) dhe amerikanë..[1]
Gjuha
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Frëngjishtja dhe gjuha tahitiane janë gjuhët kryesore. Frëngjishtja është gjuha që përdoret në dokumente zyrtare dhe në tregti
Ushqimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në këta ishuj, pjesa më e madhe e nevojave për produkte ushqimore plotësohet me anë të importit. Kurse në vend prodhohen banane, kasava, arra kokosi, sallatë jeshile, papaja, ananas, taro, domate dhe shalqinj. Ndërsa për mish përdoren peshqit, gocat e detit, karkalecat e detit, gjedhët, dhitë dhe derrat.[2]
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Polinezia franceze ka një ekonomi mestare të zhvilluar, e bazuar në importin e mallrave në turizem dhe në ndihmën finaciare nga ana e Francës. Komplekset turistike, janë shumë të perhapur dhe në pjesën më të madhe ndodhen në ishujt me të rëndesishem. Peshkimi dhe eksporti i vajit të kokosit janë dy aktivitetet kryesore tradicionale, turizmi përfaqeson 13 % te GDP-së të këtyre ishujve, që në 2002 kanë pritur 190.000 turistë. Perla e Tahitit ka reflektime ngjyre jeshile, jargavani, argjendi, ari dhe kalteroshe. Perla Bujqësore punëson rreth 7000 njerëz dhe importuesit e mëdhenj janë Japonia dhe Kina.
Polinezia franceze ka një nga nivelet më të ulëta të kriminalitetit në të gjithë Francën. Mbulimi shëndetësor është përgjithësisht i mirë në ishujt më të rëndësishëm, por i limituar në rajonet më të largëta apo më pak të populluara.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Popullsia e Polinezisë franceze". Marrë më 19 tetor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ushqimi në Polinezinë franceze". Marrë më 19 tetor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Qeveria
- Qeveria e Polinezisë franceze
- Presidenca e Polinezisë franceze
- Nën-ndarjet administrative të Polinezisë franceze
- Informacione të përgjithshme
- Franca Encyclopédie collaborative du patrimoine culturel et naturel polynésien
- Polinezia franceze në UCB Libraries GovPubs
- Udhëtimi
- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Faqe zyrtare për turizmin Arkivuar 28 gusht 2017 tek Wayback Machine