Jump to content

Provinca autonome e Bolcanos

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Provinca Autonome e Bolzanos
Provincia autonoma di Bolzano — Alto Adige
Flamuri i Provinca Autonome e Bolzanos
Stema zyrtare e Provinca Autonome e Bolzanos
Popullsia
 • Gjithsej550.750
{{{postal_code_type}}}
39010-39100
Faqja zyrtarewww.provincia.bz.it

Provinca Autonome Bolzanos (italisht: Provincia autonoma di Bolzano - Alto Adige; gjermanisht dhe ladinisht: Südtirol; Tiroli Jugor) i njohur edhe me emrin e tij italian Alto Adige, është një provincë autonome në veri të Italisë. Ai është një nga dy provincat autonome që përbëjnë rajonin autonom të Trentino-Tiroli Jugor. Provinca ka një sipërfaqe prej 7.400 kilometra katrore dhe një popullsi totale prej më shumë se 550.000 banorë. Kryeqendra e tij është qyteti i Bolzanos (gjermanisht: Bozen; ladinisht: Balsan ose Bulsan).

Shumica e popullsisë flet gjermanisht. Rreth një e katërta e popullsisë flet italisht, dhe një pakicë e vogël kanë ladinishten si gjuhën e tyre amtare. Të gjithë fshatrat që formojnë zonën e Val Badisë flasin ladinisht. Tiroli Jugor ka një nivel të konsiderueshëm të vetëqeverisjes, që përbëhet nga një gamë të madhe të pushtetit ekskluziv legjislativ dhe një regjim fianciar që e lejon provicën të mbajë 90 për qind të të gjithë taksave.

Mali më i lartë në rajon quhet Ortler me një lartësi prej 3905 m. Luginat më të njohura janë: Etschtal, Eisacktal, Vinschgau dhe Pustertal. Lumenjtë më të njohur janë: Etsch, Eisack, Rienz, Passer dhe Talfer. Kurse liqenjtë më të njohur janë: Liqeni Reschen (Reschensee) Liqeni Kalterer (Kalterersee) Liqeni Karer (Karersee) Liqeni Toblacher (Toblachersee) dhe shumë liqene të tjera. Tiroli Jugor është vendosur në pjesën jugore të Alpeve dhe kombinon me avantazhet e një vendi malor. Sidmos ne verë dhe në dimër klima e Tirolit Jugor është një klimë e butë. Tiroli Jugor njifet dhe për malet e tij që quhen Dolomiten. Dolomitat janë një varg malor në Alpet Jugore dhe janë të shpërndarë midis rajoneve italiane të Venetos (it. Veneto) dhe të Tirolit Jugor, po ashtu dhe te Provincat e Bolzanos (it. Bolzano, Gj. Bozen) dhe Bellunos. Që nga viti 2009 Dolomitat bajnë pjesë një Trashëgimisë Botërore të UNESKOS Natyrore.

Tiroli Jugor ka 116 komuna, dhe këto janë ndarë në 8 komunitete të medhaja (it. Comunità comprensoriali, dt. Bezirksgemeinschaften) Funksioni i Komuniteteve është bashkërendimi i zhvillimit kulturor, sociale, ekonomike dhe mjedisore të komuniteteve anëtare. Këto 8 komunitete quhen: Bozen, Burggrafenland, Überetsch-Unterland, Salten-Schlern, Eisacktal, Pustertal, Vinschgau dhe Wipptal

Tiroli Jugor njifet për lashtësinë e tij. Për shembull: Zona Adige, Eisack dhe Rienz kan qenë të banuara qy nga Epoka e Gurit. Zbulime te rëndesishme nga kjo periudhe që kan bëre arkeologët është zbulimi i Ötzit që njifet si “Njeriu i Borës”,i zbuluar në vitin 1991. Arkeologet thojnë që ky njeri ka 5.300 vjet dhe ështe gjetur në malin Tisenjoch qe qëndron te Ötztaler Alpen, poprap në Tirolin Jugor. Në vitin 1004 derin në vitin 1027 Tiroli i përkiste peshkopëve i Trentos dhe Bressanones. Me kalimin e kohës, peshkopët i vunë për herë të parë një emër ketij vendi dhe e quajtën “Tirol” që dhe në ditët e tona quhet kështu. Ne 3 Nëndor 1918 në diten e armëpushimit pas luftës së Pare Botërore, Tiroli Jugor u pushtua nga trupat italiane, dhe mbas kontrates së Saint Germainit në vitin 1919 ky vënd filloj të bëhet pjesë e Italisë, ndërsa perpara ishte pjesë e Austrisë. Edhe Presidenti i Amerikes Woodrow Wilson i dha Italisë lejen që Tiroli Jugor ti bënte pjesë këtij shteti. Pas Luftes së Dytë Botërore u negociua në Paris një status për autonominë e Tirolit Jugor, por punët nuk vashduan mirë, dhe ky status nuk u bë. Por në vitin 1972 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së i dha Tirolit Jugor një autonomi tjetër qe quheshe “Südtirol Paket” qe dhe ne kohet tona quhet kështu. Që nga viti 1972 provincat e Bolzanos dhe ajo e Trentos kanë autonominë e tyre. Tani italianët e therrasin ketë region “Provincia Autonoma di Bolzano – Alto Adige” nganjëherë e therrasin dhe “Sudtirolo” që në shqip domethanë “Tiroli Jugor”. Rrallë jan emrat italianë “Tirolo del Sud” ose vetem “Tirolo”.

Gjuhët dhe Populli

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjuhët zyrtare të vendit janë: Gjermanishtja dhe Italishtja, një gjuhe tjeter qe u formua në kete vend është Ladinishtja që e flasin vëtem 4% e njerezve. Në kete vend fliten 40 dialekte që pak a shumë ngjasojnë vetem në ca fjale. Populli italian jeton nëpër qytete të medhaja si Bolzano (Gj. Bozen), Merano (Gj. Meran) ose Bressanone (Gj. Brixen).

Fati politik i Tirolit Jugor është i vendosur kryesisht nga Partia i Tirolit Jugor (gj. Südtiroler Volkspartei) që u formua nga fundi i luftës së dytë boterore. Këshilli i provincës (gj. Landtag, it. Consiglio Provinciale) është parlamenti i Tirolit Jugor. Kurse Qeveria e Shtetit (gj. Landesregierung, it. Giunta Provinciale) përbëhet nga një president dhe nga deputëtet e tij. Presidenti i qeverisë i Tirolit Jugor quhët Arno Kompatscher

Ekonomia e Tirolit Jugor është dominuar nga sektori i shërbimeve dhe e atij i turizmit. Përvec kësaj, ekonomia luan në sektorin e ndërtimit një rol kryesor.

Turizmi luan një rol qendror në sektorin e ekonomisë. Shkalla e papunësisë është 8,4%. Në 100 vitet e fundit turizmi u rrit shumë (+64%). Shaqet e kësaj rritjeje janë impiantet e skive ne majat më të larta dhe sepse klima është shumë e mirë, sidomos ne pranverë dhe vjesht.

Gazeta ma e njohur në Tirolin Jugor është Gazeta “Dolomiten” e shkruajtur në gjuhen gjermane. Në vend të dytë mberrin gazeta italiane “Alto Adige” dhe më në fund vjen gazeta “Corriere della Sera” që është po ashtu italiane, në nivel kombëtar. Edhe populli ladin ka një gazëtë për qytetarët e vetë qe quhet “La Usc di Ladins” (Gjuha e Ladinve).