Provinca e Kampobasos
Jump to navigation
Jump to search
Provinca e Kampobasos Italisht : Provincia di Campobasso | |
---|---|
Harta
Vendndodhja e provincës në hartën e Italisë. | |
Shteti | ![]() |
Rajoni | Molise |
Kryeqendra | Kampobaso |
Presidenti | Rosario De Matteis |
Sipërfaqja | 2.909 km2 |
Popullsia | 230.928 banorë |
Dendësia | 79,38 banorë/km2 |
Zona Kohore | UTC+1 |
Kodi Postal | 86100, 86010, 86049 |
Prefiksi | 0874, 0875 |
Nr. i komunave | 84 |
Faqja Zyrtare provincia.campobasso.it |
Provinca e Kampobasos (italisht: Provincia di Campobasso) është një krahinë italiane e Rajonit të Molises me më shumë se 230.000 banorë që ka një sipërfaqe prej 2.909 km² dhe përfshin 84 komuna. Kryetar i provincës është aktualisht Rosario De Matteis, i zgjedhur në vitin 2011 në radhët e qendrës së djathtë.
Provinca e Kampobasos kufizohet në veri me Provincën e Kietit të Rajonit të Abrucos, në jug-lindje me Provincën e Foxhias të Rajonit të Pulias, në jug me Provincën e Beneventos dhe Kazertës të Rajonit të Kampanjës, në perëndim me Provincën e Izernias dhe në në veri-lindje laget nga deti Adriatik.
|