Provinca e Salernos
Provinca e Salernos Italisht : Provincia di Salerno | |
---|---|
Pallati i Shën Agostinit | |
Harta
Vendndodhja e provincës në hartën e Italisë. | |
Shteti | ![]() |
Rajoni | Kampanja |
Kryeqendra | Salerno |
Presidenti | Edmondo Cirielli |
Sipërfaqja | 4.923 km2 |
Popullsia | 1.107.504 banorë |
Dendësia | 220 banorë/km2 |
Zona Kohore | UTC+1 |
Kodi Postal | 84100 |
Prefiksi | 089 |
Nr. i komunave | 158 |
Faqja Zyrtare www.provincia.salerno.it |
Provinca e Salernos është një krahinë italiane e rajonit të Kampanjës me 1.109.837 banorë. Ajo mbulon një sipërfaqe prej 4918 km² dhe është e ndarë në 158 komuna.
Ajo kufizohet në veri-perëndim me Provincën e Napolit, në veri me Provincën e Avelinos, në lindje me Provincën e Potencës të rajonit të Bazilikatës dhe në jug-perëndim laget nga Deti Tirren.
Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Sektorët kryesorë të ekononisë së provincës janë agro-industria, shërbimet dhe turizmi. Fusha Sele përveç industrisë ka mjaft e zhvilluar bujqësinë dhe blegtorinë. Veprimtaritë industriale janë të shumta në veri të krahinës dhe në fushën Sele. Ndër kompanitë e ushqimit janë La Doria dhe AR Agro-Nocerino, si dhe Antonio Amato në kryeqytet dhe Bonduelle në Battipaglia. Në sektorin kimik janë, ndër të tjera, Saint-Gobain Fisciano, Asahi Glass dhe Italcementi në Salerno dhe Metzeler në Battipaglia. sektorin e telekomunikacionit janë Ericsson në Pagani, Telerobot dhe qendra kërkimore dell'Alcatel-Lucent në Battipaglia dhe Fiber Optic Sud e grupit Prysmian gjithashtu në Battipaglia. Në jug të kryeqytetit ndodhen shumë punishte për prodhimin e djathrave ndër të cilat moxarela. Gjithashtu i zhvilluar është edhe sektori i peshkimit, veçanërisht i peshkut tuna në komunën e Cetarës.
Produktet tipike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Artiçoku i Paestumit
- Limoni i Bregut të Amalfit
- Fiku i bardhë i Çilentos
- Lajthia e Giffonit
- Fasulja e Kontrones
- Qiqra e Çiçerales
- Vaji i ullirit Çilento
- Vaji i ullirit Colline Salernitane
- Pjeshka e verdhë e Sianos
- Djathi Moxarela i këmborës se buallit
- Gjiza e këmborës së buallit
- Vera e Kështjellës së San Lorencos
- Vera e Bregut të Amalfit
- Vera e Çilentos
- Vera e Paestumit
- Qepa e Noçerinos
- Domatja e San Marzanos
|