Festivali Evropian i Këngës 2024
Festivali Evropian i Këngës 2024 | |
---|---|
Datat | |
Gjysmëfinalja e parë | 7 maj 2024 |
Gjysmëfinalja e dytë | 9 maj 2024 |
Finalja | 11 maj 2024 |
Pritës | |
Vendi | Malmö Arena, Malmö, Suedi |
Mbikëqyrës ekzekutiv | Martin Österdahl |
Producent ekzekutiv | Ebba Adielsson Christel Tholse Willers |
Transmetuesi pritës | Sveriges Television (SVT) |
Pjesëmarrës | |
Numri i pjesëmarrësve | 37 |
Shtetet debutuese | Asnjë |
Shtetet që kthehen | Luksemburgu |
Votimi | |
Sistemi i votimit | Secili shtet jep dy palë pikë nga 12, 10, 8–1 pikë për këngët e tyre të preferuara: njëra nga juria e tyre profesionale dhe tjetra nga televotimi. |
Kënga fituese | Zvicra The Code |
Festivali Evropian i Këngës 2024 ishte edicioni i 68-të i Festivalit Evropian të Këngës. U zhvillua në Malmö, Suedi, pas fitores së vendit në konkursin e vitit 2023 me këngën "Tattoo" nga Loreen. Organizuar nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe transmetuesi pritës Sveriges Television (SVT), gara u zhvillua në Malmö Arena dhe është përbërë rnga dy gjysmëfinale më 7 dhe 9 maj dhe një finale më 11 maj 2024.[1] Ishte hera e tretë që konkursi zhvillohet në Malmö, i cili e organizoi më 1992 dhe 2013, dhe hera e shtatë në Suedi, e cila e organizoi për herë të fundit në Stokholm më 2016. Kënga fituese ishte "The Code" nga Nemo, duke e përfaqësuar Zvicren.
Vendndodhja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Konkursi i vitit 2024 do të zhvillohet në Malmö, Suedi, pas fitores së vendit në edicionin e vitit 2023 me këngën "Tattoo", interpretuar nga Loreen. Kjo do të jetë hera e shtatë që Suedia e organizon konkursin, pasi e ka bërë këtë më parë më 1975, 1985, 1992, 2000, 2013 dhe 2016. Arena e përzgjedhur është Malmö Arena me 15,500 ulëse, një arenë e brendshme me shumë qëllime që shërben si arenë për ndeshjet e hendbollit, të futbollit, koncerte dhe ngjarje të tjera, i njohur për faktin se ka qenë organizues i Festivalit Evropian të Këngës 2013.[2]
Faza e ofertimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Menjëherë pas fitores së Suedisë në konkursin e vitit 2023, qytetet e para që shprehën interesin e tyre për të pritur edicionin e vitit 2024 ishin Stokholmi, Goteborgu dhe Malmö, tri qytetet më të mëdha në vend, si dhe ato që kanë pritur më parë konkursin. Përveç këtyre, një numër qytetesh të tjera shprehën gjithashtu synimin e tyre për të konkurruar në ditët që pasuan fitoren e vitit 2023, përkatësisht Eskilstuna, Jönköping, Örnsköldsvik, Partille dhe Sandviken.[3] Më 7 korrik 2023, EBU-ja dhe SVT-ja e shpallën Malmö-n si qytetin pritës.[4]
Lista preliminare e shteteve pjesëmarrëse
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Lista e shteteve në Festivalin Evropian të Këngës
Përshtatshmëria për pjesëmarrje në Festivalin Evropian të Këngës kërkon një transmetues kombëtar me një anëtarësim aktiv në EBU, të aftë për të marrë konkursin përmes rrjetit të Eurovizionit dhe për ta transmetuar atë drejtpërdrejt në mbarë vendin. EBU-ja lëshon ftesa për të marrë pjesë në konkurs për të gjithë anëtarët.
Për konkursin e vitit 2024, shtetet e pranueshme kishin afat deri më 15 shtator 2023 për t'i dërguar EBU-së konfirmimin e pjesëmarrjes së tyre dhe deri më 11 tetor 2023 të tërhiqeshin pa u përballur me ndëshkime financiare.[5][6]
Deri në dhjetor 2023, 37 shtetet e mëposhtme kanë konfirmuar publikisht synimin e tyre për të marrë pjesë në 2024. Luksemburgu do të rikthehet në garë 31 vjet pas pjesëmarrjes së tij të fundit në 1993.
Shteti | Transmetues | Artist(ë) | Kënga | Gjuha | Tekstshkrues |
---|---|---|---|---|---|
Armenia | AMPTV | mars 2024 | |||
Australia | SBS | Electric Fields | "One Milkali (One Blood)" | Anglisht, Yankunytjatjara |
|
Austria | ORF | Kaleen | "We Will Rave" | Anglisht |
|
Azerbajxhani | İTV | mars 2024 | |||
Belgjika | RTBF | Mustii | "Before the Party's Over" | Anglisht |
|
Britania e Madhe | BBC | Olly Alexander | "Dizzy" | Anglisht |
|
Çekia | ČT | Aiko | "Pedestal" | Anglisht |
|
Danimarka | DR | Saba | "Sand" | Anglisht |
|
Estonia | ERR | 5miinust & Puuluup | "(Nendest) narkootikumidest ei tea me (küll) midagi" | Estonisht |
|
Finlanda | Yle | Windows95man | "No Rules!" | Anglisht |
|
Franca | France Télévisions | Slimane | "Mon amour" | Frëngjisht |
|
Gjeorgjia | GPB | mars 2024 | |||
Gjermania | NDR | Isaak | "Always on the Run" | Anglisht |
|
Greqia | ERT | Marina Satti | "Ζάρι (Zari)" | Greqisht, Anglisht |
|
Holanda | AVROTROS | Joost Klein | "Europapa" | Holandisht |
|
Islanda | RÚV | 11 mars 2024 | |||
Irlanda | RTÉ | Bambie Thug | "Doomsday Blue" | Anglisht |
|
Italia | RAI | Angelina Mango | "La noia" | Italisht |
|
Izraeli | IPBC | Eden Golan | "Hurricane" | ||
Kroacia | HRT | Baby Lasagna | "Rim Tim Tagi Dim" | Anglisht | Marko Purišić |
Letonia | LTV | Dons | "Hollow" | Anglisht |
|
Lituania | LRT | Silvester Belt | "Luktelk" | Lituanisht |
|
Luksemburgu | RTL | Tali | "Fighter" | Frëngjisht |
|
Malta | PBS | Sarah Bonnici | "Loop" | Anglisht |
|
Moldavia | TRM | Natalia Barbu | "In the Middle" | Anglisht |
|
Norvegjia | NRK | Gåte | "Ulveham" | Norvegjisht |
|
Polonia | TVP | Luna | "The Tower" | Anglisht |
|
Portugalia | RTP | mars 2024 | |||
Qiproja | CyBC | Silia Kapsis | "Liar" | Anglisht | Dimitris Kontopoulos |
San Marino | SMRTV | Megara | "11:11" | Italisht, Spanjisht |
|
Serbia | RTS | Teya Dora | "Рамонда (Ramonda)" | Serbisht |
|
Shqipëria | RTSH | Besa Kokëdhima | "Titan" | Anglisht |
|
Sllovenia | RTVSLO | Raiven | "Veronika" | Sllovenisht |
|
Spanja | RTVE | Nebulossa | "Zorra" | Spanjisht |
|
Suedia | SVT | Marcus & Martinus | "Unforgettable" | Anglisht |
|
Ukraina | UA:PBC | Alyona Alyona & Jerry Heil | "Teresa & Maria" | Ukrainisht |
|
Zvicra | SRG SSR | Nemo | "The Code" | Anglisht |
|
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Malmö will host the 68th Eurovision Song Contest in May 2024". Eurovision.tv (në anglisht). European Broadcasting Union (EBU). 2023-07-07. Marrë më 2023-07-07.
- ^ Månsson, Annie; Ek, Torbjörn (2023-07-07). "Malmö får Eurovision 2024". Aftonbladet (në suedisht). Marrë më 2023-07-07.
- ^ Kurris, Dennis (2023-06-12). "Eurovision 2024: Last day for Swedish cities to submit hosting bids". ESCplus (në anglisht). Marrë më 2023-06-15.
- ^ Lindstedt, Moa; Lindgren, Hannah (2023-07-07). "Klart: Eurovision Song Contest 2024 arrangeras i Malmö". SVT Nyheter (në suedisht). SVT. Marrë më 2023-07-07.
- ^ Jiandani, Sanjay (2023-08-17). "Monaco: TVMONACO launches in September: will the country return to Eurovision?". ESCToday (në anglisht). Marrë më 2023-08-17.
- ^ Konstantopoulou, Rina (2023-08-17). "EUROVISION NEWS: The swedish production begins, these are all the details and the countries so far!" (në anglisht). OGAE Greece. Marrë më 2023-08-18.