Festivali Evropian i Këngës
- Për konkursin e fundit të Festivalit Evropian, shiko Festivali Evropian i Këngës 2023.
- Për konkursin e ardhshëm të Festivalit Evropian, shiko Festivali Evropian i Këngës 2024.
Festivali Evropian i Këngës | |
---|---|
I njohur si |
|
Eurovision Song Contest | |
Gjinia | Garë muzikore |
Krijuar nga | Bashkimi Evropian i Transmetuesve |
Bazuar në | Festivali i Sanremos |
Prezantuar nga | Prezantues të ndryshëm |
Shteti | Shtete të ndryshme pjesëmarrëse |
Gjuha në prodhimin origjinal | anglisht dhe frëngjisht |
Nr. i episodeve |
|
Prodhimi | |
Vendodhja e prodhimit | Qytete të ndryshme nikoqire |
Kohëzgjatja |
|
Kompanitë e prodhimit | Bashkimi Evropian i Transmetuesve Transmetuesë të ndryshëm kombëtar |
Transmetimi | |
Transmetimi origjinal | 24 maj 1956 vijon | –
Kronologjia | |
Shfaqje të ngjashme | |
Lidhje të jashtme | |
Faqja e rrjetit |
Festivali Evropian i Këngës (ang.: Eurovision Song Contest (ESC), fra.: Concours Eurovision de la Chanson), shkurt i njohur si Eurovision (sqt. "Eurovizion"), është një konkurrim ndërkombëtar muzikor evropian, i cili zhvillohet çdo vit, që nga viti 1956. Në këtë eveniment marrin pjesë kryesisht vendet anëtare të Bashkimit Evropian të Radio-Televizioneve (EBU), së cilës i përkasin edhe disa vende jashtë Europës si Australia, Izraeli, Turqia dhe Maroku. Për këtë qëllim çdo shtet pjesëmarrës ka të drejtën të prezantojë një këngë në këtë festival muzikor.
Ky konkurs ndërkombëtar, i cili përbëhet nga gjysmëfinalja dhe finalja, sipas rregullores mbahet në vendin e fituesit të vitit të mëparshëm. Spektakli ndahet në dy pjesë, në atë të prezantimit të finalistëve që zgjat rreth dy orë dhe në atë të dhënies së pikëve.
Çdo Radio Televizion shtetëror anëtar i "EBU"-së prezenton veten me një këngë dhe vlerëson duke votuar për këngët e vendeve të tjera ashtu siç bëhet gjatë përcaktimit të këngës popullore në konkursin e saj. Procedurë e ngjashme përzgjedhjeje këngësh përfaqësuese ndiqet edhe brenda shteteve pjesëmarrëse, detyra e të cilës është që të zgjedhë një këngëtar dhe një këngë që të përfaqësojë vendin e përkatës në konkursin ndërkombëtar. "Eurovizioni" transmetohet nëpërmjet rrjetit televiziv evropian çdo vit që nga themelimi i tij më 1956 dhe është një nga programet më jetëgjatë në botë. Gjithashtu ky program i transmetuar është edhe programi më i shikuar televiziv në botë që nuk ka të bëjë me sportin. Sipas llogaritjeve të shikueshmërisë të viteve të fundit shifrat sillen ndërmjet 100 dhe 600 milionë shikues. Eurovisioni transmetohet gjithashtu edhe jashtë Evropës në vende të tilla si Argjentinë, Brazil, Kanada, Kinë, Egjipt, Indi, Japoni, Jordani, Meksikë, Zelandë e Re, Filipine, Kore e Jugut, Taivan, Tailandë dhe Uruguaj. Pavarësisht nga fakti se këto shtete nuk konkurrojnë, eurovizioni ndiqet prej tyre si ngjarje kulturore evropiane. Prej vitit 2000 ky konkurs ka filluar të transmetohet edhe nëpërmjet internetit. Në këtë medie të re, festivalin e vitit 2006 thuhet ta kenë ndjekur më shumë se 74.000 njerëz në gati 140 vende të globit.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Edhe pse festivali filloi të mbahej në vitin 1956, ndër ne, shumicën e shqiptarëve u bë më i njohur nëpërmjet "Akordeve të Kosovës" nëpërmjet të cilave Radio Televizioni i Prishtinës si antar i rrjetit televiziv Jugosllav merrte pjesë në përzgjedhjen e përfaqsuese së Jugosllavisë që nga viti 1961. Pas erave ndryshuese që ndodhen në Evropen e pas viteve '80-ta, nga shkatërrimi i rrjetit televiziv jugosllav deri në vitin 2004 i vetmi kanal nëpër mjet të cilit "ekzistonin" gjasat e prezentimit të zhvillimit të këngës ndër shqiptarët para popujve tjerë të Evropës ishte Maqedonia nga viti 1998. Si do që të jetë edhe pse gjasat në teori kanë ekzistuar ato deri me angazhimin e Radio Televizionit Shqiptar në Evrovizion, prezentimi i këngës shqiptare në Evropë nuk ka ndodhë.
Vitet 50-ta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Festivali Evropian i Këngës filloj të mbahet në vitin 1956, me kushte jo shumë të volitshme. Në organizimin e parë të festivalit muarren pjesë 7 shtete me nga dy këngë. Festivalin e parë e fitoi Lys Assia, një këngëtare aktive nga Zvicra e cila në vitet 50-ta mori pjesë në Evrovizion më shumë se 3 herë. Shtetet e para në Festivalin Evropian të Këngës ishin Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu, Holanda dhe Zvicra. Vitin e dytë të mbajtjes së festivalit më 1957, e i cili u mbajt në Frankfurt të Gjermanisë, fitues ishte Corry Brokken e cila ishte gjithashtu pjesmarrëse edhe një vit më pasë. Viteve '50-ta fitues ishin përfaqësuesit nga këto shtete:
Vitet 60-ta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1960, Britania e Madhe mori në dorë organizimin dhe rrjedhen e Evrovizionit. Kjo për arsye se Holanda fitoi 2 herë dhe filluan të paraqiten dyshime. Gjithsesi në vitet 60-ta shtetet e reja pjesëmarrëse, ishin Norvegjia, Danimarka, Finlanda, Spanja, Jugosllavia etj. Fituesit e Festivalit Evropian të viteve 60-ta ishin përfaqësuesit nga këto shtete:
- 1960 - Franca
- 1961 - Luksemburgu
- 1962 - Franca
- 1963 - Danimarka
- 1964 - Italia
- 1965 - Luksemburgu
- 1966 - Austria
- 1967 - Britania e Madhe
- 1968 - Spanja
- 1969 - Spanja, Spanja, Holanda, Franca (Barazim i pikëve)
Vitet 70-ta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitet 70-ta ishte edhe kënga nga grupi ABBA, Waterloo e cila tani është kënga No.1 Hit i gjithë Festivalit Evropian. Gjithsesi përveq Suedisë fituesit tjerë të Festivalit Evropian në vitet 70-ta ishin:
- 1970 - Irlanda
- 1971 - Monako
- 1972 - Luksemburgu
- 1973 - Luksemburgu
- 1974 - Suedia
- 1975 - Holanda
- 1976 - Britania e Madhe
- 1977 - Franca
- 1978 - Izraeli
- 1979 - Izraeli
Vitet 80-ta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitet 80-ta, duke marrë parasysh vitin 1988, në të cilin vitë muarë pjesë një këngëtare nga Kanada e cila riprezantonte Zvicrën. Ajo ishte Celine Dion, që prap mori vendin e parë, po ashtu fituesit e viteve 80-ta ishin:
- 1980 - Irlanda
- 1981 - Britania e Madhe
- 1982 - Gjermania
- 1983 - Luksemburgu
- 1984 - Suedia
- 1985 - Norvegjia
- 1986 - Belgjika
- 1987 - Irlanda
- 1988 - Zvicra
- 1989 - Jugosllavia
Vitet 90-ta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet 90-ta janë vitet kur Irlanda korri fitore të tefishtë dhe një fitore pas atyre duke bërë 7 fitore, dhe duke marrë çmimin shteti me fitore më së shumti, para Britanisë së madhe, Francës, Holandës etj. Fituesit e viteve 90-ta janë:
- 1990 - Italia
- 1991 - Suedia
- 1992 - Irlanda
- 1993 - Irlanda
- 1994 - Irlanda
- 1995 - Norvegjia
- 1996 - Irlanda
- 1997 - Britania e Madhe
- 1998 - Izraeli
- 1999 - Suedia
Vitet 2000
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet nga 2000-2009 kanë qenë deri tani vitet më të modernizuara nga ana teknike, nga ana skenike, muzikore dhe shumë imtësira tjera. Në këtë vit kemi këngët dhe hitet më të njohura në Festivalin Evropian, fituesit në vitet 2000 janë:
- 2000 - Danimarka
- 2001 - Estonia
- 2002 - Letonia
- 2003 - Turqia
- 2004 - Ukraina
- 2005 - Greqia
- 2006 - Finlanda
- 2007 - Serbia
- 2008 - Rusia
- 2009 - Norvegjia
Vitet 10-ta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet nga 2010, fituesit e parë janë:
- 2010 - Gjermania
- 2011 - Azerbajxhani
- 2012 - Suedia
- 2013 - Danimarka
- 2014 - Austria
- 2015 - Suedia
- 2016 - Ukraina
- 2017 - Portugalia
- 2018 - Izraeli
- 2019 - Holanda
Vitet 20-ta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet nga 2020, fituesit e parë janë:
Shtetet pjesmarrëse
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Evrovizion duke mos marrë parasysh shtetet aktualish pjesëmarrëse apo jo, gjithsej në Festivalin Evropian kanë lënë gjurmë më shumë se 50 shtete.
Shtetet pjesëmarrëse në Festivalin Evropian të Këngës | |
---|---|
Shtetet pjesëmarrëse së fundmi | Shqipëria Austria Armenia Azerbajxhani Bjellorusia Belgjika Bullgaria Kroacia Qipro Danimarka Estonia Finlanda Franca Gjeorgjia Gjermania Greqia Italia Irlanda Islanda Izraeli Letonia Lituania Maqedonia e Veriut Malta Moldavia Vendet e Ulta Norvegjia Polonia Portugalia Republika Çeke Rumania Rusia Serbia Sllovenia Spanja Suedia San Marino Zvicra Ukraina Britania e Madhe |
Shtetet që janë tërhequr nga Festivali | Andorra Luksemburgu Hungaria Mali i Zi Maroku |
Shtetet të cilat nuk ekzistojnë më | Konfederata Serbia dhe Mali i Zi Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë |
Debutimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti | Shtetet që bëjnë debutimin e parë |
---|---|
1956 | Belgjika, Franca, Gjermaniaa, Italia, Luksemburgu, Holanda, Zvicra |
1957 | Danimarka, Britania e Madhe |
1958 | Suedia |
1959 | Monako |
1960 | Norvegjia |
1961 | Finlanda, Spanja, Jugosllavia |
1964 | Portugalia |
1965 | Irlanda |
1971 | Malta |
1973 | Izraeli |
1974 | Greqia |
1975 | Turqia |
1980 | Maroku |
1981 | Qipro |
1986 | Islanda |
1993 | Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia |
1994 | Estonia, Hungaria, Lituania, Polonia, Rumania, Rusia, Sllovakia |
1998 | Maqedonia e Veriut |
2000 | Letonia |
2003 | Ukraina |
2004 | Shqipëria, Andorra, Bjellorusia, Serbia dhe Mali i Zi |
2005 | Bullgaria, Moldavia |
2006 | Armenia |
2007 | Republika Çeke, Gjeorgjia, Mali i Zi, Serbia |
2008 | Azerbajxhani, San Marino |
2015 | Australia |