Komuna e Gjakovës
42°14′N 20°16′E / 42.23°N 20.26°E
Komuna e Gjakovës | |
---|---|
Komunë | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 94,158 |
{{{postal_code_type}}} | 50 000 |
Targat | RKS 07 |
Faqja zyrtare | Komuna |
Komuna e Gjakovës është njësi administrative në pjesën perëndimore të Kosovës në pozitën gjeografike 42.39° veri, 20.43° lindje. Qendër e komunës është Gjakova e cila zanafillën e ka qysh nga shekulli i XV kur u bë qendër e njohur zejtare e tregtare me emrin Jakovë.
Komuna e Gjakovës shtrihet në mes të kodrës së Çabratit në perëndim, përroit Llukac në lindje dhe lumit Erenik në jug dhe jug-perëndim. Përroi Krena e përshkon përmes qytetin. Popullsia është rreth 94.158 banorë ne vitin 2011.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Toka ku filloi qyteti ishte në pronësi të Jak Vulës. Sipas gojëdhënës, hoxha Hadum Aga e bindi Jakun që ta dhuroj tokën për ndërtimin e xhamijes, nga kjo qyteti morri emrin Jakova. Të huajt përdorin toponimin e sllavizuar Djakovica apo Dakovica.
Qyteti përmban një sërë monumentesh nga e kaluara e pasur kulturore. Lagjja historike e qytetit është Mëhalla e Hadumit ku edhe gjinden Xhamija e Hadumit tregu i vjetër dhe ndërtesa më e vjetër e cila ende ekziston në qytet, Xhamia e Hadumit(nga xhamija filloj të ndërtohet qyteti).Tregu i vjetër apo siç njihet Qarshia e Madhe ishte zemra e funksionimit ekonomik për Gjakovën, një qytet i tregtisë dhe artizanateve që shërbente fshatrat përreth nga komuna e Gjakovës, zona e Junikut, dhe Malësia e Gjakovës në kufirin Kosovë-Shqipëri.
Qyteti dhe rrethina luajtën rol të rëndësishëm gjatë lëvizjes kombëtare të Lidhjes së Prizrenit. Gjenerali i Portës së Lartë Maxhar Pasha u vra në një betejë të përgjakshme me forcat e Lidhjes pranë kullës së Abdullah Pashë Drenit.
Qarshia e Madhe u dogj e u shkatërrua gjatë luftës së fundit në Kosovë, por tani më është rindërtuar. Ndërsa Xhamia e Hadumit bashkë me bibliotekën e saj u dogj gjatë natës së parë të sulmeve ajrore të NATO-s nga forcat paramilitare serbe duke zhdukur kështu dokumentet e rralla që datonin që nga koha e themelimit.
- Artikulli kryesor Zinxhiri Gjakovar
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna e Gjakovës përpos qytetit ka dhe rrethinën e saj e cila përbëhet nga 85 katunde.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Ekonomia e Gjakovës
Para luftës ishin të njohura këto degë të ekonomisë :
- Industria e përpunimit te lëngjeve "KBI Ereniku"[1]
- Industria e konfeksionit dhe trikotazhit “HC JATEX”
- Industria e metaleve "KI Metaliku"
- Industria e tekstilit "KI Emin Duraku"
- Industria e ndërtimit "KN Dugagjini"
- Sipërmarrja tregtare "KT Agimi"
- Kombinati "KBI Virgjinia" për mbledhjen e duhanit
- Fabrika e Elektromotorëve "KI Elektromotori"
- Fabrika e Tullave “KN IMN”
Gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar Gjakova ka pas ngecje në zhvillimin ekonomik. Disa prej arsyeve janë dobësimi i zonave fshatare që gravitojnë në Gjakovë për shkak të shpërnguljeve në pjesët tjera të Kosovës, ngecjeve në privatizim dhe lidhjeve të dobëta komunikuese me veriun e varfër të Shqipërisë.
Gjakova ka pasur disa iniciativa pas vitit 1999 dhe ndër to me e spikatur ka qene organizimi i panaireve ndërkombëtare. Panairi i dytë ndërkombëtar u organizua ne shtator të vitit 2000. Pas këtij edicioni të suksesshëm u organizuan edhe 11 edicione të tjera.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shiko : Lista e ardhacakëve - Gjakovë
Popullsia e qytetit vlerësohet rreth 105.000 banorë. Numri i banorëve është rritur ndjeshëm për shkak të shpërnguljeve në qytet me rastin e shkatërrimit të fshatrave gjatë luftës. Tani {2006}, llogaritët që komuna të ketë një popullsi rreth 153.000 banorë.
Gjatë viteve 1918-1941, sipas dokumenteve të Dr. Millovan Obradoviqit të prezantuara në librin "Reforma Agrare dhe kolonizimi i Kosovës 1918-1942" në Gjakovë dhe fshatrat përreth saj, janë vendosur rreth 2000 familje serbo-malazeze. Në qendër të qytetit janë vendosur 26 familje, ndërsa në fshatrat e për rreth pjesa tjetër.
Përbërja etnike | |||||||||
Viti/Etnia | Shqiptar | % | Serb | % | Egjiptas, Ashkali | % | Romë | % | Total |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1991 regj. | 142,000 | 98 | 3,000 | 2 | n/r | n/r | 145,000 | ||
janar 1999 | 142,000 | 98 | 3,000 | 2 | n/r | n/r | 145,000 | ||
2006 | 143,300 | 95,5 | 6 | 6000 | 4 | 700 | 0.4 | 153,000 | |
Të dhënat janë të para llogaritura |
Kultura dhe Arsimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990 - 1999, komuna e Gjakovës ka pasur 7 biblioteka publike me gjithsejtë 105.443 libra. Biblioteka kryesore në Gjakovë ka pasur 42.193 libra, ndërsa degët në Skivjan, Rogovë, Bistazhin, Ponoshec, Brekoc dhe Cërmjan kanë pasur 63.250 libra. Sot (tetor 1999), Gjakova ka 5 biblioteka publike me gjithsejt 83.061 libra. "Dora e zezë" serbe ka zhdukur dy degë në Cërmjan dhe Brekoc dhe ka dëmtuar librat e bibliotekave të tjera në një numër prej 22.382 librash.
Gjakova ka katër shkolla të mesme, shkollën e muzikës "Prenk Jakova" si dhe Fakultetin e Edukimit "Bajram Curri". Fakulteti i Edukimit, i njohur më parë si Normalja e Gjakovës, ka luajt rol të rëndësishëm në përgatitjen e arsimtarëve kosovar gjatë filleve të zhvillimit të arsimit shqip në Kosovë. Me 1 tetor 2013 ka filluar punën Universiteti i Gjakovës me Fakultetin e Edukimit, Mjekësisë dhe Filologjisë.
Trupa e teatrit profesionist të Gjakovës shërben si Teatër Kombëtar i Kosovës. Kori i burrave udhëhiqet nga dirigjenti dhe kompozitori Rauf Dhomi ndërsa kori i grave nga dirigjentja Arta Topalli. Grupi letrar quhet "Gjon Nikollë Kazazi." Ky grup letrar organizon çdo vit Mitingun e Poezisë që prej vitit 1964.
Sporti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubet sportive " Vëllaznimi" dominojnë sportin gjakovar. Vëllaznimi ka klube të futbollit, basketbollit, hendbollit, volejbollit, notit, çiklizmit, ping-pongut, etj. në konkurrencën e meshkujve, si dhe ekipet e basketbollit e hendbollit në konkurrencën e femrave.
Në këto dy sporte Gjakova ka edhe klubin e femrave “Shqiponjat”. Poashtu me traditë të gjatë është edhe klubi futbollistik "Gjakova", si dhe klubi i boksit me të njëjtin emër. Gjakova ka edhe klubin e skijimit "Pashtriku", klube private të tenisit, shkolla private të futbollit.
Të njohura janë edhe kërcimet tradicionale nga Ura e Fshejt.
K.F Vllaznimi u furmua me 1927 dhe është ndër ekipet me te vjetra ne Kosovë
Personalitete të Gjakovës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Personalitete të Gjakovës
Që nga themelimi i qytetit e deri më tani nga qyteti i Gjakovës kanë dalur personalitete të njohura të niveleve të ndryshme e për të cilët edhe në nivelet më të larta dallohen si alla - gjakovarë apo si thonë vendasit gjakovar me emër. Kjo vije si pasojë e karakteristikave konservative të qytetit si dhe sukseset e paraqitura nga individët si dhe grupacionet që në histori jo vetëm të asaj shqiptare por edhe të popujve për rreth, paraqiten si elita Gjakovare. Si e till më e njohura është elita Gjakovare apo si e quajnë kundërshtarët e saj Zinxhiri Gjakovar, e kohës pas luftës së dytë botërore, elitë e krijuar nga grupacione në lëmi të ndryshme të jetës. Si kryesues i saj merret Fadil Hoxha.
Lagjet e qytetit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përkundër ndryshimeve të shumta administrative të ndarjes së qytetit, tek vendasit dominon ndarja e qytetit në lagje sipas vetive në kohëra të caktuara apo themeluesve të tyre:
- Mëhalla e Hadumit - lagjja me e vjetër, vendthemelimi i qytetit.
- Mëhalla e Cullakëve
- Mëhalla e Haxhi Ymerit
- Mëhalla e Gerqarve
- Mëhalla e Geces
- Mëhalla e Qylit
- Mëhalla e Honkes
- Mëhalla e Sefes
- Mëhalla e Mulla Jusufit
- Orize
- Blloku i Ri
Politika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Projekt statuti i komunës së Gjakovës ka gjthësej 134 Nene.
Komunikacioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjakova ka lidhje me rrugë të mira magjistrale me Prizrenin, 36 km larg, Pejën, 34 km larg, Prishtinën, 80 km larg, dhe pikën kufitare të Prushit dhe të Morines që e lidhin me Shqipërinë.
Telekomunikacioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhjet lokale telefonike në Gjakovë janë të mira, si dhe ato ndër-urbane. Shërbimi dial-up i interneti ofrohet nga Dardanet i PTK-së dhe shërbyes lokal që përdorin lidhje pa tela.
Shiko dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions Arkivuar 15 tetor 2008 tek Wayback Machine - raport para dhe pas luftës - anglisht
- Radio Gjakova - faqe komerciale
Stema e shtetit |
|
Babaj i Bokës | Bardhaniqi | Bardhasani | Batusha | Beci | Berjahu | Bishtazhini | Biteshi | Brekoci | Brovina | Cërmjani | Dallashaj | Damjani | Deva | Doblibara | Dobrixha | Dobroshi | Doli | Dujaka | Duzhnja | Firaja | Firza | Fshaj | Gërçina | Gërgoci | Godeni | Guska | Hereçi | Jabllanica | Jahoci | Janoshi | Kodralia | Korenica | Kosharja | Kralani | Kusari | Kushaveci | Lipoveci | Lugbunari | Llugaxhia | Madanaj | Marmulli | Meja | Meqa | Moglica | Molliqi | Morina | Neci | Nivokazi | Novosella e Epërme | Novosella e Poshtme | Orizja | Osek Hyla | Osek Pasha | Pacaj | Palabardha | Pjetërshani | Plançori | Ponosheci | Popoci | Qerimi | Qerreti | Raça | Radoniqi | Rakoci | Rakovina | Ramoci | Rashkoci | Rogova | Rracaj | Rrezina | Rrypaj | Skivjani | Smaqi | Smolica | Sopoti | Stublla | Sheremeti | Shishmani | Trakaniqi | Ujzi | Vogova | Vraniqi | Zylfaj | Zhabeli | Zhdredha | Zhubi