Jump to content

Melkumanët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Melkumani)

Melkumanët (Melcumani, Merromenoi ose Melkomenioi; greqisht: Μελκομένιοι) ishin një fis ilir. Melkumanët kishin 24 dekurie.

Në zonën e mëparshme kufitare të ardianëve dhe autariatëve, një gamë e gjerë e bashkësive etnike ilire është shfaqur në burimet historike (Apiani, etj.) që nga ajo kohë si mbetje e atij komuniteti të gjerë që njihet nga grekët e lashtë dhe Romakët si Autariatët.

Me ardhjen e Melkumanëve (Merromènoi) nga veriu si banorë të Fushës së Gatačkës, dhe në periudhën nga shekulli V deri në IV para Krishtit ata morën pjesë në themelimin e aleancave fisnore, të cilat më vonë u shndërruan në formacionin e parë shtetëror ilir, i cili në fund të këtij shekulli kishte karakteristikat e një shteti të vërtetë me një mbret bë krye të tij.