Peresadët
Peresadët ishin një fis ilir që jetonte në rajonin e lashtë të Ilirisë, si fqinjë [1] me Dardanët, Enkelejët dhe Sesaretët.
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Disa historianë kanë sugjeruar që Peresadët nuk ishin një fis ilir i veçantë, por një pjesë e Dardanëve. [2] Madje ata dhanë edhe një personalitet të shquar i cili më vonë u bë i njohur si Bardhylis, duke themeluar edhe një dinasti e cila udhëhoqi vetë Dardanët. [3] Nga disa studiues konsiderohet se bënin pjesë në grupin e fisit ilir të Taulantëve. Hulumtime tjera në lidhje me klasifikimin e tyre i kishin identifikuar ata si fis ilir, megjithatë, kërkimet e fundit kanë përforcuar mundësinë që ata të ishin një fis me përkatësi dardano - thrakase. [4]
Vetë emërtimi i tyre është shumë afër emrit Berisades me përkatësi Thrakase [1] duke sugjeruar një origjinë të mundshme thrakase. Peresadët gjithashtu duket se kanë pasur kontakte edhe me thrakasit. [5] Strabo shkruan atë që ka të ngjarë ta ketë mësuar nga shkrimet e Hekateut të Miletit për ta, duke thënë se ata iu bashkuan dinastisë së Enkelejve ndërsa termi Sesaretët (Sesarethii) përdoret si sinonim për Peresiadët, por në të njëjtën kohë përdoret edhe për Enkelejët nga Straboni. [6] Ata jetuan dhe zotëruan zonën përreth Trebenishtës moderne pranë liqenit të Ohrit rreth shekullit VII para Krishtit, një hapësirë ndërkufitare me Maqedoninë antike, por që më vonë u tkurrën shumë duke filluar nga viti 475 para Krishtit.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Iliria
- Dardania
- Dardanët
- Mbretëria e Ilirisë
- Lista e fiseve antike ilire
- Lista e personaliteteve ilire
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Epirus by Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond, 1967, page 466, "Περεσάδύες τε συνεστήσαντο τήν δυναστείαν καί Έγχελέους καί Σεσαρηθίους καλούσι. The Peresadyes are evidently Illyrians; the name is not known elsewhere but the royal name Berisades in Thrace is very close to it. These Peresadyes joined the dynasty... συνεστήσαντο τήν δυναστείαν; cf. LSJ συνίστημι, B. III, which..."
- ^ A History of Macedonia: 550-336 B.C by Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond,Guy Thompson Griffith, 1978, ISBN 0198148143, page 93, "The Peresadyes, then, were the rulers of Trebenishte, and Hecataeus wrote of them when they were at the height of their power. It is likely, as we have, seen, that they came from the north; they may have been Dardanii, forerunners of the fourth-century dynasty of Bardylis, and they had contact with the Thracians,..."
- ^ The Macedonian State: origins, institutions, and history by Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond, 1989, page 39,"The Peresadyes were rulers probably of an Illyrian-speaking people, called Dardanians,"
- ^ The Cambridge ancient history: The fourth century B.C. p. 427: "The name suggests that they were Thracians, and the placing of gold foil on the face of a corps to form either a mask or just a mouthpiece is known to have been practiced in Thrace. This suggestion has been recently strengthened by the discovery of such death-masks..."
- ^ Hammond, Nicholas (1967). Epirus: the geography, the ancient remains, the history and topography of Epirus and adjacent areas (në anglisht). Clarendon P. fq. 466.
- ^ Strabo, Geography (ed. H.C. Hamilton, Esq., W. Falconer, M.A.), 7.7, "...had established their sway, and Enchelii, who are also called Sesarethii."