Anastasi I
Ky prill 2015 nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Anastasi i Parë (lindur më 430 Durrës - 19 korrik 518 Konstatinopojë) ka qenë perandor bizantin (491-518). Anastasi kishte prejardhje ilire, nga një familje senatoriale e qytetit të Durrësit. Preferencat e tij për ndjekësit e doktrinës së krishterë Monofisite sollën në Konstatinopojë kryengritje të të Kaltërtëve (Demos) (të cilët ndiqnin përgjithësisht doktrinën fetare ortodokse) dhe të komandantit të provincës së Trakisë Vitalian-it i cili prej vitit 513 sulmoi dhe rrethoi disa herë kryeqytetin e perandorisë.[1]
Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Perandori Anastasi I (latinisht: Flavius Anastasius) ka lindur në qytetin e Durrësit rreth vitit 430 dhe ka vdekur në Kostandinopojë mes datave 8 dhe 10 korrik 518. Ka qenë perandor bizantin prej vitit 491 deri në korrik të vitit 518 kur ndërroi jetë.[2] Ishte biri i një fisniku durrsak, të quajtur Pompeius. Ndërsa nëna e tij ishte Anastasia Konstantina, e cila i përkiste besimit fetar arian.[3] Anastasi i kishte sytë me ngjyra të ndryshme, njërin të zi dhe tjetrin blu, ndaj është quajtur me nofkën « dikori » (në greqisht: Δίκορος, «me dy sy të ndryshëm»).[3] Gjatë sundimit të perandorit Zénon mbajti funksione të rëndësishme në oborrin bizantin, mes të cilave atë të silentiarius-it. Pas vdekjes së Zenonit, e veja e këtij të fundit, perandoresha Ariadna e zgjodhi Anastasin për bashkëshort duke i dhënë në këtë mënyrë njëkohësisht edhe postin e perandorit.[3] Gjatë mbretërimit nuk e harroi qytetin e lindjes, Durrësin, të cilin e rrethoi me mure të fuqishme dhe katër kulla. Gjithashtu ndërtoi edhe hipodromin e qytetit. Ai sundoi për rreth 20 vjet dhe përmendet për disa reforma. Anastasi bëri reformimin e taksave dhe reformën monetare duke vënë në qarkullim monedhat prej bronxi në vend të atyre prej bakri. Gjatë sundimit të tij u ndaluan ndeshjet midis gladiatorëve nëpër amfiteatre. Përmendet gjithashtu në histori për ndërtimin e murit të gjatë përreth Konstandinopojës.[4] Koha e mbretërimit është përshkuar nga revolta dhe luftëra civile mes ndjekësve të doktrinave të ndryshme të krishtere. Perandori u përpoq të ishte neutral mes dy kampeve kryesore, monofizitëve dhe ortodoksëve, por me kalimin e kohës preferanca për të parët u bë gjithnjë e më e dukshme. Gjatë sundimit të tij nisi lufta bizantino-sasanide e cila do të vijonte edhe përgjatë gjithë kohês së sundimit të dinastisë pasardhëse justiniane.[5] Vdiq në moshën tetëdhjetë e tetë vjeçe, i goditur nga rrufeja, sipas historianit bizantin Johan Malalas. Pasi nuk kishte fëmijë paria e Bizantit zgjodhi pas vdekjes së tij për perandor Justinin I.[5]
Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ Treadgold, Warren (2001). A Concise History of Byzantium. Houndmills, Hampshire: Palgrave. fq. 57. ISBN 978-0-333-71830-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Každan A. P. The Oxford Dictionary of Byzantium. Oxford University Press, Oxford, 1991, pp. 86
- ^ a b c Každan, 1991, p. 86
- ^ Zavalani T. Histori e Shqipnis. Tiranë, 1998, pp. 63-64
- ^ a b Každan, 1991, p. 87