Jump to content

Bardhyli II

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Bardylis II)
Bardhyli II
Mbret i Dardanisë
Mbretërimi335 – 290 pr.K
ParaardhësiKliti
PasardhësiMonuni I
I atiKliti
U lindBardhyl
BesimiBesimi ilir

Bardhyli II (gr. e lashtë: Βάρδυλις; sundoi mes viteve 295 – 290 pes.) ishte një mbret ilir i Mbretëris‪‬ë Dardane.

Bardhyli II, gjithashtu i njohur si Bardhyli i Ri, ishte biri i Kleitusit dhe nipit të Bardhylit I, të dy armiq të Mbretërisë Maqedonisë. Bardhyli II arriti të rikrijojë shtetin e gjyshit të tij në rajonin e Dasaretisë në perëndim të liqenit të Lynkestëve, (sot Liqeni i Ohrit dhe Prespës).[1]

Një hap i këtyre përmasave mund të arrihej vetëm nëpërmjet luftës kundër Maqedonisë dhe, me sa duket, edhe kundër trashëgimtarëve të Glaukut. Bardhyli II mund të ketë përvetësuar ose trashëguar Shtetin e Glaukut të Taulantëve. Pirro zhvilloi një luftë kundër tyre dhe ua pushtoi kryeqytetin, edhe pse vendndodhja e tij në atë kohë nuk është i njohur sa duhet. Kështu, Bardhyli II dhe Pirroja mund të kenë ndarë Shtetin e Taulantëve të Glaukut. Mbreti Bardhyli II u bë një mbret klient i Mbretit Pirro përderisa fuqia e Pirros dhe urrejtja e Maqedonëve e bënë atë shumë atraktiv si aleat i Mbretit Bardhyli II.[2] Bardhyli II u bë vjehërr i Pirrhos kur vajza tij Birkena u bë gruaja e Pirrus, duke e dëshmuar kështu fuqinë e tij në jug të Ilirëve.[3]

  1. ^ Ilirëve për Shqiptarët - Neritan Ceka -2005
  2. ^ Hammond, Epirit
  3. ^ (Plut.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]