Kliti
(Përcjellë nga Kleitusi ilir)
Jump to navigation
Jump to search
Kliti ishte mbret ilir, i biri i Bardhylit. Përmendet nga burimet më 335 p.e.s. lidhur me përpjekjet për të shkëputur nga sovraniteti maqedon mbretërinë ilire të dobësuar pas vdekjes së Bardhylit më 357. Kliti zgjodhi vitin 335 si momentin më të përshtatshëm për organizimin e kryengritjes, meqë në këtë kohë pasardhësi i Filipit II, Aleksandri ishte duke luftuar jashtë vendit me tribalët dhe me popullsi të tjera veriore. Kliti u përkrah nga Glaukia dhe pushtoi qytetin e Pelionit, por nuk mundi t’ia arrijë qëllimit. Aleksandri me forca të shumta e rimori Pelionin dhe e shtrëngoi mbretin ilir të mërgohej te taulantët.
![]() |
Ky artikull nga Historia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |