Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/Arkivi/2017

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Artikujt e listuar më poshtë janë artikuj të shfaqur në seksionin "Artikulli i javës" gjatë gjithë vitit 2017.

Arkiva sipas viteve: 2012201320142015201620172018201920202021202220232024


Java 1-rë

Një vrimë e zezë e simuluar me një masë totale prej dhjetë masash diellore siç shikohet nga një distancë prej 600 kilometrash me Udhën e Qumështit në sfond.

Relativiteti i përgjithshëm ose Teoria e relativitetit të përgjithshëm është një teori gjeometrike e gravitacionit e publikuar nga Albert Ajnshtajni1915. Në fizikën moderne teoria konsiderohet si një nga përshkrimet më të përkryera të gravitetit. Ajo unifikon relativitetin special dhe ligjin Njutonian të gravitetit universal, dhe e përshkruan gravitetin si një veti gjeometrike të hapësirës dhe kohës, ose hapësirë-kohës. Në veçanti, kurbatura e hapësirë-kohës është e lidhur direkt me momentin katër-dimensional (relacioni mbi masë-energjinë dhe momentin linear) ose çfarëdo lënde dhe rrezatimi që mund të jenë të pranishme. Relacioni jepet në mënyrë specifike nga ekuacionet e fushës të Ajnshtajnit, një sistem ekuacionesh diferenciale pjesore.

Java 2-të

Citologjia është shkenca që merret me studimin e qelizës. Citologjia studion formën, funksionin dhe krijimin e qelizës. Qeliza është njësia baze themelore morfo-funksionale e të gjitha qënieve të gjalla. Sot citologjia zë vend qëndror në biologji.

Çdo qelizë, pa marrë parasysh formën, madhësin dhe karakterin e aktivitetit të saj, që të mbahet në jetë, duhet të ketë së paku tri sisteme strukturore - kimike, që janë:

  • sistemi i membranave, i cili e përkufizon materialin qelizor dhe të gjitha organelet e saj, rregullon qarkullimin e materieve brenda dhe jashtë saj si dhe siguron funksionin mbrojtës.
  • sistemi që e furnizon qelizën me energji che,
  • sistemi që e siguron rigjenerimin e qelizës.

Java 3-të

Italia në hartën e Evropës.

Italia (zyrtarisht Republika Italiane, italisht: Repubblica Italiana) është shtet në pjesën jugore të Evropës, në Gadishullin Apenin. Pjesë e këtij vendi janë dhe ishujt në Detin Mesdhe, si Sicilia dhe Sardenja. Në Alpet e larta në veri të saj gjendet kufiri me Francën, Zvicrën, Austrinë dhe në brigjet e Adriatikut kufizohet nga Sllovenia. Në brendësi të këtij shteti gjenden dy shtete të vogla: Vatikani dhe San Marino.

Roma, kryeqyteti i Perandorisë Romake në lashtësi, është edhe kryeqytet i shtetit të ngritur në bërthamën e perandorisë.

Java 4-të

Kapitoli

Washington, DC është kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më 16 Korrik 1790, Kongresi i Shtetet e Bashkuara miratoi krijimin e një distrikti të kryeqytetit siç lejohej nga Kushtetuta amerikane. Distrikti quhet Distrikti i Kolumbias dhe nuk është pjesë e ndonjë prej shteteve amerikane.

Shtetet Maryland dhe Virginia dhuruan toka përgjatë lumit Potomac për të formuar distriktin federal, megjithatë, Kongresi ja ktheu pjesën Virginias në 1846. Qyteti i Uashingtonit, i vendosur në lindje të ish portit të Georgetown, u themelua në vitin 1791 për të shërbyer si kryeqyteti i ri kombëtar. Kongresi e konsolidoi të gjithë distriktin nën një qeverisje të vetme bashkiake në vitin 1871. Qyteti është emëruar për nder të George Washington.

Washington, DC, kishte një popullsi prej 617.996 banorë në vitin 2011, duke qenë qyteti i 25-të më i populluar në Shtetet e Bashkuara. Banorë nga rrethinat pranë të Maryland dhe Virginia e rritin popullsinë e qytetit në mbi një milion gjatë ditëve të punës.

Java 5-të

Kalaja e Gjirokastrës

Kalaja e Gjirokastrës si histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës, përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336. Në këto vite, ajo ishte qendra e feudalëve shqiptarë Zenevisë. Më vonë, gjatë sundimit të Gjin Bua Shpatës, ajo u përfshi në Despotatin e Epirit. E megjithatë historianë të ndryshëm mendojnë se ekzistenca e kalasë së gurtë është më e hershme. Sipas tyre, kalaja ka pas dy faza ndërtimi, të cilat lidhen me periudhën para dhe pas Pashallëkut të Janinës dhe fortesave të Ali Pashë Tepelenës. Nga Kalaja mesjetare, ajo e para pushtimit të Ali Pashës, ruhen vetëm pak gjurmë pasi muret janë veshur deri në lartësi nga ndërtimet e reja. Ndërsa, kullat pjesërisht janë rrënuar dhe ri-përshtatur.

Java 6-të

Dritëro Agolli(13 tetor 1931 - 3 shkurt 2017) ishte poet, prozator, publicist dhe politikan shqiptar, që nga viti 1973 ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Ai lindi në MenkulasRrethit të Devollit afër Korçës dhe u nda nga jeta më 3 shkurt 2017 ne Tiranë. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Ai vazhdoi studimet e tij në Fakultetin e Arteve në Shën Petersburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme "Zëri i popullit", dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet'60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe.

Java 7-të

Ronald Regan (Ronald Wilson Reagan) ishte një politikan, anëtar i Partisë Republikane, komentator dhe aktor amerkan, i cili shërbeu si President 40 i Shteteve të Bashkuara nga 1981 deri 1989. Para presidencës së tij, ai shërbeu si Guvernator i 33 i Kalifornisë 1967-1975, pas një karriere si aktor dhe drejtues i sindikatës në Hollywood.

Reagan u lind më 6 shkurt të vitit 1911Tampico, Illinois dhe vdiq më 5 qershor 2004Bel Air të Los Anxhelosit, në Kaliforni.

Java 8-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 9-të

Skënderbeu sipas një prej versioneve të menduara të jenë origjinale

Besëlidhja e Lezhës i njohur edhe me emërtimet tjera si "Lidhja Shqiptare e Lezhës", Kuvendi i Lezhës, Liga e Princërve Shqiptarë, është Kuvendi i Princërve Shqiptarë të viteve 1444 të cilët rrezikoheshin apo dëshironin të shkëputen nga lidhja me perandorin osmane e cila krijohej me ndikimin ushtarak Osman.

Besëlidhja e Lezhës u mbajt më 2 mars 1444, në katedralen e Shën Nikollës në Lezhë (Shqipëri). Si organizatorë të kuvendit merret i posakthyeri nga Stambolli, gjenerali (Skenderbeu) shqiptar në perandorin osmane Gjergj Kastrioti. Qëllimet e kuvendit ishin bashkimi i sa më shumë fisnikëve e principatave nga tokat që më parë në botë krishtere ishin të njohura si toka të perandoris së Bizantit si dhe rimëkëmbja e Mbretërisë së Arbrit. Ky kuvend mbështetej edhe nga Papa pasi që më këtë do të ndalohej apo së paku do të ngadalsohej depërtimi i Perandorisë Osmane në Ballkan e që në vete sillte edhe fenë islame.

Java 10-të

Shkolla e parë e gjuhës shqipe në Korçë
Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Deri në fillim të viteve '90 në Shqipëri, për të nxitur mësimdhënien e një cilësie sa më të lartë, mësuesit më të dalluar shpërbleheshin me dekoratat e larta që ishin Mësues i Merituar dhe Mësues i Popullit.

mars të vitit 1887Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu që nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.

Java 11-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 12-të

Aleksandër Moisiu ose Alexander, Alessandro - Moissi ose Moisi, lindi më 2 prill të vitit 1879Trieste dhe vdiq më 23 mars të vitit 1935Vjenë, ishte aktor austriak me origjinë shqiptare. Në moshën 19 vjeçare shkon në Vjenë, ku me ndihmën e Jozef Kainc iu përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrierën e vet si kompars (aktorë që luajnë rol të vogël) në Burgtheatër. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Max Reinhardt me të cilin shkoi në turne në Petersburg (1911). Atje u dallua për rolin e Edipit. Pas këtij suksesi ai u angazhua në shumë vende të Evropës dhe Amerikës Veriore.

Java 13-të

NATO (orig : North Atlantic Treaty Organisation - sq : Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior - sqt shkurt : OTAV) është blloku perëndimor ushtarak. Kjo organizatë u themelua me firmosjën e Traktatit Atlantiko-Verior më 4 prill 1949 me qendër në Bruksel. Organizata ka themeluar një sistem mbrojtjeje kolektiv ku vendet anëtare bien dakord të mbrojnë njëra-tjetrën në rast sulmi nga një palë e jashtme.

Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (në anglisht: Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior) shkurt "OTAV" (në anglisht: NATO) është një organizatë e themeluar në vitin 1949 në bazë të Traktatit të Atlantikut të Veriut, i cili u nënshkrua në Uashington më 4 prill 1949. Selia qendrore e NATO-s është në Bruksel, kryeqyteti i Belgjikës dhe gjuhët e perdorura ngaNATO janë anglisht dhe frëngjisht, dhe roli kryesor i kësaj aleance është të ruajë lirinë e Shteteve Anëtare dhe mbrojtjen me anë të forcës ushtarake dhe luan një rol nëpër krizat politike, dhe të gjitha shtetet anëtare të saj kontribuojnë me forcat dhe pajisjet e tyre ushtarake .

Java 14-të

Kuzhina kosovare është e ngjashme me kuzhinë e vendeve përreth (Shqipëria, Mali i Zi, jugu i SerbisëRepublika e Maqedonisë), dhe ka qenë dukshëm i ndikuar nga kuzhina turke dhe kuzhina shqiptare, posaçërisht kuzhina Ballkanike. Në ushqimet e përbashkëta përfshihen byreku, flia, qebab, suxhuk dhe salcice të tjera, speca të mbushura, qengji, fasulja, sarma, burjan, pitja dhe orizi. Megjithatë, kuzhina ndryshon paksa mes rajoneve të ndryshme.

Buka dhe bulmeti janë të rëndësishme në kuzhinën kosovare. Më të përdorur gjerësisht nga bulmeti janë qumështi, kosi, ajrani, djathi dhe kajmaku. Mish (mish lope, mish pule dhe qengji), fasule, oriz dhe specat janë, gjithashtu, pjesë e madhe e dietës së Kosovës. Perimet përdoren sipas sezoneve. Zakonisht, trangujt, domatet dhe lakra bëhen turshi. Bimë të tilla si kripë, piper i zi, piper i kuq dhe Vegeta janë gjithashtu popullore.

Java 15-të

Çerçiz Topulli (Gjirokastër, 20 shtator 1880 - Shkodër, 17 korrik 1915) qe ushtarak në Perandorinë Osmane, kryetar çetash në periudhën e Lëvizjes Kaçake dhe veprimtar i çështjes kombëtare bashkë me të vëllanë, Bajo Topullin.

Lindi në Gjirokastër në vitin 1880, një prej 13 fëmijëve të Agush dhe Haso Topullit. Pas shkollës fillore, shkon në Janinë, në shkollën turke. Në prill të 1907 komandoi çetën e armatosur që vepronte në Shqipërinë e Jugut, e sidomos në krahinat e Gjirokastrës dhe të Korçës. Me vendim të Komitetit të Gjirokastrës, anëtarë të çetës së tij vranë në fillim të marsit 1908 në Gjirokastër komandantin turk të xhandarmërisë. Drejtoi Luftën e Mashkullorës më 5 mars 1908.

Java 16-të

Stonehenge, një monument i kohës së Bronzit në Wiltshire

Anglia është vendi më i madh dhe më i populluar i Britanisë së Madhe. Popullata e saj e përbën me më shumë se 83%, shumicën e popullsisë së Britanisë së Madhe, kurse pjesa kontinentale e Anglisë zë pjesën më të madhe jugore të Ishullit Britanik dhe ndan kufirin tokësor me Skocinë në veri dhe Uellsin në perëndim. Ka dalje në Detin Veriut, Detin irlandez, Detin Kelt, Kanalin e Bristolit dhe Kanalin Anglez.

Anglia u bë shtet i bashkuar në vitin 927 dhe merr emrin nga Angles, një nga klanet gjermanike që u vendosën aty në shek. V. dhe VI. Kryeqyteti i Anglisë është Londra, sipërfaqja më e madhe urbane në Britani dhe zona më e madhe urbane në Bashkimin Evropian.

Anglia renditet ndër qendrat e zhvillimit kulturor më me ndikim. Është vendlindja e gjuhës angleze dhe Kishës angleze si dhe Ligji anglez formon bazat e sistemeve juridike të shumë shteteve; Londra ishte qendra e perandorisë britanike dhe vendlindja e Revolucionit industrial. Anglia ishte shteti i parë në botë që u industrializua. Anglia ishte demokracia e parë parlamentare dhe si pasojë shumë novacione kushtetuese, ekzekutive dhe juridike me prejardhje angleze janë adoptuar nga shumë vende në botë.

Java 17-të

Qyteti i lashtë i Halepit

Qyteti i lashtë i Halepit është qendra historike e qytetit të Halepit, Siri. Para luftës civile të Sirisë shumë distrikte të qytetit të lashtë kishin mbetur në thelb të pandryshuara që nga ndërtimi i tyre nga shekulli i XII-të deri në shekullin e XVI-të. Duke qenë subjekt i pushtimeve të vazhdueshme dhe paqëndrueshmërisë politike, banorët e qytetit u detyruan të ndërtonin lagjet në formë të qelive dhe distrikte që ishin të pavarura nga pikëpamja sociale dhe ekonomike. Çdo distrikt u karakterizua nga karakteristikat fetare dhe etnike të banorëve të saj.

Qyteti i lashtë i Halepit – i përbërë nga qyteti antik brenda mureve dhe lagjet e vjetra të qelive jashtë mureve – ka një sipërfaqe të përafërt prej 350 hectares (860 acres; 3.5 km2), që strehon më shumë se 120.000 banorë.

I karakterizohet nga pallate të mëdha, shtigje të ngushta, tregje të mbuluara dhe caravanserais të lashtë (hotele për udhëtarët), qyteti i lashtë i Halepit u bë një Vend i Trashëgimisë BotëroreUNESCO-s në vitin 1986.

Java 18-të

Rrënojat romake në veri të kështjellës.

Bosra (arabisht: بصرى, transliterimi: Buṣrā) është qytet në jug të Sirisë. Ky qytet ndodhet në rajonin Hauran dhe në provincën Dar'a. Sipas Byrosë Qendrore të Statistikave të Sirisë (CBS), Bosra kishte një popullsi prej 19,683 në regjistrimin e vitit 2004. Është qendra administrative e nahiyah (nëndistriktit) të Bosrës e cila përbëhej nga nëntë lokalitete me një popullsi kolektive prej 33,839 në 2004. Bosra ka më së shumti myslimanë sunni, por ka një komunitet të vogël që janë shia.

Bosra ka një histori të lashtë dhe gjatë epokës Romake ishte një kryeqytet i begatë provincial dhe Kryepeshkopata Metropolitane, nën juridiksionin e Patriarkanës Ortodokse të Antiokisë dhe gjithë Lindjes. Ajo vazhdoi të ishte administrativisht e rëndësishme gjatë epokës islame, por u bë gradualisht më pak e shquar gjatë epokës osmane. Sot, është një vend i rëndësishëm arkeologjik dhe është shpallur nga UNESCO si Vend i Trashëgimisë Botërore.

Java 19-të

Faik Konica u lind më 15 mars të vitit 1875Konicë dhe vdiq më 15 dhjetor të vitit 1942Uashington. Ky “njeri me kulturë të lartë” (Noli), “enciklopedi shëtitëse” (G. Apolineri), eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, veprimtar politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte, poliglot, solli një model të ri në mendësinë shqiptare.

Rrjedh nga një familje e vjetër feudale, dera e Zenelbejllinjëve të Konicës, kurse e ëma vinte nga dera e bejlerëve të Delvinës. Mësimet e para i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Mësoi në ShkodërKolegjin Saverian, Mbas dy vjetësh ai la Shkodrën dhe shkoi për të vijuar studimet në shkollën e Gallatasarait në Stamboll, të cilën e kreu më 1890-n, kur ishte 15 vjeç. Në këtë shkollë ai u njoh me djaloshin tiranas Murat bej Toptanin, me të cilin e lidhën bindjet atdhetare. Studimet e plota i kreu në Francë (ku edhe ndërroi fé, u pagëzua i krishterë) dhe ShBA.

Java 20-të

Dhimitër Pasko (Pogradec, 13 shtator 1907Tiranë, 4 maj 1967) ka qenë shkrimtar, përkthyes dhe ekonomist shqiptar, i njohur ndryshe me emrin e penës Mitrush Kuteli. Pseudonime të tjera që përdori për të shkruar qenë edhe Janus, Izedin Jashar Kutrulia me Dr. Pas. Familja e Mitrush Kutelit, rrjedh nga fisi shqiptar Kuteli, i shpërngulur në Mokër e pastaj në Pogradec nga qyteti i Artës, në fillim të shek. 19-të, për shkak të mizorive të Ali pashë Tepelenës. I ati, Pandi, i biri i Pasko Kutelit, ishte rrobaqepës që kish jetuar 24 vjet në mërgim, në Rumani, duke punuar si murator e bojaxhi. Atje kish mësuar shkrimin e shqipes dhe ish njohur me disa nga patriotët e kohës, mes të cilëve me Nikolla Naçon. Pas kthimit në Shqipëri, vazhdoi zanatin e rrobaqepësit dhe të bojaxhiut e në të njëjtën kohë bënte dhe punën e ndërlidhësit për të futur dhe shpërndarë në vend librat shqip të shtypura në kolonitë e mërgimtarëve. I burgosur shpeshherë në kohë të osmanëve, gjatë pushtimit serb e atij bullgar. Pas shpalljes së Hyrrijetit hapi një librari, e para librari shqipe në Pogradec. Në shtëpinë e tyre, që bastisej dendur për libra shqip, vinin luftëtarët e kohës: Dervish Hima, Abdyl Ypi, Mihal Gramenua, Telemak Gërmenji, Memduh Zavalani, Themistokli Gërmenji, Pasa Pema, Vasil Tromara, etj.

Java 21-të

Pallati i Fontainebleau ose Château de Fontainebleau është i vendosur 55 kilometres (34 mi) në juglindje të qendrës së Parisit, dhe është një nga pallatet mbretërore më të mëdha franceze. Kështjella mesjetare dhe më vonë château ishte rezidenca e mbretërve të Francës nga Louis VII deri tek Napoleonit III. Napoleon I e la fronin e tij atje para se të dëbohej në Elba. Sot, pallati është një muze kombëtar dhe Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, që gjendet në komunën e Fontainebleau.

Java 22-të

Kështjella e Salah Ed-Din

Kështjella e Salah Ed-Din e njohur edhe si Kështjella Sahyun ose Saladin, është një kështjellë mesjetare në veriperëndim të Sirisë. Ajo ndodhet 7 km në lindje të qytetit Al-Haffah qytet dhe 30 km në lindje të qytetit të Latakia, në një terren të lartë malor në një kreshtë midis dy luginave të thella dhe të rrethuara nga pyjet, vendi është fortifikuar që prej së paku në mesin e shekullit të X-të. Në vitin 975 e Perandori Bizantine, Gjoni I Tzimiskes pushtoi vendin dhe qëndroi nën kontrollin bizantin deri në vitin 1108. Në fillim të shekullit të 12-të Franks morën kontrollin e vendit dhe ishte pjesë e shtetit të ri të kryqëzatave të Principatës së Antiokisë. Kryqëzatat ndërmorën një program të gjërë ndërtimi, duke i dhënë kështjellës pjesën më të madhe të pamjes së saj aktuale. Në 1188 ai ra në forcat e Saladinit pas një rrethimi tre-ditor. Kalaja përsëri u rrethua në vitin 1287, këtë herë mbrojtësi dhe luftëtarët ishin Mamluks. Në vitin 2006, kështjella e Qal'at Shelahu El-Din dhe Krak des Chevaliers u njohën si një Vend i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO. Vendi është në pronësi të qeverisë Siriane.

Java 23-të

Drottningholm: pamje ballore e pallatit.

Pallati Drottningholm (suedisht: Drottningholms slott) është një rezidencë banimi private e familjes mbretërore suedeze. Ajo është e vendosur në Drottningholm. E ndërtuar në ishull Lovön (në Komunën Ekerö të Qarkut të Stokholmit), kjo është një nga Pallatet Mbretërore të Suedisë. Ajo është ndërtuar fillimisht në fund të shekullit të XVI-të. Ajo shërbeu si një vendbanim i rregullt veror i oborrit mbretëror suedez për shumicën e shekullit të XVIII-të. Përveç qëndrimit privat të familjes mbretërore suedeze, pallati është një tërheqje turistike popullore.

Java 24-të

Rrënojat aktuale të Tipas romake

Tipasa ishte një koloni në provincën romake Mauretania Caesariensis, që sot quhet Tipaza, dhe ndodhet në Algjerinë qendrore bregdetare. Që nga viti 2002, është deklaruar nga UNESCO një "Vend i Trashëgimisë Botërore". Kishte një qytet tjetër me të njëjtin emër: Tipasa në Numidia. Fillimisht qyteti ishte një qytet tregtar i vogël i punicitëve të lashtë i pushtuar nga Roma e lashtë dhe u shndërrua në një koloni ushtarake nga perandori Klaudi për pushtimin e mbretërive të Mauretania. Më pas u bë një municipium i quajtur Colonia Aelia Augusta Tipasensium, që arriti në popullsinë e 20,000 banorëve në shekullin e katërt sipas historianit Gsell.

Java 25-të

Buda i madh në vitin 1963 dhe në vitin 2008, pas shkatërrimit

Budat e Bamiyan (persisht:بت های باميانbothā-ju Bāmiyān) ishin statujat monumentale shekullit të IV dhe V, budës në këmbë të gdhendura në anën e një shkëmbi në luginën e Bamyanit në rajonin Hazarajat të Afganistanit qendror, 230 kilometres (140 mi) në veriperëndim të Kabulit në një lartësi prej 2,500 metres (8,200 ft). Ndërtuar në vitin 507 es (monumenti i vogël) dhe 554 es (monumenti i madh), statujat përfaqësonin stilin klasik të përzier të artit Gandhara. Ata ishin përkatësisht 35 dhe 53 metra.

Trupat kryesore u ndanë direkt nga shkëmbinjtë ranorë, por detajet u modeluan në baltë të përzier me kashtë, të veshura me llaç. Kjo shtresë, praktikisht e tëra që ishte e veshur shumë kohë më parë, u pikturua për të rritur shprehjet e fytyrave, të duarve dhe të rrobave; Më i madhi ishte pikturuar me ngjyrë të kuqe dhe i vogli ishte pikturuar me ngjyra të shumëfishta.

Java 26-të

Narvali

Narvali (lat. Monodon monoceros) është një balenë me dhëmbë me madhësi të mesme, e cila posedon një çatall të gjatë të përdredhur i cili i rritet nga nodulla e spërme. Jeton gjatë gjithë vitit në ujërat e Arktikut rreth Groenlandës, Kanadasë dhe Rusisë. Është një nga dy llojet e gjalla të balenave në familje Monodontidae, së bashku me belugën. Narvalët meshkujt dallohen nga një çatall i drejtë, i gjatë e i përdredhur, i cili shkon deri në 2,6 metra.

Ashtu si belugat, narvalët janë balena me madhësi të mesme. Për të dyja gjinitë, me përjashtim të çatallit të mashkullit, madhësia e përgjithshme e trupit mund të shkojnë nga 3.95 deri në 5.5 metra; meshkujt janë pak më të mëdhenj se femrat. Pesha mesatare e një narvali të rritur është nga 800 deri në 1,600 kg. Gjatës moshës 11 deri në 13 vjeçare, meshkujt piqen seksualisht; ndërsa femrat piqen në moshën 5 deri në 8 vjeçare. Narvalët nuk kanë pendë shpinore, dhe rruaza tyre të qafës janë të bashkuara si tek gjitarët tjerë, e jo të përziera si tek delfinët dhe shumica e balenave.

Java 27-të

A black-speckled seal with a light-gray underside and a dark-gray back, sitting on rocks, its mouth agape showing sharp teeth
Një leopard i detit (Hydrurga leptonyx), anëtar i kladës Pinnipedia të rendit Carnivora

Gjitarët detarë janë gjitarë ujorë që mbështeten në oqean ose ekosisteme të tjera detare për ekzistencën e tyre. Ata përfshijnë kafshë të tilla si fokat, balenat, lopët e detit, lundërzat e detit dhe arinjt polarë. Ata nuk përfaqësojnë një takson të veçantë ose një grupim sistematik, por më tepër kanë një marrëdhënie polifiletike për shkak të evolucionit konvergjent. Ata janë gjithashtu të bashkuar për shkak se mbështeten tek mjedisi detar për t'u ushqyer.

Përshtatja e gjitarëve detarë me mënyrën e jetesës detare ndryshon shumë nga lloji në lloj. Cetacetë dhe sirenianët janë plotësisht gjitarë detarë dhe për këtë arsye janë banorë të domosdoshëm të detit. Fokat dhe luanët e detit janë gjysëm-detarë; ata e kalojnë shumicën e kohës së tyre në det, por duhet të kthehen në tokë për aktivitete të rëndësishme, të tilla si çiftëzimi, mbarështimi dhe ndërrimi i gëzofit.

Java 28-të

Rrënojat e Kireneas.

Kirenea (greqishtja e lashtë: Κυρήνη Kyrēnē) ka qenë një qytet antik grek dhe romak pranë qytetit të sotëm Shahhat, Libi. Ai ishte qyteti më i vjetër dhe më i rëndësishëm nga pesë qytetet greke në rajon. Ai i dha Libisë lindore emrin klasik Cyrenaica që ajo ka ruajtur deri në kohët moderne.

Kirenea ndodhet në një luginë të harlisur në kodrat e Jebel Akhdar. Qyteti u emërua sipas emrit të një pranvere, Kire, që grekët i shenjtëruan Apollonit. Kjo ishte edhe selia e Cyrenaics, një shkollës e famshme e filozofisë në shekullin e VI pes, e themeluar nga Aristippus, një dishepull i Sokratit. Ajo më pas kishte marrë nofkën "Athina e Afrikës".

Java 29-të

Bajo Topulli (1872-1930) ishte veprimtar dhe mësues shqiptar. Qysh 11 vjeç Bajo niset për të studiuar në Stamboll, ku brumoset me idetë përparimtare dhe patriotike të vëllezërve Frashëri, Samiut dhe Naimit, por edhe Jani Vretos. Sipas këshillave të tyre ai hidhet në Selanik, ku fillon një aktivitet të gjerë si propagandues i gjuhës shqipe, edhe pse nuk ishte e thjeshtë, duke qenë se ndodhej mes dy zjarresh, atij turk e atij grek. Më pas, në vjeshtën e vitit 1904, Bajon do ta shohim në Manastir, ku bëhet pedagog dhe nëndrejtor i gjimnazit të Manastirit. Bashkë me lëndët mësimore, nisi t’iu mësonte edhe gjuhën shqipe djemve të gjimnazit e të shpërndante libra në gjuhën shqipe, edhe pse ishte gjithnjë në shënjestër. Gjatë qëndrimit të Bajos në Manastir solli ngritjen e “Komitetit për Lirinë e Shqipërisë”(1905), ku mblodhi rreth vetes patriotë shqiptarë. Në nyjën (nenin) e parë të Kanonizmës së komitetit thuhej se “qëllimi i këtij komiteti është të ngjallurit e Shqipërisë, duke mbjellë vëllazërimin, dashurinë, bashkimin, duke përhapur udhën e qytetërimit me anën e librave që do të shtypen, duke dërguar njerëz në të gjithë anët e Shqipërisë të mbjellin këto mendime… për mbrothësinëkombit dhe të shpëtuarin nga zgjedha dhe errësira në të cilën gjendet sot”. Disa muaj më pas do të ishte vullnetari i parë, në të parën çetë çlirimtare, duke u quajtur “Garibaldi i Shqipërisë”.

Java 30-të

Sulioti në Korfuz, nga Louis Dupré

Suliotët ose Sulotët, (greqisht: Σουλιώτες/Souliótes, të njohur në gjuhën anglisht etj; edhe si: Souliots ose Suliots), ka qënë një komunitet shqipfolës ortodokse nga krahina e Sulit, sot në Epir, Greqi, i cili ishte dhe mbetet shumë i njohur që hyri në një konflikt edhe me osmanet në rastin konkret me Pashallëku i Janinës që drejtohej në atë kohë nga Ali Pasha. Mbas humbjes së tyre në vitin 1803, suliotët ishin të deyrura të lëviznin në drejtim të Greqisë, dhe shumë prej tyrë luajtën një rrol të dorës së parë në Luftës greke e Pavarësisë duke filluar që nga 1821, duke u dalluar me udhëheqës si Marko Boçari dhe Kiço Xhavella.

Suliotët në fillim flisnin një nënndarje të dialekti çam dhe me kohë u bënë përdorues të dy gjuhëve greke dhe shqipe. Mbas asimilimit të tyre, një ndryshimi i gjuhës në drejtim të greqishtes u ndodh, ndërsa dialekti çamërisht i Sulit u zhduk.

Java 31-të

Emblema e Mbretërisë Dardane

Territori i dardanëve është i njohur qysh nga lashtësia e hershme si pjesë përbërëse e Ilirisë, e që pastaj ky regjion ra nën pushtimin romakë si tërë Iliria.

Më vonë, në shekullin e I-rë p.e.s i bashkëngjitet Mezisë së epërme (Malvensis). Në Shekullin e III-të (297) nën sundimin e Dioklecianit si provincë në vete i ngjitet Ilirisë. Qytetet më të njohura ishin Ulpiana, Skupi, Therranda, Naisus, Viciana, Municipium Dardanorum, kurse më vonë pas termetit të vitit 527 ku Ulpiana (Prishtina) ishte shkatërrua tërësisht, Justiniani u emërua perandor i Bizancës dhe themeloi edhe qytete të reja, Justiniana Prima, Mediana, Anausaro, etj.

Java 32-të

Josif Bageri

Josif Bageri (1870, Nistrovë, Reka e Epërme - 1915, Prishtinë, Kosovë) ishte një ndër figurat më të shquara të Rilindjes sonë Kombëtare. Ai ishte poet me talent të rallë, prozator që shkroi shumë tregime (sidomos për fëmijë), mësues, gazetar e publicist, si dhe atdhetar i flakët, i cili tërë jetën dhe veprën ia kushtoi çështjes kombëtare shqiptare.

Bageri punoi shumë për çështjën shqiptare. Punoi pa u lodhur, duke lënë pas shumë shkrime të botuara e të pabotuara; poezi e prozë, platoforma politike, artikuj, komente, reagime, klidhje politike etj. Gjate veprimtarisë së tij pati një bashkpunim te ngushtë me dibranët: Said Najdenin e Jashar Erebara, Atanas Albanskin nga Reka e Epërme, me Nikolla bej Ivanajn, Luigj Gurakuqin dhe shumë atdhetar të tjerë. Personaliteti dhe veprat e tij politike, letrare e publicistike meritojnë respekt të lartë.

Java 33-të

Liqeni i Ohrit

Liqeni i Ohrit është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në botë. Ai gjendet në një lartësi mbidetare prej 695 metrash dhe ka një sipërfaqe prej 349 km². Pika më e thellë e liqenit është 289 metra. Pjesa më e madhe e liqenit i përket Maqedonisë, kurse pjesa tjetër i përket Shqipërisë. Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni dhe Pogradeci në Shqipëri.

Java 34-të

Tavafi rreth Qabes

Haxhi ose Haxhxhi (arabisht: حج‎‎ Ḥaxhxh "pelegrinazh", turqisht: Hac) është pelegrinazhi i myslimanëveMekë. Si një nga pesë shtyllat e fesë islame është një detyrim fetare që duhet të kryhet të paktën një herë në jetën e të gjithë muslimanëve të rritur të cilët janë fizikisht dhe financiarisht të aftë për të ndërmarrë udhëtimin, dhe që mund të mbështesin familjet e tyre gjatë mungesës së tyre.

Java 35-të

Fakulteti i Filologjisë

Universiteti i Prishtinës Institucioni i parë i arsimit të lartë në Kosovë ishte Shkolla e Lartë Pedagogjike në Prishtinë (1958). Në fillim kishte këto grupe mësimore: Grupi i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe, Grupi i Gjuhës dhe i Letërsisë Serbokroate, Grupi i Biologjisë, i Gjeografisë dhe i Kimisë, Grupi i BAT-it dhe i Fizikës, Grupi i Matematikës dhe i Fizikës. Në vitin e parë shkollor 1958/59 u regjistruan 93 studentë të rregullt dhe 55 me korrespondencë. Në vitin shkollor 1961/62 u hap paralelja e SHLP të Prishtinës në Prizren, ku u regjistruan 100 studentë, 48 prej të cilëve ishin shqiptarë. Në vitin 1962 SHLP e Prizrenit bëhet e pavarur. SHLP e Prishtinës themeloi edhe Qendrën për studime me korrespondencë në Novi Pazar, me 50 studentë.

Java 36-të

Pamje nga Presheva

Presheva është qytet shqiptar nё Serbi në jug-lindje të Kosovës. Presheva është qendra e Komunës së Preshevës që perbёhet nga 35 vendbanime. Qyteti dhe komuna janë me popullsi shumicë shqiptare. Ekzistojnë disa hipoteza për prejardhjen e emrit Preshevë. Presheva, emrin që ka sot, mendohet se e ka nga fjala latine Presh-Purri dhe Eva-fushë, pra Preshevë d.m.th « Fusha e Purrinjëve ». Një tjetër supozim është ai i prapashtesës Evo në gjuhen serbe që tregon vendndodhjen gjë e cila do të thotë « Vendi i Purrinjëve ».

Java 37-të

Një rrugë e Gjakovës, natën

Gjakova është qytet në pjesën perëndimore të Kosovës. Po ashtu Gjakova është qendër e komunës dhe rajonit me të njëjtin emër.

Toka ku filloj të ngrihet qyteti ishte në pronësi të Jak Vulës. Sipas gojëdhënës, hoxha Hadum Aga e bindi Jakun që ta dhuroj tokën për ndërtimin e xhamijes më pas në atë tokë u filloj të ndërtohet dhe qyteti, i cili në fillim u quajt Jakovë (nga turqishtja: fusha e Jakut). Në shekullin XIX filloi të përdorej emri i tanishëm. Të huajt përdorin toponimin e sllavizuar Djakovica apo Dakovica.

Qyteti përmban një sërë monumentesh nga e kaluara e pasur kulturore. Lagjja historike e qytetit është Mëhalla e Hadumit ku edhe gjinden tregu i vjetër dhe ndërtesa më e vjetër e cila ende ekziston në qytet, Xhamia e Hadumit Tregu i vjetër apo siç njihet Qarshia e Madhe ishte zemra e funksionimit ekonomik për Gjakovën, një qytet i tregtisë dhe artizanateve që shërbente fshatrat përreth nga komuna e Gjakovës, zona e Junikut, dhe Malësia e Gjakovës në kufirin Kosovë-Shqipëri.


Java 38-të

Pazari i qytetit ne fillim shekullin XX

Tiranë (vendasit: Tirona) është kryeqendra e qarkut dhe rrethit me të njëtin emër dhe kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë. Tirana ndodhet në qendër të Shqipërisë, rreth 35 km në lindje të Durrësit dhe rreth 40 km në veri-perëndim të Elbasanit, në një luginë e rrethuar nga Mali i Dajtit në lindje, kodrat e Kërrabës dhe Saukut në jug, kodrat e Vaqarrit dhe Yzberishtit në perëndim dhe ato të Kamzës në veri.

Qyteti u themelua në vitin 1614 nga Sulejman Pashë Bargjini, me origjinë nga fshati Mullet dhe u përmend për herë të parë emri i Tiranës përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut. Gjatë gjithë historisë së saj ajo ishte një qendër romake (Theranda) dhe bizantine (periudhën e zgjerimit të saj të parë).


Java 39-të

Pamje nga Prishtina

Prishtina është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Kosovës. Qyteti është bashkësi dhe kryeqendra e Qarkut të Prishtinës. Bashkia e Prishtinës ka një popullsi prej 198.214 banorësh sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2011.

Toponomastika edhe nuk e ka shpjeguar prejardhjen e emrit Prishtinë. Ekzistojnë disa hipoteza të bazuara në etimologji, por që nuk hedhin dritë përfundimtare në këtë çështje. Ekzistojnë disa supozime që mbështeten në burimin ilir të fjalës, apo në atë latin (pristinume- “e dikurshme”). Ka autorë që e përmendin zhupaninin shpatë-mbajtës (macherario zuppano) me emrin Prishtina që gjendet në një dokument të knezit kroat Mutirimit nga viti 892. Kjo nuk dëshmon më shumë se ekzistimin e një antroponimi në mesjetën e hershme. Por, ka autorë që nisen prej asaj që emri Prishtinë do të ketë qenë emër i ndonjë personaliteti.


Java 40-të

Kalaja e Ulqinit

Kalaja e Ulqinit (malazisht: Tvrđava Ulcinj), e njohur edhe si Qyteti i vjetër i Ulqinit (malazisht: Stari Grad Ulcinj) është një kala e lashtë dhe lagje në Ulqin, Mali i Zi. Është ndërtuar mbi një siujdhesë të vogël në bregdetit e Adriatikut.

Gjurmët më të hershme të kalasë i takojnë periudhës parahistorike, kur Ulqini i përkiste ilirëve, popull me origjinë indo-evropiane. Qyteti i vjetër Ulqinit u themelua në shekulliN V p.e.s. nga kolhët, nga të cilët është quajtur fillimisht Kolihinium. Në shekullin II p.e.s. (vitin 163 p.e.s.), u morr nga romakët prej fisit ilir olciniatas dhe pastaj qyteti Kolhinium bëhet Olcinium. Gjatë sundimit romak Olciniumi bëhet qytet me status të veçantë e me privilegje të veçanta (lat. oppida civium Romanorum) dhe më vonë si një qytet me status të pavarur (lat. Municipium).

Për shkak të pozitës së mirë gjeografike, relievit dhe klimës së butë ka qenë gjithmonë pre e pushtuesve të mëdhenj. Ulqini është një qytet, muret e të cilit janë shkatërruar shpesh në luftëra, por u rinërtuan edhe nga të gjithë ata që, për shkak të bukurisë së këtij qyteti të lashtë gjetën paqe, duke ndërtuar për vete fortifikime dhe rezidenca. Perandori bizantin Justiniani përmendet të ketë bërë rindërtime, i cili u ndjek nga nemanjiqët, balshajt, venedikasit dhe osmanët.

Java 41-të

Një magnet në formë patkoi i ndërtuar me material alnico, një aliazh hekuri.

Një magnet (greq. μαγνήτις λίθος magnḗtis líthos = Gur Magnezian) është një material ose objekt që prodhon një fushë magnetike. Kjo fushë magnetike është e padukshme për syrin e njeriut por është përgjegjëse për vetinë më të njohur të magnetit: një forcë që tërheq materiale të tjera ferromangetike, si hekuri, dhe tërheq ose shtyn magnete të tjera.

Njerëzit e lashte mësuan për magnetizmin nga magnetiti, pjesë të magnetizuara në mënyrë natyrale të mineralit të hekurit. Fjala magnet, në greqisht, do të thotë "gur nga Magnesia", një krahinë në Greqinë e lashtë ku gjendej me shumice minerali i magnetitit.

Java 42-të

Shkencat natyrore kërkojnë të kuptojnë se si funksionon bota dhe gjithësia rreth nesh. Ekzistojnë pesë degë të mëdha (nga e majta lart deri në fund): kimia, astronomia, shkenca e tokës, fizika dhe biologjia.

shkencë, termi shkencat natyrore lidhet me afrimin natyror të studimit të universit, që kuptohet me origjinën e ligjeve të natyrës. Termi shkenca natyrore përdoret gjithashtu për të ndarë ato fusha që përdorin metodën shkencore për të studiuar natyrën nga shkencat shoqërore, që përdorin metodën shkencore për të studiuar.

Shkencat natyrore formojnë bazën e shkencave të aplikuara. Së bashku, shkencat natyrore dhe shkencat e aplikuara veçohen nga shkencat shoqërore, njëra në një anë, tjetra në anën tjetër. Ndonëse matematika, statistika dhe shkenca kompjuterike nuk konsiderohen si shkenca natyrore, ato japin një kontribut të madh në shkencat natyrore.

Kujdes: Renditja kryesore e çelësit "Shkencat natyrore" refuzon renditjen e mëparshme kryesore të çelësit "Magneti".

Java 43-të

Avni Rustemi

Avni Rustemi (Libohovë, 22 shtator 1895 - Tiranë, 23 prill 1924) ishte mësues, publicist, atentator dhe deputet shqiptar. Themelues dhe drejtues i shoqatës "Bashkimi" dhe anëtar i opozitës demokratike para Lëvizjes së qershorit. Mban titullin "Hero i Popullit".

Lindi 22 shtator 1895 në qytetin e Libohovës, në një familje ku i ati ishte qehaja i familjes së Arsllan-Pashalinjve, oxhakut të Libohovës. Mësimet fillore i mori në vendlindje dhe 12 vjeç e dërgojnë në Janinë për studime dhe pas 3-4 vjetësh, në Stamboll.

Më 1912 kishte bërë një vit në një kolegj pedagogjik të Gjenevës, ku kishte mësuar frëngjishten. Dy vjet më vonë, në kohën e Vidit, kishte luftuar kundër epirotëve në jug të vendit. Më 1915 ishte kthyer në Janinë për të studiuar në një shkollë izraelite dhe për mos ta harruar frëngjishten. Më 1917 u emërua mësues në Tepelenë. Në 1919 kishte hyrë student në kolegjin e Shën Mitër Korones, Itali.

13 qershor 1920 vrau me atentat në Paris Esad Toptanin. I nderuari Anatole de Monzie', avokati i Avni Rustemit pas ndalimit, e cilësoi aktin si "krim pasional me nxitje të një populli të tërë". Libohoviti u lirua pas gjashtë muajsh para-burgim.

Java 44-të

Flamuri i Shqipërisë përmasat 5:7

Flamuri i Shqipërisë është flamuri kombëtar shqiptar, një flamur me fushë të kuqe dhe një shqiponjë dykrenare të zezë në mes. Flamuri shqiptar e ka prejardhjen nga simboli i heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili i udhëhoqi shqiptarët në një kryengritje të përbashkët në shekullin XV kundër Perandorisë osmane duke i sjellë trojeve shqiptare pavarësinë për një kohë të shkurtër (1443-1478). Shqiponja ishte pjesë e emblemës së familjes Kastrioti e cila e ka zanafillën në Perandorinë bizantine.


Kujdes: Renditja kryesore e çelësit "Flamuri i Shqipërisë" refuzon renditjen e mëparshme kryesore të çelësit "Shkencat natyrore".

Java 45-të

Gazeta Albania, botim i tetor 1899

Gjuha shqipe (ose thjeshtë shqipja) është gjuhë dhe degë e veçantë e familjes indoevropiane. Shqipja është gjuha zyrtare e Shqipërisë, si dhe një nga dy gjuhët zyrtare të Kosovës. Në Republikën e Maqedonisë shqipja është gjuhë zyrtare në komunat ku shqiptarët përbëjnë më shumë se 20% të popullsisë. Gjuha shqipe është në përdorim zyrtar në tre komuna në Mal të Zi (UlqinPlavë e Tuz), dhe tre në Serbi (PreshevëBujanoc dhe Medvegjë). Gjuha arbërishte, si gjuhë e shqiptarëve në Itali, është e mbrojtur me ligj. Sipas Kartës Europiane mbi gjuhët rajonale ose minoritare, gjuha shqipe është e mbrojtur në Serbi (2006), Mal të Zi (2006), Rumani (2007), Bosnjë dhe Hercegovinë (2010).

Shqipja, si gjuhë moderne, përfaqëson një degë më vete në familjen e gjuhëve indo-evropiane. Shkruhet me shkronja latine. Gjuha shqipe ndodhet në proçes pasurimi mbas diktaturës komuniste dhe përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, dhe të gjitha dialektet, nëndialektet e të folurat që fliten nga shqiptarët. Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore: gegërishten dhe toskërishten.

Kujdes: Renditja kryesore e çelësit "Gjuha shqipe" refuzon renditjen e mëparshme kryesore të çelësit "Flamuri i Shqipërisë".

Java 46-të

Gjergj Kastrioti.jpg
Gjergj Kastrioti
Gjergj Kastrioti (l. 6 maj 1405 – v. 17 janar 1468), i njohur si Skënderbeu (nga osmanishtja: اسکندر بگ İskender Bey), ishte një fisnik dhe udhëheqës ushtarak shqiptar. Ai i shërbeu Perandorisë Osmane në vitet 1423–43 dhe pas largimit nga shërbimi i saj, ai udhëhoqi një luftë të shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane. Skënderbeu gjithmonë e nënshkroi veten si Zot i Arbërisë (latinisht: Dominus Albaniae), dhe nuk pretendoi tituj të tjerë përveç tij në dokumentet zyrtare. Një anëtar i familjes fisnike të Kastriotëve, ai u dërgua si peng në oborrin perandorak osman, ku u arsimua dhe hyri në shërbim të sulltanit për njëzet vitet e ardhshme. Ai u ngrit sipas gradave, duke kulminuar në emërimin si sanxhakbej i Sanxhakut të Dibrës në vitin 1440. Në vitin 1443, ai braktisi osmanët gjatë betejës së Nishit dhe u bë sundimtar i Krujës, Svetigradit dhe Modriçit. Në vitin 1444, ai u emërua prijës i Lidhjes së Lezhës, që konsolidoi fisnikërinë në atë që sot është Shqipëri. Përkundër vlerës së tij ushtarake, ai nuk ishte në gjendje të bënte më shumë se sa të mbante zotërimet e tij brenda një treve shumë të vogël në Shqipërinë e veriut, ku ndodhën pothuajse të gjitha fitoret e tij kundër osmanëve.

Java 47-të

Vendimi për alfabetin e gjuhës shqipe

Kongresi i Manastirit (apo Kongresi i Alfabetit) është tubimi i dijetareve shqiptarë më 14 nëntor - 22 nëntor 1908Manastir, për përcaktimin e alfabetitgjuhës shqipe. Gjatë rrugës së zhvillimit historik të letërsisë shqipe ishin hartuar disa alfabete të ndryshme. Njëri nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stamboll dhe quhej Alfabeti i Stambollit. Mendimi zotërues ishte se shkronjat jolatine nuk ishin të përshtatshme për mbarësinë e shqipes dhe bashkimit gjuhësor kombëtar. Për këtë arsye, shoqëria më aktive dhe e mirënjohur "Bashkimi" në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarë shqiptare. Prandaj më 14 nëntor 1908 në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit.

Në kongres ishin të pranishëm 160 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Gjergj Fishta.Gjergj Fishta ishte një nga luftëtaret me te mëdhenj te popullit shqiptar. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigor Cilka, nga Korça si dhe 11 anëtarë të tjerë. Në atë Kongres merrnin pjesë shqiptare të fesë myslimane, katolike, ortodoksë, dhe protestantë, njerëz të ditur dhe të gjithë erdhën së bashku, për arritjen e një qëllimi të madh kombëtar.

Java 48-të

Flamuri që u ngrit në Kuvendin e Vlorës.

Shpallja e Pavarësisë ose Deklarata e Pavarësisë është shpallja e pavarësisë së vilajetit shqiptar nga Perandoria Osmane. Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë. Njohja ndërkombëtare e pavarësisë si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti në Konferencën e ambasadorëveLondër, vendim i së cilës qe shpallja e Principatës shqiptare sovrane nga Perandoria Osmane nën mbikqyrjen e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe lënia e gjysmës së territoreve të shtetit të porsaformuar jashtë kufijve të tij administrativë,per shkak se kombi shqiptar ishte i rrëzikuar nga vendet fqinje sepse kishte nje vlerë të madhe gjografike dhe strategjike. Shqiptarët ishin po aq të interesuar sa edhe popujt e tjerë të shtypur të Ballkanit për t’u çliruar nga zgjedha osmane. Përfaqësuesit e tyre bënë përpjekje për t’u lidhur me fqinjët në luftën e përbashkët kundërosmane, por këto përpjekje dështuan për faj të krerëve të Aleancës Ballkanike, të cilët nuk dëshironin t’i kishin shqiptarët si palë me të drejta të barabarta në këtë aleancë, sepse ishin marrë vesh ndërmjet tyre për copëtimin e Shqipërisë. Prandaj, shqiptarët nuk hynë në një aleancë, krerët e së cilës synonin t’i përdornin ata si mish për qentë në luftën kundër Perandorisë Osmane. Pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë aleancë, pa u njohur zyrtarisht të drejtat e tyre, do të ishte një vetëvrasje.

Java 49-të

Figura tregon dy sfera hënën dhe tokën

Graviteti (rëndesë, peshë, forcë tërheqëse) është forca që vepron mbi çdo trup në sipërfaqe të trupit qiellor ose afër tij, e drejtuar për në qendër të tij. Graviteti, pra forca me të cilën toka, hëna, planetët dhe trupat tjerë qiellorë ose sistemet e tyre veprojnë mbi trupat tjerë, teorikisht ushtrohet në çfarëdo largësie, por praktikisht ajo shqyrtohet në sipërfaqe të këtyre trupave si dhe në largësi të vogla. Pra pesha e trupit në ndryshim nga masa e tij (nuk marrim parasysh lëvizjen e trupit me shpejtësi të krahasueshme me shpejtësinë e dritës) është madhësi që ndryshon në vartësi nga trupi që ushtron tërheqjen dhe nga largësia prej tij. Kështu, masa e trupit është proporcionale me peshën e tij në sipërfaqe të tokës.

Secila grimcë në gjithësi tërheq grimcën tjeter me një forcë, e cila është në përpjestim të drejtë me prodhimin e masave të tyre dhe në përpjestim të zhdrejtë me katrorin e largësisë në mes tyre. Graviteti u studiua shume nga Galileo Galilei me eksperimentet e tij ne kushte mjedisore.

Java 50-të

Yanitza, Zhan d arke shqiptare - Ilustrim i vitit 1911

Tringë Smajl Martini Ivezaj (1880–1917), e njohur si Tringë Smajli, dhe Yanitza jashtë Shqipërisë, ishte një luftëtare guerile shqiptare e cila luftoj kundër Perandorisë Osmane në rajonin e Malësisë. Ajo ishte vajza e Smajl Martinit, një udhëheqës i klanit katolik Gruda nga Malësia.

Tringa lindi në vitin 1880. Babai i saj Smajl Martini ishte një lider katolik i fisit Grudë (i vendosur në juglindje të Malit të Zi). Nënshkrimi i tij shfaqet në peticionet protestuese të fiseve veriore shqiptare që i dërgoheshin ambasadorëve evropiane dhe këshillave të akredituara në Perandorinë Osmane, p.sh. një rast më 9 maj, 1878 i dërguar Ambasadorit Francez në Stamboll, ose ai i 15 qershorit, 1878. Peticionet kanë shprehur terrorin dhe mosmiratimin e fiseve shqiptare për vendimet e Traktatit të Shën Stefanit dhe Kongresi i Berlinit, i cili kishte dhënë shumë pjesë të Vilajetit të Shkodrës, Principatës së Malit të Zi. Ai u bë shumë aktiv gjatë Lidhjes së Prizrenit, duke u bashkuar me kryengritësit deri në fund të organizimeve; më pas ai u arrestua në vitin 1886, dhe u burgos në Anadoll, nga ku ai nuk u kthye më. Përveç kësaj, dy djemtë e Smajlit, Gjon dhe Zef, vëllezërit e Tringës, gjithashtu u bashkuan me Lidhjen dhe u vranë në betejë në vitin 1883.

Java 51-të

Skeda:Migjeni.jpg
Migjeni

Millosh Gjergj Nikolla ose siç njihej me pseudonimin e tij të shkrimit Migjeni ishte poet dhe prozator i shquar shqiptar i viteve 1930. Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të. Për epokën ishte një zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma dhe ndikimi mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh.

Konsiderohet që Migjeni kaloi nga një romantizëm revolucionar në realizëm kritik gjatë jetës së tij. Ai pasqyroi varfërinë e thellë të viteve kur jetoi, dhe duke u dalë zot heronjve të krijimeve të tij si "Bukën tonë të përditshme falna sot", "Bukuria që vret", "Mollë e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni ?", etj. fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve të popullit.

Ndikimi i Migjenit mbi rrethet e rinisë anti-çifligare qe i ndjeshëm në vitet kur shkroi. Një shtysë të posaçme mori përhapja e krijimtarisë së tij pas Luftës së Dytë Botërore, kur regjimi komunist mori përsipër botimin e plotë të veprave, të cilat në vitet 1930 kishin qenë pjesërisht të pabotuara.

Java 52-të

Një vrimë e zezë e simuluar me një masë totale prej dhjetë masash diellore siç shikohet nga një distancë prej 600 kilometrash me Udhën e Qumështit në sfond.

Relativiteti i përgjithshëm ose Teoria e relativitetit të përgjithshëm është një teori gjeometrike e gravitacionit e publikuar nga Albert Ajnshtajni1915. Në fizikën moderne teoria konsiderohet si një nga përshkrimet më të përkryera të gravitetit. Ajo unifikon relativitetin special dhe ligjin Njutonian të gravitetit universal, dhe e përshkruan gravitetin si një veti gjeometrike të hapësirës dhe kohës, ose hapësirë-kohës. Në veçanti, kurbatura e hapësirë-kohës është e lidhur direkt me momentin katër-dimensional (relacioni mbi masë-energjinë dhe momentin linear) ose çfarëdo lënde dhe rrezatimi që mund të jenë të pranishme. Relacioni jepet në mënyrë specifike nga ekuacionet e fushës të Ajnshtajnit, një sistem ekuacionesh diferenciale pjesore.

Java 53-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 54-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.