Turqia: Dallime mes rishikimesh

Coordinates: 39°N 35°E / 39°N 35°E / 39; 35
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 212.144.222.30) dhe riktheu rishikimin 1854187 nga Mk mk
Rreshti 38: Rreshti 38:
Turqia ka një strukturë unitare sa i takon administrimit dhe ky aspekt është një nga faktorët më të rëndësishëm në formësimin e administratës publike turke. Kur tre pushtetet (ai ekzekutiv, legjislative dhe gjyqësor) merren parasysh si funksionet kryesore të shtetit, administratës lokale i mbetet pak pushtet. Turqia ka një sistem unitar dhe jo federal, dhe provincat janë në vartësi të shtetit. Administratat lokale janë themeluar që të shërbejnë në vend dhe qeveria është e përfaqësuar nga prefektë dhe prefektë të qytetit. Përveç prefektëve dhe prefektëve të qytetit, zyrtarë të tjerë të lartë publikë emërohen nga qeveria qendrore në vend që të emërohen nga kryetarët e bashkive ose të zgjedhur nga zgjedhësit.<ref name="justice.gov.tr">{{cite web|title=General Structure of Turkish Public Administration|url=http://www.justice.gov.tr/judicialsystem.pdf|website=justice.gov.tr/|publisher=Ministry of Justice|accessdate=14 August 2014}}</ref> Bashkitë turke kanë organe lokale legjislative (turqisht: ''belediye meclisi'') për vendimmarrje në çështjet bashkiake.
Turqia ka një strukturë unitare sa i takon administrimit dhe ky aspekt është një nga faktorët më të rëndësishëm në formësimin e administratës publike turke. Kur tre pushtetet (ai ekzekutiv, legjislative dhe gjyqësor) merren parasysh si funksionet kryesore të shtetit, administratës lokale i mbetet pak pushtet. Turqia ka një sistem unitar dhe jo federal, dhe provincat janë në vartësi të shtetit. Administratat lokale janë themeluar që të shërbejnë në vend dhe qeveria është e përfaqësuar nga prefektë dhe prefektë të qytetit. Përveç prefektëve dhe prefektëve të qytetit, zyrtarë të tjerë të lartë publikë emërohen nga qeveria qendrore në vend që të emërohen nga kryetarët e bashkive ose të zgjedhur nga zgjedhësit.<ref name="justice.gov.tr">{{cite web|title=General Structure of Turkish Public Administration|url=http://www.justice.gov.tr/judicialsystem.pdf|website=justice.gov.tr/|publisher=Ministry of Justice|accessdate=14 August 2014}}</ref> Bashkitë turke kanë organe lokale legjislative (turqisht: ''belediye meclisi'') për vendimmarrje në çështjet bashkiake.


Brenda kësaj kornize unitare, Turqia është e ndarë në 81 [[Provincat e Turqisë|provinca]] për qëllime administrative. Çdo provinë është e ndarë në [[Qarqet e Turqisë|qarqe]], me një total prej 923 qarqesh.<ref>{{cite web|url=http://www.statoids.com/ytr.html|title=Turkey Districts|accessdate=9 August 2014}}</ref> Turqia gjithashti është e ndarë në 7 [[Rajonet e Turqisë|rajone]] dhe 21 nënrajone për qëllime gjeografike, demografike dhe ekonomike, megjithatë, ata nuk përfaqësojnë një strukturë administrative.{{Harta e Provincave të Turqisë}}
Brenda kësaj kornize unitare, Turqia është e ndarë në 81 [[Provincat e Turqisë|provinca]] për qëllime administrative. Çdo provinë është e ndarë në [[Qarqet e Turqisë|qarqe]], me një total prej 923 qarqesh.<ref>{{cite web|url=http://www.statoids.com/ytr.html|title=Turkey Districts|accessdate=9 August 2014}}</ref> Turqia gjithashti është e ndarë në 7 [[Rajonet e Turqisë|rajone]] dhe 21 nënrajone për qëllime gjeografike, demografike dhe ekonomike, megjithatë, ata nuk përfaqësojnë një strukturë administrative.
{{Harta e Provincave të Turqisë}}


== Politika ==
== Politika ==

Versioni i datës 19 prill 2018 18:03

39°N 35°E / 39°N 35°E / 39; 35

Republika e Turqisë
Türkiye Cumhuriyeti
Flamuri i Turqisë
Flamuri i Turqisë
Vendndodhja e Turqisë
Vendndodhja e Turqisë
Kryeqyteti Ankaraja
Qyteti më i madh Stambolli
41°1′N 28°57′E / 41.017°N 28.950°E / 41.017; 28.950
Gjuha zyrtare Turqishtja
Forma e qeverisë Republikë kushtetuese parlamentare
Kryetari i republikës Rexhep Tajip Erdoan
Kryeministri Binali Jëlldërëm
Sipërfaqja
– totale
– % ujë
Vendi i 37-të
783,356 km²
1.3 %
Popullsia (2017)
– totale
– dendësia
Vendi i 18-të
80,810,525[1] banorë
102 banorë/km²
IZHNJ (2014) 0.761
Monedha Lira turke
Zona kohore
– zakonisht

UTC+3
Targat e automjeteve TR
Prefiksi telefonik +90
Kodi i internetit .tr
Kodi ISO 3166-1 792 / TUR / TR

Turqia (turqisht: Türkiye), zyrtarisht Republika e Turqisë (turqisht: Türkiye Cumhuriyeti), është një shtet transkontinental në Euroazi, që shtrihet kryesisht në Azinë e Vogël dhe me një pjesë të vogël në Gadishullin ballkanikEvropë.[2] Turqia është një republikë parlamentare, demokratike e sekulare me një trashëgimi të shumëllojshme kulturore.[3] Turqia kufizohet me tetë vende: me Greqinë në perëndim; me Bullgarinë në veriperëndim; me Gjeorgjinë në verilindje; me Armeninë, Azerbajxhanin e Iranin në lindje; dhe me Irakun dhe Sirinë në jug. Turqia në perëndim laget nga Deti Egje, në veri nga Deti i Zi dhe në jug nga Deti Mesdhe. Bosfori, Deti Marmara dhe Dardanelet e ndajnë Trakinë dhe Azinë e Vogël; gjegjësisht Evropën dhe Azinë.[4] Vendndodhja e Turqisë i ka dhënë asaj rëndësi gjeopolitike dhe strategjike përgjatë historisë.[5][6]

Turqia është e banuar që në paleolit[7] nga qytetërime të ndryshme të lashta anadollake, siç ishin asirianët, grekët, trakët, frigët, urartët dhe armenët.[8][9][10] Pas pushtimit nga Leka i Madh, kjo trevë u helenizua, një proces që vazhdoi edhe gjatë Perandorisë Romake dhe gjatë kalimit në Perandorinë Bizantine.[9][11] Selxhukët filluan mërgimin në këtë trevë në shekullin XI, duke filluar kështu procesin e turqizimit, që u përshpejtua pas fitores së selxhukëve ndaj bizantinëve në Betejën e Mancikertit në vitin 1071.[12] Sulltanati i selxhukëve të Rumit sundoi Azinë e Vogël deri me pushtimin mongol në vitin 1243, kur u shpërbë në disa principata të vogla, të qeverisura nga bejlerë.[13]

Në mesin e shekullit XIV, osmanët filluan të bashkojnë Anadollin dhe të krijojnë një perandori që do të përfshinte shumicën e Evropës juglindore, Azisë perëndimore dhe Afrikës veriore, duke u bërë kështu një fuqi e madhe në Euroazi dhe Afrikë gjatë fillimit të kohës së re. Perandoria Osmane arriti kulmin e fuqisë së saj në shekullin XVI, veçanërisht gjatë sundimi (1520–1566) të sulltan Sylejmanit të Madhërishëm. Ajo mbeti e fuqishme dhe me ndikim të madh për dy shekuj, derisa dështime të rëndësishme si Lufta e madhe turke (1683–99) dhe Lufta ruso-turke (1768–74) e detyruan të heq dorë nga territore strategjike në Evropë, duke sinjalizuar kështu humbjen e fuqisë ushtarake dhe pasurisë së dikurshme. Reforma e Tanzimatit e shekullit XIX, që kishte për qëllim modernizimin e shtetit osman, dëshmoi të jetë e papërshtatshme në shumicën e fushave, dhe dëshoi të ndaloj shpërbërjen e perandorisë.[14] Në vitin 1876 u miratua kushtetuta osmane dhe u themelua parlamenti, të cilët u pezulluan nga sulltan Abdylhamidi II në vitin 1878, për tu rikthyer nga xhonturqit në vitin 1908. Po në atë vit, Bullgaria shpalli pavarësinë dhe Austro-Hungaria aneksoi Bosnjën dhe Hercegovinën. Lufta italo-turke (1911–1912) nxiti Lidhjen e Ballkanit që të filloi Luftërat Ballkanike (1912–1913), të cilat i shkaktuan Perandorisë Osmane humbjen e shumicës së territoreve të mbetura në Evropë dhe shkaktoi fillimin e pastrimit etnik më të madh ndaj myslimanëve osmanë në gadishullin Ballkanik që nga Lufta ruso-turke (1877-1878), duke rezultuar në shpërngulje masive të myslimanëve në drejtim të Azisë së Vogël. Zhgënjimet nga këto humbje sollën në grushtshtetin osman të viti 1913, ku vendi u vendos nën kontrollin e tre pashallarëve, që vendosën t'i bashkohen Fuqive qendrore në Luftën e Parë Botërore (1914–1918), të cilët në fund të fundit u mundën nga Fuqitë aleate. Pas luftës, konglomerati i territoreve dhe popujve që formonin Perandorinë Osmane u shpëbë në disa shtete të reja.[15]

Lufta turke për pavarësi (1919–1922), e nisur nga Mustafa Qemal Ataturku dhe kolegët e tij kundra Fuqive pushtuese aleate, rezultoi në heqjen e monarkisë në vitin 1922 dhe themelimin e Republikës së Turqisë në vitin 1923, ku si kryetar i parë u zgjodh Ataturku.[16] Gjuha zyrtare e Turqisë është turqishtja, një gjuhë turkike e cila është gjuha amtare e 84.5% të popullsisë së Turqisë.[17] Sipas disa sondazheve, mes 78.1% dhe 81.3% e popullsisë së vendit indentifikohen si turq.[17] Grupe të tjera etnike përfshijnë grupe të njohura ligjërisht (armenë, grekë, hebrejë) dhe të panjohura ligjërisht (kurdë, çerkezë, arabë, shqiptarë, boshnjakë, gjeorgjezë dhe të tjerë).[17] Kurdët janë pakica më e madhe etnike, duke përfshirë rreth 18% të popullsisë.[3] Shumica e banorëve të Turqisë janë myslimanë synitë, ndërsa alevitët janë pakica më e madhe fetare, e ndjekur nga të krishterët dhe hebrenjtë.[3]

Turqia është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, një anëtare e hershme e NATO-s dhe anëtare themeluese e OECD-ës, OSCE-së, G-20-ës dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islam. Pasi u bë një nga anëtaret e para të Këshillit të Evropës në vitin 1949, Turqia u bë një anëtare e asociuar e Bashkësisë Evropiane Ekonomike në vitin 1963, u anëtarësua në Bashkimin Doganor të Bashkimit Evropian në vitin 1995 dhe filloi negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian në vitin 2005.[18] Ekonomia në rritje e Turqisë dhe nismat diplomatike të saj kanë çuar në njohjen e saj si fuqi rajonale.[19][20][21]

Etimologjia

Emri i Turqisë (turqisht: Türkiye) bazohet në etnonimin Türk. Përdorimi i parë i dokumentuar i termit "Türk" ose "Türük" si një autonim gjendet në mbishkrimet në gjuhën turkike të vjetër të Gok turqëve (turqisht: Göktürkler, "Turqit qiellorë") të Azisë qendrore (rreth shekullit VIII).[22]

Fjalë greke Tourkia (greqisht: Τουρκία) është përdorur nga perandori bizantin Konstandini VII Porfirogjeni në librin e tij "Mbi administratimin e Perandorisë" (latinisht: De Administrando Imperio),[23][24] edhe pse ai me fjalën "turq" gjithmonë ai iu referua magjarëve.[25] Ngjajshëm edhe Perandoria mesjetare Hazare, një shtet turkik në brigjet veriore të Detit të Zi dhe Liqenit Kaspik, njihej si Tourkia ("Vendi i turqëve") në burimet bizantine.[26] Perandoria Osmane shpesh njihej si Turqi ose Perandoria Turke në mesin e bashkëkohësve evropian të saj.[27]

Historia

Zgjerimi i Principatës në Perandori ndër shekuj
Artikulli kryesor Historia e Turqisë

Pjesa evropiane e Turqisë ka qenë gjithnjë një qendër Ballkanike, ndërsa rreth viteve 552 në Azinë e Mesme formohet Paria më e vjetër sunduese e popujve turk. Nën udhëheqjen e Osmanit I-rë, që udhëhoqi nga 1299-ta deri më 1326, turqit e ardhur nga Turkstani (Azia e Mesme) çlirohen nga selxhukët (edhe këta racë turke) dhe formojnë Turqinë e vjetër apo perandorin osmane e cila në shekullin XIV / XV u zgjerua përtej ishullit ballkanik. Sulltan Mehmedi i II-të që udhëhoqi nga 1451-1481 ja arrin që të marrë në dorë Konsdatinopoli(Stambolli) që kishte mbetur si enklavë e rrethuar nga zgjerimi. Ndërsa Sulltan Selimi I-rë që udhëhoqi perandorin nga 1512-ta deri më 1520, e ngritë Stambollin në qendër të perandorisë së vetë dhe pas pushtimit të Sirisë dhe Egjiptit (Misirin) më 1517-të e merë edhe Nderin e Kalifit.

Sulltan Sylejmani që udhëhoqi nga 1520-ta (deri më 1566) gjatë viteve 1526-1541 pushtonë pjesën më të madhe të Hungarisë dhe më 1529 e rrethojë Vjenën. Deri në këtë kohë perandoria osmane kishte shtrirë sundimin e plotë apo kishte futur në ndikimin e vetë pjesë të mëdha të Azisë dhe Afrikës. Nën perandorin në këtë kohë gjendeshin ndër të tjerat edhe viset e bregut veriorë të Detit të Zi, Armenia, Mesopotamia, Arabia, Tripolitania, Tunizia dhe Algjerina.

Me hyrjen në luftë të Rusisë kundër perandorisë osmane e cila gjendej në luftë me perandorin Austro-Hungareze, sundimi osmanë fillon të lëkundët në pjesën evropiane. Në të njëjtën kohë ndikimi i kundërshtarëve në Parinë lokale të Ballkanit shkaktoi konflikte të brendshme në perandorinë osmane. Kështu nga këto Pari në shekullin e XIX formohen popuj krishterë sllavë si serbët, grekët dhe bullgarët të cilët përdoren për luftimin e brendshëm të perandorisë. Bosnja dhe Hercegovina bie në dorë të Austro-Hungarisë më 1878, Pasha i Egjipt gjithnjë e më shumë i ikë ndikimit të Sulltanit. Në pjesën lindore të Turqisë paraqitet problemi i Armenëve, të cilin Sulltani e zgjidhë me ashpërsi, në Mesdhe, Italia e pushton Tripolaninë (Tripoli, Libi) më 1911/1912. Dhe së fundi në Ballkan, lufta e I-rë Ballkanike e ngushton sundimin Osmanë në Trakinë lindore (Rumelinë).

Reforma e Xhonturqve (turqit e rijnë) bëri që ata ta marrin sundimin mbi perandorin. Në luftën I-rë Botërore, perandoria hynë në luftë në anën të boshtit të fuqive të mesme. Më 1917/18 prapë në lindje paraqitet problemi i Armenëve, i cili përsëri zgjidhet me ashpërsi. Me marrëveshjen e Severes (Séveres) më 1920 kufiri i perandorisë ngushtohet në Anatoli dhe i duhej t´a njihte sundimin grekë të Smirës (Izmiri). Mirëpo Mustafa Kemal Pasha (më vonë Ataturku) në krye të nacionalistëve turq i dëboi grekët dhe aleatët më 1921/22 nga Azia e Vogël dhe me Paqen e Luzianës (Lausanne) më 1922 përfundon sundimi i Sulltanit (aktualisht ishte Mehmedi i VI-të)

Më 1923 thirret republika dhe president i parë i saj shpallet Mustafa Kemal Ataturku ndërsa më 1924 shpallet i pavlefshëm edhe Kalifati. Ataturku ndërmerr reforma të shumta në bazë të zhvillimeve evropiane. Në luftën e II-të botërore, Turqia i shpalli luftë Gjermanisë në shkurtë të 1945-ës, gati pas përfundimit të luftës. Më 1952 anëtarësohet në NATO dhe më 1955 së bashku me Britaninë e Madhe, Irakun, Iranin dhe Pakistanin krijojnë paktin e quajtur Pakti i Bagdadit. Me ShBA-në në mars të 1959 vendosë një marrëveshje të sigurisë së mbrojtjes bilaterale.

Pas tërheqjes së Irakut nga Pakti i Bagdadit, më 1959 formohet CENTO. Në vitin 1960 e kaplon një puç ushtarakë dhe pas miratimit të kushtetutës së 1961-ës, më 1965 vije qeveria e S. Demirelit, të cilën më 1971 armata turke e detyron të jep dorëheqje. Pas zgjedhjeve dhe lehtësimin e gjendjes së jashtëzakonshme (shtet rrethimit) pasojnë dy puçe ushtarake më 1974-ër dhe 1980-të. Më 1982 populli e miraton një kushtetutë të re me të cilën përsëri instalohet një demokraci parlamentare dhe më 1983 mbahen zgjedhjet e lira.

Gjatë vitit 1974-ër pas konfliktit në Qipro, trupat turke e marrin nën mbrojtje pjesën veriore. Luftimi i Partisë së Kurdëve për Pavarësi (PKK) në Turqi dhe Irak, pas vitit 1991 merë përmasa më të gjëra dhe më 1999 kapet udhëheqësi i kësaj partie A. Yçalani (Öcalan) i cili gjykohet me vdekje për disa aksione terroriste. Pas kësaj PKK-ja tërhiqet nga lufta e armatosur dhe vepron në Irak.

Tendencat për një republikë islame të toleruar gjatë qeverisjes së N. Erbakanit nga viti 1996-1997, nën ndikimin e opinionit dhe armatës turke u ndaluan. Pas vitit 1999 paraqiten afrimet në politiken me kundërshtarin e përhershëm Greqinë dhe pjesën jugore të Qipros. Nga fundi i po këtij viti merr statutin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nga 1993 deri më 2000 president i shtetit ishte Demireli dhe nga e 2000-ta A. N. Sezeri, nga 1999 kryeministër ishte B Eçeviti (B. Ecevit). Turqia eshte Republike Parlamentare

Ndarja administrative

Për më shumë informacione shikoni artikullin Njësitë administrative të Turqisë

Turqia ka një strukturë unitare sa i takon administrimit dhe ky aspekt është një nga faktorët më të rëndësishëm në formësimin e administratës publike turke. Kur tre pushtetet (ai ekzekutiv, legjislative dhe gjyqësor) merren parasysh si funksionet kryesore të shtetit, administratës lokale i mbetet pak pushtet. Turqia ka një sistem unitar dhe jo federal, dhe provincat janë në vartësi të shtetit. Administratat lokale janë themeluar që të shërbejnë në vend dhe qeveria është e përfaqësuar nga prefektë dhe prefektë të qytetit. Përveç prefektëve dhe prefektëve të qytetit, zyrtarë të tjerë të lartë publikë emërohen nga qeveria qendrore në vend që të emërohen nga kryetarët e bashkive ose të zgjedhur nga zgjedhësit.[28] Bashkitë turke kanë organe lokale legjislative (turqisht: belediye meclisi) për vendimmarrje në çështjet bashkiake.

Brenda kësaj kornize unitare, Turqia është e ndarë në 81 provinca për qëllime administrative. Çdo provinë është e ndarë në qarqe, me një total prej 923 qarqesh.[29] Turqia gjithashti është e ndarë në 7 rajone dhe 21 nënrajone për qëllime gjeografike, demografike dhe ekonomike, megjithatë, ata nuk përfaqësojnë një strukturë administrative.


Politika

Artikulli kryesor Sistemi shtetror

Turqia që nga viti 1923 është republikë parlamentare me 550 deputetë, shtet laik (i ndarë nga feja), i organizuar në 81 provinca (krahina), për krueqytet ka Ankarën që na viti 1923 ( më parë ishte Stambolli) me 3.5 milion banorë.

Gjeografia

Artikulli kryesor Gjeografia e Turqisë

Turqia është një vend që shtihet në dy kontinente në atë Euriopian e Aziatik. Eshtë i rrethuar nga veri me detin e Zi, nga jugu me detin Mesdhe dhe perëndim me detin Egje. Në veri-perendim ndodhet deti Marmara. Teritori aziatik i Turqisë kufiziohet me Gjeorgjinë, Armeninë dhe Azerbajxhani në veri-lindje; Irani në lindje, Iraku dhe Siria në jug.Teritori europian kufizohet me Greqinë e Bulgarinë.

Ne Turqi mbizotëron vargmali euro-aziatik qe shtrihen nga lindja a perendim: me malin Pontici dhe perfundon me malin Tauro. Maja më e larte është mali Ararat (5167 m). Mund të përmendim dhe malet Elmadag,Karabuk e Bozdaglar.

Lumi më i rëndësishem është Tigri e Eufrate, të cilit i shtohet lumi Meriç, Ergene e Gediz.

Vendi ndahet ne tre zona klimaterike: Klima është oqeanike në bregdetin e Detit të Zi, subtropikale në Mesdhe dhe Egje bregdetit dhe kontinentale në të brendshme (Rrafshnalta e Andollides). Cilsohet me reshje te vogla dhe me munges te ujit.

Ekonomia

Artikulli kryesor Ekonomia e Turqisë

Bujqësia veçohet me kultivimin e drithërave dhe panxharsheqerit; për eksport kultivohet rrushi, pemët jugore, mëndafshi, duhani, lajthitë dhe çaji. Blegtoria veçohet me kultivimin e dhenëve dhe dhive.

Nxirren xehja e qymyrit, nafta, xehja e kromit, bakrit dhe baryt. Industria veçohet për sektorin e ushqimit, hekurit e çelikut, tekstilit dhe në jug e perëndim edhe industria kimike.

Eksporti karakterizohet me eksportimin e produkteve bujqësore dhe xeheve në vendet partnere kryesore si Gjermania, ShBA-ja, dhe Arabia Saudite

Demografia

Artikulli kryesor Demografia e Turqisë

Turiqa ka mbi 74 milion banorë prej të cilve 78% janë turq, %11kurd, dhe pjesa tjetër arabë armen e popuj ballkanik në perëndim. Feja dominuese është feja islame me 99% të popullsisë.

Kultura

kultura të ndryshme

Të tjera

Rrjeti i komunikacionit është i gjithanshëm, rrugë dhe hekurudha moderne, porte detare të njohura në Mersinë, Stamboll dhe Izmir, ndërsa në Ankara, Stamboll, Izmir dhe Antali janë portet ajrore ndërkombëtare më të njohura.

Shiko edhe

  • ...

Gallery

Referenca

  1. ^ "Population by Years, Age Group and Sex, Census of Population – ABPRS (2017)". Turkish Statistical Institute. Marrë më 10 nëntor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  2. ^ Zdanowski, Jerzy (2014). Middle Eastern Societies in the 20th Century. Cambridge Scholars Publishing. fq. 11. ISBN 978-1443869591. The Republic of Turkey lies on two continents. Approximately 97% of it is in Asia, in the geographical regions known as Asia Minor and the Armenian Upland. The remaining 3% of Turkey is in Europe, on the Balkan Peninsula. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c "Turkey". The World Factbook, Central Intelligence Agency. Marrë më 13 tetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  4. ^ National Geographic Atlas of the World (bot. 7th). Washington, D.C.: National Geographic. 1999. ISBN 0-7922-7528-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) "Europe" (pp. 68–69); "Asia" (pp. 90–91): "A commonly accepted division between Asia and Europe ... is formed by the Ural Mountains, Ural River, Caspian Sea, Caucasus Mountains, and the Black Sea with its outlets, the Bosporus and Dardanelles."
  5. ^ "The Political and Strategic Importance of Turkey". Bulletin of International News. Royal Institute of International Affairs. 4 nëntor 1939. fq. 3–11. JSTOR 25642612. Marrë më 29 dhjetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |deadurl= është injoruar (sugjerohet |url-status=) (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  6. ^ "Economic and Strategic Role of Turkey" (PDF). House of Lords, U.K. Parliament. 13 janar 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  7. ^ Stiner, Mary C.; Kuhn, Steven L.; Güleç, Erksin. "Early Upper Paleolithic shell beads at Üçağızlı Cave I (Turkey): Technology and the socioeconomic context of ornament life-histories". Journal of Human Evolution. 64 (5): 380–398. doi:10.1016/j.jhevol.2013.01.008. ISSN 0047-2484. PMID 23481346. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Douglas Arthur Howard. The History of Turkey. Greenwood Publishing Group. fq. xiv–xx. ISBN 978-0-313-30708-9. {{cite book}}: |access-date= ka nevojë për |url= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  9. ^ a b Sharon R. Steadman; Gregory McMahon (15 shtator 2011). The Oxford Handbook of Ancient Anatolia: (10,000–323 BC). Oxford University Press. fq. 3–11, 37. ISBN 978-0-19-537614-2. {{cite book}}: |access-date= ka nevojë për |url= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  10. ^ Casson, Lionel (1977). "The Thracians" (PDF). The Metropolitan Museum of Art Bulletin. 35 (1): 2–6. doi:10.2307/3258667. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ David Noel Freedman; Allen C. Myers; Astrid Biles Beck (2000). Eerdmans Dictionary of the Bible. Wm. B. Eerdmans Publishing. fq. 61. ISBN 978-0-8028-2400-4. {{cite book}}: |access-date= ka nevojë për |url= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  12. ^ Metz, Helen Chapin, red. (1996). "Turkish Origins". Turkey: A Country Study. Area handbook series (bot. fifth). Washington D.C.: United States Government Publishing Office for the Federal Research Division of the Library of Congress. ISBN 0-8444-0864-6. LCCN 95049612. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |chapterurl= është injoruar (sugjerohet |chapter-url=) (Ndihmë!)
  13. ^ Mehmet Fuat Köprülü&Gary Leiser. The origins of the Ottoman Empire. fq. 33. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ [Ottoman/Turkish Visions of the Nation, 1860–1950 "Ottoman/Turkish Visions of the Nation, 1860–1950"]. Marrë më 18 shkurt 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerën e |url= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  15. ^ Roderic H. Davison; Review "From Paris to Sèvres: The Partition of the Ottoman Empire at the Peace Conference of 1919–1920" by Paul C. Helmreich in Slavic Review, Vol. 34, No. 1 (Mar. 1975), pp. 186–187
  16. ^ "Turkey, Mustafa Kemal and the Turkish War of Independence, 1919–23". Encyclopædia Britannica. 2007. Marrë më 29 tetor 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  17. ^ a b c "Toplumsal Yapı Araştırması 2006" (PDF). KONDA Research and Consultancy. 2006. Marrë më 21 shkurt 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  18. ^ "Chronology of Turkey-EU relations". Turkish Secretariat of European Union Affairs. Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2007. Marrë më 30 tetor 2006. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  19. ^ "The Political Economy of Regional Power: Turkey" (PDF). giga-hamburg.de. Marrë më 18 shkurt 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  20. ^ "Turkey: From regional to global player". dw.de. Marrë më 18 shkurt 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  21. ^ "International Organisations". mfa.gov.tr. Marrë më 10 shtator 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  22. ^ Scharlipp, Wolfgang (2000). An Introduction to the Old Turkish Runic Inscriptions. Verlag auf dem Ruffel., Engelschoff. ISBN 3-933847-00-1, 9783933847003.
  23. ^ Jenkins, Romilly James Heald (1967). De Administrando Imperio by Constantine VII Porphyrogenitus. Corpus fontium historiae Byzantinae (bot. New, revised). Washington, D.C.: Dumbarton Oaks Center for Byzantine Studies. fq. 65. ISBN 0-88402-021-5. Marrë më 28 gusht 2013. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) According to Constantine Porphyrogenitus, writing in his De Administrando Imperio (ca. 950 AD) "Patzinakia, the Pecheneg realm, stretches west as far as the Siret River (or even the Eastern Carpathian Mountains), and is four days distant from Tourkia (i.e. Hungary)."
  24. ^ Günter Prinzing; Maciej Salamon (1999). Byzanz und Ostmitteleuropa 950–1453: Beiträge zu einer table-ronde des XIX. International Congress of Byzantine Studies, Copenhagen 1996. Otto Harrassowitz Verlag. fq. 46. ISBN 978-3-447-04146-1. Marrë më 9 shkurt 2013. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  25. ^ Henry Hoyle Howorth (2008). History of the Mongols from the 9th to the 19th Century: The So-called Tartars of Russia and Central Asia. Cosimo, Inc. fq. 3. ISBN 978-1-60520-134-4. Marrë më 15 qershor 2013. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  26. ^ Öztürk, Özhan (2011). "Pontus: Antik Çağ'dan Günümüze Karadeniz'in Etnik ve Siyasi Tarihi". Ankara: Genesis Yayınları. fq. 364. Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2012. ... Greek term Tourkoi first used for the Khazars in 568 AD. In addition in "De Administrando Imperio" Hungarians call Tourkoi too once known as Sabiroi ... {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |deadurl= është injoruar (sugjerohet |url-status=) (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  27. ^ Imber, Colin. "The Ottoman Empire, 1300–1650, The Structure of Power" (PDF). fatih.edu.tr. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 korrik 2014. Marrë më 9 gusht 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |deadurl= është injoruar (sugjerohet |url-status=) (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  28. ^ "General Structure of Turkish Public Administration" (PDF). justice.gov.tr/. Ministry of Justice. Marrë më 14 gusht 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  29. ^ "Turkey Districts". Marrë më 9 gusht 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)

Lidhje të jashtme

 Commons: Turqia – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Shoqatat kulturore shqiptare në Turqi:

  • Qeveria :
  • Kryetari :
  • Parlamenti :
  • Ministria :