Shqipëria në Festivalin Evropian të Këngës
Shqipëria | |
---|---|
Televizioni transmetues | Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) |
Eventi përzgjedhës | Festivali i Këngës (2004-2023) |
Paraqitjet | |
Paraqitjet | 19 (11 finale) |
Paraqitja e parë | 2004 |
Rezultatet më të mira | Vendi i 5-të: 2012 |
Link | |
Faqja zyrtare: Shqipëria në Eurovizion |
Shqipëria ka marrë pjesë në Festivalin Evropian të Këngës 19 herë prej debutimit në vitin 2004 në Stamboll të Turqisë. Festivali i Këngës, një festival i kahershëm që zhvillohet çdo vit në Shqipëri që nga viti 1962, përdoret për të përzgjedhur përfaqësuesin e shtetit për Eurovizionin e atij viti. Shqipëria mori pjesë për herë të parë në Festivalin Evropian të Këngës në vitin 2004 me Anjeza Shahinin në vendin e shtatë. Ai mbeti rezultati më i lartë i shtetit në garë deri në vitin 2012, kur Rona Nishliu përfundoi e pesta.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet 2000
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Transmetuesi kombëtar i Shqipërisë, Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), shprehu synimin e tyre për të marrë pjesë në Eurovision 2002 dhe 2003, por atyre iu refuzua pjesëmarrja për shkak të numrit të madh të shteteve pjesëmarrëse.
Megjithatë, Shqipëria debutoi në konkursin e vitit 2004 në Stamboll me këngën "The Image of You" interpretuar nga Anjeza Shahini.[1][2] Shteti mblodhi 106 pikë në finale dhe përfundoi në vendin e shtatë duke mbetur vendi më i lartë i tij deri në vitin 2012.[3] Në vitin 2005, për shkak të renditjes në top 11 të shtetit në vitin e kaluar, hyrja pasuese "Tomorrow I Go" nga Ledina Çelo u kualifikua automatikisht në finale dhe arriti në vendin e gjashtëmbëdhjetë në Kiev. Një vit më pas, Luiz Ejlli me këngën e tij “Zjarr e ftohtë” nuk arriti të kualifikohej në finale në Athinë duke shënuar njëkohësisht herën e parë të moskualifikimit në historinë e pjesëmarrjes.
Kënga pjesëmarrëse e vitit 2007 ishte "Hear My Plea" e Frederik Ndocit, interpretuar në Festivalin e Këngës 45 si "Balada e gurit". Kënga u interpretua në Eurovizion në anglisht dhe shqip. Në gjysmëfinalen e garës, ai mori 49 pikë, duke u renditur në vendin e 17-të nga 28 dhe duke mos arritur të kualifikohej në finale.
Fituesja e Festivalit të Këngës 46 u shpall Olta Boka me këngën “Zemrën e lamë peng”. Megjithatë, rezultati i jurisë që zgjodhi fituesin ishte i diskutueshëm dhe dolën zëra se dy gjyqtarët e fundit i dhanë qëllimisht vlerësime të larta Bokës për të shmangur dërgimin e nënkampioneve, Flaka Krelani dhe Doruntina Disha, në garë. Reagimet e shtypit në Shqipëri nuk ishin të kënaqura me vendimin dhe RTSH-ja njoftoi se do të hetonte për mashtrimin e pretenduar nga dy gjyqtarët e fundit për të dhënë pikët e tyre.[4][5] Pavarësisht kësaj, fitorja e Olta Bokës mbeti dhe ajo këndoi për Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës 2008 në Beograd, Serbi. Ajo u kualifikua në finale, duke u renditur e 9-ta në një fushë me 19 në gjysmëfinalen e dytë dhe në finale mori 55 pikë, duke mbetur e 17-ta me 25 pikë.
Shqipëria ishte shteti i parë që zgjodhi artistin e tyre dhe prezantoi publikisht këngën e tyre për Eurovision 2009. Fituesi u zgjodh sërish nga Festivali i Këngës. Fituese e Festivalit të Këngës 47 u shpall Kejsi Tola me këngën "Më merr në ëndërr", e cila është kompozuar nga kompozitorët e këngës së parë të Shqipërisë Edmond Zhulali dhe Agim Doçi.[6] Kënga u interpretua në anglisht si "Carry Me in Your Dreams".[7] Shqipëria u rendit e 7-ta nga 19 në gjysmëfinalen e dytë me 73 pikë, duke u kualifikuar kështu në finale. Në finale, ku u përdor si juria ashtu edhe televotimi, Shqipëria shënoi 48 pikë, duke përfunduar e 17-ta në një fushë me 25. Megjithatë, nëse do të ishte përdorur vetëm televotimi, Shqipëria do të ishte e 11-ta në garë. Në të kundërt, nëse do të ishte përdorur vetëm votimi i jurisë, Shqipëria do të ishte e 23-ta.[8]
Vitet 2010
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fituesja e Festivalit të Këngës 48 u vendos më 27 dhjetor, ku Juliana Pasha fitoi ndaj ish-fitueses Anjeza Shahini. Ajo përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2010 në Oslo me këngën "It's All about You".[9][10] Kënga ishte një kompozim tipik me ritëm të lartë dhe është krahasuar me këngën "Keeps Gettin' Better" të Christina Aguilera-s[11] dhe "Womanizer" të Britney Spears.[12] Shqipëria doli e 6-ta në gjysmëfinalen e parë me 76 pikë, duke u kualifikuar kështu në finale. Në finale, Juliana përfundoi e 16-ta me 62 pikë ku mori 12 pikë nga Maqedonia.
Pjesëmarrësja shqiptare për Eurovizionin 2011 u zgjodh në Festivalin e Këngës 49 në dhjetor të vitit 2010 dhe doli të ishte Aurela Gaçe, duke fituar për herë të tretë pas 10 vitesh. Kënga e saj u quajt "Kënga ime" dhe u përkthye në anglisht me emrin "Feel the Passion", publikuar më 12 mars 2011, gjatë një shfaqjeje të quajtur "Historia nis këtu" në RTSH. Shqipëria mori pjesë në gjysmëfinalen e parë kundër 18 shteteve të tjera, duke luftuar për një vend në finale më 14 maj. Megjithatë, ata humbën kualifikimin për në finale për herë të parë në 4 vjet, duke u renditur në vendin e 14-të.
Shqipëria konkurroi në konkursin e vitit 2012 me këngën "Suus", e cila u interpretua nga Rona Nishliu. Kënga kaloi në finale, duke u renditur në vendin e 5-të në total me 146 pikë. Rezultat rekord për Shqipërinë ka shënuar Rona Nishliu nga Kosova.[13]
Shqipëria konkurroi në Eurovision 2013 me këngën "Identitet" e cila u interpretua nga Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko. Kjo këngë u zgjodh fituese përmes Festivalit të Këngës. Rezultatet vareshin vetëm nga votimi i jurisë. Në mesin e ekspertëve në juri ishte edhe shefi i delegacionit italian në Eurovision Song Contest, Nicola Caligiore, i cili përshëndeti dhe dha pikët në anglisht për të gjithë shikuesit nga transmetimi i Eurovision.tv.[14] Shqipëria doli e 15-ta në gjysmëfinalen e dytë të Festivalit Evropian të Këngës 2013 në Malmö dhe nuk arriti të shkonte në finale.
Më 28 dhjetor 2013, Herciana Matmuja fitoi Festivalin e Këngës 52 dhe u zgjodh për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion 2014 me këngën e saj "One Night's anger".[15] Në kohën para Eurovizionit 2014 ajo regjistroi versionet në anglisht dhe shqip të kësaj kënge.[16] Më 16 mars ajo publikoi versionin përfundimtar të 'One Night's anger' për Eurovision 2014.[17] Shqipëria nuk arriti të kualifikohej për të dytin vit radhazi.
Më 28 dhjetor 2014, Elhaida Dani fitoi Festivalin e Këngës 53 me këngën "Diell", dhe kjo përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2015.[18] Më 23 shkurt 2015 u njoftua se tekstshkruesit kishin vendosur ta tërhiqnin këngën për "arsye personale dhe të parevokueshme", dhe Dani do të performonte diçka tjetër në Eurovizion.[19] Të nesërmen u zbulua se Dani do të performonte "I'm Alive".[20]
Më 27 dhjetor 2015 Eneda Tarifa fitoi Festivalin e Këngës 54 me këngën e saj "Përrallë" që nënkuptonte se do të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion 2016. Më vonë u përkthye në anglisht dhe u quajt "Fairytale" dhe videoklipi u shfaq premierë në lajmet e mbrëmjes në TVSH. Shqipëria nuk arriti të kualifikohej, duke dalë e 16-ta nga 18 në gjysmëfinalen e dytë.
Pasi nuk arriti të kualifikohej edhe një herë më 2017 me Linditën dhe këngën “World”, Shqipëria u rikthye në finale në vitin 2018 me këngën “Mall” të Eugent Bushpepës. Përfundoi në vendin e 11-të nga 26 në finale duke marrë 184 pikë, duke i dhënë Shqipërisë rezultatin e tretë më të mirë në garë që nga debutimi i saj.
Në vitin 2019, Shqipëria përzgjodhi Jonida Maliqin për ta përfaqësuar me këngën "Ktheju tokës". Shqipëria arriti të kualifikohej nga gjysmëfinalja e dytë, duke u bërë hera e parë që Shqipëria kualifikohej dy herë radhazi që nga viti 2009 dhe 2010. Në finale, ajo u rendit e 17-ta me 90 pikë.
Vitet 2020
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për konkursin 2020, Shqipëria zgjodhi Arilena Arën për ta përfaqësuar shtetin e saj pasi fitoi Festivalin e Këngës 58 me këngën "Shaj" më 22 dhjetor 2019. Më 9 mars 2020, një version i rinovuar i këngës me emrin "Fall from the Sky" u publikua në anglisht. Sidoqoftë, konkursi i vitit 2020 u anulua më 18 mars 2020 për shkak të pandemisë së COVID-19 në Evropë.
Për konkursin e vitit 2021, RTSH-ja bëri të ditur se Arilena Ara nuk do të rizgjidhej nga brenda për ta përfaqësuar Shqipërinë dhe se Festivali i Këngës 59 do të vazhdonte siç ishte planifikuar. Finalja kombëtare u zhvillua më 23 dhjetor 2020 dhe u fitua nga Anxhela Peristeri me këngën "Karma". Anxhela arriti të kualifikohej në finale, duke e bërë të parën që nga viti 2008-2010 që Shqipëria të kualifikohej tri herë radhazi. Në finale ajo u rendit e 21-ta me 57 pikë.
Për konkursin e vitit 2022, Ronela Hajati fitoi Festivalin e Këngës 60 dhe u përzgjodh për ta përfaqësuar shtetin me këngën “Sekret”. Kënga iu nënshtrua një rinovimi përpara Eurovizionit, ku u shtuan linja në anglisht dhe spanjisht. Megjithatë, nuk arriti të kualifikohej në finale, duke dalë në vendin e 12-të nga 17 në gjysmëfinalen e parë.
Për konkursin e vitit 2023, Albina Kelmendi dhe familja e saj doli e dyta në Festivalin e Këngës 61, por u përzgjodh nga publiku për ta përfaqësuar shtetin me këngën “Duje”. Ata arritën të kualifikohen në finale, duke u renditur në vendin e 9-të me 83 pikë. Në finale u renditën në vendin e 22-të me 76 pikë.
Pjesëmarrësit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]2 | Vendi i dytë |
◁ | Vendi i fundit |
X | Kënga u zgjodh, por nuk konkurroi |
Çmime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Barbara Dex Award
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti | Performues | Qyteti pritës | Ref. |
---|---|---|---|
2012 | Rona Nishliu | Baku |
Komentuesit dhe spikerët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti | Komentues | Spiker | Ref. |
---|---|---|---|
2003 | I panjohur | ||
2004 | Leon Menkshi | Zhani Ciko | |
2005 | Leon Menkshi | Zhani Ciko | |
2006 | Leon Menkshi | Leon Menkshi | |
2007 | Leon Menkshi | Leon Menkshi | |
2008 | Leon Menkshi | Leon Menkshi | |
2009 | Leon Menkshi | Leon Menkshi | |
2010 | Leon Menkshi | Leon Menkshi | |
2011 | Leon Menkshi | Leon Menkshi | |
2012 | Andri Xhahu | Andri Xhahu | |
2013 | Andri Xhahu | Andri Xhahu | |
2014 | Andri Xhahu | Andri Xhahu | |
2015 | Andri Xhahu | Andri Xhahu | |
2016 | Andri Xhahu | Andri Xhahu | |
2017 | Andri Xhahu | Andri Xhahu | |
2018 | Andri Xhahu | Andri Xhahu | |
2019 | Andri Xhahu | Andri Xhahu | |
2021 | Andri Xhahu | Andri Xhahu |
Pikët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shqipëria ka dhënë 2310 Pikë gjithesej.Këto janë pikët e dhëna më se shumti:
Rangu | Shteti | Pikët |
---|---|---|
1 | Greqia | 230 |
2 | Maqedonia e Veriut | 183 |
3 | Italia | 132 |
4 | Turqia | 113 |
5 | Azerbajxhani | 92 |
Shqipëria ka marrë pikë më së shumti nga :
Rangu | Shteti | Pikët |
---|---|---|
1 | Maqedonia e Veriut | 209 |
2 | Greqia | 198 |
3 | Zvicra | 138 |
4 | Mali i Zi | 106 |
5 | Kroacia | 88 |
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "The end of a decade: Istanbul 2004". eurovision.tv (në anglisht). 25 dhjetor 2009. Marrë më 2 prill 2020.
- ^ Bakker, Sietse (27 nëntor 2002). "No new countries at next Eurovision Song Contest". esctoday.com (në anglisht). Marrë më 2 prill 2020.
- ^ "Eurovision Song Contest–Countries: Albania". eurovision.tv (në anglisht). Marrë më 2 prill 2020.
- ^ Klier, Marcus (2007-12-17). "Albania: press reaction on Festivali i Këngës" (në anglisht). ESCToday. Marrë më 2008-11-03.
- ^ Viniker, Barry (2007-12-19). "Albania: Festivali I Kenges result under investigation" (në anglisht). ESCToday. Marrë më 2008-11-03.
- ^ Klier, Marcus (2008-12-21). "Albania decided: Kejsi Tola to Eurovision!" (në anglisht). ESCToday. Marrë më 2008-12-21.
- ^ Hondal, Victor (2009-03-08). "Albania: Kejsi Tola to sing Carry me in your dreams" (në anglisht). ESCToday. Marrë më 2009-03-08.
- ^ Bakker, Sietse (2009-07-31). "Exclusive: Split jury/televoting results out!" (në anglisht). European Broadcasting Union. Marrë më 2009-08-06.
- ^ Klier, Marcus (2009-12-27). "Albania sends Juliana Pasha to Eurovision" (në anglisht). ESCToday. Marrë më 27 dhjetor 2009.
- ^ Brey, Marco (2009-12-27). "Juliana Pasha to represent Albania in Oslo!" (në anglisht). European Broadcasting Union. Marrë më 27 dhjetor 2009.
- ^ "Juliana Pasha's song compared to "Keeps Gettin Better"" (në anglisht). YouTube. 2009-12-29. Arkivuar nga origjinali më 2021-12-13. Marrë më 2009-12-29.
- ^ "Juliana Pasha's song compared to "Womanizer"" (në anglisht). YouTube. 2009-12-25. Arkivuar nga origjinali më 2021-12-13. Marrë më 2009-12-25.
- ^ "Eurovision Song Contest 2012 Grand Final" (në anglisht). Eurovision Song Contest. Arkivuar nga origjinali më 2013-01-22. Marrë më 2 prill 2020.
- ^ "Stories" (në anglisht).
- ^ "Albania: Herciana Matmuja wins Wins Festivali i Këngës 52 with Zemërimi i një nate". wiwibloggs.com (në anglisht). 28 dhjetor 2014. Marrë më 23 mars 2014.
- ^ "Albania: Hersiana Matmuja records ESC song in two languages". wiwibloggs.com (në anglisht). 12 shkurt 2014. Marrë më 23 mars 2014.
- ^ "ALBANIA: HERSIANA MATMUJA REVEALS ONE NIGHT's ANGER". wiwibloggs.com (në anglisht). 16 mars 2014. Marrë më 23 mars 2014.
- ^ Granger, Anthony (28 dhjetor 2014). "Albania: Elhaida Dani Is Off To Vienna". Eurovoix.com (në anglisht). Marrë më 28 dhjetor 2014.
- ^ Taylor, Richard (23 shkurt 2015). "Albania: "Diell" Withdrawn". Eurovoix.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2015. Marrë më 23 shkurt 2015.
- ^ Granger, Anthony (24 shkurt 2015). "Albania: Elhaida To Sing "I'm Alive"" (në anglisht). eurovoix. Marrë më 24 shkurt 2015.
- ^ "Rules of the Eurovision Song Contest 2005" (në anglisht). European Broadcasting Union (EBU). Arkivuar nga origjinali më 10 shkurt 2006. Marrë më 7 janar 2021.
- ^ "Barbara Dex Award". eurovisionhouse.nl (në anglisht). 2012. Arkivuar nga origjinali më 7 maj 2016. Marrë më 1 tetor 2020.
- ^ Opheim, Bjørn Erik (2003-02-22). "50th Anniversary won't affect annual Eurovision". ESCToday (në anglisht). Marrë më 2020-09-29.
- ^ a b c d e f g h i Granger, Anthony (2 maj 2017). "Albania: Andri Xhahu Returns as Spokesperson and Commentator". eurovoix.com (në anglisht). Marrë më 19 nëntor 2019.
- ^ Bakker, Sietse (14 maj 2004). "And here are the votes from... the spokespersons". esctoday.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2007. Marrë më 19 nëntor 2019.
- ^ Philips, Roel (17 maj 2005). "The 39 spokespersons!". esctoday.com (në anglisht). Marrë më 19 nëntor 2019.
- ^ a b c d e Anthony, Granger (24 prill 2016). "Albania: Andri Xhahu is Eurovision 2016 Spokesperson". eurovoix.com (në anglisht). Marrë më 19 nëntor 2019.
- ^ "May we have your votes please?". eurovision.tv (në anglisht). EBU. 11 maj 2018. Marrë më 19 nëntor 2019.
- ^ Granger, Anthony (3 maj 2019). "Albania: Andri Xhahu Returns as Spokesperson and Commentator". eurovoix.com (në anglisht). Marrë më 19 nëntor 2019.