Jump to content

Dasaretët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Desaretët)
Fiset ilire
Albanët Autariatët
Arbët Ardianët
Atintanët Dalmatët
Dardanët Dasaretët
Daorsët Enkelejtë
Eordejët Japigët
Japodët Kaonët
Labeatët Mesapët
Molosët Paionët
Parathinët Penestët
Pirustët Taulantët
Thesprorët Shqiptarët

Dasaretët (greqishtja e lashtë: Δασαρῆται, Δασαρήτιοι - Dasáritai, Dasaritioí, Latin: Dassaretae, Dassaretii) ishin një fis ilir, banorë të krahinës Dasaretia, që përfshinte pjesën perëndimore të liqenit të Ohrit, Qarkun e Korçës, dhe te Beratit.[1][2] Në shek. IV p.e.r. emri dasarët del në këtë truall në vend të enkelejve. Bëjnë pjesë në mbretërinë Ilire. Vendi i tyre Dasaretia dhe qyteti më i fortë i kësaj krahine, Pelioni, përmenden në kohën e kryengritjes së mbretit ilir, Klitit kundër Aleksandrit të Madh të Maqedonisë. Në kohën e luftërave Iliro-Romake dhe Maqedono-Romake dasaretët kaluan herë në varësin maqedone e herë atë të mbretërisë ilire deri sa ranë përfundimisht, në vitin 168 p.e.r. nën sundimin romak. Në vitin 148 p.e.r., Dasaretia u përfshi në provincën romake të Maqedonisë, si një bashkësi (koinon) më vete, me qendër qytetin Lyhnid (Ohri). Në kohën e Dioklecianit, shek. III të e.r. u përfshi nën Provincën e Epirit të Ri. Qytetet tjera të dasaretëve ishin edhe Antipatrea (Berati), Kodrioni (Irmaj), si dhe Krysondiona, Gertundi, Keraka, Sationa, Bojoja, Bantia, Orgesa, Knidi (ende të palokalizuara).

  • Anamali, Skënder (1992). "Santuari di Apollonia". përmbledhur nga Stazio, Attilio; Ceccoli, Stefania (red.). La Magna Grecia e i grandi santuari della madrepatria: atti del trentunesimo Convegno di studi sulla Magna Grecia. Atti del Convegno di studi sulla Magna Grecia (në italisht). Vëll. 31. Istituto per la storia e l'archeologia della Magna Grecia. fq. 127–136.
  • Šašel Kos, Marjeta (2004). "Mythological stories concerning Illyria and its name". përmbledhur nga P. Cabanes; J.-L. Lamboley (red.). L'Illyrie méridionale et l'Epire dans l'Antiquité (në anglisht dhe frëngjisht). Vëll. 4. fq. 493–504.
  • Šašel Kos, Marjeta (2005). "Lychnidus". përmbledhur nga Hubert, Cancik; Schneider, Helmuth; Salazar, Christine F. (red.). Brill's New Pauly, Antiquity, Volume 7 (K-Lyc). Brill's New Pauly (në anglisht). Vëll. 7. Brill. ISBN 9004122702.
  1. ^ Aleks Buda (1978). Studime Ilire. Rilindja. fq. 133.
  2. ^ Zhaneta Andrea (1985). Kultura ilire e tumave në pellgun e Korçës. Akademia e Shkencave e RPSSH, Qendra e Kërkimeve Arkeologjike. fq. 216.