Ulqini
Ulqini
Улцињ | |
---|---|
Qytet | |
Koordinatat: 41°55′12″N 19°12′0″E / 41.92000°N 19.20000°E | |
Shteti | Mali i Zi |
Komuna | Stampa:Country data Ulcinj Ulqin |
Themeluar | Shekulli V p.e.s. |
Qeveria | |
• Kryetari | Omer Bajraktari |
• Kuvendi | Kuvendi i Komunës së Ulqinit |
Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 255 km2 (98 sq mi) |
Popullsia (2011) | |
• Komuna | 19.921 |
• Dendësia (Komuna) | 79,5/km2 (2,060/sq mi) |
• Qyteti | 10.707 |
Emri i banorëve | Ulqinakë (m) Ulqinake (f) |
Zona kohore | ZKEQ (UTC+1) |
• Verës (DST) | OVEQ (UTC+2) |
Kodet postare | 85360, 85361, 85362 |
Prefiksi | +382 (0)30 |
Kodi ISO 3166 | ME-20 |
Targat | UL |
Faqja zyrtare | ul-gov.me |
Ulqini (malazisht: Ulcinj dhe Улцињ, italisht: Dulcigno) është qytet bregdetar në jugun e Malit të Zi, i cili laget nga Deti Adriatik. Është një pikë turistike e rëndësishme dhe qyteti me rrethinën e tij posedon një pasuri të madhe kulturoro-historike dhe natyrore.
Ulqini është themeluar rreth shekullit V p.e.s. nga ilirët. Në vitin 163 p.e.s. u pushtua nga Perandoria Romake dhe pas ndarjes së perandorisë i takon Perandorisë Bizantine. Gjatë mesjetës ishte nën udhëheqjen sllave dhe pastaj nën atë të Balshajve. Në këtë kohë ishte qendër e rëndësishme e pushtuesve të rinjë. Më 1405 u morr nga Republika e Venedikut e pasaj më 1571 nga Perandoria Osmane. Në Ulqinin osman jetoi vitet e fundit të jetës edhe "mesia i rremë", Sabataj Cevi. Më 1880 e pushton Principata e Malit të Zi. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, Ulqini do të përjetoj edhe epokën e tij të artë, që u ngrit nga turizmi i nivelit të lartë.
Ulqini është qendra e Komunës së Ulqinit dhe e bashkësisë shqiptare në Mal të Zi. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, Ulqini numëron 10,707 banorë, ndërsa komuna numëron 19,921 banorë.[1]
Etimologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dëshmia e parë në formë të shkruar për emrin e lashtë të Ulqinit ndeshet tek Plini Plak, i cili në veprën e tij Naturali Historiae, pohon se Olciniumi (Ulqini i lashtë) më parë është quajtur Col-Chinium, pra Kolkin ose Kolhin, sipas kolkasve apo kolhëve, themeluesve të parë të tij. Sipas një hipoteze, emri më i hershëm Colchinium ka të bëj me kolkët apo kolhët nga Azia, si themelues të këtij qyteti, në mbështetje edhe të të dhënës mbi poetin helen Apolonin nga Rodosi i cili, kur këndon për argonautët, thotë se kolkët janë vendosur në trvat ilire. Mdërsa historiani dhe gjeografi kroat Grga Novak pohon se banorët e vjetër të Ulqinit i kanë takuar fisit ilir të Taulantëve. Shkencëtarët gjerogjianë emrin e Kolhidës ose Kolkidës e vënë në raport me emrin Κολχισ që ndeshet te Ptolemeu, përkatësisht me stacionet Colchis dhe Colchion nga Tabula Peuntingeriana.
Tit Livi e përmend Ulqinin si Olcinium, ndërsa banorët si Olciniatas, për të cilët ka mendime se i përkisnin fisit ilir të labeatëve, i cili shtrihej rreth Liqenit të Shkodrës, dikur i quajtur Liqeni i Labeatëve (lat. Palus Labeatis). Udhëpërshkruesi arab al-Idrirzi përmend Ulqinin si Duljîna në veprën e tij Nuzhat al-mushtāq fi'khtirāq al-āfāq, të vitit 1154,[2] pelegrini anglo-irlandez Symon Semeonis e përmend si Dulcynam në vitin 1322,[3] ndërsa në vitin 1497 udhëtari gjerman Arnold von Harfi, që kaloi nëpër Ulqin, e quajti Dulcina,[4] kurse gjeografi dhe kartografi i famshëm Piri Reis, në veprën e tij Bahriye e përmend me emrin shumë të përhapur Dulcigno.[5] Evlia Çelebiu e përmend me emrin turk Ülgün në veprën e tij Seyahatname, të vitit 1662.[6] Me një emër më pak të përhapur, historiani serb Ilarion Ruvarac e thekson Ulqinin si Оцињ (Ocinj), në vitin 1899.[7]
Klaudio Ptolomeu në veprën e tij Geographia për Ulqinin shënon trajtën Ulkinion (gre. Ουλκίνιον),[8] e cila ka shërbyer si mështetje kryesore dijetarëve, siç janë Hahn, Majer dhe Çabej, që emrin e Ulqinit ta lidhnin me bazën i.e. *ulkuos, pra me emrin e "ujkut", që në shqip është ruajtur edhe si ulk, sipas shtazës-totem të tij.[9][10] Lidhja e emrit të Ulqinit me ujkun gjendet edhe tek fjala sllave vlk që vetëm ndryshon nga shkronja u dhe v, ndrësa sot ujku në gjuhëm serbokroate njihet si vuk. Si gjurmë më e afërt me trajtën e vjetër Ulkinion, Olkinion, Olcinium, shërben trajta OLCHINII (Olkinii) në gjinoren e latinishtes, e gdhendur në pragun e portës së Kishës së Shën Mërisë (sot Kishë-Xhamisë) në Kalanë e Ulqinit, ku bëhej fjalë për rindërtimin e këtij objekti në vitin 1569.[11]
Gjatë mesjetës, emri i Ulqinit, ndeshet në variante të ndryshme si Licinium (746), Ulcinium (1022), Dulcinium (1288) dhe Dulcignum (1302).[12] Gjatë sundimit osman, është njohur si Ülgün (osmanisht: اولکون), gjëgjësisht Ylgyn, Ylqyn dhe Ylqin.
Emrat Dolcigno Vecchio, Dulcigno Vecchio dhe Alt Dulcigno (sq. Ulqini i Vjetër) lidhen me një qytet të lashtë, Oleopolisin, i cili mund të ketë ekzistuar në afërsi të Ishullit të Ulqinit të Vjetër ose Adës së Krruçit.
Emrat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shqip: Ulqin
- Serbokroatisht: Ulcinj dhe Улцињ
- Italisht: Dulcigno
- Latinisht: Olcinium dhe Ulcinium
- Turqisht: Ülgün
- Greqisht: Ολοκαίνιον ose Olokénion
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Perandoria Romake 163 p.K.-395
Perandoria Bizantine 395-1040
Principata e Duklës 1040-1183
Principata e Madhe Serbe 1183-1217
Mbretëria e Serbisë 1217-1346
Perandoria Serbe 1346-1360
Principata e Zetës 1360-1405
Republika e Venedikut 1405-1571
Perandoria Osmane 1571-1880
Stampa:Country data the Principality of Montenegro Principata e Malit të Zi 1880-1910
Stampa:Country data the Kingdom of Montenegro Mbretëria e Malit të Zi 1910-1916
Stampa:Country data Austria-Hungary (1869-1918) Perandoria Austro-Hungareze 1916-1918
Stampa:Country data Italy (1861-1946) Mbretëria e Italisë 1918-1920
Mbretëria e Jugosllavisë 1920-1941
Mbretëria Shqiptare 1941-1944
RSF e Jugosllavisë 1944-1992
Serbia dhe Mali i Zi 1992-2006
Mali i Zi 2006-sot
Ulqini është njëri ndër qytetet më të vjetra në bregdetin e Adriatikut. Treva e Ulqinit deshmohet si vendbanim qe nga periudha parahistorike. Në të ndeshen gjurma të jetës dhe të vendbanimeve ilire që nga epoka e bronzit,siç janë dyshemetë e dheut,tumullat dhe sëpatat të ashtuquajtura të tipit Shkodran-Dalmatin. Në rrugëtimin e jetës urbane mbi dymijëvjeçare, janë ndërruar stinë e mote të panumërta, të shoqëruara me bukuri joshëse të ”kohëve të arta legjendare” por edhe me furtuna e rrëbeshe të kohëpaskohshme që kanë kanosur egzistencën dhe jetën e këtij qyteti.[13]
Që në kohët e lashta e deri në fund të shekullit XIX, për shkak të pozitës së vet gjeografike, ishte në shënjestër të pushtuesve të popujve të ndryshëm. Disa qëndruan më gjatë në këtë gytet, disa më shkurt, por të gjithë edhe kanë lënë nga diçka në të. Qytet me histori të bujshme dhe traditë të shkëlqyer. I ngritur mbi shkrepa, i përngjanë anijes që është duke u hyrë në det, qyteti i vjetër që më shumë se dy mijë e gjysmë vjet sfidon valët e detit. Askush nuk mundi ta pushtojë nga deti, edhe pse valët e detit e rrahin atë nga tri anë. Qytetin e vjetër e kanë sulmuar shumë pushtues, të cilët me të shkuar pas vehtes kanë lënë gjurmët e civilizimit të tyre. Qyteti, muret e të cilit janë të "thurura" nga gurët iliro-ciklopik, pas çdo pushtimi bëhej gjthnjë e më i pasur nga ana shpirtërore dhe kulturore, duke mos humbur asgjë nga origjinaliteti dhe papërsëritshmërija e tij.
Ulqini, Olciniumi antik, Dulcigno i mesjetës është qytet i historisë së bujshme dhe të tashmes së qetë, i stolisur me arkitekturë rromake, gotike dhe orientale.
Në breg të liqenit të Zogajve, në lokalitetin Qerret, janë zbuluar gjurmët e jetës më të vjetër të Ulqinit. Me rastin e sanimit të truallit për ndërtimin e Kripores, u gjetën dysheme dheu të vendbanimeve ilire që nga koha e bronzit. Nga kjo periudhë janë edhe dy tumulla të dheut (varre) - mënyra e varrimit të ilirëve derisa jetonin në rrafshe, të cilat u zbuluan në fshatin Zogaj, në lokalitetin Kodra e Kuqe. Nga koha kur, për shkak të rrezikut nga armiku, ilirët u larguan nga rrafshi dhe kaluan në bjeshkë, janë zbuluar dy grumbuj gurësh (gjithashtu objekte për varrim) mbi grykën e Megjureçit dhe në lokalitetin Gjat në shpatin verilindor të Malit të Brisë. Nga epoka e bronzit në fshatin Katërkollë dhe në Ulqin janë gjetur sëpata të të ashtuquajturit tipit shkodrano-dalmatin.
Në shekullin V para erës së re mendohet se aty kanë jetuar kolonistët grekë nga Kolhida, të cilët i dhanë emrin Kolhinium. Në shekullin e II para erës së re vëndbanimet e tyre i kanë pushtuar rromakët. Pastaj qyteti hyri në kuadër të Bizantit, e me vonë u bë pjesë e shtetit të Zetës.
Aty mund të shihni gërmallat e qytetit të vjetër të Svaçit, qëndrës mesjetare të mbretërisë së Gentës, qytetit në të cilin, simbas gojdhënave, kishte aq kisha, sa ditë ka viti!
Ulqini nën Perandorinë Romake dhe Bizantine (163 p.e.s.–1040)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 163 p.e.s., Romakët e pushtuan Ulqinin nga ilirët dhe e emëruan qytetin Olcinium (si dhe Ulcinium). Nën sundimin romak, qyteti ka fituar statusin Oppidum Civium Romanorum (Qytet me privilegje të veçanta), ndërsa më vonë statusin Municipium (Qytet i pavarur).[14] Pas ndarjes së Perandorisë Romake, Ulqini u bë pjesë e provincës bizantine të Prevalisë dhe popullsia përqafoi krishterimin. Nga kohët mesjetare u konsiderua si një qendër e rëndësishme tregtare dhe detare, duke e ruajtur statusin qytetit autonom.[14] Në shekullin IX, Olciniumi u bë pjesë e temës (provincës ushtarako-civile) së Durrësit (gre. θέμα Δυρραχίου), që ishte pjesë e sistemit të ri administrativ të Perandorisë Bizantine. Në vitin 1010, Cari i Bulgarisë Samoili dështoi ta pushtojë qytetin gjatë luftës kundër Bizantit.
Ulqini nën sundimin sllav dhe të Balshajve (1040–1405)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ulqini për herë të parë ra nën sundimin sllav në vitin 1040, kur arkoni Stefan Vojislavi e pushtoi qytetin dhe rrethinën e tij. Në vitin 1183, zhupani i lartë i Rashkës (Serbisë) Stefan Nemanja pushtoi Shasin dhe Ulqinin, dhe nën sundimin e tij, Ulqini u bë një ndër qytetet më të rëndësishëm të zhupanisë së tij. Mongolët, nën udhëheqjen e Batu Kanit në vitin 1242, dështuan ta pushtojnë qytetin e Ulqinit, dhe për këtë arsye shkatërruan Shasin dhe vrarë popullsinë e tij.[15] Më 1280, Ulqini kishte kryetar komune një venedikas (comes Marcus Pollani).[16]
Ulqini mbeti në duart e Nemanjiqëve deri me vdekjen e car Dushanit (viti 1355). Pas vdekjes së tij, rajoni i Zetës, ku bënte pjesë dhe Ulqini, u vendos nën mbikëqyrjen e gospodin Zharkos, një vojvodë i car Uroshit. Me vdekjen e Zharkos (viti 1360) këto toka i takuan Balshajve. Nën sundimin e Balshajve, Ulqini vazhdonte të ishte një qytet i rëndësishëm dhe kishte valutën e vet. Nga viti 1385 deri në vitin 1403, kur në krye të dinastisë së Balshajve qëndronte Gjergji II, Ulqini ishte kryeqyteti i Principatës së Zetës. Pas vdekjes, Gjergjin e II e varrosën në kishën e Shën Katrinës në Ulqin dhe kryeqytet i Zetës u bë Tivari. Kulla e Balshajve në pjesën e epërme të Kalasë u ndërtua nga Balshajt në fundin e shekullit XIV.
Ulqini nën Republikën e Venedikut (1405–1571)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në verën e vitit 1405, së bashku me Buduën dhe Tivarin, Ulqinin e pushtoi Republika e Venedikut. Nën sundimin venedikas qyteti u emërua Dulcigno, në italisht, dhe u bë pjesë e Arbërisë Venedikase. Nga viti 1413 deri në vitin 1421, sërisht Ulqini u sundua nga dinastia e Balshajve. Në Kalanë e Ulqinit u futën elementë të kulturës dhe të urbanizmit venedikas, që pasqyrohen në rindërtimet dhe ndërtimet e bedenave, portave, kullave, pallateve, kishave dhe shesheve. Si gjurmë nga ajo kohë, ndër të tjera, ka mbetur një mur i lartë mbi sheshin tek hyrja veriore e Kalasë, në platonë më të lartë të quajtur shpesh Shkalaja (ose Citadela), ku dallohet një mbishkrim prej tjegullave të kuqe të murosura dhe mund të lexohet IOHANI BOLANI (Johani Bolani).[17] Pranë këtij muri gjendet edhe Kisha e Shën Mërisë, e ndërtuar në vitin 1510. Sot, kjo ndërtesë njihet si Kisha-Xhami e Ulqinit.[18]
Kalorësi gjerman Arnold von Harfi, që kaloi nëpër Ulqin në vitin 1496, mblodhi një fjalor shqip-gjermanisht, që ka rëndësi të madhe për historinë e shqipes dhe që vërteton se shqiptarët janë popullsi autoktone në Ulqin.[19]
Ulqini nën Perandorinë Osmane (1571–1878)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ulqini u bë pjesë e Perandorisë Osmane në vitin 1571, kur osmanët e pushtuan qytetin me ndihmën e kusarëve berberë, të cilët nuk e lëshuan qytetin pas pushtimit.[20] Kjo ndodhi pas betejës së Lepantit (në vitin 1571), kur kapedani i kusarëve Uruç Ali fitoi nga sulltani lejen të vëndoset në Ulqin me 40 kusarë. Plaçkitësit e detit iu rebeluan Cavtatit deri në Peloponez deri në fillim të shek. 19-të. Kusarët binin nga Afrika djem zezakë dhe i ushtronin ata për shërbim në sofër. Të rriturit i vishnin në rroba me ngjyra të theksuara dhe gjatë sulmeve plaçkitëse i detyronin që të parët të kërcenin në bash të anijes-viktimë, gjë që shkaktonte panik tek ekuipazhi. Ulqini qe një strofkë piratësh deri kur Mehmed pashë Bushatlliu u bë Pasha i Shkodrës dhe i dha fund piraterisë.[21]
Në vitin 1696, venedikasit sulmuan Ulqinin por dështuan ta pushtojnë. E njjëjta gjë ndodhi dhe më 24 korrik 1718, kur venedikasit sulmuan Ulqinin pas një rrethimi të pasuksesshëm të Tivarit.[22]
Nën sundimin osman, Ulqini fitoi një pamje orientale. Filloi ndërtimin i xhamive, hamameve, krojve të ujit të pijshëm, kullave të vrojtimit, dhe strukturave të tjera. Qyteti filloi të zhvillojë përsëri traditat e tij të vjetra tregëtare e detare. Ulqini arriti një kulm të ri gjatë shekujve 17 dhe 19, e sipas gjeografit dhe këshilltarit politik italian, Antonio Baldacci, kishte një flotë që numëronte 500 mjete lundrimi, të cilat tregtonin mes porteve të brigjeve të Adriatikut dhe Mesdheut.[21]
Në Kullën e Blashajve në Kala, nga mesi i shek. XVII ka jetuar mesia i vetëshpallur hebre dhe prijësi i njohur i lëvizjes së hebrenjëve në Perandorinë Osmane, reformatori dhe komentuesi i Talmudit, Sabataj Cevi. Ai u syrgjynos në Ulqin në vitin 1666, ndërsa pranoi islamin në vitin 1676, vit në të cilin edhe vdiq me emrin Mehmed Efendija. Ai u varros në oborrin e një shtëpie myslymane, varri i të cilit ende ruhet si një tyrbe.[20] Në vitin 1867, Ulqini u bë kaza e Sanxhakut të Shkodrës.
Sipas gojëdhënave vendase, në Ulqin kaloi plotë pesë vjet në robëri spanjolli Miguel de Servantes, që më vonë u bë shkrimtar i famshëm. Ai në Ulqin gjeti modelin e të dashurës së Don Kishotit të cilës në roman i dha emrin Dulqinja, sipas emrit të atëhershëm të qytetit.[21]
Dorëzimi i Ulqinit (1878–1880)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për më shumë informacione shikoni artikullin Lufta e Ulqinit |
Një rebelim në Hercegovinë shkaktoi një seri rebelimesh dhe kryengritjesh kundër forcave osmane në Evropë. Kjo ishte arsyeja që Mali i Zi dhe Serbia i shpallën luftë Perandorisë Osmane, më 18 qershor 1876. Në këtë luftë forcat malazeze hynë në Ulqinin më 19 janar 1878.[22][23] Nën komandën e popit Ilija Plamenac, malazezët dogjën Çarshinë dhe Qafë Larjen (që nga atëherë Mëhalla e Re).[23] Me Traktatin e paqes së Shën Stefanit të nënshkruar nga Perandoria Ruse dhe Perandoria Osmane për përfundimin e Luftës Ruso-Turke të viteve 1877–1878, më 3 mars 1878, u vendos që Ulqini ti mbesi Malit të Zi.[23] Por, Fuqitë e Mëdha ishin të pakënaqura me vendimet e Traktatit të Shën Stefanit dhe më 13 qershor deri më 13 korrik të vitit 1878 mbajtën Kongresin e Berlinit. Në Kongresin e Berlinit u vendos që Ulqini me rrethinë duhet ti kthehet Perandorisë Osmane,[24][25][26] prandaj më 8 shkurt 1879 malazezët u tërhoqën nga Ulqini.[24]
Dy vjet pas Kongresit të Berlinit, çështja e kufirit midis Perandorisë Osmane dhe Malit të Zi ishte ende e hapur. Me propozim të Austro-Hungarisë hidhet ideja që Malit të Zi t'i jepet qyteti i Ulqinit me rrethinë, sepse edhe pozita e tij gjeografike ishte më e favorshme se krahinat e mëparshme, të cilat ishin malore.[27]
Princi Nikolla i Malit të Zi shqetësohet shumë nga gjendja e paparashikuar dhe nxiton të sigurojë shqiptarët se nuk dëshiron aspak të sulmojë më Shqipërinë. Por Lidhja tejkalon tashmë vetveten dhe jep urdhër të sulmohet Mali i Zi. Vetëm ndërhyrja e Fuqive të Mëdha do të jetë agjenti i jashtëm që do të shpëtojë Malin e Zi nga mësymja shqiptare.[28]
Pasi merr miratimin e fuqive të mëdha, ushtria e Malit të Zi lëviz drejt qytetit të Ulqinit, e organizuar në 22 batalione.[29] Lidhja, nga ana e saj, ngarkon degën e Shkodrës për organizimin e mbrojtjes së qytetit. Thirrjes i përgjigjen menjëherë 270 shkodranë dhe pas tyre niset dhe komandanti i përgjithshëm i caktuar nga Lidhja për mbrojtjen e Ulqinit, Jusuf agë Sokoli me 500 shkodranë të tjerë. Këtij i bashkohen edhe 300 shqiptarë të tjerë nën komandën e Haxhi Mehmet Becit e Mehmet Gjylit.[30]
Shtabi i Lidhjes e kishte organizuar mbrojtjen dhe kishte ndarë forcat e saj në katër pika strategjike nga ku mund të vinin ushtritë malazeze, por edhe trupat osmane. Në pikën e parë, në bregun verior të Bunës, ishin vendosur qindra shqiptarë nën komandën e Hysen Shasit. Në pikën e dytë, të quajtur Kodra e Kuqe, në afërsi të kufirit me Malin e Zi, ishin vendosur rreth 1,000 luftëtarë nën komandën e vetë Shtabit të Lidhjes. Pika tjetër ishte mali i Mozhurit në verilindje të Ulqinit, ku ishte pozicionuar Mehmet Gjyli. Në Ulqin qëndronte kontigjenti i fundit shqiptar që duhej të zhvillonte dhe qëndresën e fundit.[31] Brenda në qytet ndodheshin gjithashtu edhe forca osmane, rreth 7 batalione të ushtrisë së rregullt perandorake, por që 3 prej të cilave ishin të përbëra nga shqiptarë.[32]
Përballja e parë e forcave shqiptare ishte me ushtrinë osmane, e cila kërkonte që shqiptarët të lëshonin pozicionet. Një batalion osman u vu në lëvizje për "pastrimin" e kampit të Bardhokut. 22 Forcat shqiptare ishin më të pakta në numër dhe me armatim modest në krahasim me pajimin e ushtrisë osmane.[33]
Dervish Pasha, komandanti i operacionit osman për mundjen e kryengritësve shqiptarë, kishte mundur të merrte pozicionin e Bardhokut dhe tanimë kishte hyrë në Ulqin dhe bëhej gati t'ia dorëzonte këtë Malit të Zi. Forcat shqiptare ndodheshin pothuajse të rrethuara, nga deti ishin anijet e flotës ndërkombëtare, në Tivar ushtria malazeze, në Ulqin Dervish Pasha me rreth 1300 trupa osmane, dhe dy anije luftarake osmane (İstanbul dhe Mecidiye) në grykën e Bunës.[22][34]
Ndeshja kryesore e osmanëve dhe shqiptarëve u bë në grykën e Mozhurës. Edhe pse të pakët në numër, shqiptarët të komanduar nga Jusuf Sokoli ishin pozicionuar mirë dhe mundën t'i zbrapsin disa herë sulmet e osmanëve. Por komanda ushtarake shqiptare ishte pëçarë: Hodo bej Sokoli kishte kaluar në shtabin osman të Dervish Pashës. Forcat osmane do ta çajnë përfundimisht vijën shqiptare më 23 nëntor 1880 dhe do të hyjnë në qytet duke ia dorëzuar natën mes 26 dhe 27 nëntorit qytetin malazezëve.[22][35] Po atë natë, Asım Pasha bëri me dije konsujt e Fuqive të mëdha për dorëzimin e Ulqinit dhe më 5 dhjetor 1880 mbaruan demostratat navale.[22]
Ulqini në shekullin XX
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë shekullit XX Ulqini ka mbijetuar rënie të rënda dhe ngritje të çuditshme. Nga qyteti i dytë i Malit të Zi në vitin 1880, kur u bashkëngjit këtij vendi, mbas pak më shumë se tre dekada ka mbërritur në vendin e gjashtë me zhvillim ekonomik dhe numër të banorëve (mbas Podgoricës, Nikshiqit, Cetinës, Tivarit dhe Plavës). Detaria dhe tregtia e tij kanë pasë një ecuri gjithnjë e më dobët, kështu që qyteti është amulluar. Gjatë Luftës së Parë Botërore u pushtua nga Austro-Hungaria më 22 janar 1916 dhe nga Italia më 4 nëntor 1918,[36][37] ndërsa nga viti 1920 ishte pjesë e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, e cila do të njihet më vonë si Mbretëria e Jugosllavisë.
Si qyteti më jugor i bregdetit të Mbretërisë së Jugosllavisë, përjeton në vitet tridhjetë të shekullit XX një kthesë të fuqishme. Konkretisht, në atë periudhë u ndërtua Kriporja dhe hotelet Republika, Jadran dhe Koop (më vonë Galeb), të cilët Ulqinin shumë shpejt e bënë qendër ekonomike dhe turistike të vendit. Mirëpo, Lufta e Dytë Botërore e ndali vrullin ekonomik në mënyrë të menjëhershme. Prej vitit 1941 deri më 1944 Ulqini ishte nën administratën shqiptare. Më 7 nëntor 1943 Ulqini do të bombardohet nga forcat aleate, ku do të humbin jetën mbi 46 persona dhe shumë të tjerë do të plagosen. Forcat partizane marrin Ulqinin më 26 nëntor 1944 dhe kështu bëhet pjesë e Jugosllavisë Socialiste.[38][39][40]
Periudhën më të ngritur në këtë shekull Ulqini e përjetoi dy dekada nga përfundimi i luftës. Ndërtimi i një sërë hotelesh moderne në qytet dhe Plazh të Madh, si dhe i kolektivave të mëdha ekonomike (NHT "Riviera e Ulqinit", "Agroulqini", Ndërmarrja ndërtimore "Primorje", "Otrantkomerc", "Ultep" dhe të tjerë) solli zhvillim fantastik. Ulqini në fund të viteve tetëdhjetë kishte rreth 40 për qind të qarkullimit turistik në Mal të Zi, ndërsa dy të tretat e mysafirëve ishin të huaj, kryesisht gjermanë.
Në tërmetin katastrofik me 15 prill të vitit 1979 qyteti u dëmtua rëndë, mirëpo mbas vetëm disa viteve, me solidaritetin e qytetarëve të mbarë Jugosllavisë, është rinovuar shpejt. Gjatë Luftës në Kosovë, në vitet 1998 dhe 1999, mijëra shqiptarë të Kosovës u dyndën për në Ulqin dhe në rrethinat e tij, ku u pritën me kushtet më të mira të mundshme nga popullsia shqiptare etnike e Ulqinit dhe e rrethinës.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ulqini gjendet në pjesën jugore të Malit të Zi dhe është qyteti më jugor i tij. Qyteti laget nga Deti Adriatik dhe lartësia e tij mbidetare është rreth 7 metra. Në veriperendim dhe veri ka masive malore dhe kodrinore kuse në juglindje dhe lindje të tij gjenden fusha pjellore, në të cilat kultivohen pemë dhe perime të ndryshme. Në afërsi të Ulqinit gjendet Liqeni i Shasit, të cilin ornitologët e quajnë "miniatura e liqenit të Shkodrës", i pasur me peshq dhe zogj uji, si dhe Fusha e Shtoji, tërheqje e veçantë në bregdetin Adriatik për gjahtarë. Si pasuri tjetër hidrografike është edhe Lumi Buna.
Legjenda thotë se në mesjetë asnjë beqar nuk mund të martohej, përderisa nuk i mbjellte së paku dhjetë fidane ulliri. Ulqini është qytet i ullinjëve, bimëve ekzotike të Adriatikut jugorë dhe specijalistë për kultivimin e ullinjëve. Në periferinë e tij gjindet ullishta më e madhe në vend, ku ka trungje të vjetër edhe me qindra vite. Të gjitha që i kemi përmëndur janë vetëm një reflektim i zbehtë i pasurive të begatshme natyrore të këtij vendi, ajri i të cilit është përplot me erë të mendrës, lavandës së egër, luleve për kullotjen e bletëve. Dashuria në shikim të parë për rajonin me natyrë madhështore të paprekur, për detin e pastër dhe të kthjellët të Adriatikut, ka lënë gjurmë të thella në zemrat e shumë poetëve dhe mëndimtarëve, siç janë Lord Bajroni, Xhorxh Bernard Shou, laureatit të çmimit Nobel për letërsi Ivo Andriqi dhe i ka inspiruar të thurin vargje për bukurinë e këtyre viseve.
Karakteristikat gjeografike më të njohura të Ulqinit janë: Lumi Buna, Liqeni i Shasit, Liqeni i Adës, Ishulli Ada e Bunës, Ishulli Ulqini i Vjetër, Guri i Gjeranave, Valdanosi, Kanali Milena, Kepi i Sukës, Plazhi i Madh, Plazhi i Vogël.
Klima
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ulqini karakterizohet me variantin Adriatik të klimës mesdhetare dhe me vegjetacionin subtropikal. Ulqini ka klimë të përshtatshme dhe nga ky aspekt mundë të krahasohet me qendrat më të njohura turistike të Mesdheut. Temperatura mesatare gjatë vitit është 16 °C. Muaji më i ftohtë është janari me një mesatare prej 8.6 °C e më i nxehti është korriku me mesatare 26 °C. Mesatarja ditore e temperaturës e matur në ora 13 është 18.5 °C Mesatarja e temperaturës se ajrit sipas stinëve te vitit është: në dimër 9.6 °C, në pranverë 14.5 °C, në verë 24.4 °C dhe në vjeshtë 17.5 °C. Temperatura maksimale absolute është 38.5 °C në korrik ndërsa temperature absolute minimale është -8.4 °C në janar.
Temperatura e ajrit në Ulqin është e përshtatshme për rrëzitje dhe larje ne det, dhe zgjatë gjashtë muaj, prej majit deri ne tetor, poashtu në ketë periudhë, temperaturës i përgjigjet temperatura e ujit. Ulqini bën pjesë ne vendet më me diell të bregdetit Adriatik. Mesatarja e ditëve me diell ne Ulqin është 218 ditë, qe do te thotë mesatarisht 2,706 orë ne vit, ose 7.4 orë në ditë. Gjatë verës Ulqini ka ma shumë ore me diell, rreth 11,5 orë në ditë.
Erërat me karakteristike janë bura, jugu dhe maestrali. Bura fryn nga verilindja dhe atë në vjeshtën e vonë dhe dimrit dhe është erë e ftohët. Jugu paraqitet në pranverë, vjeshtë dhe dimër dhe sjell shi, ndërsa në det shkakton valë të mëdha. Maestrali vjen prej perëndimit dhe jug-prendimi. Është erë e mirëseardhur sepse sjell freski ne orët më të nxehta te ditës. Me një intenzitet prej 10 m/sek, që ka në mes te orës 14 dhe 15. Të reshurat janë kryesisht në forme shiu në një mesatare prej 1344mm/m2, kurse dëbora është fenomen shumë i rrallë.[41][42]
Ulqini - Temperatura dhe reshjet mesatare mujore
|
Vendbanimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për më shumë informacione shikoni artikullin Lista e vendbanimeve të Ulqinit |
1.Ulqini | 15.Krytha e Ulqinit | 29.Selita | |
2.Kodra | 16.Kërruçi | 30.Sukubina | |
3.Shtoji i Poshtëm | 17.Mali i Bardhë | 31.Dragaj | |
4.Shtoji i Sipërm | 18.Mali i Brinjës | 32.Brajsha | |
5.Reçi | 19.Sutjelli | 33.Kosiqi | |
6.Shëngjergji | 20.Fraskanjelli | 34.Milla | |
7.Qurkaj | 21.Shtodhra | 35.Kalimani | |
8.Darza | 22.Amulli | 36.Leskoci | |
9.Zogaj | 23.Shasi | 37.Megjureçi | |
10.Pistulli | 24.Këllezna e Poshtme | 38.Bojka | |
11.Mozhuri | 25.Këllezna e Sipërme | 39.Rashtisha | |
12.Kollomza | 26.Krytha e Katërkollës | 40.Kravari | |
13.Bratica | 27.Katërkolla | ||
14.Salçi | 28.Lisna Bora | ||
image_map | Vendbanime të reja: Gjerana, Zenji dhe Suma (2011) [43]. | ||
Shenja tregon se vendbanimi është me shumicë shqiptare. |
Shenja tregon se vendbanimi është me shumicë boshnjake. |
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përkatësia etnike sipas censusit 2011 | |||
---|---|---|---|
Gjuha amtare sipas censusit 2011 | |||
Përkatësia fetare sipas censusit 2011 | |||
Burimi: Zavod za statistiku Crne Gore - MONSTAT |
Ulqini ka 10,707 banorë sipas Censusit të 2011, ndërsa e gjithë Komuna ka 19,921 banorë.[1] Banorët e Ulqinit quhen ulqinakë.
Etnitë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ulqini është një qytet multi-etnik, ku përqindjen më të madhe të banorëve e përbëjn shqiptarët, të cilët janë banorët autokton të Ulqinit. Ulqini është qendra e komunitetit shqiptar në Mal të Zi dhe në të gjendet selia e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) në Mal të Zi. Etni të tjera që bashkjetojnë me shqiptarët në Ulqin janë: malazezët, serbët, boshnjakët, myslimanët (sipas kombësisë), romët, egjiptianët dhe etni të tjera me numër më të vogël anëtarësh.
Edhe njerëz të racës negroide kanë qenë pjesë përbërëse e këtij komunitetit, që nga koha e Perandorisë Osmane, më saktësisht pas Luftës së Kandisë.
Gjuha
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në përdorim zyrtarë në Komunën e Ulqinit janë: gjuha malazeze dhe gjuha shqipe.[44] Sipas statutit të Komunës të dy këto gjuhë me alfabetët e tyre janë të barabarta. Komuna e Ulqinit është e vetmja komunë e Malit të Zi ku gjuhët sllave janë në pakicë.
Sipas censusit 2011, 22.12% e popullsisë mbi 15 vjet flet anglishten si gjuhë të huaj, 13.06% gjermanishten, 3.67% italishten, 1.91% rusishten dhe 1.36% frëngjishten.[45]
Feja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Islami është feja më e përhapur në Ulqin, që pasohet nga Krishterimi. Të krishterët janë të ndarë në ortodoks dhe katolikë. Pothuajse të gjithë myslimanët e Ulqinit janë sunitë, ndërsa një numër shumë i vogël i takojnë urdhërave sufiste.
Statistikat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lëvizja e popullsisë gjat shekullit të XX-të
Viti | Banorë | Grafiku |
---|---|---|
1948 | 4385 | |
1953 | 4919 | |
1961 | 5705 | |
1971 | 7459 | |
1981 | 9149 | |
1991 | 11144 | |
2003 | 12827 | |
2011 | 10828 |
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ulqini sot përbën një nga qytetet me investimet më të vogla në Mal të Zi. Megjithatë turizmi po përjeton rritje lineare falë resurseve të papërshkrueshme dhe unike të cilat i posedon. Sektori privat mundëson strehimin e mijëra turistëve në të njëjtën kohë. Kualiteti i strehimit çdo vit e më shumë po rritet duke e rritur edhe perspetivën. Ajo çka vërehet lehtë është edhe interesimi i biznesmenëve botërorë për investime kapitale në Ulqin.
Nga 19,921 banorët e Komunës së Ulqinit, 6207 janë popullsi aktive, ndërsa 9840 janë popullsi joaktive, të tjerët janë nën 15 vjet. Nga popullsia aktive vetëm 4848 janë të punësuar, ndërsa 1359 të pa punë.
population_total e punësuar sipas grupeve të profesioneve, censusi 2011 | |||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Gjithësej të punësuar | Profesione ushtarake | Drejtorë, funksionerë dhe ligjvënës | Ekspertë dhe artistë | Bashkpunëtorë profesional dhe teknikë | Zyrtarë për punë administrative | Profesione në shërbim dhe tregëti | Profesione në bujqësi, pylltari dhe peshkim | Profesione zejtare dhe të ngjajshme | Operatorë të impianteve, makinerive, montues dhe shoferë | Profesione elementare | Nuk janë përgjigjur |
4848 | 23 | 267 | 632 | 550 | 426 | 1,475 | 105 | 483 | 304 | 548 | 35 |
Politika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Antarët në Kuvendin Komunal
Për më shumë informacione të shikohen Lista e kryetarëve të Ulqinit, Kuvendi i Komunës së Ulqinit dhe Zgjedhjet lokale në Ulqin |
Komuna e Ulqinit, si njësi administrative, ka Kryetarin e Komunës dhe Kuvendin e Komunës, të përbërë prej 33 antarëve. Kryetari aktual është Nazif Cungu, i Forcës së Re Demokratike, ndërsa Kryetari i Kuvendit është Loro Nrekiq, i Partisë Demokrate të Socialistave.
Koalicioni udhëheqës përbëhet nga Forca e Re Demokratike, Partia Demokratike, Lëvizja Qytetare Perspektiva, Partia Demokrate e Socialistave dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve. Partitë në opozitë janë: Partia Socialdemokrate, Lidhja Demokratike, Partia Socialiste Popullore, Fronti Demokratik dhe dy këshilltarë të pavarur. Parti që nuk është futur në Kuvendin Komunal në zgjedhjet e fundit është Partia Boshnjake.
Gjendja e përfaqësimit në politikë le ende shumë për të dëshiruar. Figurave politike nga brezat e rinj u mungojnë shpesh shkollimet politike. Shto këtu edhe përçarjen politike që karakterizohet në shumë parti politike apo në mungesen e konsensuve për pika të caktuara.
Marrëdhëniet ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qytetet binjake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
|
Komunikacioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Transporti tokësor është forma më e përdour e transportit në Ulqin. Rruga kryesore që kalon në Ulqin është Magjistralja M-2.4, që fillon nga Petrovci, kalon në Tivar, pastaj në Ulqin dhe përfundon në pikën kufitare Sukobinë (që lidh Ulqinin me Shqipëri), kjo magjistrale është pjesë e Rrugës evropiane E752. Ndërsa Rruga regjionale R-17 fillon në Ulqin, kalon paralel me Plazhin e Madh dhe përfundon në Adën e Bunës.[55] Rrugët kryesore për qarkullim në qytet janë: Hafiz Ali Ulqinaku, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, e Kosovës, Nëna Terezë, Sami Frashëri dhe Detarët e Ulqinit. Mjete të transportit publik janë furgonët, që në lokal njihen si kombi. Stacioni i autobusave në Ulqin gjendet në lagjen Totosh të Ulqinit.
Regjistrimet e tabelave ne Komunën e Ulqinit janë të shenuara me UL.
Transporti detar është prezent vetëm gjatë sezonit veror. Ulqini nuk ka një port të mirëfillët detar por vetëm një marinë detare të vogël, ndërsa porti më i afërt detar është i Tivarit 25 km, anijet nga ky port kryejn destinacionet Tivar - Bari - Tivar dhe Tivar - Ankona - Tivar. Porti i Shëngjinit është 80 km largë.
Transporti hekurudhor nuk është prezent në Ulqin. Stacioni më i afërt hekurudhor është i Tivarit 25 km, i cili është stacioni fillestar i Hekurudhës Tivar - Beograd.
Transporti ajror i rregulluar nuk është gjithashtu prezent në Ulqin, por në Fushën e Ulqinit gjendet një pistë e thjeshtë, e gjatë 1 km me sipërfaqe bari. Kjo pistë përdoret vetëm nga aeroplanët e vogël që kryen fluturime charter, gjithashtu përdoret edhe si vend uljeje për helikopterë. Aeroportet që kanë destinacione të rregullta më të afërt me Ulqinin janë: i Podgoricës 70 km, i Tivatit 84 km, i Dubrovnikut 125 km, i Tiranës 135 km dhe i Prishtinës 280 km.
Detaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për më shumë informacione shikoni artikullin Detaria e Ulqinit |
Detaria në qytetin e Ulqinit ka qenë gjithmonë prezente duke filluar që nga kohrat e Ilirisë e deri në ditët e sotme. Ky qytet 2 mijëvjeçar e gjysëm i vjetër ka dhënë, është duke dhënë dhe do të jap detarë të shkathtë. Sot në Ulqin nuk mund të shihen anije të mëdha me vela-velanije për shkak se historia e ka vendosur këtë por ka shumë anije të madhësive të vogla dhe të mesme. Nën Kala (Qytetin e Vjetër) gjendet mini-marina e quajtur "Kacema" e ndërtuar në vitin 2011 që nuk është plotësisht funksionale dhe praktike. Ka propozime tek qeveria malaziase dhe qeveria lokale për hapjen e shkollës së mesme të detarisë në Ulqin dhe ndërtimin e një marine plotësisht funksionale në Gjirin e Valdanosit.
Distanca nga Ulqini në marinat e tjera të Malit të Zi, të japura në mila (1 Nm = 1,852 metra ).
Marina | Tivari | Petrovci | Budva | Herceg Novi | Zellenika | Risani | Kotorri | Tivari |
Ulqini | 12 | 22 | 28 | 45 | 46 | 54 | 56 | 50 |
Arsimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arsimi në Ulqin zhvillohet në shkollimin parashkollor, fillor dhe të mesëm, ndërsa nga viti shkollor 2014/15 edhe në shkollimin e lartë.
Arsimi fillor zhvillohet në katër shkolla fillore, ku dy janë në qytet (SHF Boshko Strugar dhe SHF Marshalli Tito) dhe dy në rrethinë (SHF Bedri Elezaga në Katërkollë dhe SHF Mark Nuculloviq në Shtoj).
Arsimin e mesëm e ushtrojnë Shkolla e Mesme e Kombinuar Vëllazërim-Bashkim dhe Gjimnazi Drita. SHMK Vëllazërim-Bashkim përmban profilet arsimore: gjimnaz i përgjithshëm dhe teknik i turizmit (shkalla e IV), kamarier, gjellëbërës, shitës, elekromekanik i makinave dhe paisjeve, automekanik, autollamarier dhe frizer (shkalla e III). Gjimnazi privat Drita ka vetëm një profil arsimor: gjimnaz i përgjithshëm (shkalla e IV).[56]
Nga viti shkollor 2014/15, filloi punën institucioni i vetëm i shkollimit të lartë në Ulqin, gjëgjsisht Fakulteti i studimeve afariste mesdhetare në Tivat.[57] Ky fakultet është privat dhe përmban pesë programe studimore themelore (Menaxhmenti i sigurisë së marinave dhe jahteve; Menaxhmenti në dogana, shpedicion dhe agjenci; Menaxhmenti në turizmin, sportin dhe rekreacionin nautik; Nautika; Makineria e anijeve) dhe dy programe studimore postdiplomike (Specialistika në turizmin nautik; Magjistratura në fushën e turizmit nautik). Të gjithë diplomat janë të shkallës Bachelor.
Në Ulqin gjendet edhe Shkolla për Arsimim Fillor Muzikor.
Arti dhe kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për më shumë informacione të shikohen Muzeu i Ulqinit dhe Kostumet e Ulqinit |
Ulqin është shumë i pasur nga pikpamjet etno-kulturore. Nëpër Ulqin por edhe në rrethinë dallohen disa kostume popullore: kostumi i shqiptarëve mysliman të Ulqinit (i ashtëquajturi Kostumi i Qytetit), kostumi i shqiptarëve mysliman të Anës së Malit, kostumi i bregacorëve, kostumi i Shestanit, kostumi i malësorëve, kostumi i goranëve (ose i mërrkojeviqëve) dhe kostumi i malazezëve. Të gjithë këto kostume rëndësi më të madhe i kushtojnë veshjeve të femrës.[58]
Institucioni më i rëndësishëm për kulturë është Qendra për kulturë. Në kuadër të saj veprojnë këto njësi organizative:
- Biblioteka
- Muzeu
- Kinemaja
Muzeu i Ulqinit i themeluar në vitin 1975. Muzeu ndodhet brenda kalasë dhe kryen evidentimin, hulumtimet sistematike, mbledhja e eksponateve të ndryshme, mbrojtjen e specializuar dhe përpunimin e materialit të gjetur, eksponimim e ekspozitave me vlera kulturore, shkencore dhe artistike. Pranë Muzeut punon reparti arkeologjik (në ndërtesën e Kishë-Xhamisë) dhe reparti etnologjik si dhe Galeria e Arteve (në Kullën e Ballshajve).
Ulqini posedon një pasuri të madhe arkitektonike që kanë vlera të mëdha kulturore. Ndër ta bëjnë pjesë kishat, xhamitë, krojtë dhe mbetjet arkeologjike.
Xhamitë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për më shumë informacione shikoni artikullin Lista e xhamive në Ulqin |
Në Qytet gjenden 6 xhami dhe shumë të tjera në rrethinë. Xhamitë e qytetit janë: Xhamia e Pashës, Xhamia e Detarëve, Xhamia e Lamit, Xhamia e Bregut, Xhamia e Kryepazarit (ose e Majapazarit) dhe Xhamia e Namazgjahut (ose e Mezgjahut).[59]
Sporti dhe rekreacioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sporti është pjese e pandashme e jetës së përditshme të shumë banorëve të Ulqinit. Në këtë qytet janë aktive shumë klube të sporteve të ndyshme. Sportet më të njohura janë Futbolli, Hendbolli, Basketbolli, Tenisi; por edhe sportet ushtarake si Karate, Kick-boxing dhe Tekuando. Janë të pranishme disa fusha futbollistike, disa fusha tenisi, një pistë atletike, disa salla dhe fusha të hapura për indoor sporte (basketboll, hendboll, volejboll, mini-futboll). Sporte që luhen vetem në verë për shkak të kushteve atmosferike janë vaterpolo, beach volley dhe noti, por edhe sporte ekstreme si kite surfing dhe surfing.
Futbolli
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Futbolli është një ndër sportet më të njohur në Ulqin. Klubi i parë sportiv në Ulqin është hapur me 1921 me emrin Olcinium (emër latin, shqip: Ulqini), pastaj pas Luftës së Dytë Botërore ka marrë emrin Bjelogorac (emër serbokroat, shqip: Malabardhë). Prej vitit 1983 është emëruar Otrant, që do të zgjasë deri më 2013 kur klubi do të mbyllet për shkak të borxheve të mëdha financiare. Prej vitit 2013 deri në vitin 2014, edhe kur mbyllet përfundimisht, si klubi përfaqësues i Ulqinit qëndroi klubi privat Federalli, që është formuar më 2008 si klub për të rinjë. Gjatë viteve të fundit kanë qenë prezent edhe klube të tjera futbollistike për të rinjë si: Ulqini dhe Bellevue, por për shkaqe finaciare janë mbyllur. Për lojtaret femra është hapur klubi i quajtur Ulqini që merr pjesë në Ligën e Parë të Malit të Zi për Femra. Në Ulqin gjendet një stadium që përmbush kushtet për organizimin e ndeshjeve zyrtare: Stadiumi Olympic. Përveç këtij stadiumi në Ulqin gjende edhe disa fusha të tjera futbolli, të vendosura pranë Plazhit të madh.
Basketbolli
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është një sport që në vitet e fundit sa vjen e bëhet më i njohur. KB Ulqini është klubi kryesor në Ulqin, që është formuar më 1976. KB Ulqini merr pjesë në Ligën e Parë të Basketbollit në Malit të Zi. Ndeshjet i luan në Sallën sportive të Sh.M.K. Vllazërim-Bashkim, që është restauruar më 2009.
Hendbolli
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si një ndër sportet më të sukseshme në historinë sportive të Ulqinit gradualisht pas rënies së Jugosllavisë ka pësuar rënie. Por me formimin e KH Ulqini në vitin 2010 ky sport ka hyrë në skenën e sporteve më përfaqësuese të qytetit. Tani marrin pjesë në Ligën e Parë të Hendbollit të Malit të Zi. Përkrah këtij klubi qëndron edhe Klubi i Hendbollit për Femra Ulqini. Ndeshjet i luajnë në Sallën sportive të Sh.F. Marshall Tito.
Varterpolli
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sporti i vaterpolit zhvillohet vetëm si sport argëtues gjatë sezonit verorë. Në vitin 1954 për herë të parë është hapur klubi i vaterpollit Gusar. Klubi merr pjesë tetë vite me rradhë në Kampionatin e Malit të Zi në Vaterpollo, ku në vitin 1962 do të pushoj së ekzistuari.
Sportet argëtuese
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Treva e Ulqinit jep në mundësi të madhe për sporte argëtuesi si: zhytje pran anijeve dhe gërmadhave nën-detare, kitesurfing në Plazhin e Madhë dhe Adë të Bunës, çiklizëm malorë, hiking, orientim, çiklizëm nëpr Ullishtë, Valdanos dhe Pyllin e Pishave, ecje nëpër Plazhin e Madhë dhe Adë të Bunës, peshkimi detar në Detin Adriatik, peshkimi liqenor në Liqenin e Shasit dhe peshkimi lumor në Lumin Buna, gjuetia në Shtoj, Zogaj dhe Kënetë.
Turizmi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ulqini është një destinacion i njohur turistit gjatë verës. Edhe pse në masë të madhe i panjohur nga turistë të vende të mëdha, turistët që e kanë këtë vend destinacion kyç dhe rritja e numrit të turistëve që vijnë për herë të parë e bëjnë këtë qytet një pikë të nxehtë për pushuesit përgjatë muajve maj deri shtator. Është i njohur veçmas për plazhet e tija me rërë. Plazhi më i njohur i Ulqini është Plazhi i Madhë, që është një plazh ranor 12 km i gjatë, plazhi më i gjatë në Mal të Zi. Si miniaturë e Plazhit të Madhë, në qytet qendet Plazhi i Vogël (Rana), që është një plazh ranor 376m i gjatë dhe gjatë sezonit veror arrin kapacitetin maksimal. Plazhi i Grave është një ndër plazhet shkëmbore më të njohura të Ulqini, në këtë plazh gjinden burime të sulfurit dhe radiumit që së bashku me kripën e detit krijojnë ujëra me karakter shëndetsorë. Sipas kulturës vendase ky plazh ka ndikim në rritjen e fertilitetit tek femra, është i rrethuar nga Pylli i Pishave. Për turistë që dëshirojnë paqën dhe një atmosferë unike si mundësi kanë ishullin Ada e Bunës. Në ishull është i vendosur edhe nj kamp naturistësh.
Si simbol kryesor arkitektonik i Ulqini është Kalaja (Qyteti i vjetër) që është bërthama e të gjithë qytetit. Ajo që dallon Ulqinin nga qytetet tjera bregdetare, është sigurisht, pazari i cili gjindet në rrugën kryesore të qytetit. Këtu, sidomos të martëve dhe të premteve, ditëve të pazarit, mund të bleni prodhimet autentike vendase. Në çdo kohë mund të gjeni qumështin e freskët vendas, djathin, vezët, pemët dhe perimet, ullinjët, vajin e udhinjëve, kurse duhanxhinjët e apasionuar, aty mund të gjejnë duhanin e Ostrosit, prodhimin më të mirë të këti lloji në Mal të Zi. Dëshmia më e mirë se në pazarin e Ulqinit dominojnë prodhimet vendase, është, sigurisht, sfilata e veshjeve kombëtare nga rrethina e Ulqinit, me të cilat janë të veshura shumica e shitseve. Duke ofruar prodhimet e veta, ato me veshjen e tyre na e bëjnë të ditur se prej cilit rajon vijnë dhe vetë ky fakt paraqet garancionin më të sigurtë për kualitetin e mallit.
Një karakterstikë tjetër e Ulqinit është se është ndër qytetet e rralla në Evropë ku mund të gjendet uji i njelmët (deti) dhe uji i ëmbël (liqe dhe lumenj). Ekzistojnë shumë pika interesante të cilat ia vlen të shikohen në Ulqin. Spikasin plazhet e shumta me rërë të hollë por nuk mungojnë as ata me shkëmbinj. Në rajonin e plazhit të madh "siparin" e hap plazhi Otrant, për të vazhduar pastaj me plazhin Lido, Bellvi, Evropa etj.
Nëse jeni në kërkim të plazheve me gurë atëherë edhe atë mund ta gjeni. Plazhet në pjesën e teritorit nga plazhi i madh tek plazhi i vogël përbëjnë perla të plazheve me gurë. Adhuruesit e hedhjeve nga shkëmbijtë e lartë kanë mundësi që të testojnë adrenalinën e tyre në këtë pjesë.
Për ata që preferojnë ujin e ëmbël atëherë si alternativë vjen Liqeni i Shasit. Xhiro me varkë, restaurant i mirë peshku dhe gjelbërim pa kufi, kjo është më e pakta që mund të gjesh afër Liqenit të Shasit. Afër liqenit për ata që e kanë qef historinë, mund të vizitohet kalaja e dikur Qytetit të Shasit. Përveç kësaj aty janë të vendosura edhe disa kisha që datojnë mjaft herët.
Njerëz të famshëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për më shumë informacione shikoni artikullin Lista e ulqinakëve |
Më poshtë janë disa nga personalitet më të famshëm që kanë lindur në Ulqin ose e kanë kaluar shumicën e jetës në Ulqin:
- Cafo Beg Ulqini, Kryetare i Komunes, Regent i Shqiperise, Kalores I Urdhëri i Skënderbeut
- Adrian Lulgjuraj,këngëtar, fitues i Festivalit të Këngës 51.
- Donika Çapriqi
- Hana Cakuli, këngëtare.
- Pjetër Gjoka, aktor i dekoruar me Artist i popullit.
- Mujo Ulqinaku, oficer në Marinën Luftarake të Shqipërisë dhe Hero i Popullit.
- Gjon Buzuku, Meshtar katolik, autor i Mesharit.
- Rizo Shurdha, fotograf dhe boksier i njohur me prejardhje afrikane.
- Hajro Ulqinaku, shkrimtar.
- Skender Pelivani, magjistar dhe pelivan me famë europiane.
Vizitorët e famshëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kolë Idromeno, piktor shqiptar (1877 - 1880)
- Sabbatai Zevi, rabin sefardi dhe kabalist (1673 - 1676)
- Arnold von Harfi, udhëpershkrues gjerman
- Josip Broz Tito, president i ish-Jugosllavisë (1959)
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Plazha e vogel
-
Muri ciklopik ilir
-
Kulla e sahatit
-
Bedenet e Kalasë
-
Pallati i Venedikut
-
Kisha ortodokse Shën Nikolla
-
image_skyline e Ulqinit
-
Shiko dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
|
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Zavod za statistiku Crne Gore - MONSTAT:Stanovništvo Crne Gore prema polu, tipu naselja, nacionalnoj, odnosno etničkoj pripadnosti, vjeroispovijesti i maternjem jeziku po opštinama u Crnoj Gori. Podgoricë, 2011 (malazezisht dhe anglisht)
- ^ Elsie, Robert. "Muhammad al-Idrisi: The Book of Roger (1154)". http://www.albanianhistory.net/. Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2016. Marrë më 10 korrik 2014.
{{cite web}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|website=
|language=
(Ndihmë!) - ^ Elsie, Robert. "Simon Fitzsimons: Itinerary from Ireland to the Holy (1322) Land". http://www.albanianhistory.net/. Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2014. Marrë më 10 korrik 2014.
{{cite web}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|website=
|language=
(Ndihmë!) - ^ Elsie, Robert. "Arnold von Harff: Pilgrimage from Cologne (1497)". http://www.albanianhistory.net/. Arkivuar nga origjinali më 12 mars 2014. Marrë më 10 korrik 2014.
{{cite web}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|website=
|language=
(Ndihmë!) - ^ Elsie, Robert. "Piri Re'is: 'Bahriye', a Sailor's Handbook (1521)". http://www.albanianhistory.net/. Arkivuar nga origjinali më 19 shkurt 2015. Marrë më 10 korrik 2014.
{{cite web}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|website=
|language=
(Ndihmë!) - ^ Elsie, Robert. "Evliya Chelebi: Seyahatname - a Journey through Northern Albania and Montenegro (1662)". http://www.albanianhistory.net/. Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2016. Marrë më 10 korrik 2014.
{{cite web}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|website=
|language=
(Ndihmë!) - ^ Ruvarac (1899) fq. 72
- ^ Claudii Ptolemaei Geographia edidit Carolus Fridericus Augustus Nobbe, Volumi 1, sumptibus et typis Caroli Tauchnitii, 1843, faqja 134, Libri 2, kapitulli 16, paragrafi 5: Ουλκίνιον με μα
- ^ OOuSI (2003), fq. 227
- ^ Rymut (1981), fq. 562
- ^ Ushaku (2010), fq. 17
- ^ Ushaku (2010), fq. 38
- ^ Ushaku (2010), fq. 7
- ^ a b Rellie, Annalisa (2012). Montenegro. Bradt Travel Guides Ltd, IDC House, The Vale, Chalfront St Peter, Bucks SL9 9RZ, England: The Globe Pequot Press Inc. fq. 207–208. ISBN 978 1 84162 381 8. Marrë më 2013-06-20.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Vendodhja (lidhja) - ^ "ULCINJ - HISTORY". Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2014. Marrë më 7 shtator 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Shuflaj, Milan (2004) [1925]. Serbët dhe shqiptarët. Përkthyer nga Hasan Çipuri. Tiranë: Toena. fq. 57. ISBN 99927-1-854-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ushaku (2010), fq. 33
- ^ LTKU (1989), fq. 18
- ^ Ushaku (2010), fq. 36 - 37
- ^ a b Rellie, Annalisa (2012). Montenegro. Bradt Travel Guides Ltd, IDC House, The Vale, Chalfront St Peter, Bucks SL9 9RZ, England: The Globe Pequot Press Inc. fq. 207–208. ISBN 978 1 84162 381 8. Marrë më 2013-06-20.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Vendodhja (lidhja) - ^ a b c Trashëgimia historike dhe kulturore e Ulqinit Arkivuar 29 dhjetor 2016 tek Wayback Machine nga Cafo Boga
- ^ a b c d e T.C. SÜLEYMAN DEMİREL ÜNİVERSİTESİ SOSYAL BİLİMLER ENSTİTÜSÜ TARİH ANABİLİMDALI II. ABDÜLHAMİD DÖNEMİ OSMANLI -KARADAĞ SİYASİ İLİŞKİLERİ DOKTORA TEZİ UĞUR ÖZCAN Tez Danışmanı: PROF. DR. FAHRETTİN TIZLAK ISPARTA, 2009
- ^ a b c Canka (2012), fq. 185
- ^ a b Canka (2012), fq. 186
- ^ THE TREATY OF BERLIN Arkivuar 19 shtator 2015 tek Wayback Machine Article 29. ...The districts situated to the south of this territory, according to the delimitation above laid down, as far as the Boyana, Dulcigno included, shall be restored to Turkey...
- ^ ULCINJ NIJE PRIPAO CRNOJ GORI ODLUKAMA BERLINSKOG KONGRESA, ul-info.me, 2014
- ^ Rexha (1998), fq. 82-83
- ^ Belegu (1939), fq. 98
- ^ Belegu (1939), fq. 113
- ^ Belegu (1939), fq. 110-111
- ^ Rexha (1998), fq. 183
- ^ Belegu (1939), fq. 115
- ^ Rexha (1998), fq. 189
- ^ Rexha (1998), fq. 195
- ^ Buda (1986), fq. 172
- ^ Dresden, SLUB. "Leipziger Volkszeitung : 24.01.1916". digital.slub-dresden.de (në gjermanisht). Marrë më 2023-01-30.
- ^ "Gazzetta Ufficiale del Regno d'Italia N. 261 del 6 Novembre 1918". Gazzetta Ufficiale del Regno d'Italia. 6 nëntor 1918. Marrë më 5 maj 2019.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ LTKU (1989), fq. 46
- ^ "Ćetković: DPS i Forca hoće da brišu istoriju Ulcinja". Arkivuar nga origjinali më 13 shkurt 2013. Marrë më 22 gusht 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ružna strana lepote Ulcinja
- ^ "Geografski položaj, klima - Ulcinj". Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2015. Marrë më 20 gusht 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Pozita gjeografike dhe klima". Arkivuar nga origjinali më 20 shkurt 2014. Marrë më 20 gusht 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ për organizimin territorial të Malit të Zi[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur] Gazeta Zyrtare e Malit të Zi 54/2011 (malazezisht)
- ^ Statuti i Komunës së Ulqinit – Neni 17
- ^ MONSTAT - Stanovništvo prema stranim jezicima kojima se služi, po opštinama u Crnoj Gori
- ^ a b c d e f Bratimljenje gradova Crne Gore
- ^ "Bezirkspartnerschaften der Stadt Wien". Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2020. Marrë më 6 gusht 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ ""Bratimljenje" Lukavca i Ulcinja od posebne važnosti za privrednu saradnju". Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2015. Marrë më 12 korrik 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "POTPISAN SPORAZUM O SARADNJI OPŠTINA/OPĆINA ULCINJ I STARI GRAD SARAJEVO". Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2015. Marrë më 12 korrik 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Deçani dhe Ulqini binjakëzohen – kk.rks-gov.net". Arkivuar nga origjinali më 9 mars 2016. Marrë më 19 shtator 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Vizita: NESËR BINJAKËZIMI I ULQINIT DHE SERIKUT
- ^ "Ulcinj'li yeni kardeşler Serik'ten memnun kaldı". Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2015. Marrë më 5 shtator 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ceremonia në Serik: NËNSHKRUHET PROTOKOLLI PËR BINJAKËZIM
- ^ "Consiglio Comunale del 10.02.2022 (në italisht)". Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2022. Marrë më 22 qershor 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Karta magistralnih i regionalnih puteva Crne Gore". Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2014. Marrë më 10 korrik 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Rreth nesh – Gjimnazi "Drita"". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 10 prill 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ul-info.com, Nga shtatori në Ulqin: HAPET FAKULTETI!
- ^ ulqini.de: Kostymet e Ulqinit
- ^ http://www.bosnjaci.net: DZAMIJE I IMAMI ISLAMSKE ZAJEDNICE – ULCINJ
Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ushaku, Ruzhdi (2010). Ulqini: në përmasa kërkimi dhe frymëzimi. Ulqin: Fondacioni Lika. ISBN 978-86-908739-2-0.
{{cite book}}
:|access-date=
ka nevojë për|url=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Canka, Mustafa (2012). Ulqini në Perandorinë Osmane. Ulqin: Asociacioni Ulqini, Almanah. ISBN 978-9940-570-10-1.
{{cite book}}
:|access-date=
ka nevojë për|url=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Stafi i OOuSI (2003). Österreichische Osthefte. Vëll. 45:1-2. Österreichisches Ost- und Südosteuropa-Institut. fq. 227. Marrë më 10 korrik 2014.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Rymut, Kazimierz (1981). Gegenstand und Methoden der Onomastik. Ossolineum. fq. 56. ISBN 978-83-04-00227-2. Marrë më 10 korrik 2014.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Xhafer Belegu: Lidhja e Prizrenit. Tiranë, 1939
- Riza Rexha: Ulqini në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878-1881. Art Club, Ulqin, 1998
- Aleks Buda: Shkrime Historike 2. Shtëpia botuese 8 nëntori, Tiranë, 1986
- Ruvarac, Ilarion (1899). Montenegrina : prilošci istoriji Crne Gore. Zemun: Štamparija Jovana Puljo. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 10 korrik 2014.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Lidhja Turistike e Komunës së Ulqinit: Ulcinj. Zagreb, 1989
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
| ||
|
- ul-gov.me Arkivuar 22 dhjetor 2014 tek Wayback Machine — faqja zyrtare e Ulqinit
- ulcinj.travel Arkivuar 15 tetor 2017 tek Wayback Machine — faqja zyrtare turistike e Ulqinit
- Vendndodhja
- ulqini.de — Ulqini (portal)
- visit-ulcinj.com — Lajme nga Ulqini (portal)
- ul-info.com — UL Info (portal)
- ulqini-online.com — Ulqini Online (portal)
Mali i Bardhë | Bratica | Kodra | ||
Deti Adriatik | Kriporja | |||
Ulqini | ||||
Deti Adriatik | Deti Adriatik | Gjerana |
Komuna e Tivarit |
Komuna e Tivarit |
Qarku i Shkodrës |
||
Deti Adriatik | Qarku i Shkodrës | |||
Komuna e Ulqinit | ||||
Deti Adriatik | Deti Adriatik | Qarku i Shkodrës |
- Pages using the EasyTimeline extension
- Gabime CS1: Lidhjet e jashtme
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Vetitë CS1: Paqartësi Julian-Gregoriane
- Flagicons with missing country data templates
- Pages using infobox settlement with possible demonym list
- Gabime CS1: Datë aksesimi pa adresë
- Vetitë CS1: Vlerë e madhe vëllimi
- Ulqini
- Shqipëri etnike
- Qytete në Mal të Zi
- Vendbanime në Ulqin