Jump to content

Parthinët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Partinët)
Fiset ilire
Albanët Autariatët
Arbët Ardianët
Atintanët Dalmatët
Dardanët Dasaretët
Daorsët Enkelejtë
Eordejët Japigët
Japodët Kaonët
Labeatët Mesapët
Molosët Paionët
Parathinët Penestët
Pirustët Taulantët
Thesprorët Shqiptarët

Parthinët ishin një fis ilir, banorë të trevës midis lumit të Matit dhe lumit të (Semanit). Në perëndim kufizoheshin me toka e Dyrrahut, në lindje me dasaretët tek malet Polis-Kamje. Përmenden që më 229 p.e.s. në këtë trevë, duke zëvendësuar emrin e taulantëve, si një bashkësi, në kuadrin e shtetit ilir. Më 229-205 p.e.r. kalojnë në varësinë e Romës, të shtetit ilir të Skerdilaidit dhe Maqedonisë.

205 p.e.s. ngritën krye kundër sundimit maqedon dhe u rikthyen në shtetin ilir, deri më 172 p.e.s., kur i pushtoi përfundimisht Roma. Më 48 p.e.s. dhe 39 p.e.s. ngritën krye kundër sundimit romak, por u shtypën egërsisht. Një parthin Asin Epikadi, organizoi një komplot për rrëzimin e Oktavian Augustit në Romë. Hyjnia kryesore ishte Zeusi Parthin (Jupiter Parthinus).

Qytetet më të përmendura ishin Partha e Brysaka. Ndër qendrat qytetare të parthinëve duhet të kenë qenë edhe Zgërdheshi, Kalaja e Dorëzit, Kalaja e Persqopit, Gradishta e Belshit, Kalaja e Beratit e Babunjë dhe qyteti i Dimalit pranë fshatit Bistrovicë në Urën Vajgurore.