Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/Arkivi/2016
Artikujt e listuar më poshtë janë artikuj të shfaqur në seksionin "Artikulli i javës" gjatë gjithë vitit 2016.
Arkiva sipas viteve: 2012 • 2013 • 2014 • 2015 • 2016 • 2017 • 2018 • 2019 • 2020 • 2021 • 2022 • 2023 • 2024
Java 1-rëBassel Khartabil (i lindur më 22 maj, 1981 në Damask) është një zhvillues siriano-palestinez i programeve kompjuterike me burim të hapur. Që nga data 15 mars, 2012, ku u mbush dhe një-vjetori i kryengritjes siriane, ai u arrestua nga qeveria siriane në Damask dhe u dergua në burgun Adra. Që nga 3 tetor 2015, ai ka qenë i transferuar në një vend të panjohur, ndoshta për t'u gjykuar nga një gjykatë ushtarake. Më 7 tetor, 2015 Human Rights Watch dhe 30 organizata të të drejtave të njeriut ka lëshuar një letër duke kërkuar që vendndodhja Khartabil të bëhet publike. |
Java 2-tëOrganizata Evropiane për Kërkime Bërthamore (frëngjisht: Organisation européenne pour la recherche nucléaire), e njohur si CERN ( /ˈsɝn/; shqiptimi frëngjisht: [sɛʁn]; rrjedh nga emri "Conseil Européen pour la Recherche Nucléaire"; shih Historia) është një organizatë kërkimore Evropiane që operon me laboratorin e fizikës së grimcave më të madh në botë. I themeluar në vitin 1954, organizata është e bazuar në një periferi në veriperëndim të Gjenevës në kufirin franko-zviceran, dhe ka 22 shtete anëtare. Izraeli është i pari (dhe aktualisht i vetmi) shtet jo-evropian që i është dhënë anëtarësimi i plotë. |
Java 3-tëDream Theater është një grup progressive metal amerikan i themeluar në vitin 1985 nga John Petrucci, Mike Portnoy, dhe John Myung. Grupi është i përbërë nga këta tre anëtarë si dhe nga dy anëtarë të mëvonshëm, James LaBrie dhe Jordan Rudess, deri më 8 Shtator 2010, kur Mike Portnoy vendosi të dalë nga grupi. Ai u zëvendësua me Mike Mangini. Dream Theater është bërë një nga grupet më të suksesshëm të progressive rock-ut pavarësisht nga rënia e popullaritetit të zhanrit në mes të viteve 1970. Albumet e tyre më të shitura janë Images and Words (1992), të cilit iu dha çmimi Inçizimi i Artë dhe i cili konsiderohet fuqishëm si album themelor i progressive metal-it, edhe pse ai arriti vetëm pozitën #61 në tabelën Billboard 200; dhe Awake (1994), i cili arriti pozitën #32 në tabelën Billboard 200. Dream Theater kanë shitur më shumë se 2.1 milion albume në Shtetet e Bashkuara, dhe më shumë se 10 milion albume në mbarë botën. |
Java 4-tëUnazat e Saturnit janë sistemi i unazave planetare më i gjerë nga secili planet në sistemin diellor. Ato përbëhen nga grimca të vogla të panumërta, që variojnë në madhësi nga mikrometra deri në metra, në orbitë rreth Saturnit. Grimcat e unazës janë të përbërë pothuajse tërësisht prej akullit të ujit, me një komponent të materialit shkëmbor. Ende nuk ka ndonjë konsensus për mekanizmin e tyre të formimit; disa karakteristika të unazave sugjerojnë një origjinë relativisht të kohëve të fundit, por modelet teorike tregojnë se ata kanë gjasa të jenë formuar herët në historinë e Sistemit Diellor. |
Java 5-tëFizika merret me kombinimin e materies dhe energjisë. Po ashtu merret me varitetin e gjërë të sistemeve, për të cilat janë zhvilluar teori që përdoren nga fizikanët. Në përgjithësi, teoritë janë të testuara eksperimentalisht shumë herë para se të pranohen si të sakta si përshkrim i natyrës (brenda një domeni të caktuar ku vlejnë). Për shembull, teoria e mekanikës klasike me saktësi lëvizjen e objekteve, provon se ato janë shumë më të mëdha se atomet dhe lëvizin shumë më ngadalë se shpejtësia e dritës. Këto teori vazhdojnë të jenë zona të hulumtimeve aktive; për shembull, një aspekt i shënuar i mekanikës klasike i njohur si kaos u zbulua në shekullin e 20-të, tri shekuj pas formulimit origjinal të mekanikës klasike nga Isaac Newton (1642–1727). Këto "teori qendrore" janë mjete të rëndësishme për kërkime në tema më të specializuara, dhe secili fizikant, pavarësisht specializimit të tij, duhet t'i mësojë ato. |
Java 6-tëTesti Turing është një test i aftësisë së makinës për të ekspozuar sjellje inteligjente ekuivalete, ose formë që nuk dallon me atë njerëzoren. Alan Turing propozoi një vlerësues njerëzor i cili do të gjykonte bisedat e gjuhës natyrore në mes të një njeriu dhe makine që është dizanjuar për të gjeneruara arsyeshmëri si të njerëzve. Vlerësuesi duhet të dijë se njëri nga biseduesit është makinë dhe duhet të dijë ta bëjë dallimin në mes tyre. Të gjithë pjesëmarrësit janë të ndarë nga njëri-tjetri. Biseda do të jetë e kufizuar vetëm në shkrime si tastiera kompjuterike dhe ekrani kështu që rezultati nuk do të varet nga aftësia e makinës për të folur. Nëse vlerësuesi nuk mund të bëjë dallimin në mes të njeriut dhe makinës atëherë thuhet se makina e ka kaluar testin. Testi nuk ka të bëjë me atë se sa përgjigjje të sakta jep makina, por sa të afërta janë ato me të njeriut. |
Java 7-tëFamilja Qiriazi ishte një familje e shquar shqiptare nga Manastiri (sot në Republikën e Maqedonisë). Ata ishin edukatorë, botues, dhe figurat publike të periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Katër anëtarët ishin pjesë e Protestantëve të hershme në Shqipëri por edhe në Kosovën e sotme. Ata mbahen mend për aktivitetet e tyre në mbështetje të forcimit të ndërgjegjësimit kombëtar shqiptar. Gjerasim Qiriazi (1858–1894) ndoqi një shkollë greke në Manastir, dhe me ndihmën e mësuesit të tij anglez, misionarit amerikan Jenney, ka studiuar në një kolegj amerikan Biblës në Samokov, Bullgari. Gjergj Qiriazi (1868–1912), ashtu si i vëllai ndoqi një shkollë greke në Manastir, dhe më pas në kolegjin American Bible në Samokov, dhe ngjashëm si vëllai i tij Gjerasimi, atij u ofrua një punë nga "Shoqëria e Biblës Britanike dhe e Jashtme". Sevasti Qiriazi-Dako (1871–1949), studioi në kolegjin e njohur Robert College në Stamboll, dhe ka luajtur një rol aktiv në edukimin e grave. Parashqevi Qiriazi (1880–1970), gjithashtu studioi në Robert College në Stamboll, pastaj u kthye në Shqipëri për të dhënë mësim. |
Java 8-tëNë historinë e artit, arti parahistorik është gjithë arti i prodhuar para-shkrimit, kulturat parahistorike duke filluar diku nga historia e vonë gjeologjike dhe përgjithësisht duke vazhduar deri sa kjo kulturë zhvilloi shkrimin apo metoda të tjera regjistruese. Në këtë pikë fillon arti antik për kulturat më të vjetra shkruese. Data e mbarimit për çfarë përmbledh termi arti parahistorik ndryshon shumë ndërmjet pjesëve të ndryshme të botës. Artifaktet më të hershme njerwzore që tregojnë një punim me një qëllim artistik janë subjekt debatesh; është e qartë që një punim i tillë ekzistonte rreth 40 000 vjet më parë në epokën e paleolitit të lartë, megjithëse ka dëshmi të aktivitetit artistik që datojnë deri rreth 500 000 vjet më parë, të realizuara nga Homo erectusi. |
Java 9-tëNaim Frashëri lindi më 25 maj 1846 në Frashër të Përmetit dhe vdiq më 20 tetor 1900 në lagjen Erenqoj të Stambollit, ku edhe u varros. Rridhte nga dega e Dakollarëve ose e Dulellarëve e Familjes Frashëri. Eshtrat e tij janë sjellë në Shqipëri në vitin 1937. Ishte poeti më i madh i rilindjes kombëtare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturës shqiptare. Më 1886 Naim Frashëri botoi poemën e tij të famshme Bagëti e Bujqësi, atë greqisht Dëshira e vërtetë e shqiptarëve (O alithis pothos ton Alvanon) dhe katër libra për shkollat: "Vjersha për mësonjtoret e para", "E këndimit të çunavet këndonjëtoreja", (në dy vëllime, me poezi, lexime të ndryshme, njohuri të para shkencore humanitare), si dhe një "Histori të përgjithshme". Më 1888 vijoi me "Dituritë" (ribotuar më 1895 me titullin "Gjithësia", - shkenca të natyrës). Më 1890 doli përmbledhja e lirikave Lulet e verës, pastaj "Mësimet" (proza patriotike dhe të moralit) dhe Fjala flutarake (vjersha) më 1894, së fundi më 1898 poema e madhe epike Historia e Skënderbeut dhe poema fetare Qerbelaja, etj. |
Java 10-tëMësonjëtorja e Korçës është shkolla e parë e gjuhës shqipe . Ajo u hap më 7 mars të vitit 1887 në Korçë në shtëpinë e ofruar për mësimdhënie nga Diamanti Terpo. Kjo ndërtsë është sot muzeum kombëtar i arsimit. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Ai e filloi mësimin në gjuhën shqipe fillimisht me 35 nxënës. Hapja e kësaj shkolle për nga karakteri kishte tipare demokratike, pasi në të mësonin fëmijët e të gjitha shtresave, të varfër e të pasur. Kjo shkollë kishte një klasë përgatitore si dhe katër klasa të rregullta. Lëndët mësimore ishin shkrimi, këndimi, gramatika e gjuhës shqipe, historia, gjeografia, aritmetika, dituria natyrore dhe edukimi fizik. Hapja e shkollës ishte një ngjarje dhe një fitore e madhe për gjithë lëvizjen kombëtare. Mësonjëtorja e Korçës ishte qendër e rëndësishme për formimin kulturor dhe ngritjen e ndërgjegjes dhe moralit në popull. Ajo nxiti edukimin patriotik të brezit të ri e të masave të gjera. Shkolla tërhoqi interesin dhe admirimin e shumë shqiptarëve, nën shembullin e saj u frymëzuan më vonë edhe banorë të viseve dhe trevave të tjera shqiptare. Veç të tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu, që nga ajo ditë, 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike. |
Java 11-tëDrita (lat. lux, lucis) është rrezatim elektromagnetik me një gjatësi valore që është e dukshme për sytë (syri njerëzor kap valë elektromagnetike prej rreth 380 deri 780 nanometra) tanë (drita e dukshme) ose me një përkufizim shkencor dhe teknik : Drita është rrezatim elektromagnetik i valëve që studiohen në fushën e optikës. Tre përmasat themelore të dritës (të të gjitha rrezatimeve elektromagnetike) janë :
Emërtimi dritë vlen për tërë spektrin e valëve elektromagnetike. Për shkak të dualitetit (dyzimit) të përhajes së valës si grimcë e lëndës, drita shfaq njëkohësisht vetitë si të valës dhe si të grimcës. Natyra e saktë e dritës është një nga çështjet kryesore të fizikës moderne. |
Java 12-tëRonaldinjo, (Ronaldinho, [xonawˈdʒĩɲu]), lindi më 21 mars 1980 në Porto Alegre si Ronaldo de Assis Moreira. Është një futbollist brazilian. Në Brazil ai emërohet për shkak të prejardhjës nga Rio Grande do Sul Ronaldinho Gaúcho, për të dalluar nga kolegu i tij më i vjetër Ronaldo Luan si mesfushor krahu, apo si sulmues i tretë, ekipi i tij i pare ishte Gremio nga Porto Alegre. Aktualisht luan ne AC Milan. Ronaldinho filloi te luaj ne kategoritë e reja te Gremios nga mosha 12 vjeçare. Debutoi si lojtar profesionist në vitin 1997, hyri ne fushë ne vend te vëllaut te tij, Roberto Moreira nje idol i tifozëve të Gremios. Me vonë Roberto u bë menaxher i vëllaut të tij Ronaldinhos. Pas Mundialit nën-17 vjeç, shum ekipe luftuan per ta pasur në radhet e veta, p.sh. PSV i Holandës. Poashtu edhe Barcelona por presidenti i Barces Josep Llius Nunez dhe treneri Holandez Louis Van Gaal anuluan transferimin e tij. |
Java 13-tëAlbrecht Dürer 21 maj 1471 – 6 prill 1528) ishte një piktor dhe teoricien i Rilindjes Gjermane. I lindur në Nuremberg, Düreri arriti të krijonte reputacionin e tij dhe të ndikonte në Evropë që kur ishte ende në të njëzetat. Ai ishte në komunikim me artistët e mëdhenj italian të kohës së tij, duke përfshirë Raffaello-n, Giovanni Bellini-n dhe Leonardo da Vinçin, dhe nga viti 1512 ishte nën mbrojtje e perandorit Maximilian I. Konsiderohet si eksponenti më i madh i pikturës së Rilindjes gjermane. Në Venecia artisti hyri në kontakte me mjediset neoplatonike, të cilat e çuan drejt veprave me karakter ezoterik. Shembulli klasik këtyre veprave është ajo me titull Melencolia I, e realizuar në 1514, ku shfaqen simbologji të shumta hermetike. |
Java 14-tëMichael Faraday FRS (22 shtator 1791 - 25 gusht 1867) ishte një shkencëtar anglez që ka kontribuar në fushën e elektromagnetizmit dhe elektro-kimisë. Zbulimet e tij kryesore përfshijnë ato të induksionit elektromagnetik, diamagnetizëm dhe elektrolizës. Edhe pse Faraday kishte nivel të ulët arsimor, ai ishte një nga shkencëtarët më me ndikim në histori. Ai e arriti me hulumtimet e tij në fushën magnetike përreth një përcjellësi me rrymë të vazhdueshme me të cilën Faraday e themeloi bazën për konceptin e fushës elektromagnetike në fizikë. Faraday gjithashtu doli në përfundim se magnetizmi mund të ndikojë rrezet e dritës dhe se ka pasur një marrëdhënie themelore mes dy fenomeneve. Ai në mënyrë të ngjashme zbuloi parimin e induksion elektromagnetik, diamagnetizmin, dhe ligjet e elektrolizës. Shpikje e tij e pajisjeve elektromagnetike rrotulluese formuan themelin e teknologjisë motor elektrik, dhe kjo ishte kryesisht për shkak të përpjekjeve të tij që të energjisë elektrike u bë praktike për përdorim në teknologji. Si kimist, Faraday zbuloi benzinë, hetoi sherbet klatrat e klorit, shpiku një formë e hershme e furrë Bunsen dhe sistemin e numrave oksidimi, dhe e popullarizuar terminologji të tilla si anode, katodë, electrode, dhe jon. Faraday në fund të fundit u bë Profesor i parë dhe më kryesorja Fullerian e Kimisë në Royal Institution të Britanisë së Madhe, një pozicion të jetës. |
Java 15-tëKanioni i Rugovës ose Gryka e Rugovës është një kanion afër Pejës në Perëndim të Kosovës, në Bjeshkët e Nemuna, në afërsi të kufirit me Malin e Zi. Me një gjatësi prej 25 km (16 mi) dhe thellësi prej 1,000 metra, Rugova konsiderohet të jetë një nga kanionët më të gjata dhe më të thella të Evropës.Ajo është krijuar nga erozioni ujit dhe tërheqja e akullnajave në Pejë. Lumbardhi i Pejës-Bistrica kalon përmes kanionit. Në 1985, Kanioni i Rugovës ishte shpallur një monument i mbrojtur i trashëgimisë natyrore për shkak të vlerave gjeologjike, hidrologjike, speleologjike dhe botanike të saj, si dhe për peizazhin e saj mbresëlënës. Kanioni fillon të ngushtohet rreth tre kilometra larg Pejës dhe vazhdon të ngushtohet për gjashtë kilometrat e ardhshme, duke krijuar kështu një luginë të madhe në të cilën rrjedh lumi Bistrica e Pejës. Ajo ngushtohet sërish në një derdhje përgjatë rrugës perëndimore të rajonit që lidh Kosovën me Malin e Zi. Thellësia mesatare e luginës është 650-1000 metra. Kanioni është i banuar në anën e saj lindore dhe në anën e saj perëndimore gjatë muajve të verës. |
Java 16-tëUlqini (mal. Ulcinj dhe Улцињ) është qytet bregdetar në jugun e Malit të Zi, i cili laget nga Deti Adriatik. Është një pikë turistike e rëndësishme dhe qyteti me rrethinën e tij posedon një pasuri të madhe kulturoro-historike dhe natyrore. Ulqini është themeluar rreth shekullit V p.e.s. nga Ilirët. Në vitin 163 p.e.s. u pushtua nga Romakët dhe pas ndarjes së perandorisë i takon Bizantit. Gjatë mesjetës ishte nën udhëheqjen sllave dhe pastaj në atë të Balshajve. Në këtë kohë ishte qendër e rëndësishme e pushtuesve të rinjë. Më 1405 u morr nga Venedikasit e pasaj më 1571 nga Osmanët. Në Ulqinin osman jetoi vitet e fundit të jetës edhe "mesia i rremë", Sabataj Cevi. Më 1880 e pushton Principata e Malit të Zi. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, Ulqini do të përjetoj edhe epokën e tij të artë, që u ngrit nga turizmi i nivelit të lartë. Ulqini është qendra e Komunës së Ulqinit dhe e komunitetit shqiptar në Mal të Zi. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, Ulqini numëron 10,707 banorë, ndërsa komuna numëron 19,921 banorë. |
Java 17-tëBjeshkët e Nemuna (gjithashtu e njohur si Alpet shqiptare dhe Bjeshkët e Nâmuna) janë vazhdimësi e Maleve Dinarite shtrihen në veri të Shqipërisë, në perëndim të Kosovës dhe në jug-lindje të Malit të Zi. Bjeshkët e Nemuna shtrihen deri te lugina e Ibrit rreth 50 km në gjatësi. Në anën e Kosovës ngritën nga fundi i fushës (500-600 m) dhe arrijnë lartësinë mbi 2,000 m, në disa vende prehen nga luginat të thella lumore, të lumit të Pejës, Deçanit, Erenikut dhe kanë si kufi jugor Drinin. Ky grup malor përbëhet prej disa malesh: Gjeravica (mali më i lartë në Kosovë 2,656 m), Mali i Junikut, Strellci, Lumbardhit, Kopranikut, Hajlës, Zhlebit, Rusolinës, Moknës etj. Të gjitha këto male e tejkalojnë lartësinë prej 2,000 m. Ato janë të pjerrëta, në pjesën e sipërme janë në formë të rrafsheve, ku gjenden kullota të mira dhe gjatë dimrit mund të bëhet skijim. Shqiptarët shquajnë mandej anën perëndimore të maleve, do të thotë që vështron për nga ultësirat e Shkodrës dhe në veri tek Përroi i thatë, me emrin Malësia e Madhe, dhe ajo jug/jug-lindore me emrin Malësia e Vogël. Këto emërime ndryshojnë vetëm pjesërisht në ndryshime lartësisë apo të morfologjisë. |
Java 18-tëUniversiteti i Edinburgut (en: University of Edinburgh), i themeluar në vitin 1583, është një qendër me famë ndërkombëtare për mësimdhënien dhe kërkimin shkencor, e cila ndodhet në kryeqytetin e Skocisë, në Edinburg. Ai është universiteti i gjashtë për nga vjetërsia në Britaninë e Madhe dhe i katërti në Skoci. Universiteti është renditur vazhdimisht në mesin e universiteteve më të mirë në botë, duke u renditur i 17-ti në renditjen aktuale QS World University Rankings.QS World University Rankings e ka renditur vazhdimisht Universitetin e Edinburgut si universitetin më të mirë në Skoci dhe ndër universitetet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar. Universiteti ka luajtur një rol të rëndësishëm në reputacionin e qytetit të Edinburgut si një nga qendrat madhore të Epokës së Iluminizmit, aq sa qytetit iu vendos nofka "Athina e Veriut". Në radhët e nxënësve të këtij Universiteti bëjnë pjesë disa nga figurat më të mëdha të historisë moderne. |
Java 19-tëMichelangelo Buonarroti (Caprese, 6 mars 1475 – Romë, 18 shkurt 1564) ishte një skulptor, piktor, arkitekt dhe poet italian. Protagonist i Rilindjes italiane, i vlerësuar që në kohën e tij si një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Qe në tërësi një artist sa gjenial po aq dhe i trazuar. Emri i tij është i lidhur me një sërë veprash që janë futur në historinë e artit, disa prej të cilave të njohura në gjithë botën si ndër më të rëndësishmet e artit perëndimor: Davidi, Pietà-ja vatikanase, Kupola e Shën Pjetrit si dhe cikli i afreskëve në Cappella Sistina konsiderohen maja të pakapërcyeshme të gjenisë krijuese. Studimi i veprave të tij formoi gjeneratat pasuese, duke i dhënë jetë një shkolle që bëri art "alla sua maniera" (që do të thotë “sipas mënyrës së tij”) dhe që mori emrin manierizëm. |
Java 20-tëStruga është qytet dhe qendër e komunës me të njëjtin emër që shtrihet në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë. Qyteti shtrihet në brigjet veriore të Liqenit të Ohrit. Përmes qytetit kalon lumi Drini i Zi i cili buron nga liqeni. Struga përmendet që nga antika, aty pranë kalonte rruga romake Via Egnatia, emri i vjetër ilir i Strugës ishte Enhallon. Qyteti i Strugës gjatë shekujve ka formuar fizionominë e tij në aspektin historik, kulturor dhe arkitektonik. Qyteti i Liqenit, ka histori të pasur. Gjatë zhvillimit qyteti kalon nëpër periudhat e zhvillimit të traditave, ekonomisë dhe kulturës. Historia e Strugës fillon nga neoliti. Buzë Drinit të Zi dhe në afërsi të tij janë zbuluar figura arti që padyshim tregon se prej neolitit e këtej Struga ka qenë vend i banuar. Sipas asaj që është e njohur prej epokës greko-romake mund të thuhet se Struga ka qenë vendbanim i rëndësishëm peshkimi në afërsi të vendbanimeve Lyhnida (Ohri i sotëm) dhe Patra (vendbanim antik mbeturinat e të cilit janë gjetur ne fshatin Ladorisht 2 kilometra larg Strugës). Në epokën greko-romake, Struga ka qenë territor ku intensivisht është zhvilluar jeta kulturore. Prej asaj koha është e rëndësishme nekropola në fshatin Trebenisht e cila ka dhënë material të shkëlqyer për shkencën Maqedonisë dhe ballkanike si dhe për bazilikat e mëvonshme romake dhe bizantine në Ladorisht, Oktisi dhe Dollogozhdë. |
Java 21-tëTeatri Kombëtar Akademik i Operas dhe Baletit Odessa (ukrainas: Одеський національний академічний театр опери та балету) është teatri më i vjetër në Odessa, Ukrainë. Teatri dhe Shkallët Potemkin janë ndërtimet më të famshme në Odessa. Opera e parë është hapur në vitin 1810 dhe u shkatërruar nga zjarri në vitin 1873. Ndërtesa moderne është ndërtuar nga Fellner & Helmer në stilin neo-barok (Baroku i Vjenës) dhe u hap në vitin 1887. Arkitektura e sallës luksoze të audiencës ndjek stilin e vonshëm francez rococo. Akustika unike e sallës të projaktuar në formë të patkoit, mundëson që të përçoi edhe një ton të ulët pëshpëritës të zërit nga nga skena në çdo pjesë të sallës. Renovimi i fundit i teatrit ka përfunduar në vitin 2007. |
Java 22-tëPraga është kryeqyteti i Çekisë, e njëkohësisht qyteti më i madh në vend dhe metropoli më i rëndësishëm historik i krahinës së Bohemisë. Ai renditet i 14-ti për nga madhësia në listën e qyteteve më të mëdha të Bashkimit Europian. Aktualisht qyteti shtrihet në një sipërfaqe prej 496 km2 me popullsi prej rreth 1,3 milion banorësh. Praga njihet si një nga qytetet më të bukur të Evropës. Qendra historike e qytetit, bashkë me pamjen unike të Kështjellës së Pragës, fitues i rekordit Guiness në vitit 1996 për kompleksin-kështjellë më të madh në botë, është pasuri e UNESCO-s. Pikërisht kjo qendër historike tërheq miliona turistë çdo vit. Në vitin 2007, 4 009 000 turistë vizituan qytetin. Viti 2006 e renditi Pragën si qytetin e tetë më të vizituar në Evropë e 2007-a të shtatin dhe në vendin e 19-të në rang botëror. Pseudonimet për Pragën përfshijnë "qyteti i artë" dhe "qyteti i njëqind majave". Ky i fundit u përdor për herë të parë nga historiani Josef Hormayer në fillim të shekullit 19-të. Në atë kohë këto maja i numëroi matematikani e filozofi Bernard Bolzano, i cili arriti deri në 103. |
Java 23-tëMuhammad Ali (sq: Muhamed Ali, i lindur Cassius Marcellus Clay, Jr. më 17 janar 1942 në Louisville, ShBA) ishte një boksier profesional amerikan, ai konsiderohet si një ndër boksierët më të mëdhejnë në kategorinë e rëndë. Një figurë kontroverze gjatë fillimit të karierës, Ali është sot i njohur jo vetëm për aftësitë e tija në ring por edhe për vlerat që ai mbështeti: lirinë fetare dhe drejtësinë racore. Konsiderohet një ndër figurat më të njohura të sportit në 100 vitet e fundit. Vetëm në moshën 22 vjeçare arriti të bëhej kampion i botës në peshat e rënda, në vitin 1964 duke fituar ndaj Sonny Listonit. Pak pas asaj ndeshjeje ai u konvertua në Islam. Ai ishte aktiv prej vitit 1960 deri 1967 dhe prej 1970 deri 1981. Gjatë karrierës arriti të bëhet boksieri më i mirë në kategorinë e tij dhe llogaritur sipas pikëve është boksieri më i mirë i të gjitha kohërave me 1,971 pikë. Nga 61 ndeshje boksi ai ka arritur 56 fitore (36 me nokaut) dhe 5 humbje. Muhammad Ali ndërroi jetë në një spital të Arizonas në 3 qershor 2016. |
Java 24-tëDeklarata Universale për të Drejtat e Njeriut (DUDNj) është një deklaratë e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 10 dhjetor 1948 në Palais de Chaillot, Paris. Deklarata lindi si përgjigje ndaj tmerreve të Luftës së Dytë Botërore dhe përfaqëson përpjekjen e parë globale për të artikuluar mbrojtjen e atyre të drejtave që shumë njerëz besonin se ishin të drejta themelore që i takojnë të gjitha qenieve njerëzore. Deklarata përbëhet nga tridhjetë artikuj, të cilët janë përpunuar gjatë viteve në vijinm nga traktate ndërkombëtare, transferta ekonomike, instrumente rajonale të të drejtave të njeriut (ku spikat Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut), kushtetutat kombëtare, dhe ligje të tjera. Karta Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut përbëhet nga Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, dhe Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike, me dy Protokolle opsionale. Këto dy Konventa, të cilat shtjellojnë më tej të drejtat e njeriut, u miratuan nga Asambleja e Përgjithshme e OKB në vitin 1966. Në vitin 1976, pasi Konventat ishin ratifikuar nga mjaftueshëm shtete anëtare për të hyrë në fuqi dhe qysh nga ky moment Karta Ndërkombtëare e të Drejtave të Njeriut mori fuqi në ligjin ndërkombëtar. |
Java 25-tëKombëtarja shqiptare e futbollit është ekipi kombëtar i futbollit të Shqipërisë dhe kontrollohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, ajo është krijuar që nga viti 1932. Edhe pse asnjëherë nuk ka luajtur asnjë ndeshje, ekipi shqiptar i futbollit kombëtar ka ekzistuar para se të krijohej FSHF. Kjo gjë dëshmohet nga regjistrimi i kombëtares në Kupën Ballkanike të 1929–31 (edhe pse Shqipëria u tërhoq nga kompedicioni përpara se të fillonte). FSHF-ja u krijua më 30 Qershor 1930 dhe Shqipëria priti 16 vite për të luajtur ndeshjen e parë ndërkombëtare, duke debutuar kundër Jugosllavisë në 1946. Në 1932, Shqipëria u bashkua me FIFA-n (gjatë kongresit në 12 Qershor — 16 Qershor) dhe në 1954, ai ishte një nga anëtarët krijues të UEFA-s. Në vitin 2016 për herë të parë në histori skuadra shqiptare do të luaj në evropian. |
Java 26-tëKampionati Evropian UEFA 2016, zakonisht i referohemi si UEFA Euro 2016 ose edhe më thjeshtë Euro 2016, do të jetë Kampionati Evropian i 15-të për ekipet kombëtare të futbollit të meshkujve i organizuan nga UEFA. EURO 2016 është planifikuar të mbahet në Francë nga 10 qershor deri 10 korrik 2016. Për herë të parë, turneu final i Kampionatit Evropian do të përbëhet nga 24 ekipe, duke u zgjeruar nga formati me 16-ekipe që është përdorur nga viti 1996. Nën këtë format të ri, finalistët do të konkurojnë në fazën e grupeve që përbëhet nga gjashtë grupe me nga katër ekipe, e ndjekur nga faza me eliminime që përfshinë tre raunde dhe finalja. Si mikpritës, Franca kualifikohet automatikisht, ndërsa 53 ekipet e tjera kombëtare do të konkurrojnë në fazën kualifikuese, nga shtatori 2014 deri në nëntor 2015, për të siguruar 23 vendet e mbetura. Në mesin e këtyre ekipeve është edhe ekipi kampion i europianit të kaluar kombëtarja e Spanjës, dhe për herë të parë që nga themelimi i UEFA-s, ekipi i kombëtares të Gjibraltarit. Franca u zgjodh si vendi pritës 28 maj 2010, mbas procesit përzgjedhjes në të cilin ata fituan të drejtën e vendit pritës të kampionatit evropian kundrejt dy konkurentëve, Italisë dhe Turqisë. Ndeshjet do të luhen në dhjetë stadium në dhjetë qytete: Bordeaux, Lens, Lille, Lyon, Marseille, Nice, Paris, Saint-Denis, St-Etienne, dhe Toulouse. Kjo do të jetë hera e tretë që Franca është pritëse e këtij turneu, pas turneut inaugurues të vitit 1960 dhe 1984. Kombëtarja franceze e ka fituar kampionatin evropian dy herë: në vitin 1984 dhe 2000.
|
Java 27-tëDeklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara është deklarata e miratuar nga mbledhja e Kongresit të Dytë Kontinental në Filadelfia, Pensilvani më 4 korrik 1776, e cila njoftoi se trembëdhjetë kolonitë amerikane, në atë kohë në luftë me Mbretërinë e Britanisë së Madhe, e konsiderojnë veten si trembëdhjetë shtete të pavarur, sovranë, që nuk janë më nën sundimin britanik. Ata formuan një shtet të ri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. John Adams ishte një udhëheqes në shtytjen për pavarësi, e cila u miratua më 2 korrik me asnjë votë kundër. Një komitet prej pesë vetësh kishte hartuar deklaratën formale, që do të ishte gati kur Kongresi të votonte për pavarësinë. Termi "Deklarata e Pavarësisë" nuk është përdorur në dokument. John Adams bindi komisionin të zgjidhte Tomas Xheferson për të hartuar draftin origjinal të dokumentit, të cilin Kongresi do ta redaktonte për të prodhuar versionin përfundimtar. Deklarata ishte në fund të fundit një shpjegim formal pse Kongresi kishte votuar më 2 korrik të shpallë pavarësinë nga Britania e Madhe, më tepër se një vit pas shpërthimit të Luftës Revolucionare Amerikane. Ditën tjetër, më 3 korrik, John Adams i shkroi gruas së tij Abigail: "Dita e dytë e korrikut 1776, do të jetë epoka më e paharrueshme në historinë e Amerikës" Por ditëlindjen kombëtare, Dita e Pavarësisë, festohet më 4 korrik, data kur u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë.
|
Java 28-tëNarvali (lat. Monodon monoceros) është një balenë me dhëmbë me madhësi të mesme, e cila posedon një çatall të gjatë të përdredhur i cili i rritet nga nodulla e spërme. Jeton gjatë gjithë vitit në ujërat e Arktikut rreth Groenlandës, Kanadasë dhe Rusisë. Është një nga dy llojet e gjalla të balenave në familje Monodontidae, së bashku me belugën. Narvalët meshkujt dallohen nga një çatall i drejtë, i gjatë e i përdredhur, i cili shkon deri në 2,6 metra. Ashtu si belugat, narvalët janë balena me madhësi të mesme. Për të dyja gjinitë, me përjashtim të çatallit të mashkullit, madhësia e përgjithshme e trupit mund të shkojnë nga 3.95 deri në 5.5 metra; meshkujt janë pak më të mëdhenj se femrat. Pesha mesatare e një narvali të rritur është nga 800 deri në 1,600 kg. Gjatës moshës 11 deri në 13 vjeçare, meshkujt piqen seksualisht; ndërsa femrat piqen në moshën 5 deri në 8 vjeçare. Narvalët nuk kanë pendë shpinore, dhe rruaza tyre të qafës janë të bashkuara si tek gjitarët tjerë, e jo të përziera si tek delfinët dhe shumica e balenave. |
Java 29-tëNjë tempull ose mandir hindu është një strukturë e projektuar për të bashkuar qeniet njerëzore dhe zotat në një vend, duke përdorur simbolizmin për të shprehur idetë dhe besimet e Hinduizmit. Simbolizmi dhe struktura e një tempulli hindu janë të rrënjosura në traditat vedike. Një tempull përfshin të gjithë elementet e kozmologjisë hindu – duke paraqitur të mirën, të keqen dhe njerëzoren, ashtu si dhe elementet e sensit hindu të ciklit kohor dhe esencës së jetës - duke paraqitur simbolikisht dharman, kaman, arthan, moksan dhe karman. Tempujt hindu janë realizuar në shumë stile, të vendosura në vende të ndryshme, përdorin metoda të ndryshme ndërtimi dhe janë i janë kushtuar hyjnive dhe besimeve të ndryshme vendore, megjithëse të gjithë ndajnë disa ide, simbole dhe tema themelore. Ata gjenden në Azinë e Jugut, veçanërisht në Indi dhe Nepal, në vendet e Azisë jug-lindore si Kamboxhia, Vietnami dhe ishujt e Indonezisë dhe Malajzisë dhe vende si Fixhi, Mauritius, Guyana, Trinidadi dhe Tobagoja, Karaibet, Surinami, Afrika e Jugut, Evropa dhe Amerika Veriore me një komunitet hindu domethënës. Gjendja e tanishme dhe pamja e jashtme e tempujve hindu pasqyron artet, materialet dhe dizajnin siç kanë evoluar përgjatë mijëvjeçarëve; ata pasqyrojnë gjithashtu efektin e konflikteve midis hinduizmit dhe Islamit që nga shekulli i XII. |
Java 30-tëTirinti është një vend arkeologjik mikenas në Argolis në gadishullin e Peloponezit, disa kilometra në veri të Nauplionit. Tirinti ishte një qytet i fortifikuar kodrinor i banuar prej 7 mijë vitesh, që nga para fillimit të Epokës së Bronxit. Arriti kulmin midis viteve 1400 dhe 1200 p.e.s., kur ishte një nga qendrat më të rëndësishme të botës mikenase dhe në veçanti në Argolis. Veçantitë e tij më shquara ishin pallati i tij, tunelet dhe veçanërisht muret e tij ciklopike, që i dhanë qytetit epitetin homerik të "qyteti me mure madhështore". Në kohët e vjetra, qyteti ishte i lidhur me mite rreth Herakliut (Herkulit), me disa burime që e përmendin atë si vendlindjen e tij. Megaroni i famshëm i pallatit të Tirintit ka një holl pritjeje të madh, dhoma kryesore e të cilit ka një fron të vendosur përkundrejt murit të djathtë dhe një vatër qendrore të kufizuar nga katër kolona druri të stilit minoik që shërbenin si mbajtëse për çatinë. Dy nga tre muret e megaronit ishin të bashkangjitur me tempullin arkaik të Herës. Vendi pësoi një rënie në fund të periudhës mikenase dhe ishte plotësisht i shkretë në kohën kur u vizitua nga Pausania në Shekullin e II. Vendi u gërmua nga Heinrich Schliemann në vitet 1884-1885 dhe është subjekt i gërmimeve të vazhdueshme nga German Archaeological Institute at Athens dhe University of Heidelberg. Në vitin 1300 p.e.s. akropoli dhe qyteti i poshtëm kishte një popullsi prej 10,000 banorësh të shtrirë në 20-25 hektarë. Megjithë shkatërrimin e pallatit në 1200 p.e.s. popullsia e qytetit vazhdoi të rritej dhe afër vitit 1150 p.e.s. popullsia ishte 15,000 banorë. Tirinti është njohur së bashku me Mikenën si një nga vendet e Trashëgimisë Botërore të Unesco-s në vitin 1999. |
Java 31-tëHasan Prishtina (lindi më 1873, Vushtrri - 13 gusht 1933, Selanik), deputet, aktivist shqiptar nga Kosova (Perandoria Osmane). Ishte patriot e demokrat revolucionar i shquar që luftoi për lirinë e pavarësinë e atdheut, për demokratizimin e jetës së vendit, për çlirimin e Kosovës nga zgjedha serbomadhe dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar. Hasan Prishtina u lind në Vushtrri, më 27 Prill 1873, por ka edhe mendime se ai ka lindur në vitin 1878. Deri në vitin 1908 është quajtur Hasan Berisha – Polanci, gjegjësisht Hasan Vuçitërni, kurse nga ky vit, kur zgjedhet deputet i Prishtinës në parlamentin turk, nënshkruhet Hassan Prishtina. Fëmijëria e tij dallonte nga ajo e fshatarëve të vet. Mësimet e para (mejtepin) dhe disa klasë të progjimnazit (iptida) i mbaroi në Vushtrri, me sukses të shkëlqyeshëm. Qysh si nxënës u tregua i vrullshëm dhe i guximshëm, duke kundërshtuar disa herë hoxhën. Ai pati fat që mësues letërsie ta kishte profesorin nga Prekazi, Hafëz Arifin, nga i cili edhe u frymëzua me ide atdhedashurie. |
Java 32-tëLojërat Olimpike Verore 2016 (portugalisht:Jogos Olímpicos de Verão de 2016), zyrtarisht të njohur si Lojërat e XXXI të Olimpiadave, dhe i njohur zakonisht si Rio 2016, janë ngjarje të mëdha ndërkombëtare multi-sportive që do të mbahet në Rio de Janeiro, Brazil, nga 5 gusht deri 21 gusht në vitin 2016. Pritet një rekord i shteteve pjesëmarrëse dhe medaljeve. Me 306 grupe medalje, lojërat do të shfaqë 28 Olimpike sportive — duke përfshirë rugby merr shtatë çifte dhe golf, të cilat janë shtuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në vitin 2009. Këto ngjarje sportive do të zhvillohet në 33 vende në ushtri qytet dhe përveç kësaj në 5 vende në qytetet e São Paulo (Brazil është qyteti më i madh), Belo Horizonte, Salvador, Brasília (Brazil kapitale), dhe Manaus.Më shumë se 10,500 atletë nga 206 shtete anëtare të Komiteteve Olimpike Kombëtare (NOCs), duke përfshirë nga Kosovën dhe Sudanin Jugor për herë të parë, do të marrë pjesë në këtë ngjarje sportive. Në Lojërat Olimpike Verore 2016, për herë të parë me 8 garues merr pjesë edhe Kosova, ndërsa Shqipëria merr pjesë me 6 garues. |
Java 33-tëRilindja ishte një periudhë artistike dhe kulturore e historisë së Evropës, që u zhvillua duke nisur nga Firencia midis fundit të Mesjetës dhe fillimit të kohës moderne, në harkun kohor që shkon afërsisht nga gjysma e dytë e shekullit të XIV deri në shekullin e XVI. Nga perspektiva e evolucionit të përgjithshëm artistik të Evropës, Rilindja nënkuptoi një «shkëputje» nga elementet stilistike që deri në këtë kohë ishin «mbi-kombëtare». Rilindja nuk qe një fenomen me diferenca të mëdha nga disiplina në disiplinë dhe në rendin kronologjik dhe gjeografik: u kufizua në kulturën evropiane dhe territoret e Amerikës së sapo zbuluar. Zhvillimi i saj koinçidoi me nisjen Kohës Moderne, të karakterizuar nga konsolidimi i shteteve evropiane, udhëtimet transoqeanike që lidhnin Evropën dhe Amerikën, shpërbërja e feudalizmit, ngritja e borgjezisë dhe afirmimi i kapitalizmit. Megjithatë shumë nga këto fenomene u zhvilluan në një shtrirje kohore më të madhe sesa vetëm periudha e Rilindjes. |
Java 34-tëNë fizikë, një orbitë është rruga e lakuar gravitacionale e një objekti rreth një pike në hapësirë, për shembull orbita e një planeti rreth një ylli ose një satelit natyror rreth një planeti. Orbitat e planetëve janë zakonisht eliptike, dhe masa qendrore rreth të cilës bëhet orbita është në një pikë qendrore të elipsës. Shpjegimi aktual i mekanikës së lëvizjes orbitale është i bazuar në teorinë e përgjithshme të relativitetit të Albert Einstein, e cila është përgjegjëse për gravitetit si dhe për shkak të lakimit të hapësirë-kohë, me orbitat që ndjekin gjeodezikët. Për të lehtësuar llogaritjen, relativiteti është zakonisht i përafruar me fuqi të bazuara në teorinë e gravitetit universal bazuar në ligjet e Keplerit për lëvizjet planetare. |
Java 35-tëUra e gurit është një urë mbi lumin Vardar në Shkup, kryeqytetin e Republikës së Maqedonisë. Ura konsiderohet si simbol i Shkupit dhe është elementi kryesor i stemës të qytetit, dhe në flamurin e qytetit të Shkupit. Ura e Gurit lidh Sheshin Maqedonia, në qendër të Shkupit, me Çarshinë e Vjetër. Ura e gurit aktuale është ndërtuar mbi themelet romake, me mbeshtetjen e Sulltan Mehmetit II, pushtues ndërmjet viteve 1451 - 1469. Gjatë shekujve, Ura e Gurit është dëmtuar shpesh dhe pastaj edhe riparuar. Ka dëshmi historike se ajo pësoi një herë gjatë tërmetit të madh të vitit 1555 i cili e dëmtoi rëndë ose i shkatërroj katër shtylla. Rinovimet janë kryer në të njëjtin vit. Në vitin 1944, në urë ishin vendosur eksplozivë nga nazistët. Kur Shkupi u çlirua, aktivizimi i eksplozivëve u pengua dhe ura i shpëtoj shkatërrimit. Rikonstruksioni i fundit i urës filloi në vitin 1994. Kulla e Rojës në formë si një mihrab është rikonstruktuar në vitin 2008. |
Java 36-tëHaxhi (arabisht: حج Ḥaxhxh "pelegrinazh", turqisht: Hac) është pelegrinazhi i myslimanëve në Mekë. Si një nga pesë shtyllat e fesë islame është një detyrim fetare që duhet të kryhet të paktën një herë në jetën e të gjithë muslimanëve të rritur të cilët janë fizikisht dhe financiarisht të aftë për të ndërmarrë udhëtimin, dhe që mund të mbështesin familjet e tyre gjatë mungesës së tyre. Sipas mundësisë haxhin duhet kryer në atë kohë kur të arrijnë mundësitë materiale dhe shëndetësore. |
Java 37-tëCassini–Huygens është një anije kozmike pa pilot e dërguar në Saturn. Ajo është një anije e klasit robotik të NASA–ESA–ASI. Cassini është prova e katërt hapësinore që e vizitoi Saturnin dhe anija e parë që hynë në orbitë, dhe misioni i tij është në vazhdim edhe tani (2016). Ai ka studiuar planetin dhe shumë satetitë natyror që nga arritja e tij atje në vitin 2004. Zhvillim filloi në vitin 1980. Dizajni i tij përfshin një orbiter Saturni, dhe një zbarkues (lander) për në hënën Titan. Huygens, quhet zbarkuesi që zbriti në Titan në vitin 2005. Anija kozmike dypjesëshe është emëruar pas astronomëve Giovanni Cassini dhe Christiaan Huygens.
|
Java 38-tëParku Kombëtar i Prespës ndodhet në qarkun e Korçës, rrethet e Korçës dhe Devollit, dhe është parku më i madh në Shqipëri. Sipërfaqja e tij 27 750 ha përfshin dhe dy liqenet e Prespës. Parku është një zonë e rëndësishme për shpendët, në mënyrë të veçantë për llojin globalisht të kërcënuar, karabullakun (Phalacrocorax pygmeus). Është zona ku takohen dhe lloje të tjerë globalisht të kërcënuar si Lutra lutra, Rhinolophus sp. dhe M. capaccinii, Pelecanus crispus dhe P. onocrotalus. |
Java 39-tëTringë Smajl Martini Ivezaj (1880–1917), e njohur si Tringë Smajli, dhe Yanitza jashtë Shqipërisë, ishte një luftëtare guerile shqiptare e cila luftoj kundër Perandorisë Osmane në rajonin e Malësisë. Babai i saj Smajl Martini ishte një lider katolik i fisit Grudë (i vendosur në juglindje të Malit të Zi). Në kohën e vdekjes së vëllezërve të saj, Tringa u bë një virgjëreshë e betuar – ajo u betua në nder dhe mbante veshje të meshkujve në mënyrë që të jetojë si një mashkull në shoqërinë patriarkale të shqiptarëve të veriut. Tringa u bashkua me kryengritësit dhe u dallua në Betejën e Deçiqit. Ajo mori pjesë në Memorandumin e Greçës, më 23 qershor, 1911. Aktiviteti i saj kryengritës vazhdoi edhe pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (28 nëntor 1912). Ajo kurrë nuk u martua dhe nuk kishte fëmijë, pasi ajo më herët ishte betuar. Ajo vdiq në 2 nëntor, 1917, dhe u varros në tokën familjare të varrimit në malet e Grudës brenda fshatin Kshevë, sot në Mal të Zi. Dy vjet më vonë, ushtria malazeze (pjesë e Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve) shkatërroi varrin e saj, derisa bastiste zonën. |
Java 40-tëFilip Shiroka lindi më 1859 në Shkodër, Shqipëri dhe vdiq më 1935 në Bejrut, Liban - shkrimtar, rilindas, shqiptar. Filipi përfundoi shkollen françeskane të Shkodrës. Më vonë punoi si libralidhës. Njëri nga mësuesit e tij ishte poeti arbëresh Leonardo De Martino (1830-1923), ndikimi i të cilit ndjehet në vargjet e Shirokës. Poema e parë e botuar ishte All’Albania all’armi, all’armi ! (Në Shqipëri, në armë, në armë !), një poezi me theks luftarak kombëtar kushtuar mbrojtjes së Ulqinit kur fuqitë e mëdha, pasi dështuan t'i jepnin Malit te Zi, Hotin e Grudën, vendosën t'ia kompensojnë me Ulqinin e Tivarin, pa vlera të veçanta letrare, e cila u shkrua në Italisht dhe u publikua në Obsservatore Cattolico të Milanos më 1878; ashtu si miku i tij nga i njejti qytet Pashko Vasa, ai do te shkonte per per te ndjekur studimet e larta ne Itali. Si shumë intelektualë shqiptarë të shekullit të 19-të, Filip Shiroka e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij jashtë Shqipërisë. |
Java 41-tëParku Kombëtar i Lurës shtrihet në malësinë e Lurës dhe zë një sipërfaqe prej rreth 1300 ha. Territori i parkut të Lurës është shumë i thyer nga një radhë përrenjsh malorë ku më të njohurit janë Seta, Uraka, Malla e Lurës. Parku shtrihet përreth malit Kurona e Lurës (2121 m). Pylli i Lurës përbëhet nga drurë gjethore e halore. Përhapjen më të madhe e ka ahu, që formon pyje të dendura me një shtrirje deri në lartësinë 1600-1700 m. Mbi ahun rritet rrobulli, pisha e zezë, pisha e bardhë. Mbi lartësinë 1700 m rritet arneni i zi dhe arneni i bardhë. Bukuri e kësaj zone janë dhe liqenet e saj. Gjithsej në këtë zone ndodhen 12 Liqene që në gjithë Shqipërinë njihen si, Liqenet e Lurës. Ndër to përmendim Liqenin e Madh, Liqenin e Zi, Liqenin e Lopëve, Liqenin e Luleve etj. Liqenet shtrihen ne shpatin lindor, në pragun e Nezhdës së Lurës. Rol në formimin dhe ruajtjen e këtyre liqeneve ka luajtur pozicioni i tyre në shpatin Lindor. |
Java 42-tëTeknologjia është një koncept i gjerë që merret me aplikimin e njohurive për veglat dhe profesionet, në funksion të kontrollimit dhe përshtatjes së rrethanave në ambientin jetësor në përputhje me nevojat e tij. Një përkufizim i saktë për termin "teknologji", sidoqoftë, nuk ekziston; "teknologjia" mund t'i referohet objekteve materiale që përdoren nga njeriu, siç janë makinat, harduerët ose enët, por mund të përfshijë edhe tema më të gjëra, përfshirë sistemet, metodat e organizimit, dhe teknikat. Ky term mund të aplikohet në përgjithësi ose në kategori specifike si p.sh: "teknologjia e konstruktimit", "teknologjia mjekësore", ose për "teknologjinë e përkryer". Aplikimi i teknologjisë nga njerëzimi filloi me shndërrimin e resurseve natyrale në vegla të thjeshta. Zbulimi i aftësisë të kontrollimit të zjarrit rriti burimet e ushqimit dhe zbulimi i rrotës ndihmoi njerëzit të udhëtonin dhe të kontrollonin ambientin e tyre. Zhvillimet e fundit të teknologjisë, përfshirë "shtypin", telefonin, dhe Internetin, kanë zvogëluar barrierat fizike të komunikimit dhe kanë lejuar njerëzit të komunikojnë në shkallë globale. Sidoqoftë, teknologjia nuk është përdorur vetëm për qëllime paqësore; zhvillimi i armëve me fuqi shkatërruese gjithmonë më të lartë ka ecur përgjatë historisë, nga armët më të thjeshta primitive në armët nukleare. |
Java 43-tëTrashëgimia kulturore është trashëgimi fizike e artefakteve dhe objekteve (atributeve) të një grupi ose të shoqërisë të cilat janë të trashëguara nga gjeneratat e kaluara, tek gjeneratat e tashme me qëllim të kujdesit për të mirën e brezave të ardhshëm. Trashëgimia kulturore përfshin pronën kulturore e njohur edhe si kultura materiale (të tillë si ndërtesat, monumentet, peizazhet, librat, veprat e artit dhe objektet e ndryshme), kulturën shpirtërore, (të tilla si folklori, traditat, gjuha dhe njohurit tradicionale), si dhe trashëgiminë natyrore (duke përfshirë peisazhet e rëndësishme kulturore dhe biodiversitetin). Akti i qëllimshëm i ruajtjes së trashëgimisë kulturore për të ardhmen është i njohur si konservim . |
Java 44-tëRrethimi i dytë i Krujës nga Perandoria Osmane u zhvillua në 1466 në Krujë në Shqipëri dhe zgjati deri më 1467. Forcat osmane u drejtuan fillimisht nga sulltan Mehmeti II dhe më vonë nga Ballaban. Edhe pse epërsia e tyre ishte në numër dhe në armatime ata nuk mund të pushtonin qytetin dhe u mundën nga forcat e Skënderbeut. Mehmeti kishte vendosur të rindërtonte një kështjellë, atë që është tani është ne Elbasan e cila do të siguronte një bazë për sulmet e ardhshme osmane në zonat e kontrolluara nga Skënderbeu. Kalaja shqetësonte edhe Venecian meqë Elbasani është ndërtuar në brigjet e lumit Shkumbin e cila do të lejojë osmanët për të dërguar anije në Adriatik dhe kërcënojnë kolonitë veneciane. |
Java 45-tëMotörhead është grup i muzikës heavy metal / hard rock, i formuar në Londër, Angli, në vitin 1975 me iniciativën e këngëtarit, basistit dhe liderit historik Lemmy Kilmister, pas ndarjes nga grupi legjendar i space rock-ut Hawkwind. Nga kritikët merren si grup që i ka vënë bazat e muzikës speed metal e thrash metal, dhe për shkak se Lemmy me të gjitha grupet (si Angus e Malcolm Young i AC/DC-ve) mbahen gjithnjë si grup i thjeshtë i rock 'n' roll-it; edhe pse përkundër kësaj, ata duhej të klasifikoheshin në grupet hard & heavy. Temat që gjenden në këngët e tyre janë seksi, lufta (E mira kundër të keqes), droga, roku dhe jeta nëpër rrugë ("life on the road"), si mund të kuptohet edhe nga titujt e disa këngëve të tyre; "(We Are) The Road Crew", "Iron Horse/Born to Lose", dhe "Keep Us on the Road".. |
Java 46-tëKoloseumi ose i njohur fillimisht si Amfiteatri Flavian (latinisht: Amphitheatrum Flavium, italisht Anfiteatro Flavio ose Colosseo), është një amfiteatër gjigant në qendër të qytetit të Romës, Itali. Struktura origjinale e tij ka një kapacitet rreth 45,000-50,000 ulëse spektatorësh. Koloseumi u shfrytëzua për gara gladiatorësh në sy të publikut. Filloi të ndërtohej në lindje të Forumit Romak gjatë viteve 70 dhe 72 nga imperatori Vespasian.
|
Java 47-tëAmerika Veriore (ang.: North America, lexo: Noëth Amerika) është një kontinent në Hemisferën Veriore dhe Perëndimore të Tokës. Ajo kufizohet në veri nga Oqeani Arktik, në lindje nga Oqeani Atlantik, në juglindje nga Deti Karaib, dhe në jug dhe perëndim nga Oqeani Paqësor; Amerika Jugore shtrihet në juglindje. Amerika veriore mbulon një sipërfaqe prej rreth 24,709,000 kilometra katrorë, ose 4.8% të gjithë sipërfaqes së planetit ose 16.5% të sipërfaqes tokësore. Nga Korriku 2007, popullsia ishte vlerësuar të ishte rreth 524 milion banorë. Ajo është kontinenti i tretë për nga sipërfaqja, pas Azisë dhe Afrikës, dhe është e katërta për nga popullsia pas Azisë, Afrikës, dhe Evropës. Amerika Veriore dhe Amerika Jugore njihen bashkërisht si Amerikat. |
Java 48-tëShpallja e Pavarësisë ose Deklarata e Pavarësisë është shpallja e pavarësisë së Vilajetit shqiptar nga Perandoria Osmane. Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë. Njohja ndërkombëtare e pavarësisë si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti në Konferencën e ambasadorëve në Londër, vendim i së cilës qe shpallja e Principatës shqiptare sovrane nga Perandoria Osmane nën mbikqyrjen e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe lënia e gjysmës së territoreve të shtetit të porsaformuar jashtë kufijve të tij administrativë. |
Java 49-tëSaturni ose Shtuni (dikur Shëtuni) një planet i Sistemit Diellor. Ai është planeti i gjashtë për nga largësia nga Dielli. U emërtua sipas zotit romak Saturnus, i quajtur Kronos në mitologjinë greke. Simboli i Saturnit është ♄, që është simboli i drapërit të Saturnusit. Saturni është planeti i dytë për nga madhësia në Sistemin Diellor pas Jupiterit. Si Jupiteri, Urani dhe Neptuni, Saturni është më së shumti i përbërë nga gazet dhe nuk ka një sipërfaqe të ngurtë. Për shkak të kësaj, këta katër planete quhen "gjigantët e gaztë". Saturni ka 61 satelitë natyrorë (plus 3 të tjerë të pakonfirmuar akoma). Më i madhi është Titani, që është më i madh edhe se planeti Mërkur. Rreth Saturnit ka një numër të madh unazash, të përbëra nga akulli dhe sasi më të vogla shkëmbinjsh dhe pluhur. Saturni është rreth 1.4 miliard kilometra larg nga Dielli. Këtij planeti i duhen 29.5 vjet të Tokës për të kryer një rrotullim të plotë rreth Diellit.
|
Java 50-tëJaponia (japonisht: Nihon ose Nippon, zyrtarisht 日本国Nippon-koku ose Nihon-koku) është një shtet ishullor në Azinë lindore.Ndodhet në Oqeanin paqësor, shtrihet në lindje tëDetit të Japonisë, Republikës Popullore të Kinës,Koresë veriore, Koresë jugore dhe Rusisë, nga Deti Ohot në veri tek Deti i Kinës Lindore dhe Taivani në jug. Shkronjat japoneze (kanji) që e përbëjnë Emrin e Japonisë nënkuptojnë "shteti i origjinës së diellit", që është arsyeja pse Japonisë shpesh identifikohet si "Toka e Lindjes së Diellit". Japonia përbëhet prej më shumë se 3,000 ishujve që e bëjnë atë arkipelag. Ishujt më të mëdhenj janë Honshū, Hokkaidō, Kyūshū dhe Shikoku që së bashku përbëjnë 97% të sipërfaqes tokësore të Japonisë. Shumica e ishujve janë malorë dhe vullkanikë; për shembull, pika më e lartë e Japonisë, Mali i Fuxhijamës, është vullkanik. Japonia renditet e 10-ta në botë sipas numrit të popullsisë, me rreth 128 milion banorë. Zona Tokyo i Madh, e cila përfshin kryeqytetin de facto Tokyo dhe disa prefektura përreth, është zona më e madhe metropolitane në botë, me mbi 30 milion banorë. |
Java 51-tëArkitektura fetare budiste u zhvillua në nënkontinentin indian në shekullin e III p.e.s.. Me arkitekturën e hershme fetare të budizmit janë të lidhura këto struktura: manastiret (viharat), vendet e adhurimit të relikeve (stupat) dhe faltoret ose hollet e lutjeve (chaityat të quajtura edhe chaitya griha), që më vonë në disa vende u quajtën tempuj. Viharat fillimisht ishin vetëm streha të përkohshme të përdorura nga murgjit endacakë gjatë stinës së shirave, por më vonë u zhvilluan për të strehuar monasticizsmin në rritje dhe zhvillim të budizmit. Një shembull ekzistues është një Nalanda (Bihari). Një tip i veçantë arkitekture fortifikuese e gjetur në mbretëritë e mëparshme dhe të sotme të Himalajeve janë dzonget. Funksioni fillestar i një stupe ishte venerimi dhe ruajtja e relikeve të Budës. Shembulli më i hershëm i mbijetuar i një stupe është ai i Sanchit (Madhya Pradeshi). Në përputhje me ndryshimet në praktikën fetare, stupat gradualisht ju bashkangjitën chaitya-grihave (holleve të lutjeve). Këto e arritën pikën e tyre kulmore në shekullin e I p.e.s., siç shihen në komplekset shpellore të Barabarit, Ajantas dhe Elloras (Maharashtra). Tempulli Mahabodhi në Bodh Gaya në Bihar është një tjetër shembull i shquar. Pagodat janë një evoluim i stupave indiane. |
Java 52-tëKoha e akullit ose një epokë e akullit është një periudhë afat-gjate e uljes së temperaturës të sipërfaqes dhe atmosferës së Tokës, duke rezultuar në praninë ose zgjerimin e fletëve kontinentale dhe polare akullit dhe akullnajat alpine. Brenda një kohe të akullit afatgjate, impulset individuale të klimë të ftohtë quhen si "periudha akullnajore" (ose ndryshe "glaciale" ose "të ngrira"), dhe periudha e përhershme e ngrohtë quhet "interglaciale". Glaciologjikisht, koha e akullit nënkupton praninë e gjerë të shtresave akullnajore në hemisferën veriore dhe në jugore. Nga ky përkufizim, ne jemi në një periudhë interglaciale— Holocene— e kohës së akullit e cila filloi 2.6 milion vjet më parë, në fillim të epokës Pleistocene, për shkak se shtresat akullnajore të Groenlandës, Arktik, dhe Antarktiku ende ekzistojnë. |
Java 53-tëEnergjia e ripërtëritshme në përgjithësi definohet si energji që vjen nga burimet burimet natyrore siç janë rrezet e diellit, era, shiu, baticat dhe zbaticat, dallgët, dhe nxehtësia gjeotermale. Energjia e ripërtëritshme zëvendëson lëndët djegëse në katër fusha të ndryshme: gjenerimi elektrik, ajër dhe uji për ngrohje/ftohje, karburantin, dhe shërbimet rurale për ripërtëritjen e energjisë. Bazuar në raportin e REN21 të vitit 2014, energjia e ripërtëritshme ka kontribuar 19 përqind të konsumit tonë global të energjisë dhe 22 përqind të prodhimit tonë elektrik në vitet 2012 dhe 2013. Ky konsumim i energjisë ndahet si 9% që vjen nga biomasa tradicionale, 4.2% si energji nga nxehtësia (jo-biomasës), 3.8% energjia elektrike nga uji dhe 2% është energjia elektrike nga era, dielli, gjeotermale, dhe biomasë. Investimet në mbarë botën në teknologjitë e ripërtëritshme arriti në më shumë se $214 bilion dollarë në vitin 2013, me shtetet si Kina dhe Shtetet e Bashkuara që kanë investuar shumë në ripërtëritjen e energjisë me erë, uji, diell dhe biokarburante. |
Java 54-tëArtikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet. |