Jump to content

Tirana

Coordinates: 41°19′44″N 19°49′04″E / 41.32889°N 19.81778°E / 41.32889; 19.81778
Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tirana
Tirana is located in Earth
Tirana (Earth)
Koordinatat: 41°19′44″N 19°49′04″E / 41.32889°N 19.81778°E / 41.32889; 19.81778
ShtetiShqipëria Shqipëria
QarkuTirana
BashkiaTirana
Themeluar më1614
Qeveria
 • KryetariErion Veliaj[1] (PS)
 • Nën-kryetariToni Gogu (PS)[2]
 • KëshilliKëshilli Bashkiak i Tiranës
Sipërfaqja
 • Bashkia1.110 km2 (430 sq mi)
 • Qyteti41,8 km2 (161 sq mi)
Lartësia mbidetare
110 m (360 ft)
Popullsia
 (2023)
 • Popullsia urbane
418,495
 • Bashki
598,176
 • Dendësia (Bashki)502/km2 (1,300/sq mi)
 • Gjendje civile
887,778
Emri i banorëvetiranas(e), tirons(e)
Zona kohoreUTC+1 (CET)
 • Verës (DST)UTC+2 (CEST)
Kodi postar
1000
AeroportiAeroporti i Tiranës
Autostrada
Faqja zyrtaretirana.al

Tirana, në të folmen tiranase: Tirona, është kryeqendra e qarkut dhe rrethit me të njëtin emër dhe kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë. Tirana ndodhet në qendër të Shqipërisë, rreth 35 km në lindje të Durrësit dhe rreth 40 km në veriperëndim të Elbasanit, në një luginë të rrethuar nga Mali i Dajtit në lindje, kodrat e Kërrabës dhe Saukut në jug, kodrat e Vaqarrit dhe Yzberishtit në perëndim dhe ato të Kamzës në veri.[5]

1614, valiu i Shkodrës,[6] Sylejman pashë Bargjini nga Mulleti e ngriti në rangun e kasabasë,[7] por haset e përmendur që më 1418 në një dokument të Venedikut, duke qenë pjesë e viseve të banuara vazhdimisht që nga Epoka e Hekurit. Në kushtet e Luftës Ballkanike, paria e Tiranës shpalli pavarësinë 26 nëntor 1912 dhe u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë në 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet në 11 shkurt 1920. Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërsisë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtetuese. Ishte vendi qendror i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Sot qyteti po përjeton një periudhë të zhvillimit progresiv ekonomik, social dhe urban, me ndërtimin dhe rregullimin monumentale e parqeve, ndërtesave, duke përfshirë edhe rindërtimin e objekteve fetare të shkatërruara gjatë pushtimit turk dhe regjimit komunist.

Qyteti i Tiranës është qyteti më i madh i Shqipërisë dhe qendra më e madhe ekonomike, administrative, politike, industriale, mediale, akademike, sociale dhe kulturore e vendit.[8] Tirana ndodhet vetëm 17 km larg aeroportit "Nënë Tereza", i vetmi aeroport ndërkombëtar në Shqipëri i njohur dhe me emrin Rinas. Ky aeroport është hyja më e rëndësishme lidhëse ndërmjet Shqipërisë dhe pjesës tjetër të botës.[5] Tirana shtrihet në koordinatat 41.33° veri dhe 19.82° lindje.

Tirana ndodhet 110 metra mbi nivelin e detit. Lartësia e fushës së Tiranës është nga 20 m deri në 120 m, kurse dy malet më të larta rrëz të cilëve shtrihet janë Mali i Dajtit me 1612 m dhe Mali me Gropa me 1828 m.

Qyteti gjendet rreth 34 kilometra larg detit Adriatik në perëndim. Nga jugu dhe perëndimi rrethohet nga kodra relativisht të ulta, kurse nga ana veriperëndimore Tirana shtrihet mbi një zonë të rrafshët.

Në periferinë veriore kalon lumi i Tiranës. Disa kilometra më tutje nga ana jugore rrjedh lumi i Erzenit. Para reformës administrative të 2014, sipërfaqja e qytetit të Tiranës ishte rreth 31 km², ndërsa sipërfaqja e gjithë rrethit ishte 1288 km² dhe përfshinte katër qendra: Tiranën, Vorën, Krrabën dhe Kamzën si dhe 150 fshatra. Pas reformës administrative bashkia e Tiranës u zgjerua në 1,110.03 km² ndërkohë që rrethet si njesi administrative u shkrinë. Tirana gjithashtu është pjesë e qarkut të Tiranës që ka një sipërfaqe prej 1,652 km² dhe përfshin pesë bashki : Tiranën, Kamzën, Vorën, Kavajën dhe Rrogozhinën.

Qendrën e Tiranës e përshkon përroi i Lanës i cili në grykëderdhje bashkohet me lumin Ishëm.

Tirana ndodhet në të njëjtin paralel me Napolin, Madridin dhe Stambollin dhe në të njëjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin.

Në Tiranë mbizotëron një klimë nëntropikale-mesdhetare me rreshje dimërore dhe me temperatura mesatare vjetore në korrik + 24° Celsius dhe në janar +7° Celsius. Në vit bie 1 189 mm shi.


Tirana - Temperatura dhe reshjet mesatare mujore
Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrikk Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor
Temp. Maks. (°C) 12 12 15 18 23 28 31 31 27 23 17 14 Ø 20,9
Temp. Mini. (°C) −8 −8 −4 −1 3 6 11 10 5 1 −3 −7 Ø 0,4
Reshje (mm) 135 152 128 117 122 86 32 32 60 105 211 173 Σ 1.353
T
e
m
p
e
r
a
t
u
r
a
12
−8
12
−8
15
−4
18
−1
23
3
28
6
31
11
31
10
27
5
23
1
17
−3
14
−7
Jan Shku Mar Pri Maj Qer Kor Gush Shta Tet Nën Dhje
R
e
s
h
j
e
135
152
128
117
122
86
32
32
60
105
211
173
Jan Shku Mar Pri Maj Qer Korr Gush Shta Tet Nën Dhje


Pazari i qytetit ne fillim shekullin XX

Regjistrimi i tokave të qytetit u bë nën pushtimin osman, në vitet 14311432. Më 1614 Sylejman Pasha, e ngriti në rangun e kasabasë duke ndërtuar një xhami, një hamam dhe një imaret. Dy shekuj me vonë drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja. Dy lagjet më të vjetra të Tiranës kanë qenë ajo e Mujos dhe e Pazarit, të ndodhura sot në zonën mes qëndrës aktuale dhe rrugës së Elbasanit.

Si kryeqytet i përkohshëm Tirana u shpall më 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925. Në vitin 1990 Tirana numëronte vetëm 244.200 banorë. Aktualisht, dyndja masive e banorëve nga gjitha anët e tjera të vendit përdrejt kryeqytetit, të cilët shpresojnë të gjejnë aty punë dhe jetë me të mirë, e ka çuar popullsinë e Tiranës në mbi 1.000.000 banorë. Tirana, siç quhet dhe nga vendasit Zemra e Shqipërisë, është qyteti që lulëzon dhe zhvillohet më shpejt, ai është tepër ritmik dhe ofron mundësi të shumëllojshme aktiviteti jo vetëm për banorët vendas, por edhe atyre të huaj.

Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë në 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet në 11 shkurt 1920. Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtutetuese.

Në Historinë e Popullit Shqiptar, "Periudha e Pavarësisë" (28 nëntor 19127 prill 1939), në faqen 249 përmendet shpallja e Republikës Shqiptare nga Asambleja Kushtetuese dhe miratimi i statutit apo kushtetutës republikane, në të cilat Tirana shpallet përfundimisht kryeqytet i Shqipërisë.

Në Tiranë, përkundrazi kundërshtimi i Esat Pashë Toptanit, hëpërhë ishte eleminuar, për sa kohë ai ishte kundërshtar i qeverisë së Durrësit. Veç kësaj Tirana ndonëse kishte një popullsi të barabartë me atë të Elbasanit, kishte kushte më të mira për organet qeveritare. Këtu kishte më tepër ndërtesa të mëdha, më tepër lokale publike, më tepër rrugë të gjera, më tepër hotele. Duke marrë parasysh këto faktorë, qeveria e Lushnjës mori vendim më 9 shkurt 1920, që ta vendoste kryeqytetin e Shqipërisë përkohësisht në Tiranë, duke e lënë të hapur çështjen e vendosjes përfundimtare të kryeqytetit kur të mblidhej e para asamble kushtetuese. Me miratimin e të gjithë pjesëtarëve të Kongresit të Lushnjës, anëtarët e Këshillit të Lartë, së bashku me pjesëtarët e qeverisë dhe të Këshillit Kombëtar, hynë më 11 shkurt 1920 në Tiranë, fill pasi repartet e ushtrisë italiane ishin larguar nga qyteti dhe vendosur në Durrës. Banorët e Tiranës e pritën me entuziasëm hyrjen e organeve të larta shtetërore, në kryeqytetin e përkohshëm të Shqipërisë, të cilin asambleja kushtetuese e vitit 1925 e shpalli përfundimisht kryeqytet të saj. Sidoqoftë jeta e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë fillon më 11 shkurt 1920.[9]

Ekzistojnë disa hipoteza për prejardhjen e emrit Tiranë:

  1. Tiranë mendohet se vjen nga fjala Theranda, e përmendur në burimet e lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Të ranat, meqë fusha ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujërat nga malet përreth.
  2. Tirana vjen nga Tirkan. Tirkan ka qenë një kështjellë në shpat të malit të Dajtit. Akoma ekzistojnë rrënojat e kësaj kështjelle të lashtë që daton në fillimin e shekullit të parë para lindjes së Krishtit, e cila mendohet të këtë qenë kështjella që historiani bizantin Prokop (shek.VI), e quan kështjella e Tirkanit.
  3. Tirana vjen nga Greqishtja e Vjetër Tyros (Τύρος) që do të thotë bulmet. Në fushën e Tiranës, bëhej tregtimi i bulmetrave nga barinjtë e zonave përreth.
  4. Tirana ose Tirônë, siç quhet në dialektin e vendit, e ka origjinën nga mënyra se si thirreshin banorët e këtij vendi. Duke qenë se popullsia e vendosur në këtë territor vinte kryesisht nga malet e zonës përreth atëherë nga vendasit ato quheshin "Të rônë" (të rënë). Edhe sot, në gjuhën e përditshme, për familjet që vijnë nga zonat malore përdoret shprehja "kanë rënë (psh) në Durrës" (apo diku tjetër).[10]

Për herë të parë emri i Tiranës përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut.

Pjesë nga Mozaiku i Tiranës

Mozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës. Në vitin 1972, gjatë punës për ndërtimin e pallateve të bllokut "Partizani" në lagjen nr. 9 të qytetit të Tiranës, u zbuluan rrënojat e një ndërtese antike, njëri nga ambientet e të cilit ishte i shtruar me mozaik. Sipas autorëve, kemi të bëjmë me një qendër fshatare të shekujve të parë pas Krishtit që në fillim të shek. III u zëvendësua me një vilë fshatare (rustica). Salla me mozaik e pajisur dhe me një absidë ishte ambjenti kryesor i saj. Autorët mendojnë edhe që në shek. V-VI vendin e vilës e zuri një bazilikë paleokristiane. Pjesa e gërmuar e monumentit u rrethua dhe u vu në mbrojtje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK). Gjatë viteve 2003-2004 punimet e sistemimit të rrugëve dhe instalimeve të ndryshme të bllokut "Partizani" zbuluan pranë rrethimit të monumentit pjesë të tjera të kompleksit. Më kryesoret këtu ishin vaskat e fermentimit të mushtit të rrushit, por edhe pjesë të tjera muresh në dy pika të ndryshme. Brenda këtij kompleksi u zbuluan tre stela varresh të periudhës romake. Gërmimet e fundit përforcuan mendimin se kemi të bëjmë me një vilë fshatare, ndërkohë që nuk është gjetur asnjë e dhënë për transformimin në bazilikë paleokristiane të mbështetur nga autorët e gërmimit të parë të viteve ’70. Në mënyrë konvencionale, siti arkeologjik është emërtuar dhe njihet me emrin "Mozaiku i Tiranës".[11]

Kryebashkiakët e Tiranës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas pavarësisë (1912)
Zyber Hallulli
Servet Libohova
Ismail Ndroqi
Ali Begeja
Ali Derhemi
Xhemal Kondi
Fuat Toptani
Izet Dibra
Rasim Kalakula
Rexhep Jella
Abedin Nepravishta
Qemal Butka
Abedin Nepravishta
Qazim Mulleti
Omer Fortuzi
Halil Meniku


1913–1914
1915–1916
1917–1922
1922–1923
1923–1924
1924–1925
1925–1927
1927–1928
1928–1930
1930–1933
1933–1935
1936–1937
1937–1939
1939–1940
1940–1943
1943–1944

Pas luftës së dytë botërore
Llazar Treska
Ibrahim Sina
Isuf Keçi
Sabri Pilkati
Peço Kagjini
Sami Gjebero
Ibrahim Sina
Sami Gjebero
Irfan Çelkupa
Rifat Dedja
Sabri Pilkati
Rifat Dedja
Sabri Pilkati
Myqerem Fuga
Ndue Marashi
Nesip Ibrahimi
Jashar Menzelxhiu
Llambi Gegprifti
Leandro Zoto
Llambi Gegprifti


1944–1945
1947–1949
1950–1951
1951–1951
1951–1952
1953–1954
1954–1955
1956–1957
1957–1958
1958–1961
1961–1962
1962–1964
1965–1966
1970–1973
1974–1975
1976–1983
1984–1985
1986–1987
1987–1988
1989–1990

Pas rëniës së komunizmit
Tomor Malasi
Sali Kelmendi
Albert Brojka
Edi Rama
Lulzim Basha
Erion Veliaj


1991–1992
1992–1996
1996–2000
2000–2011
2011–2015
2015–

Që nga tetori i vitit 2000 deri më 23 maj 2011 kryetar i bashkisë se Tiranës ishte piktori dhe lojtari i dikurshëm i basketbollit, si dhe për një kohë të shkurtër ministër i kulturës, rinisë dhe sportit, Edi Rama. Në tetor të vitit 2003 ai u rizgjodh sërish pas zgjedhjeve komunale. Paraardhësit e tij të viteve '90 ishin kryebashkiakët Sali Kelmendi (1992–1996) dhe Albert Brojka (1996–2000) të Partisë Demokratike (PD). Më 23 maj 2011 kryetari i ri i bashkisë u shpall Lulzim Basha një i diplomuar në një nga universitetet më të njohur të Europës i cili fitoi zgjedhjet e 8 majit 2011 ndaj ish kryetarit të Bashkisë, Edi Rama.

Këshilli Bashkiak

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
PBDNJPartia Republikane ShqiptareLSIPDPS


Burimi: http://www.tirana.gov.al/ Arkivuar 14 prill 2011 tek Wayback Machine

Këshilli Bashkiak zgjidhet për një periudhë 4-vjeçare. Mandati i këshilltarit është i vlefshëm nga koha që këshilltarët bëjnë betimin dhe e nënshkruajnë atë, deri në konstituimin e këshillit pasardhës. Mandati i këshilltarit pushon para afatit 4-vjeçar në rastet që parashikon neni 27, pika 4 (gërmat a, b, c, c, d, dh, e, ë) e ligjit 8652, dt.31.07.2000, Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore. Këshilltari që mbaron mandatin para kohe në përputhje me ligjin, lëshon një deklaratë me shkrim ku shpjegon arsyet përkatëse.[12]

Për zëvendësimin e tij komisioni i mandateve i paraqet Këshillit Bashkiak kandidatin e rradhës të listës shumëemërore të subjektit elektoral të cilit ai i përkiste duke ndjekur këtë rradhe pune:

  • Verifikon vlefshmërinë e mandatit
  • Harton procesverbalin dhe e lexon atë përpara këshillit
  • Organizon betimin e këshilltarit dhe nënshkrimin e tekstit prej tij

Në periudhën nga data e shpalljes së zgjedhjeve të rradhës deri në konstituimin e këshillit të ri, Këshilli Bashkiak ushtron funksione të kufizuara dhe merr vendime vetëm për raste të situatave emergjente.[12]

Këshilli Bashkiak i Tiranës përbëhet nga 55 këshilltarë. Ai ka 14 komisione të cilat janë:

  • Komisioni i Financave (7 anëtarë)
  • Komisioni Juridik (5 anëtarë)
  • Komisioni i Ekonomisë dhe Çështjeve Sociale (5 anëtarë)
  • Komisioni i Arsimit (5 anëtarë)
  • Komisioni i Shëndetësisë, Veterinarisë, Mbrojtjes së Mjedisit (5 anëtarë)
  • Komisioni i Shërbimeve Publike (5 anëtarë)
  • Komisioni i Rregullimit të Territorit (5 anëtarë)
  • Komisioni i Jashtëm (5 anëtarë)
  • Komisioni i Mandatave (5 anëtarë)
  • Komisioni i Rendit Publik dhe Mbrojtjes civile (5 anëtarë)
  • Komisioni i Strehimit (5 anëtarë)
  • Komisioni i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (5 anëtarë)
  • Komisioni i Kontrollit Financiar (5 anëtarë)
  • Komisioni i Vlerësimit të Figurave të Shquara të Qytetit (7 anëtarë)

Gjatë periudhës janar-qershor 2010, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar 14 Vendime.[12][13]

Njësitë bashkiake

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bashkia e Tiranës është ndarë në njëmbëdhjetë bashkitë të vogla.

Nr. Emri Emri zyrtar Popullsia[14] Drejtues[15]
1 Njësia Numër 1 Tirana 1 51,007 Trendelina Jaku
2 Njësia Numër 2 Tirana 2 72,801 Elez Gjoza
3 Njësia Numër 3 Tirana 3 43,100 Ergesta Nika
4 Njësia Numër 4 Tirana 4 66,795 Liri Qoshi
5 Njësia Numër 5 Tirana 5 74,936 Violeta Kika
6 Njësia Numër 6 Tirana 6 60,384 Adriatik Merko
7 Njësia Numër 7 Tirana 7 61,362 Gjinovefa Kadria
8 Njësia Numër 8 Tirana 8 37,931 Erjon Xhafa
9 Njësia Numër 9 Tirana 9 51,599 Adelina Albrahimi
10 Njësia Numër 10 Tirana 10 26,457 Arjan Hamiti
11 Njësia Numër 11 Tirana 11 61,095 Gentian Arapi
Zgjerimi i Tiranës nga viti 1990 në 2005.


Popullsia në vite
VitiPop.±% p.a.
17034—    
182012+0.94%
192310,845−0.10%
193735+8.73%
1955108,2+6.47%
1989324,532+3.28%
2001430,407+2.38%
2011557,422+2.62%
Source: [16][17][18][19][a][20]

Tiranës u përmend për herë të parë midis viteve 1372 dhe 1418 në dokumentet veneciane. Gjatë asaj kohe, ajo njihej si një fshat i vogël që përbëhej nga 60 zona të banuara, me rreth 1000 shtëpi dhe 7300 banorë. Marin Barleti (një historian dhe prift shqiptar nga Shkodra), Tiranë e Madhe dhe e Vogël. Në vitin 1583, qyteti kishte 110 zona të banuara me 2900 shtëpi dhe 20,000 banorë. Kur Sylejman Pasha themeloi qytetin në vitin 1614, ndërtimet e para në zonë ishin një xhami, një furrë dhe një hamam. Dy shekuj më vonë, kontrolli i qytetit u fitua nga familja fisnike Familja Toptani e Krujës dhe kishte vetëm 4000 banorë. Është vërejtur se dy lagjet më të vjetra ishin Mujos dhe Pazari, midis Sheshit Skënderbej dhe Rrugës së Elbasanit, në të dyja anët e lumit Lana. Në vitin 1820 popullsia e Tiranës ishte rreth 12.000 banorë. Pas Rënies se komunizmit në Shqipëri në vitin 1990, qyteti kishte rreth 250.000 banorë dhe që atëherë një fluks i madh nga pjesët e tjera të vendit e ka rritur popullsinë në 557,422 sipas censit të 2011, ndërkohë që rritja vazhdon dhe aktualisht.

Sipas Censit të 2011, përbërja fetare e bashkisë së Tiranës ishte 55.7% myslimane, 6.4% ortodokse, 5.4% katolike dhe 3.4% bektashi. Pjesa tjetër prej 29.1%, ishin kryesisht jofetarë (ateistë, agnostikë etj.) apo të padeklaruar.[21]

Kisha Katolike Romake përfaqësohet në Tiranë nga Kryepeshkopata e Tiranës dhe Durrësit, me Katedralen e Shën Palit, selinë e tanishme të prelatit. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë shërbehet nga Kryepeshkopi i Tiranës në Katedralen e Ringjalljes.

Indeksi Fischer i Çmimit, i cili matet nga Banka e Shqipërisë, tregon që gjatë vitit 2020-2021, çmimet e banesave në Tiranë janë rritur me 12,3%. [22][23] Indeksi i Çmimit për Tiranën u rrit me 46,7% ndaj periudhës bazë (2013).[24]


Sipas Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve deri në Mars të vitit 2007 në Tiranë janë 64 subjekte të liçensuara për ushtrim veprimtarie turistike si agjenci turistike udhëtimi dhe 18 njësi akomoduese turistike të liçensuara. Tabela e mëposhtme jep të dhëna mbi klasifikimin e njësive akomoduese turistike të licencuara.

Klasifikimi
Emërtimi Numër Dhoma Shtretër
Hotele me 1 yll 2 38 72
Hotele me 2 yje 2 37 51
Hotele me 3 yje 6 129 212
Hotele me 4 yje 4 364 706
Hotele me 5 yje 1 151 302
Hotele të tjera 3 100 193

Burimi:[25]

Kulla e Sahatit
Ura e Tabakëve

Disa nga pikat turistike që mund të vizitohen në Tiranë janë:

Hotele të njohura në Tiranë janë:

Kalaja e Petrelës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kalaja e Petrelës

Kalaja e Petrelës nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justinianit të I, në shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së Perandorisë. Është kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta, madje nga ana jugore dhe juglindore të thepisura, të cilat e kanë bërë kalanë shumë të mbrojtur. Ajo u ngrit në momentin kur Kalaja e Vilës, kala antike, e cila ndodhet përballë Kalasë së Petrelës, e humbi rëndësinë e saj. Ajo u ngrit kryesisht për qëllime ushtarake. Kalaja e Petrelës kontrollonte rrugën Egnatia, dega Durrës-Tiranë-Elbasan, e cila për kohën kishte rëndësi të veçantë. Në fillim të shek. XIV-të ishte nën sundimin e Topiajve, në atë kohë zotërues midis Matit e Shkumbinit, në një faqe të murit ruhet dhe emblema e parë e Topiajve.[26]

Barleti përmend Prezën si qyteza e Parthinëve. Fakti që e përmend Barleti tregon se ajo duhet të jetë ndërtuar para rrethimeve të Krujës dhe ndërtimi i saj duhet të jetë në fillim të shek. XV nga Topiasit të cilët ishin zotëruesit e kësaj zone. Me sa kuptohet, braktiset në kohën e Gjon Kastriotit dhe vetë i biri i tij. Pas pushtimit turk asaj iu bënë disa riparime, ndërmjet të tjerave u ndërtua edhe një xhami.[27]

Tirana shërben si qendra ekonomike e të gjithë vendit

Tirana është qendra më e rëndësishme industriale në Shqipëri. Për tu përmendur janë industria e lehtë dhe ushqimore si dhe industria ndërtimore, por edhe industria e ndërtimit të makinerive apo ajo e tekstileve dhe e përpunimit të qelqit. Si në të gjithë vendin ashtu edhe kryeqyteti i Shqipërisë ndodhet në një periudhë tranzicioni. Pas rrëzimit të diktaturës komuniste shumë vepra të dikurshme industriale kanë dalë pjesërisht jashtë përdorimit dhe nuk funksionojnë rregullisht. Por ndërkohë po merren masa të shpejta për rimëkëmbjen dhe vënjen sa më të shpejtë në punë të veprave ekzistuese dhe të reja. Shumica e popullsisë janë sot të punësuar në sektorin e tregtisë dhe atë të ndërtimit, në sektorin e shërbimeve publike, atë turistik dhe si punonjës të shtetit.

Transporti rrugor

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Autobusë të rinj

Tirana ndodhet rreth 40 km larg portit më të rëndësishëm të vendit, që ndodhet në Durrës. Qysh prej vitit 2000 dy qytetet lidhen me autostradë. Nga Tirana udhëtojnë përditë autobuzë për në qytetet më të rëndësishme të vendit. Autobusë të rinj, sipas të gjitha standardeve evropiane dhe me të gjitha kushtet e një shërbimi cilësor urban. Ashtu siç është premtuar, Bashkia e Tiranës fillon ndërhyrjen në mjetet e transportit publik si pjesë e paketës së masave të përmirësimit të shërbimit, hartuar në kuadër të strategjisë së transportit, në të cilën u konsiderua parësore përmirësimi i kushteve të komoditetit dhe të lëvizjes në shërbimin e Transportit Publik. E konsideruar si një revolucion i madh në standartet e transportit të Tiranës, ky rinovim do të shtrihet në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit, me vënien në funksionim të autobusëve të niveleve më të larta bashkëkohore.

Pikat e shtijes së aboneve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Operatori Linja Vendndodhja e agjensisë[28]
Tirana Urban Trans Porcelani – Sauku Rruga “Abdi Toptani” Nr.5
Ferlut Unaza Rruga “Muhamet Gjollesha” (Kioska përballë karburantit 'Start')
P.T.U.Udhetarëve Kombinat – Kinostudio Në Kryqëzimin e Rr. së “Kavajës” me Rr. “Ded Gjo Luli”
Tirana Lines Lapraka – Instituti Bujqësor Tek kioska në krah të Muzeut Kombëtar
Alba Trans Tirana e re 

Uzina autotraktori 

Tufina

Bulevardi Zogu i I, Nr. 97

Transporti hekurudhor

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Trena pasagjerësh të Hekurudhës së Shqipërisë udhëtojnë gjithashtu rregullisht për në qytetet e Durrësit dhe me tej për në Vlorë si dhe për në Pogradec dhe për në Shkodër.

Rinas gjendet Aeroporti Ndërkombëtar "Nënë Tereza", i cili është rreth 25 km larg nga Tirana. Linjat ajrore lidhin Tiranën direkt me metropolet e Evropës Perëndimore, Evropën Lindore dhe prej andej me mbarë botën. Qarkullimi rrugor vitet e fundit ka pasur nje rritje të jashtëzakonshme. Autobuzët, makina të shumta private dhe automjete të rënda transporti qarkullojnë në mbarë vendin. Perveç kësaj është planifikuar dhe ndërtimi i një linje hekurudhore, mbi të cilën do të qarkullojë treni ekspres nga Tirana për në aeroport dhe anasjelltas.

Institucione e Tiranës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Tirana parë nga pjesa jugore e qytetit
Sheshi Nënë Tereza me godinen e Universitetit Politeknik në sfond

Biblioteka Kombëtare u themelua në vitin 1922 dhe kishte 5000 vëllime.

Institute Arsimore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Godina e Kuvendit

Institucione qeveritare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Presidenca
  • Kryeministria
  • Kuvendi


Tirana dhe Dajti (2009)
  • Radio Tirana
  • Radio Kontakt
  • Plus 2 Radio
  • AMC Love Radio
  • Radio Italia
  • Radio Planet
  • Radio Tirana II
  • AlbaKarta Radio Dee-Jay
  • Radio 7
  • National Radio 1
  • Radio ALSAT
  • Radio Rock
  • Radio Ime
  • DW-Deutsche Welle
  • Radio NRG
  • VOA Europe
Kolonat
Tyrbja e Kapllan Pashës
  • Lagjja e parë e Tiranës ishte ajo e Bamit.
  • Xhamia në qendër të Tiranës, e quajtur Xhamia e Ethem Beut, filloi të ndërtohej më 1789 nga Molla beu i ardhur prej Petrelës dhe u përfundua më 1821 nga i biri, Haxhi Et’hem Beu, stërnipi i Sylejman Pashës. Për të punuan mjeshtërit më të mirë të Shqipërisë.
  • Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi Et’hem Beu rreth vitit 18211822 dhe u përfundua me ndihmat e familjeve të pasura të Tiranës. Montimi i sahatit u bë nga familja Tufina. Më 1928 u ble në Gjermani nga shteti shqiptar një Sahat modern dhe kulla u ngrit në lartësinë 35 m. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Sahati u dëmtua, por u rivu në punë në korrik të vitit 1946.
  • Ura e Tabakëve (përballë Parlamentit) daton në shekullin XVIII.
  • Tyrbja e Kapllan Pashës (pranë monumentit Ushtari i panjohur) është ndërtuar në vitin 1816.
  • Kalaja e Petrelës ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton në shekullin IV para Krishtit. Formën e saj aktuale e mori në shekullin e XIII nën sundimin e Topiajve dhe më vonë kaloi pronë e familjes së Kastriotëve.
  • Mali i Dajtit, në lindje të Tiranës është 1612 m i lartë.
  • Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm më 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925.
  • Tirana është kryeqendra botërore e bektashinjve nga viti 1925, vit kur bektashinjtë u ndaluan dhe u përzunë nga Turqia.
  • Rruga e Durrësit është hapur me 1922 dhe quhej «Nëna Mbretëreshë». Për ndërtimin e saj u prishën shumë shtepi e kopshte.
Sheshi Skënderbej
  • Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit më 1924 dhe fillimisht ka shërbyer si Klubi i Oficerëve. Aty, më 1 shtator 1928 Ahmet Zogu shpalli monarkinë.
  • Qendra e Tiranës është projektuar nga arkitektët të njohur italianë të periudhës musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini. Pallati i Brigadave (ish-pallati mbretëror), godinat e Ministrive, Banka Kombëtare dhe Bashkia janë vepra të tyre.
  • Bulevardi «Dëshmorët e Kombit» është ndërtuar në vitin 1930 me emrin Bulevardi Zogu I. Në periudhën e komunizmit pjesa nga Sheshi Skënderbej deri tek Stacioni i trenit u quajt Bulevardi Stalin.
  • Pallati i Kulturës, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Biblioteka Kombëtare, u përfundua më 1963. Ai u ndërtua mbi ish-pazarin e vjetër të Tiranës dhe tulla e parë u vendos nga Hrushovi më 1959.
  • Monumenti i Skënderbeut i ngritur më 1968, është vepër e Odhise Paskalit në bashkëpunim me Andrea Mano dhe Janaq Paço. Ai u vendos me rastin e 500 vjetorit te vdekjes së heroit kombëtar
  • Monumenti Nëna Shqipëri, 12 m i lartë, u përurua në varrezat « Dëshmorët e Kombit » më 1971.
  • Akademia e Shkencave u përfundua më prill 1972.
  • Galeria e Arteve Figurative u krijua më 1976 dhe në të përfshihen rreth 3200 vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj.
  • Muzeu Historik Kombëtar u ndërtua më 1981 dhe mozaiku në ballë të tij titullohet «Shqipëria».
  • Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, ish-muzeu Enver Hoxha u përurua më 1988. «Piramida» u projektua nga një grup arkitektësh nën drejtimin e Pranvera Hoxhës dhe Klement Kolanecit.
  • Ne shek. XVII, Tirana kishte reth 4000 banorë. Në vitin 1920 – 17.000 banorë. 1938 – 25.000 banorë.1945 – 40.000 banorë. 1990 – 250.000 banorë. Aktualisht, dyndja masive e banorëve nga gjithë pjesët e tjera të vendit drejt Metropolit, e ka çuar popullsinë e Tiranës mbi 700.000 banorë.
Tirana nga Dajti

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Burgen, Stephen (29 tetor 2018). "'Build it and they will come': Tirana's plan for a 'kaleidoscope metropolis'". The Guardian. Arkivuar nga origjinali më 20 nëntor 2020. Marrë më 20 nëntor 2020. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Akkam, Alia (13 tetor 2017). "The Capital of Albania Has Transformed Into a Lively, Affordable Destination". Vogue. Arkivuar nga origjinali më 20 nëntor 2020. Marrë më 20 nëntor 2020. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Hillsdon, Mark (27 shkurt 2017). "The European capital you'd never thought to visit (but really should)". The Telegraph. Arkivuar nga origjinali më 20 nëntor 2020. Marrë më 20 nëntor 2020. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Crevar, Alex (28 gusht 2015). "Tirana, Breaking Free From Communist Past, Is a City Transformed". The New York Times. Arkivuar nga origjinali më 20 nëntor 2020. Marrë më 20 nëntor 2020. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • McRae, Hamish (13 shtator 2008). "Albania: Charmed by Tirana". The Independent. Arkivuar nga origjinali më 4 korrik 2020. Marrë më 20 nëntor 2020. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Capolino, Patrizia (2011). "Tirana: A Capital City Transformed by the Italians". Planning Perspectives. 26 (4): 591–615. Bibcode:2011PlPer..26..591C. doi:10.1080/02665433.2011.601610. S2CID 143255786. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  1. ^ "Kryetari i Tiranës". Bashkia Tiranë. Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2020. Marrë më 23 shtator 2020. {{cite web}}: Mospërputhje stampash kohore te |archive-date= / |archive-url=; sugjerohet 24 shtator 2020 (Ndihmë!)
  2. ^ "Municipal chairman of Tirana" (në anglisht). Bashkia Tiranë. Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2020. Marrë më 23 shtator 2020.
  3. ^ "Pasaporta e Bashkisë Tirana". Porta Vendore. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2021. Marrë më 6 tetor 2021.
  4. ^ "Bashkia Tirana". Albanian Association of Municipalities (AAM). Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2020. Marrë më 12 tetor 2020.
  5. ^ a b "Tirana, kryeqyteti me zhvillim të vrullshëm" (PDF). 21 maj 2011. Arkivuar nga Dokumenti origjinali më 12 tetor 2011. Marrë më 21 maj 2011. {{cite web}}: Shiko vlerën e |url= (Ndihmë!)
  6. ^ Day, Alan John (2002). East, Roger (red.). A political and economic dictionary of Eastern Europe (në anglisht). Routledge. fq. 567. ISBN 9781857430639.
  7. ^ Kiel, Machiel (2012) [1990]. Arkitektura osmane në Shqipëri (1385-1912). Përkthyer nga Holta Vrioni. Stamboll: IRCICA. fq. 378. ISBN 9789290632429.
  8. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Dokument Tirana1
  9. ^ "www.tirana.gov.al/Historia e Tiranës/Tirana kryeqytet". Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2010. Marrë më 9 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "www.tirana.gov.al/Historia e Tiranës/Tri hipotezat për prejardhjen e emrit të Tiranës". Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2011. Marrë më 9 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "www.tirana.gov.al/Historia e Tiranës/Të dhëna arkeologjike". Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2010. Marrë më 9 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ a b c www.tirana.gov.al/Bashkia/Këshilli bashkiak Arkivuar 26 gusht 2018 tek Wayback Machine 21 maj 2011
  13. ^ Dokumenti "6 mujori 2010" Arkivuar 4 tetor 2011 tek Wayback Machine 21 maj 2011
  14. ^ "Archived copy" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2011-06-11. Marrë më 2011-05-23. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  15. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 2 qershor 2017. Marrë më 1 qershor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  16. ^ "Albania: largest cities and towns and statistics of their population". Arkivuar nga origjinali më 5 dhjetor 2012. Marrë më 7 tetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) World Gazetteer.2009-12-01
  17. ^ Stampa:Sq icon Population statistics of the Municipality of Tirana Arkivuar 11 shtator 2008 tek Wayback Machine
  18. ^ Stampa:Sq icon Population projections from INSTAT Arkivuar 5 maj 2017 tek Wayback Machine
  19. ^ "Popullsia e Shqipërisë" (PDF). instat.gov.al. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 prill 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Pabarazitë në Tiranën e" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 qershor 2020. Marrë më 8 shkurt 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "INTAT GIS". Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Rriten me 45% çmimet e shtëpive në 9 vitet e fundit, kryesor Tirana". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  23. ^ "BSH: Çmimet e banesave u rritën me 9% vitin e kaluar, për Tiranën shtrenjtimi ishte 12.3%". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  24. ^ "REZULTATET E VROJTIMIT "TREGU I PASURIVE TË PALUAJTSHME" DHE INDEKSI I ÇMIMIT TË BANESAVE" (PDF). {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  25. ^ "www.tirana.gov.al >> Statistikat 06" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 shtator 2008. Marrë më 13 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "www.tirana.gov.al/Historia e Tiranës/Kalaja e Petrelës". Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2010. Marrë më 9 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "www.tirana.gov.al/Historia e Tiranës/Kalaja e Prezës". Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2010. Marrë më 9 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 12 dhjetor 2015. Marrë më 5 dhjetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  29. ^ "www.tirana.gov.al/Qytetarë Nderi/Konti Galeacio Ciano" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 tetor 2011. Marrë më 13 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ "www.tirana.gov.al/Qytetarë Nderi/Anton Jugov" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 tetor 2011. Marrë më 13 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ "www.tirana.gov.al/Qytetarë Nderi/Nikita Khrushov" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 tetor 2011. Marrë më 13 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ "www.tirana.gov.al/Qytetarë Nderi/Mahatir Bin Mohammed" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 tetor 2011. Marrë më 13 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ "www.tirana.gov.al/Qytetarë Nderi/Norman Wisdom" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 mars 2012. Marrë më 13 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ "www.tirana.gov.al/Qytetarë Nderi/Ibrahim Kodra" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 dhjetor 2010. Marrë më 13 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ "www.tirana.gov.al/Qytetarë Nderi/Wolfgang Schüssel" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 tetor 2011. Marrë më 13 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ "www.tirana.gov.al/Qytetarë Nderi/Osman Kazazi" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 tetor 2011. Marrë më 13 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ "www.tirana.gov.al/Qytetarë Nderi/Azem Hajdari" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 korrik 2011. Marrë më 13 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ "www.tirana.gov.al/Qytetarë Nderi/Ismail Kadare" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 dhjetor 2010. Marrë më 13 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ "www.tirana.gov.al/Qytetarë Nderi/Shefqet Ndroqi" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 tetor 2011. Marrë më 13 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  40. ^ "www.tirana.gov.al/Qytetarë Nderi/Hans Peter Furrer" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 dhjetor 2010. Marrë më 13 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  41. ^ "www.tirana.gov.al/Qytetarë Nderi/Sadik Kaceli" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 tetor 2011. Marrë më 13 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  42. ^ "www.tirana.gov.al/Qytetarë Nderi/Hysen Kazazi" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 tetor 2011. Marrë më 13 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  43. ^ "www.tirana.gov.al/Qytetarë Nderi/Dritëro Agolli" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 tetor 2011. Marrë më 13 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  44. ^ "www.tirana.gov.al/Qytetarë Nderi/Robert Shvarc" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 dhjetor 2010. Marrë më 13 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  45. ^ "www.tirana.gov.al/Qytetarë Nderi/Reshat Bardhi" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 dhjetor 2010. Marrë më 13 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  46. ^ "www.tirana.gov.al/Qytetarë Nderi/Rrok Mirdita" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 tetor 2011. Marrë më 13 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  47. ^ "www.tirana.gov.al/Qytetarë Nderi/Anastasi Janullatos" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 dhjetor 2010. Marrë më 13 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  48. ^ "www.tirana.gov.al/Qytetarë Nderi/Haxhi Hafis Sabri Koçi" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 tetor 2011. Marrë më 13 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  49. ^ "www.tirana.gov.al/Qytetarë Nderi/Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 tetor 2011. Marrë më 13 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  50. ^ "www.tirana.gov.al/Qytetarë Nderi/George Soros" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 tetor 2011. Marrë më 13 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  51. ^ ""Qytetar Nderi" historianit Kristo Frashëri - Bashkia Tirane". tirana.al. Marrë më 2023-02-27. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  52. ^ "Bashkia e Tiranës nderon me titullin "Qytetar Nderi" Adem Demaçi - Bashkia Tirane". tirana.al. Marrë më 2023-02-27. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)