Ilirologjia
Ilirologjia është një fushë ndërdisiplinore shkencore, objekt studimi i së cilës është trashëgimia materiale dhe burimet e shkruara për ilirët dhe Ilirinë. Si një disiplinë e veçantë shkencore, është studiuar ose studiohet në Universitetin e Tiranës, Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Tetovës, Universitetin e Podgoricës dhe Universitetin e Sarajevës si pjesë e studimeve themelore universitare ose pasuniversitare të shkencave historike. [1] [2] [3] [4]
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkrimet dhe interesimet e para për ilirët dhe Ilirinë kanë filluar me autorët antikë grekë, romakë e bizantinë si psh. Hesiodi, Hekateu i Miletit, Herodoti, Isokrati, Aristoteli, Tukididi, Demosteni, Ciceroni, Herodiani, Teopompi, Polibi,[5] Ptolemeu, Pseudo Skylaksi, Vellej Paterkuli,[6] Suetoni,[7] Skymni, Plutarku, Taciti, Varroni, Tit Livi, Pseudo-Apollodori, Virgjili, Gai Plini Secundi / Plini Plaku, Pomponius Mela, Kurt Rufi, Straboni, Diodori, Pausania, Pompe Trogu, Arriani, Apiani,[8] Dion Kasi / Cassius Dio,[9] Mark Justini, Atheneu, Polieni,[10] [11] [12] Stefan Bizantini, Jeronimi nga Stridoni, [13] [14] Kozmografi i Ravenës, etj.[15] [16]
Ndërkaq hulumtimet e mirëfillta shkencore në fushën e studimeve ilire nisën në fund të shekullit XVIII dhe fillim të shekullit XIX me kontributin e historianit dhe gjuhëtarit Johann Erich Thunmann, arkeologut Arthur Evans, gjuhëtarit Hans Krahe, etj. Ndërkohë paraqiten edhe pikëpamje dhe teori të tjera, si p.sh.: e ashtuquajtura Lëvizja ilire dhe teoritë panilire të cilat përpiqen t'i gjejnë ilirët edhe jashtë Gadishullit Ballkanik, [17] diku në Evropën Kontinentale, (kryesisht në Evropën Qendrore) madje deri në Evropën Veriore.[18]
Hulumtimet e mëvonshme arkeologjike, historike, gjuhësore, etnografike, onomastike, antropologjike, paleografike, etj., në fushën e studimeve ilire, të bëra sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XX, kanë bërë grupime të përcaktuara më mirë, pasi u gjetën mbishkrime më të reja dhe u gërmuan lokacione të shumta. Këto hulumtime demonstruan se kishte një vazhdim të pandërprerë të zhvillimit kulturor midis materialit arkeologjik të bronzit dhe epokës së hekurit, pra vazhdim etnik gjithashtu dhe kjo krijoi teorinë e autoktonisë ilire, me anë të së cilës kultura ilire shpjegohet si një kulturë e formuar në të njëjtin vend (Ballkani Perëndimor) nga kulturat më të vjetra të epokës së bronzit.
Ilirologjia në Shqipëri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Interesi për studimet ilire në Shqipëri ka nisur me Rilindjen Kombëtare Shqiptare dhe ka vazhduar krahas me zhvillimin e studimeve shkencore, arkeologjike dhe historike të Shqipërisë duke nisur qysh në shekullin XIX kur studiues të gjeografisë historike iu kushtuan lokalizimit dhe identifikimit të të dhënave nga burimet antike.
Kështu ndër të parët që vizitoi Shqipërinë dhe pastaj botoi udhëpërshkrimet e tij, ishte francezi François Pouqueville. Ndërkaq, anglezi William Martin Leake, nga udhëtimi që bëri në Shqipërinë e Jugut deri në Apoloni, botoi një përshkrim të hollësishëm të rrënojave të objekteve arkeologjike që i ranë në sy. Më vonë arkeologu francez Leon Heuzey vizitoi Shqipërinë dhe në studimin e tij u ndal kryesisht mbi Durrësin e Apolloninë. Në fillim të shekullit XX vizitoi Apolloninë dhe rrethinat e Vlorës ballkanologu Karl Paç. Ai është i pari që zbuloi qytetin e Amantias dhe më pas botoi një studim të hollësishëm mbi antikitetet që pa në Bylis, Klos, Berat etj.
Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë u krijuan kushte më të përshtatshme për zhvillimin dhe intensifikimin e hulumtimeve ilirologjike.
Gjatë Luftës së Parë Botërore erdhën në Shqipëri arkeologët austriakë Camillo Praschniker e Arnold Schober të cilët filluan kërkimet nga veriu i Shqipërisë në drejtim të jugut dhe i kushtuan vëmendje edhe monumenteve e qendrave arkeologjike ilire.
Në vitin 1924 një mision arkeologjik francez, nën drejtimin e arkeologut Leon Rey, fillon gërmimet sistematike në Apolloni, të cilat vazhduan deri në 1938-n dhe rezultatet u botuan në revistën "Albania". [19] Një mision tjetër arkeologjik italian në vitin 1926 filloi gërmimet në qytetin antik të Foinikes e më vonë edhe në Butrint. Në fillim misioni u drejtua nga arkeologu Luigi M. Ugolini [20] e më pas nga Pirro Markoni dhe Domenico Mustilli.[21][22]
Pas Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1990, hulumtimet dhe studimet ilirologjike janë bërë nga studiuesit shqiptarë. Kështu p.sh.: në Tiranë, në vitin 1948 u themelua Muzeu Arkeologjik - Etnografik, dhe më pas u krijua Sektori Shkencor i kërkimeve arkeologjike, nga i cili në vitin 1976 u formua Qendra e Studimeve Arkeologjike dhe në vitin 1991, Instituti i Arkeologjisë. Nga viti 1971 ka filluar të botohet edhe revista "Iliria" e cila ka shërbyer si pasqyrë e mendimit ilirologjik shqiptar. [23] Gjatë këtyre viteve veç Muzeut qendror arkeologjik dhe pavionit arkeologjik në Muzeun Historik Kombëtar, u ngritën edhe muzeume të profilit arkeologjik në Durrës, Apolloni, Butrint dhe Korçë, të cilët ruajnë objekte me vlera unikale.
Në Tiranë janë mbajtur edhe dy Kuvende të Studimeve Ilire dhe disa simpoziume. Kështu p.sh.: mes datave 15 – 20 shtator 1972 ka zhvilluar punimet Kuvendi i Parë i Studimeve Ilire në të cilin kanë marrë pjesë studiues dhe akademikë vendas dhe të huaj si: Eqrem Çabej, Skënder Anamali, A. Kelmendi, Hëna Spahiu, Ronald A. Crossland, Vladimir I. Georgiev, Carlo De Simone, Giuliano Bonfante, V. Meksi, Bahri Beci, S. Islami, etj. [24] Ndërkaq nga data 20 deri më 23 shtator të vitit 1985, në Tiranë, zhvilloi punimet Kuvendi i Dytë i Studimeve Ilire, i organizuar nga Qendra e Kërkimeve Arkeologjike e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Në këtë Kuvend morën pjesë rreth 250 pjesëmarrës duke përfshirë arkeologë, historianë, gjuhëtarë, etnografë e punonjës të institucioneve kërkimore e shkencore, arsimore e të kulturës, studiues nga të gjitha rrethet e vendit si dhe studiues të huaj nga Greqia, Turqia, Italia, Bullgaria, Hungaria, Franca, Belgjika, Holanda, R.F. Gjermane, R.D. Gjermane, Polonia dhe Britania e Madhe. [25]
Vitet 1991-1999 përbëjnë një etapë të re për arkeologjinë shqiptare, atë të bashkëpunimit me arkeologë të huaj. Janë realizuar ose vazhdojnë veprimtarinë e tyre, projekti shqiptaro-grek në Butrint, projekti shqiptaro-amerikan në Shpellën e Konispolit (Sarandë) dhe në zonën Apoloni-Bylis, projekti shqiptaro-francez në Apoloni dhe në Vendbanimin prehistorik të Sovjanit (Korçë) dhe projekti shqiptaro-anglez në Butrint. Gjatë viteve 2000 janë hartuar edhe projekte të tjera si dhe janë zhvilluar kërkime edhe në Durrës, Bylis e qendra të tjera arkeologjike. Në paraqitjen dhe zhvillimin e ilirologjisë si një disiplinë e pavarur shkencore në Shqipëri kanë dhënë kontribut të çmueshëm themeluesit e arkeologjisë si: Hasan Ceka, Frano Prendi, Selim Islami, Skënder Anamali, Muzafer Korkuti, etj., pastaj historianë dhe linguistë si Eqrem Çabej, Aleks Buda, Shaban Demiraj, Kristo Frashëri, etj. [2] [3]
Shumë artefakte arkeologjike të zbuluara gjatë hulumtimeve dhe gërmimeve profesionale nga arkeologë vendas dhe të huaj ndodhen sot në një varg muzeumesh në Shqipëri, si p.sh.: Muzeu Kombëtar i Arkeologjisë (Tiranë), Muzeu Historik Kombëtar, Muzeu Arkeologjik i Butrintit, Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Muzeu Arkeologjik i Apollonisë, Muzeu Arkeologjik i Korçës, Muzeu i Tumës së Kamenicës, etj.
Ilirologjia në Kosovë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Kosovë studimet ilire janë zhvilluar së bashku me zhvillimin e studimeve historike, studimet e burimeve të autorëve të lashtë, studimet klasike filologjike, hulumtimin e të dhënave teologjike, studimet topografike, sondazheve arkeologjike në terren, analizën e toponimeve, si deshifrimin e të dhënave epigrafike dhe historiografike. Të dhënat e para në lidhje me monumentet antike në Kosovë, u dokumentuan nga fundi i shekullit XIX deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore, një periudhë kohore, kur Kosova u vizitua nga studiues, udhëpërshkrues dhe arkeologë, si: Arthur Evans, Ami Boué, Johann Georg von Hahn, Felix Philipp Kanitz, Wilhelm Tomaschek, Konstantin Jireçek, Karl Patsch, Alfred von Domaschevski, Buday Arpad, Domenico Mustilli,[26] Vulic, etj. [27]
Në vitet ’50 të shekullit XX fillon një epokë e re për studimet antike dhe bashkë me këto edhe për studimet ilire të Kosovës, me hulumtime parahistorike si dhe të antikitetit. Zhvillimi i duhur i metodave kërkimore shkencore historike dhe arkeologjike fillon me themelimin e Muzeut të Kosovës në vitin 1949, pastaj Muzeut Arkeologjik të Prizrenit (1975) dhe më vonë edhe Parkut Arkeologjik (Lapidariumit) pranë Muzeut të Kosovës, duke bërë që studimet profesionale të bëhen me ndihmën e institucioneve të tjera përkatëse vendore dhe rajonale.
Në vitin 2003, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës themelon Institutin Arkeologjik të Kosovës, dhe që nga atëherë, vazhdimisht, përveç fushatave informuese në terren, shumë lokacione arkeologjike u gërmuan si dhe u regjistruan. Qysh atëherë studimet gjeofizike, gjeomagnetike, arkeometalurgjike dhe arkeobotanike u kryen në disa lokacione arkeologjike në bashkëpunim të ngushtë me partnerë nga Gjermania, siç është Instituti Arkeologjik Gjerman, dhe institucione të tjera përkatëse ndërkombëtare me të njëjtën qasje ndërdisiplinore. Komuna e Ferizajit posaçërisht ka qenë e pasur me gjetje arkeologjike. [28] Në zhvillimin e studimeve ilire në Kosovë kanë dhënë kontributin e tyre studiues dhe hulumtues si Zef Mirdita, Edi Shukriu, Naser Ferri, etj.
Ilirologjia në Mal të Zi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ilirologjia në Mal të Zi është një fushë studimi e rëndësishme që studion historinë, kulturën dhe trashëgiminë e popullit ilir, i cili dikur jetonte në territoret e këtij vendi. Në zonat si Malësia e Madhe, Dukla, Hercegovina e vjetër dhe pjesë të tjera të Malit të Zi, janë zbuluar shumë gjurmë të jetës ilire dëshmuar prej vendbanimeve të lashta dhe nekropoleve. Ilirologët malazezë kanë luajtur një rol thelbësor në këtë fushë, duke kryer studime arkeologjike, historike dhe gjuhësore që kanë nxjerrë në pah aspekte të ndryshme të jetës dhe kulturës ilire.[29]
Një nga kontributet më të rëndësishme të këtyre studiuesve është zbulimi i qytetit antik të Dokleas, afër Podgoricës, që ishte një qendër e rëndësishme e fisit ilir të dokleatëve. Arkeologët kanë gjetur dhe studiuar një sërë artefaktesh, duke përfshirë armë, mjete dhe bizhuteri, që japin informacion të vlefshëm për teknologjinë, besimet dhe zakonet e ilirëve. Gjithashtu, studimi i gjuhës ilire përmes mbishkrimeve dhe emrave personalë ka kontribuar në ndriçimin e aspekteve të pazbuluara më parë të gjuhës dhe strukturës së saj.[30]
Hulumtimi i ilirologëve malazezë është zgjeruar edhe në kulturën shpirtërore dhe materiale të ilirëve, duke përfshirë numizmatikën, arkitekturën, skulpturën dhe traditat e tyre. Këto studime ofrojnë një pasqyrë më të plotë të identitetit dhe vlerave të popullit ilir, duke e ndihmuar kuptimin e rëndësisë së kësaj trashëgimie të lashtë në historinë e Malit të Zi.
Me zbulimin dhe analizën e artefakteve dhe monumenteve ilire, ilirologjia vazhdon të kontribuojë në vlerësimin e trashëgimisë së këtij populli të lashtë, duke dëshmuar se ndikimi i ilirëve vazhdon të jetë i rëndësishëm për kulturën dhe historinë e Malit të Zi.[31]
Ilirologjia në Bosnje dhe Hercegovinë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në zhvillimin e ilirologjisë në Bosnje dhe Hercegovinë kanë dhënë kontribut: Alojz Benac (1914-1992) dhe Borivoj Çoviq (1927-1995). Përveç dy të përmendurve, ligjëratat në këtë drejtim u mbajtën nga shkencëtarë si Zdravko Mariq (1930-2006) dhe Enver Imamoviq (1940-). Prof.dr.sc. Enver Imamoviq ishte gjithashtu drejtues i studimeve pasuniversitare në fushën e studimeve ilire, në Fakultetin Filozofik të Sarajevës nisur pas luftës së fundit në Bosnje - Hercegovinë (1992-1995) dhe gjenerata e fundit e studimeve pasuniversitare në këtë formë u regjistruan në vitin akademik 2007/2008.
Shumë arkeologë dhe historianë të mëdhenj sllavë të jugut, por edhe shqiptarë dhe evropianë janë marrë me studimin e trashëgimisë materiale dhe shpirtërore të ilirëve, siç janë M. Garašanin, F. Papazoglu, D. Rendić-Miočević, P. Lisičar, M. Budimir, J. Wilkes, Aleksandër Stipçeviq, M. Parović-Pešikan, Hans Krahe, LJ. Popović, M. Zaninović, M. Suić, etj.
Shkolla Arkeologjike e Sarajevës dha gjithashtu një kontribut të madh në hulumtimin e bashkësive ilire. Ka vepra të akademikëve A. Benac, B. Čović, më pas Z. Marić, B. Raunig, V. Pashkvalina, E. Pašalić, M. Kosorić, E. Imamoviq, B. Marijana, S. Mesihovic.
Shumë materiale ilire nga zonat sllave të jugut janë sot në muze si Muzeu Kombëtar i BiH, Muzeu i Republikës Serbe në Banja Lluka, Muzeu i Atdheut në Travnik, Muzeu i Hercegovinës në Trebinje, Muzeu i Zenicës dhe një varg muzeumesh në vendet fqinje si Muzeu Arkeologjik në Zagreb, Muzeu Arkeologjik i Zarës, Muzeu Arkeologjik në Split, Muzeu Kombëtar në Beograd, Muzeu Kombëtar i Malit të Zi në Cetinje, etj.[32]
Ilirologjia në vende tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Austri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Paraqitjes dhe zhvillimit të interesimeve për studimet ilire në Austri i ka kontribuar formimi i njësisë administrative në kohën e Perandorisë Austriake të njohur si Mbretëria ilire (1816 - 1849). Kontributin e tyre në këtë drejtim e kanë dhënë edhe hulumtues dhe studiues si, Georg Veith,[34] Theodor Anton Ippen, Camillo Praschniker, Arnold Schober, Carl Patsch, Alfred von Domaszewski, Franz Glaser, etj.
Bullgari
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Paraqitjes dhe zhvillimit të studimeve ilire në Bullgari i kanë paraprirë studiuesit dhe hulumtuesit si Bogdan Filov,[35] Alexander Fol, Velizar Velkov,[36] Vladimir I. Georgiev, Georgi I. Georgiev, Ljuba Ognenova-Marinova, [37] etj.
Francë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në paraqitjen dhe zhvillimin e studimeve ilire në Francë ka ndikuar formimi i të ashtuquajturave Provincave ose Krahinave Ilire në kohën e Napoleon Bonapartës. Kontributin e tyre në këtë drejtim e kanë dhënë gjithashtu edhe hulumtues e studiues si, Henri Cons,[38][39] Pierre Bauron, Leon Heuzey, Leon Rey, Alain Ducellier, Pierre Cabanes, Olivier Picard, etj.
Greqi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fushën e studimeve ilire në Greqi janë dalluar, Julia Vokotopoulou, Joana Andreou, Aris Poulianos, Evangelos Chrysos, etj.
Gjermani
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Gjermani studimet ilire nisin me kontributin e Johann Georg von Hahn dhe veprën e tij me titull Albanesische Studien botuar në vitin 1854 për të vazhduar me kontributin e Theodor Mommsen,[40] pastaj, Curt Schüt me veprën, Untersuchungen zur Geschichte der Alten Illyrier (Kërkime në Historinë e Ilirëve të Lashtë) botuar në vitin 1910. Një kontribut të konsiderueshëm e kanë dhënë edhe studiues të tillë si Hans Krahe, [41] [42] [43] Georg Stadtmüller, etj.
Hungari
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fushën e studimeve ilire në Hungari janë dalluar studiuesit: Lajos Thallóczy, Franc Nopça, Buday Arpad,[44] Janos Szilagyi, János Nemeskéri,[45] János Harmatta,[46] Géza Alföldy, etj.
Itali
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zhvillimit të studimeve ilire në Itali i kanë kontribuar studiues të tillë si, Carlo Marchesetti, Luigi M. Ugolini, Pirro Marconi, Domenico Mustilli, Vittore Pisani, Francesco Ribezzo,[47] [48] Giuliano Bonfante, Pellegrino C. Sestieri, Attilio Stazio,[49] Carlo De Simone, etj.
Kroaci
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Kroaci interesat për studimin e ilirëve kanë një histori të gjatë fillet e të cilës vërehen me përpjekjet e para hulumtuese të Marko Marulićit (1450 - 1524) dhe Vicko Prodićit (1628 - 1663). Zhvillimit të mëtutjeshëm të studimeve ilire në Kroaci i dha një kontribut të konsiderueshëm edhe e ashtuquajtura Lëvizja ilire dhe ideologu i saj kryesor Ljudevit Gaji (1809 - 1872). Në vitin 1878 në Zagreb themelohet Shoqata Arkeologjike Kroate (Hrvatsko arheološko društvo) rreth të cilës u mblodhën një varg studiuesish mes të cilëve me kontributin e tyre në këtë drejtim janë dalluar edhe Šime Ljubić (1822 - 1896), Frane Bulić (1846 - 1934), Josip Brunšmid (1858 - 1929), Anton Mayer (1883 - 1957) Marin Zaninovic (1930 - 2022) dhe sidomos historiani kroat me prejardhje arbëreshe Aleksandër Stipçeviq (1930 - 2015)
Poloni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fushën e studimeve ilire në Poloni janë dalluar Wacław Cimochowski, Włodzimierz Pająkowski, Piotr Dyczek, etj.
Rumani
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Paraqitjes dhe zhivillimit të studimeve ilire në Rumani i kanë kontribuar studiues të tillë si Radu Vulpe, Vladimir Dumitrescu, Ioan I. Russu,[50] Mircea Petrescu-Dâmbovița, Emil Condurachi, etj.
Slloveni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zhvillimit të interesimeve për studimin e ilirëve në Slloveni i ka kontribuar themelimi i të ashtuquajturave Krahinave (Provincave) Ilire në vitet 1809 - 1814 në kohën e Napoleon Bonapartes e po ashtu edhe themelimi i njësisë administrative austriake të njohur si Mbretëria ilire (1816 - 1849). Në fushën e studimeve ilire në Slloveni është dalluar sidomos Marjeta Šašel Kos me një varg veprash në këtë drejtim.
Zvicër
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Zvicër është dalluar historani nga Gjeneva, Willy Borgeaud (1913 - 1989), me veprën "Les Illyriens en Grèce et en Italie." Genf 1943 (doctarat ès lettres).
Trashëgimia artistike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]William Shakespeare zgjodhi një Iliri të trilluar si një ambient për shfaqjen e tij Nata e Dymbëdhjetë. (Në filmin e modernizuar me titull She's the Man (Ajo është burrë), inspiruar nga vepra e Shekspirit, ky funksion kryhet nga "Shkolla e Mesme Illyria" në Kaliforni). Shekspiri përmend rajonin e Ilirisë gjithashtu në Pjesën 2 të shfaqjes Henry VI. [51] Një histori e gjerë e Ilirisë nga Charles du Fresne, sieur du Cange, u botua nga Joseph Keglevich në vitin 1746. [52]
Në vitin 1935 botohet romani me titull Illyrian spring (Pranvera ilire) e shkrimtares angleze Ann Bridge. Toka e Ilirisë është vendi ku ndodh ngjarja edhe në veprën me titull Les Mains Sales (Duart e ndyra - 1948) të autorit Jean-Paul Sartre e po ashtu edhe në veprën me titull, Illyrian Adventure - Aventura ilire (1986) e shkrimtarit Lloyd Alexander. Edhe ngjarja e romanit të vitit 1970, me titull The Blood Oranges i shkruar nga John Hawkes është vendosur në një Iliri të trilluar. [53]
Illyria është një karakter filmik, një engjëll në serialin televiziv prej 110 epizodash, me titull "Angel", shfaqur mes viteve 1999 - 2004. [54] Në vitin 2002 shkrimtari Briony Lavery shkroi dramën me titull "Illyria" e cila u botua bashkë me një koleksion dramash në vitin 2007. [55] Në vitin 2006 shkrimtarja Elizabeth Hand boton romanin me titull "Illyria" për të cilin në vitin 2008 fitoi Çmimin World Fantasy. [56] Në vitin 2017 shkrimtari Richard Nelson botoi dramën me titull "Illyria". [57]
Figura e Mbretëreshës Teutës gjithashtu është trajtuar në fushën e artit letrar si nga autorët e huaj ashtu edhe nga autorët shqiptare. Kështu p.sh.: në vitin 1844 shkrimtari kroato-grek Dimitrija Demeter shkroi veprën me titull "Teuta" që paraqet një dramë për një mbretëreshë ilire dhe për mosmarrëveshjet tragjike në vendin e saj që ka rezultuar me rrënimin e shtetit dhe lirisë së popullit antik ilir.[58] Në vitin 1973, Nada Ćurčija Prodanović publikon veprën me titull "Teuta, Mbretëreshë e Ilirisë" (Teuta, Queen of Illyria). Më pas, janë shkruar dhe botuar edhe disa vepra: Romani me titull "Ilirja" (frëngjisht: L'Illyrienne, kroatisht: (Ilirka) shkruar nga shkrimtarja kroato-franceze Flora Dosen botuar në vitin 1986 në Paris, dhe 1988 [59] në Prishtinë e Zagreb.[60] Romani me titull "Teuta" shkruar nga Mirash Martinoviq, botuar në vitin 2004.
Nga autorët shqiptarë, Rexhep Qosja i ka kushtuar monodramën “Vdekja e një mbretëreshe” (1978) ndërsa Ekrem Kryeziu, i jep shumë vend në dramën ”Komploti ilir”. Romani "Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë," shkruar nga Mira Meksi, botuar në vitin 2014. Drama me titull "Mbretëreshë Teuta e Ilirisë" shkruar nga Përparim Kapllani. [61] Romani "Klithma e Mbretëreshës Teutë," shkruar nga Ajmone Sumaj Salihu, botuar në vitin 2015. Romani "Teuta e Ilirisë," shkruar nga Resmi Osmani, botuar në vitin 2014. [62] Libri për fëmijë me titull "Mbretëresha Teuta dhe princi i vogël" shkruar nga Përparim Kapllani dhe botuar në vitin 2017. [63] Në vitin 2019 Hana Noka publikon romanin me titull "Besa Po" që i kushtohet Mbretëreshës Teuta.[64]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Iliriku
- Feja ilire
- Fiset ilire
- Gjuha ilire
- Panilirizmi
- Detaria ilire
- Ilirët e vërtetë
- Heraldika ilire
- Monedhat ilire
- Antroponimia ilire
- Lista e fiseve ilire
- Mbretëria e Ilirisë
- Mbretëria Dardane
- Prefektura e Ilirikut
- Dardanët - Dardania
- Lista e librave mbi ilirët
- Lista e personaliteteve ilire
- Arsimi dhe edukata tek ilirët
- Lista e qyteteve antike në Iliri
- Teoria e autoktonisë së ilirëve
Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Andrea, Zh. (1985) Kultura ilire e tumave në pellgun e Korçës, Tiranë.
- Ardian, Axhanela (2004). Illyrian Bosnia and Herzegovina - An overview of a cultural legacy (në anglisht). Center for Balkan Studies, Online Balkan Center.
- Cabanes, P. (1976) L'Epire de la mort de Pyrros â la conquěte romaine, Paris.
- Cabanes, Pierre (1988). Les illyriens de Bardylis à Genthios (IVe-IIe siècles avant J.-C.) (në frëngjisht). Amazon Paperback.
- 40 Years of Socialist Albania, Tiranë 1982 (40 vite të Shqipërisë socialiste ).
- Buda, A. red. (1958) Historia e Shqipërisë. Tiranë. (Shqip)
- Buda, A. red. (1974) Kuvendi i Parë i Studimeve Ilire. (Tiranë, 15-20 shtator 1972). Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë.
- Ceka, Neritan (2013) The Illyrians to the Albanians. Tirana: Migjeni. ISBN 9789928407467
- Culture Populaire Albanaise, Botues: Instituti për Kulturën e Popullit i Akademisë së Shkencave, Tiranë.
- Die Albaner und ihre Gebiete, Tiranë 1986 (Shqipëtarët dhe trojet e tyre).
- Drini, F. (1985) Bibliografi e Arkeologjisë dhe e Historisë së Lashtë të Shqipërisë 1972-1983, Tiranë 1985
- Etnographie Albanaise, Botues : Instituti për Kulturën e Popullit pranë Akademisë së Shkencave, Tiranë.
- Evans, Arthur (1885) Ancient Illyria, An Archeological Exploration (Iliria e lashtë. Një hulumtim arkeologjik). London (Anglisht)
- Georg von Hahn, Johann (1854) Albanesische Studien. 3 vols. Jena: F. Mauko, 1854; Vienna: Hof- und Staatsdruckerei, 1853 (reprint Dion.Karavias, Athen 1981)
- Hammond, N. G. L. (1967) Epirus. The Geography, the Ancient Remains, the History and the Topography of Epirus and Adjacent Areas, Oxford.
- Hetzer, A. - V.S. Roman, Albanien. Ein Bibliographischer Forschungsbericht, 1983.
- Imamovic, Enver. "On elements of political organization of illyrian communities". 'Prilozi', 30, Sarajevo, 2001., pages. 25-41 (në anglisht). Marrë më 9 shkurt 2016.
- Islami, S. red. (1985) Les Illyriens (Ilirët). Tiranë (Frengjisht & Shqip)
- Islami, Selim (red) (1979). Ilirët dhe Iliria te autorët antikë. Prishtinë: Rilindja.
- Islami, S. Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, 1965, 1979, 2002, Tiranë, Prishtinë
- Karaiskaj, Gj. (1981) Pesë mijë vjet fortifikime në Shqipëri, Tiranë.
- Koch, G. u.a., Albanien. Kulturdenkmale eines unbekannten Landes aus 2200 jahren, Marburg 1985.
- Koka, A. (1985) The Illyrian Prehistorical Culture in Albania, Tiranë.
- Korkuti, M., in P.R. Franke, Albanien im Altertum, s.u 2.1
- Kulpok, A. (1981) Europas letzte Geheimnis - Albanien, Frankfurt (E mëshefta e fundit e Evropës).
- Iliria Revistë Arkeologjike, Botues : Instituti i Arkeologjisë i Akademisë së Shkencave, Tiranë.
- Petit Palais (1974/75) L'Art Albanais â travers les siěcles, Paris, Musée du Petit Palais.
- L'Arte Albanese nei secoli, (1985) Roma, Museo nazionale preistorico etnografico Luigi Pigorini
- Lexikon des Mitelalters I, Munchen 1980.
- Lendvai, P. (1985) Das einsame Albanien, Zurich (Shqipëria e vetmuar) .
- Lienau, C. - Prenzing, G. (1986) Beitrage zu Geographie und Geschichte Albaniens, Munster (Të dhëna mbi gjeografin dhe historin e Shqipërisë)
- Mirdita Z. (1975) Ilirët dhe etnogjeneza e popullit shqiptar, Prishtinë
- Monumentet, Botues : Instituri për Mirëmbajtjen e Përmendoreve, Tiranë.
- Papazoglu, Fanula (1969, 1981) The Central Balkan Tribes in Pre-Roman Times (Srednjobalkanska plemena u predrimsko doba), Sarajevë
- Përzhita, Luan (2009) Mbretëria Dardane (Histori e shkurtër e shtetit 2400 vjeçar). BotArt, Tiranë
- Patsch, Carl (1904) Das Sandschak Berat in Albanien, Wien, Nachdruck Nendel 1976.
- Pollo, Stefanaq & Puto, Arben (1981) The history of Albania from its origins to the present day. Ass. by Kristo Frasheri, Skënder Anamali; transl. by Carol Wiseman, Ginni Hole. London: Routledge & Kegan. ISBN 071000365X
- Praschniker C. - A.Schober, Archeologische Forschungen in Albanien und Montenegro, Wien 1919, Nachdruck Nendel 1976.
- Praschniker, C. Muzakhia und Malakastra, in: Jahreshefte des Osterreichischen Archologischen Instituts 21/22, 1922-24 Beiblatt 1-224.
- Prendi, F. (1982) The Prehistory of Albania, in : Cambridge Ancient History I, Cambridge, 187 fq.
- Rey, Leon (1930) Guide d'Albania, Paris.
- Schütt, Curt (1910) Untersuchungen zur Geschichte der Alten Illyrier (Kërkime në Historinë e Ilirëve të Lashtë). Universität zu Breslau, Theiner & Meinicke OCLC 52407380 (Gjermanisht)
- Stanek, N (1987) Albanien. Land der Skipetaren, Munchen (Shqipëria. Vendi i Shkipetarëve).
- Šašel Kos, Marjeta (2005). Appian and Illyricum (në anglisht). National Museum of Slovenia (Narodni Muzej Slovenije). ISBN 978-961-6169-36-3.
- Stadtmuller, G. (1966) Forschung zur albanischen Frhgeschichte, Wiesbaden.
- Shukriu, Edi (1996) Dardania paraurbane (Studime arkeologjike të Kosovës), Dukagjini, Pejë
- Stipčević, Aleksander (1966) Gli Iliri (Ilirët). Milano (Italisht & Serbokroatisht)
- Studia Albanica, Botues: Akademia e Shkencave, Tiranë.
- Studime Historike, Botues: Instituti i Historisë pranë Akademisë së Shkencave, Tiranë.
- The Princeton Encyclopedia of Classical Sites, Princeton 1976.
- Theologische Realenzyklopadie II, Berlin 1978.
- W. Peinsipp, Das Volk der Shkypetaren, Wien 1985 (Populli i Shkypetarëve).
- Wilkes, John (1969) Dalmatia (History of the Provinces of the Roman Empire), Londër.
- Wilkes, John (1992) The Illyrians (Ilirët) Oxford (Anglisht & Shqip)
- Zavalani, Tajar (2015) History of Albania. Ed. by Robert Elsie, Bejtullah Destani. London: Centre for Albanian Studies, ISBN 9781507595671
Lidhje të jashme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Definimi i ilirologji tek WikiFjalori
- Revista "Iliria" asa.edu.al
- Koleksioni i Revistës Iliria (Shqip - Frengjisht)
- https://www.forumishqiptar.com/threads/73197-Me-Sir-Arthur-Evans-zuri-fill-ilirologjia
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ De Maria, Sandro (2003). "Léon Rey, Luigi Ugolini e le origini dell'archeologia albanese (Léon Rey, Luigi Ugolini dhe origjinat e arkeologjisë shqiptare)". Iliria (në italisht dhe shqip). 31: 83–104. Marrë më 31 gusht 2021.
- ^ a b https://www.persee.fr/doc/iliri_1727-2548_1998_num_28_1_1688
- ^ a b https://www.persee.fr/collection/iliri
- ^ Ceka, Neritan. 2013: The Illyrians to the Albanians. Tirana: Migjeni. ISBN 9789928407467
- ^ Bajrić, Amela (2014). Illyrian Queen Teuta and the Illyrians in Polybius's passage on the Roman mission in Illyria (në kroatisht). Vjesnik Arheološkog muzeja u Zagrebu.
- ^ Velleius Paterculus. Compendium of Roman History / Res Gestae Divi Augusti (Loeb Classical Library, No. 152), 1867; Harvard University Press (1867); ASIN: B01JXR6R1Q
- ^ Suetonius, The Life of The Twelve Caesars (The Life of Tiberius) Penguin Classics, revised edition, 2007;ISBN 978-0140455168
- ^ Šašel Kos, Marjeta (2005). Appian and Illyricum (në anglisht). National Museum of Slovenia (Narodni Muzej Slovenije). ISBN 978-961-6169-36-3.
- ^ Cassius Dio. Roman History, Vol 6, Books. 51–65 (Loeb Classical Library), Loeb, 1989; ISBN 978-0674990920
- ^ Jaupaj 2019, p. 81
- ^ Hammond & Griffith 1972, p. 21
- ^ Cabanes 2002a, p. 51
- ^ Ilirët dhe Iliria te autorët antikë (Përmbledhje) balkancultureheritage.com
- ^ Ilirët dhe Iliria te autorët antikë. Burime të zgjedhura për Historinë e Shqipërisë (Les Illyriens et l'Illyrie ches les auteurs antiques. Sources choisies pour l'Histoire d'Albanie), Vëll. I & II. Tiranë, Prishtinë, 1965, 1979, 2002. Ed. S.Islami. Lit.ed. B.Jubani. Prepared by: F.Prendi, H.Ceka, S.Islami and S.Anamali. Review: V.Kamsi.
- ^ Cabanes 2002b, p. 163
- ^ Greenwalt 2011, p. 281
- ^ Krahe, Hans (1962). "Die Struktur der alteuropäischen Hydronomie". Abhandlungen der Geistes- und Sozialwissenschaftlichen Klasse (në gjermanisht). 5: 285–341.
- ^ Pokorny, Julius (1936). "Substrattheorie und Urheimat der Indogermanen". Mitteilungen der Anthropologischen Gesellschaft (në gjermanisht). 66: 69–91.[lidhje e vdekur]
- ^ Léon Rey. Albanie, Revue d'archéologie, Paris 1925-1939, 6 vëllime
- ^ Ugolini, Luigi Maria; Liberati, Annamaria; Miraj, Lida (2003). The Theatre at Butrint: Luigi Maria Ugolini's Excavations at Butrint 1928-1932 (Albania Antica IV) (në anglisht). British School at Athens. ISBN 978-0-904887-44-0.
- ^ Luigi M. Ugolini, Albania antica, Roma 1927, 1932,1942, Vëll. 1 OCLC 1255391913 Vëll.2 OCLC 162765171 Vëll. 3 OCLC 255751868
- ^ Domenico Mustilli. La civilta preistorica dell'Albania, Roma 1940.
- ^ http://asa.edu.al/site/ia/?page_id=3984
- ^ Grup autorësh:Kuvendi I i studimeve ilire (Tiranë, 15-20 shtator 1972). Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 1974, OCLC 219214215
- ^ Grup autorësh:Kuvendi II i Studimeve Ilire. Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 1985 OCLC 901322242
- ^ Mustilli, Domenico. 1942. Archeologia del Kossovo. 1941-XX. In Estratto del volume “Le terre Albanesi redente”, I – Cossovo, 93–111. Roma: Reale Accademia d’ Italia. Centro Studi per l’Albania.
- ^ https://www.academia.edu/5230107/HARTA_ARKEOLOGJIKE_E_KOSOVES_I
- ^ https://www.academia.edu/5230204/HARTA_ARKEOLOGJIKE_E_KOSOVES_II
- ^ "ILIRSKO PORIJEKLO - Crnogorski Portal". crnogorski.portal.184 (në anglisht). 2018-01-21. Marrë më 2024-11-04.
- ^ "MONTENEGRINA - Istorija - Crna Gora do doseljavanja slovena". www.montenegrina.net (në anglisht). Marrë më 2024-10-24.
- ^ "Iliri, Sloveni, Crnogorci". Portal Analitika (në anglisht). Marrë më 2024-10-24.
- ^ Mesihovic, Salmedin (2018). Bitka za Ilirik (Battle for Illyricum): Batonian revolt (në boshnjakisht). Marrë më 30 janar 2019.
- ^ Selim Islami, red. (1985). Les Illyriens : Aperçu historique (në frëngjisht). LCCN 93178152. OL 1500464M.
- ^ Georg Veith (1914) Die Feldzüge des C. Iulius Caesar Octavianus in Illyrien in den Jahren 35-33 v. Chr. Hölder, Wien.
- ^ Filov, Bogdan. Die archaische Necropole von Trebenischte am Ohrida-See. Berlin und Leipzig, 1927
- ^ Фол, A. & Велков, В. Ролята на древните балкански народи (траки и илири) в историческото развитие на античния свят. – Археология 1, София, 1976, 1-7
- ^ Ognenova-Marinova, Ljuba (2016). ""Илирийският" надпис от Северна Албания" ["Illyrian" inscriptions from northern Albania]. Knizhen-pazar (në bullgarisht). Sophia, Bulgaria. Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2016. Marrë më 21 tetor 2016.
- ^ Henri Cons (1882) La Province romaine de Dalmatie, doctorat en Sorbonne: Paris : E. Thorin, 415 p.
- ^ Henri Cons. "Notice BNF" (në frëngjisht).
- ^ Stipčević, Aleksandar (2000). "Ilirologjia sot: Problemet dhe perspektivat" [Illyrology Today:Problems and Perspectives]. Dardania Sacra (2). Zagreb, Prishtinë. fq. 43–56. Marrë më 15 shtator 2021.
- ^ Hans Krahe:Die alten balkanillyrischen geographischen Namen. Carl Winter, Heidelberg 1925.
- ^ Hans Krahe:Lexikon altillyrischer Personennamen. Carl Winter, Heidelberg 1929.
- ^ Hans Krahe:Die Sprache der Illyrier. 2 Bde. 1: Die Quellen. Harrassowitz Verlag, Wiesbaden 1955. 120 S., ISBN 3-447-00534-3
2: Die messapischen Inschriften und ihre Chronologie von Carlo de Simone.
Die Messapischen Personennamen von Jürgen Untermann. 1964, ISBN 3-447-00535-1. - ^ Buday Arpad, Regerzet Kutatas Albaniaban, Dolgozatog az erdeleye nemzeti Muzeum erem e regesegtararol Kolozvar, 1918
- ^ Nemeskéri Jànos. Les traits anthropologiques et démographiques des Illyriens / Tiparet antropologjike dhe demografike të Ilirëve. In: Iliria, vol. 16 n°1, 1986. Kuvendi II i Studimeve Ilire. IIe colloque des Etudes Illyriennes (Tiranë, 20-23. XI. 1985) pp. 299-310. DOI : https://doi.org/10.3406/iliri.1986.1406 www.persee.fr/doc/iliri_1727-2548_1986_num_16_1_1406
- ^ Harmatta, János (1967). "Zum Illyrischen". Acta Antiqua Academiae Scientiarum Hungaricae (në gjermanisht). 15: 231–234.
- ^ Francesco Ribezzo, Premesse storico-lingvistiche sull’autonomia illirica degli Albanesi, Rivista d’Albania, 1/I940, fase. 2. fq. 114- 141
- ^ Francesco Ribezzo. Problemi glottologici illiro - albanesi. Rivista d’Albania. 2/1941. fase 4. fq. 334 – 346
- ^ Stazio, Attilio. (1976) Marrëdhëniet ndërmjet dy brigjeve adriatike nëpërmjet dokumentimit numismatik - I rapporti tra le due sponde adriatiche attraverso la documentazione numismatica. In: Iliria, vol. 4, 1976. Premier colloque des Etudes Illyriennes (Tirana 15-20 septembre 1972) – 1. pp. 317-318. DOI : https://doi.org/10.3406/iliri.1976.1192, www.persee.fr/doc/iliri_1727-2548_1976_num_4_1_1192.
- ^ Ioan I. Russu (1969) Illirii : istoria, limba și onomastica, romanizarea. Bucuresti OCLC 583192863
- ^ "Henry VI, part 2: Entire Play". shakespeare.mit.edu (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2020. Marrë më 23 shtator 2021.
- ^ du Fresne, Charles (1746). Illyricvm Vetvs & Novum: Sive Historia Regnorvm Dalmatiae, Croatiae, Slavoniae, Bosniae, Serviae, atqve Bvlgariae (në frëngjisht). Posonii: Typis Haeredvm Royerianorvm.
- ^ Hawkes, John; Scholes, Robert (1972). "A Conversation on "The Blood Oranges" between John Hawkes and Robert Scholes". NOVEL: A Forum on Fiction (në anglisht). 5 (3): 203–204, 197–207. doi:10.2307/1345277. JSTOR 1345277.
- ^ Macnaughtan, Don (2011). The Buffyverse Catalog: A Complete Guide to Buffy the Vampire Slayer and Angel in Print, Film, Television, Comics, Games and Other Media, 1992–2010, 326p. McFarland. ISBN 978-0786446032.
- ^ Lavery, Bryony (2007) "Plays 1: Bryony Lavery" Faber and Faber ISBN 978-0-571-23465-3
- ^ World Fantasy Convention (2010). "Award Winners and Nominees" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2010. Marrë më 4 shkurt 2011.
- ^ Clement, Olivia. "Richard Nelson’s 'Illyria' Opens Off-Broadway" Playbill, October 30, 2017
- ^ https://books.google.com/books?id=AX9cAAAAcAAJ
- ^ https://books.google.com/books?id=W9lXDwAAQBAJ
- ^ https://books.google.com/books?id=7se4tgAACAAJ
- ^ https://books.google.com/books/about/Mbret%C3%ABresh%C3%AB_Teuta_e_Ilirise.html?id=EgLCoQEACAAJ
- ^ http://www.zemrashqiptare.net/images/article/2019_07/51035/u6_Resmi-Osmani.jpg
- ^ https://www.amazon.com/Queen-Little-Prince-Perparim-Kapllani-ebook/dp/B075M3L9ZD
- ^ https://books.google.com/books/about/Besa_Po.html?id=ZDZVvwEACAAJ&source=kp_author_description