Jump to content

Françesku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Françesku
Papa Françesku
Papa i 266 i Kishës katolike
Zgjedhja 13 mars 2013
Motoja Miserando atque Eligendo
Paraardhësi papa Benedikti XVI
Emri Jorge Mario Bergoglio
Lindja Buenos Aires,Argjentinë, 17.12.1936
Firma

Françesku ose Papa Frani (latinisht: Franciscus; i lindur Jorge Mario Bergoglio; më 17 dhjetor 1936) është papa aktual, dhe i 266[1] i Kishës Katolike Romake, i zgjedhur më 13 mars 2013. Në këtë rol, ai është edhe udhëheqësi i Kishës Katolike, edhe sovran i qytetit të Vatikanit.

Nga viti 1998 dhe deri në zgjedhjen e tij si papë, ai shërbeu si Arqipeshkv i Buenos Airesit dhe u bë kardinal në vitin 2001 nga Papa Gjon Pali II. Përveç gjuhës amtare, spanjishtes, Papa Françesku (nga Françesku i Asizit) flet rrjedhshëm italisht dhe gjermanisht.[2]

Françesku është i pari jezuit dhe i pari amerikano-latin që zgjidhet papë. Ai është gjithashtu papa i parë jo-europian në 1200 vitet e fundit.[3]

21 shtator 2014 realizoi vizitën e parë në Europë në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, ku mbajti edhe një meshë solemne në Sheshin Nënë Tereza, një fjalim dhe takim në Presidencë dhe shëtitje shenjtëruese në bulevardin e kryeqytetit mes mijëra pjesmarrësve dhe besimtarëve.[4]

  1. ^ John A. Hardon's Modern Catholic Dictionary (1980) lists Pope John Paul II (1978–2005) as 264th pope, making Pope Benedict XVI the 265th and Francis the 266th
  2. ^ "Pope Francis: 13 key facts about the new pontiff". The Guardian. 13 mars 2013. Marrë më 13 mars 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Donadio, Rachael (13 mars 2013). "The New Pope: Bergoglio of Argentina". The New York Times. Marrë më 13 mars 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Papa: Ja pse do të shkoj në Shqipëri[lidhje e vdekur], Top Channel, 18.08.2014